Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 102
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Himarë: Konfrontime me policinë pas ndalimit të dy të rinjve

    Himare, Bollano e turmat sulmojnë policinë me thirrje antishqiptare

    • Ndalimi i dy te rinjve ne polici shkaktoi kaos ne Himare. Turma njerëzish nga Himara, së bashku me kryebashkiakun Bollano, nen thirrjet antishqiptare janë grumbulluar në sheshin kryesor dhe më pas kanë shkuar drejt postës së policisë, të cilën e kanë qëlluar me gurë. Por Bollano reagon duke justifikuar ngjarjen

    HIMARE-Shoqërimi i dy të rinjve nga policia, ka rindezur gjakrat në Himarë. Madje, kaq kanë dashur minoritarët dhe menjëherë janë mbledhur e kanë filluar hedhjen e parrullave antishqiptare. Madje, në krye të tyre nuk ka munguar as kryebashkiaku Vasil Bollano, i cili tani është edhe kryetar i organizatës OMONIA. "Larg shqiptarët", "Larg turqit", "Duam polici greke", kanë qenë thirrjet e himarjotëve me origjinë greke. Madje, sipas bluve, është sulmuar me gurë edhe posta e policisë në qytetin e tyre.
    Gjithçka ka nisur mesnatën e së mërkurës duke u gdhirë dita e enjte, kur policia ka shoqëruar 2 të rinj nga Himara, Erjon Rrapon dhe Edmond Voton. Pas 3 orësh këta janë liruar, ndërkohë që kanë denoncuar në mëngjes se ishin keqtrajtuar. Menjëherë, nga Drejtoria e Policisë së Vlorës kanë shkuar oficerët e SHKB-së, për të verifikuar pretendimin e tyre, si dhe përfaqësues të Prokurorisë së rrethit. Por, sapo policët kanë marrë denoncimin e dy të rinjve dhe u kanë dhënë letrën që të kryenin ekzaminim mjekoligjor, ata janë qëlluar. Kaq është dashur dhe gjakrat janë nxehur. Sipas policisë, turma njerëzish nga Himara, së bashku me kryebashkiakun Bollano, janë grumbulluar në sheshin kryesor dhe më pas kanë shkuar drejt postës së policisë, të cilën e kanë qëlluar me gurë. Megjithëse situata deri në orët e vona të mbrëmjes ka qenë nën kontroll, turma e njerëzve bashkë me "shefin" në krye, ka qëndruar rrugëve të Himarës. Ndërkohë, në Himarë ka zbarkuar dje Drejtori i Policisë, Vehbi Bushati, nëndrejtori, drejtuesit e Prokurorisë së rrethit dhe prefekti i Qarkut.
    Me gjithë bisedimet me turmën dhe me vetë Bollanon, i cili ishte në krye të saj, deri në mesnatë ajo nuk është qetësuar. Madje, gjatë gjithë kohës kanë munguar thirrjet antishqiptare.

    Bollano: S'kam dëgjuar thirrje antishqiptare

    "Policia ka provokuar mbrëmë banorët e Himarës, duke qëlluar me armë në mes të qytetit. Në momentin që më njoftuan, shkova në vendin ku ishin mbledhur banorët e irrituar. Nuk është e vërtetë se ata kanë goditur me gurë mbi punonjësit e Rendit". Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. I pyetur në linjë telefonike nga "Gazeta Shqiptare", kreu i OMONIA-s ka thënë se pas keqtrajtimit pa asnjë shkak të dy të rinjve mbrëmjen e së mërkurës, pasditen e djeshme, policia ka provokuar sërish babain e njërit prej tyre. Kjo sipas tij ka pasuar me indinjimin e disa banorëve, të cilët janë mbledhur para postës së policisë në këtë qytet. "Rreth orës 20:10, më njoftuan se dy policë po qëllonin me armë. Shkova menjëherë dhe i pashë me sytë e mi teksa ata (policët) po mbushnin armët. Për këtë incident të rëndë njoftova Ministrinë e Brendshme", - është shprehur Bollano. I pyetur për thirrjet antishqiptare të turmës së protestuesve, kryebashkiaku pohoi se nuk kishte dëgjuar gjë".

    (d.b/GazetaShqiptare)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-04-2008 më 02:32
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    PO minoriteti shqiptar ne Shqiperi, kur do te ngrihet te kerkoje te drejtat e veta?

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nese keta "greke" duan te largojne nga Shqiperia, sic therrasin ne parrullat e tyre, ne duhet t'u themi-"mire, po ikim, por a na e lironi greqine qe te vijme e te jetojme aty pasi ketu nuk paskemie vend"?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    nuk ka faj Bollanoja, ne shqiperi eshte bere e modes per cdo gje ngrihen disa dhe sulmojne institucionet shteterore,keshtu ndodh kur nuk ke shtet qe te mbroje te drejtat e tij
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Thote Bollano qe nuk paska pasur thirrje antishqiptare. Po nuk ka ndonje te kete regjistruar aty me kamera te pakten me celular, qe ta vertetoje cka ndodhur ne te vertete.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Mos e vrisni trurin se u mesuam me keto pislliqe. Po te shkosh ne Himare i njohin me gisht ata qe marrin leke per te bere keto "trazira", te cilat shkoje paralel me deklaratat e Bakojanisit qe "Shqiperia duhet te beje me shume per te drejtat e minoriteteve"

    Erjon Rrapo(i riu i keqtrajtur), duket qarte se eshte nje "grek puro". Po ti hysh me thelle ky rrezik te del antigrek por manipulimet behen sipas qejfit. Keqatrjtimi i tij apo i te gjithe shqiptareve te tjere neper burgje eshte nje ceshtje e tere, jo vetem himarjote (ky qendroi vetem 3 ore ne paraburgim).
    Vete Bolla no eshte jo-grek, keshtu qe keto p***et jo u keqtrajtua minoriteti ose "shqiptaret jane turq", mund te jene te shijshme vetem per ndonje person te (para)caktuar i cili eshte prezent EDHE ketu ne FSH.

    Himara eshte puro shqiptare dhe greket as e kane dashur kurre, por qe te mbulojne pislliqet e tjera leshojne shashka te tipit B(si ****)ollano. Kur Shqiperi te kete shtet (se do te kete) do t'u vihet ire qylafi edhe Bollanove me shoke, qe jane thjesht LLUM
    Ndryshuar për herë të fundit nga BARAT : 11-04-2008 më 08:32

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    o Hitleri ska qen budall edhe pse i thojn te gjithe budall. emrin e kishte GJERMANI dhe vetem gjerman ka pas aty. duhet edhe ka na njo si Hitleri.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  8. #8
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Epo kur nuk i japin nje espuls ketija qe mos shkele ne toke Shqiptare sa te jete gjalle, bravo i qofte ketij, ka te drejte te beje keshtu.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mos e vrisni trurin se u mesuam me keto pislliqe. Po te shkosh ne Himare i njohin me gisht ata qe marrin leke per te bere keto "trazira", te cilat shkoje paralel me deklaratat e Bakojanisit qe "Shqiperia duhet te beje me shume per te drejtat e minoriteteve"

    Erjon Rrapo(i riu i keqtrajtur), duket qarte se eshte nje "grek puro". Po ti hysh me thelle ky rrezik te del antigrek por manipulimet behen sipas qejfit. Keqatrjtimi i tij apo i te gjithe shqiptareve te tjere neper burgje eshte nje ceshtje e tere, jo vetem himarjote (ky qendroi vetem 3 ore ne paraburgim).
    Vete Bolla no eshte jo-grek, keshtu qe keto p***et jo u keqtrajtua minoriteti ose "shqiptaret jane turq", mund te jene te shijshme vetem per ndonje person te (para)caktuar i cili eshte prezent EDHE ketu ne FSH.

    Himara eshte puro shqiptare dhe greket as e kane dashur kurre, por qe te mbulojne pislliqet e tjera leshojne shashka te tipit B(si ****)ollano. Kur Shqiperi te kete shtet (se do te kete) do t'u vihet ire qylafi edhe Bollanove me shoke, qe jane thjesht LLUM

    BARAT, qe ia kemi marre doren ne, kjo nuk ka diskutim, problemi eshte sa arrin te dale ne nivel nderkombetar e te regjistrohet kjo si nje proteste. Nuk ka rendesi, as per cfare as si, por thjesht regjistrohet si lajm trazire diku ne nje zone te etiketuar si minoritare.

  10. #10
    "Larg shqiptarët"
    "Larg turqit"
    "Duam polici greke"

    Jane ne vete kta? Shqiptaret po i duan larg, e kane nje zgjidhje, te zhduken sa me shpejt nga Shqiperia. Turqit larg i kane. Ndersa policine greke po e duan kaq shume te shkojne me vrap atje ku ka polici greke. Ishalla i shofim ne ndonje vidjo ne youtube.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Minoriteti grek në Himarë falënderon kryeministrin Berisha
    Nga lushnjar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 11:56
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Historia e Himarës Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Brezi i te pambaruarve apo qeverite e te rinjve
    Nga Redi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-05-2002, 15:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •