-
Hazir LUTA
LULE MES SHKĖMBI
Sa i but bėhet guri
Nėn puthjen e petaleve tua
Sa diell pikon qielli
Me gjoksit tėnd shkėmb
Ata gurė tė thepisur
Qė vjellin zjarr
Nė gjoksin tim
Vij si gjarpėr i pėrdredhur
Vij njė maje duke zvarritur
Nė kodrat tua
Prej mishi
Prej gjaku
-
-
Besa HOXHA - BEQIRI
DĖSHMI
Dėshmia e identitetit
Mbyti klithje e etje
Lumi vėrshoi dashurinė
Lojėrat e vdekura
Puthin djepin e zbrazėt
Ninulat mbesin tė varura nė ajėr
Hapat padukshėm vazhduan ecjen
-
-
Besa HOXHA- BEQIRI
METAMORFOZA
Ishim dy lumenj na gėlltiti njė det
U bėmė ushqim i pangopshmėrisė
Nė fund tė lojės
Shndėrrohemi nė njė guacė
Shkelur nga koha
U bėmė guacė me margaritarė
-
-
Xhevdet KRASNIQI
DUKE PRITUR AGIMIN
Pas meje mbetėn rrugėt e ujosura
Dritat e qytetit
Salla
Publiku
Shoqėria
Gjumin atė natė nuk e doja
Se mbetej nata e vetmuar
Pa mua
Pa mėrzinė time
Pa kujtimet e mia tė hidhura
Drita ishte larg
Unė prisja
Prisja agimin
Tetor 1993
-
-
Xhevdet KRASNIQI
ETJA
Jam i etshėm pėr ngrohtėsi
Pėr lumturi
Pėr njė buzėqeshje
Qoftė edhe pas mesnate...
-
-
Xhevdet KRASNIQI
MURET E VETMISĖ
Guri i kokės sime nuk flet
Do tė doja ta merrja nga rruga
Dhe ta godisja me tė
Vetminė time tė trishtė
Shshshtė...
Diēka po mė godet nė kraharor
Qenka tehu i vetmisė...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt