Close
Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 206
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Xhevdet BAJRAJ

    KUR PIKIN ĖNDRRAT

    Kėngėt e lėna nėpėr kohė
    Era i treti
    Bashk me zogjėt

    Ėndrrat e e mbjellura nė qiell
    Pikėn nė tokė dhe
    Lule tė ngjajshme me ato nė parajsė
    Ēelėn nėn flamur mbi varre

    Hėna me ca arna nė trup
    U merr erė
    Para se tė ngjitet
    Bjeshkėve tė Nemura

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Miftar KRYEZIU

    SHIKIMI I VJEDHUR

    Shikimi yt hyri hajnisht
    Nė bebėzat e syve tė mi

    Shkėndija tė ndezura pandalshėm
    Vrapojnė drejt spektrit rinor

    Dhe mora tė pikturoj
    Bebėzat e syve tu
    Dhe zjarrin e padukshėm
    Tė dashurisė

    Pasoi helmimi
    Njė helmim i bkur
    Kėnge

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    sSali BYTYĒI

    SA E URREJ VĖLLANĖ E MADH

    Vėllai i Mdh kėrkon tė rri nė prehėrin r tij
    Edhe tani qė kam mustaqe
    Ai vazhdon t'mi lėmoj flokėt
    Edhe tani kur filluan t'mė thinjen
    Ai ngre dorėn kundėr meje
    Edhe tani kur kokėn s'po mund t'ma mbėrrijė

    E, unė dua tė hesht, tė hesht
    Se vėllai i Madh ėshtė i Madhi
    E vėllai i vogėl ėshtė i vogli
    I madhi duhet tė urdhėrojė
    I vogli duhet tė dėgjojė

    O, m'u shtrembėruan kėmbėt duke ndenjur
    Nė prehėrin e vėllait tė Madh
    M'u kėrrus qafa duke e mbajtur nėn sqetullat
    E vėllait tė madh
    Timpani i veshėve po mė pėlcet nga urdhėrat e
    Vėllait tė madh
    Sa i neveritshėm ėshtė shkopi dirigjues
    I vėllait tė madh

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Xhevdet BAJRAJ

    KUR JETA ZĖ NĖ THUA, BABA

    Ma jep dorėn baba
    Tė lutem ma jep dorėn
    Bėnė ftohtė kėtu
    Bėnė ftohtė atje
    Poezia u bė pluhur nė erė
    Ėndrra u bė hi nė shi
    E jeta zuri nė thua nė *** qeni e theu qafėn

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Besa HOXHA - BEQIRI

    VETMIA

    Vetmia ngjallė lojėrat e jetės
    Nė udhėkryqin e kohės
    Humbnin orientimin

    Guximin e forca
    Mbesin nėn hijen e flakės

    Rrotullohen rreth vetes
    Pa drejtimin e globit

    Ligji i gravitetit
    Then pasqyrat e kullės

    Hija mbeti i vetmi reflektim

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Budim BERISHA

    VEĒANARISHT

    Padituria diturisė i tha: Mos u lazdro
    Aso kohe ishe unė, me shkrim mos thumb
    Shkrimi ėshtė lėvizje para fshirjes
    Tė mos jesh ptapė si unė shkrumb

  7. #117
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Vertet per tu ēuditur!Sa here qe futem tek kjo teme me duket vetia sikur e vizitoj per here te pare.Perse kjo ndodhi? Pergjigja eshte e thjeshte.Eshte aftesia e zotrise qe ka hapur temen Z.Agim Metbala qe kete teme e mban gjithmone te fresket.Sa here e vizitoj gjej diēka te re.Poetet e Rahovecit kane nje privilegj qe se ka as kush.Ē'far privilegji do te thoni ju? Kanė Z.Agim qe ua reklamon poezite e tyre dhe kjo nuk eshte e paket ne nje sistem kapitalist ku rregullat e tregut jane te pa meshirshme.Une kenaqem me poezite e postuara,por dhe them gjithmone e lumte Z.Agim,puna jote e pa paguar vlen me shume se pagesa e saj.Keto gjera nuk i bejne njerez dosido,por ata qe kane nje zemer te madhe dhe konkretisht Z.Agim Metbala.Respekte o njeri i mire.Miqesisht Riza Ēato.

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga riza2008 Lexo Postimin
    Vertet per tu ēuditur!Sa here qe futem tek kjo teme me duket vetia sikur e vizitoj per here te pare.Perse kjo ndodhi? Pergjigja eshte e thjeshte.Eshte aftesia e zotrise qe ka hapur temen Z.Agim Metbala qe kete teme e mban gjithmone te fresket.Sa here e vizitoj gjej diēka te re.Poetet e Rahovecit kane nje privilegj qe se ka as kush.Ē'far privilegji do te thoni ju? Kanė Z.Agim qe ua reklamon poezite e tyre dhe kjo nuk eshte e paket ne nje sistem kapitalist ku rregullat e tregut jane te pa meshirshme.Une kenaqem me poezite e postuara,por dhe them gjithmone e lumte Z.Agim,puna jote e pa paguar vlen me shume se pagesa e saj.Keto gjera nuk i bejne njerez dosido,por ata qe kane nje zemer te madhe dhe konkretisht Z.Agim Metbala.Respekte o njeri i mire.Miqesisht Riza Ēato.
    Pėrshėndetje i nderuar mik - poet Riza Ēato,
    Sinqerisht mė bėre tė skuqem, por nė anėn tjetėr, tė them tė drejtėn, mė miluan komplimentet tuajaja tė sinqerta dhe pėr njė moment u ndjeva i lehtė, i lumtur...

    E bėjė kėtė punė me shumė dashuri pėr dy arsye: Njėra - t'i prezantoj poetėt rahovecas qė tani me numėr janė shtuar koxha shumė, dhe e dyta - t'u ofroj lexuesve tė dashur tė temės Letėrsia shqiptare, poezitė tė pėrzgjedhur tė poetėve rahovecas dhe tė njohtohen me kėto shkrime...

    Edhe njė herėju falenderohem mik i respektuar!

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Hasan KRASNIQI

    NINULLĖ

    Nina nana po tė pėrkundi
    Kushedi vogėlushi im
    A ėshtė mėsuese e jetės historia
    Kushedi!...

    Nina nana nė djep tė drurit
    Kushedi vogėlushi im
    A do tė kesh ndonjė shpėrblim
    Pėr durimin deri nėmallkim
    Kushedi!...

    Nina nana nė djep tė vjetėr
    Kushedi vogėlushi im
    Pėr Evropėn Plakė
    Sa vlejnė rrėfimet tona
    Kushedi!...

    Nina nana nėdjep tė ri
    Vogėlushi im
    Vaji e gazi nė buzė tė rrinė!...

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Hazir LUTA

    SUNDIMTARJA E SHPIRTIT TI,

    Natėn bėnė roje
    Muret e kėshtjellės
    Tė mos rrėzohen

    Anekėnd
    Rreth mureve
    La roje
    Shigjetat e Amorit

    Mes muresh prej guri
    Shpirti kėshtjellė
    Mbeti prore
    Nėn rrethim

Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •