-
[Mik Riza, mė vjenė mirė se i vlerėsoni poezitė e poetėve rahovecas...B][/B]
Salih BYTYĒI
LUTJE
Tė vdekurit lini qetėsinė e tyre
Ata s'kanė kurriz qė t'u lpdhet
Ata s'kanė bark qė tė jenė tė uritur
Ata s'kanė ėndrra qė tė ėndėrrojnė
Dheun e marrė borgj tokės ia kthyen
Bėni diēka pėr ata qė ende s'kanė lindur
-
-
Hasan KRASNIQI
VARGJEVE
Kur tė linni
Udhėn e jetės vazhdojeni
Mos upėrkulni
Nė ndėrrime motesh
T'i kėndoni tokės
T'i kėndoni qiellit
Fėmijėve t'ua tregoni
Amanetin e ruajtur nėpėr shekuj
Shpėrtheni si rreze drite
-
-
Budim BERISHA
RRUGORE
Renditja nė mendime derdhet
Atdheu i gjakut nė nė enė
Me shkronja zanore erdhėt
Zėri nė grykė nuk shkelet
Veprojmė me fjalor lehtė
Koha e tashme gjėrėsisht flet
Nuk mjaftojnė as mijėra fletė
Madje besojmė se jemi betim
1963
-
-
TĖ KĖRKOJ NĖ BARDHĖSITĖ
Budim Berishės
Dhe ti nuk ka nevojė tė flasėsh
Shesheve tė dehura
Asnjė fjalė goje
Atelieja jote ka romane
Tė pashkruara
Qė presin lindjen
E brezit nė agim...
Dhe ti vetėm hesht
E dora jote e djathtė
Me brushėn magjike
Shėndosh zemrat
Spėrkat kaltėrt – kaltėri horizontit
Duke verbuar terrin
Pa mėshirė...
Dhe ti prapė hesht
Natėn dielli ta rrezon ballin
Bardhėsitė metaforat
Zbusin pėllumbat e egėr
Kukuvajkat trembin
Dora e pėrgjakur nė kapixhik
Ēizmja e rėndė digjet
Pėrjetėsisht largohet me terrin...
Nė relief lakohet emri yt
Unė tė shoh nė bardhėsitė e qiellit
Atje, atje tė kėrkoj miku im...
26.09.2003
P.S: Dora e pėrgjakur nė kapixhik... ėshtė pikturė e profesorit Budim berisha, e pikturuar nė njė kapixhik tė vjetėr, kushtuar luftės sė fundit pėr ēlirimin e Kosovės... ėshtė njė pikturė, pėr mua e papėrsėritshme...
-
-
Visa HOTI
Ē'JE TI
Je dallandyshe qė vjen nga larg
Te unė
Ē'kėrkoje nė mesnatė
Ē'je ti
Vdekje a shpėtim
Mė merr trupin
Mė digjez shpirti
Mėmbeti hiri
Ku je
Te unė
Ē'je ti
Shpėtim a vdekje
-
-
Sali BYTYĒI
SONTE
Sonte dėshiroj tė jem dru polli
Tė gurgulloj lumi afėr meje
Dhe njė zog tė mė kėndoj nė degė
Sonte dėshiroj tė jem bimė
S'dua tė di se ē'thonė gazetat
Se ē'vendim morėn zotat
Se ē'ka nė panair
Cilat janė autot e modės
Apo ē'fustane preferojnė vajzat
Sonte dėshiroj tė jem dru mali
E, nesėr ndoshta rrufe shkatėrruese
Ose bari derrash...
-
-
Miftar KRYEZIU
PĖSHPĖRITJE
Nga bizėt tona u shkėputėn
Tingujt e heshtjes
S'kuptuam asgjė
As unė, as ti
Dritat e syve shkėlqyen
Lulet rreth nesh ulėn kokėn
Nga qielli u shkund muzgu i viteve
Me krehrin e saj tė pastėr
Hėna krehu flokėt e dashurisė
Dhe ranė shkėndijat e zjarrta
Nė shpirt u thye ankthi
Pėshpėritje, sa bukur
Nė vesh tė botės sė zemrės
-
-
Xhevdet BAJRAJ
KUSH E FIKU DRITĖN
Njė grua lakuriq fle mbi njė rrasė guri
Ujku plak me ulurimė e pėrzė hėnėn nga qielli
Mjegull ėshtė mjegull ka qenė
Gjeli nė majė tė plehut tė atdheut
Paralajmėron ditėn e re
Ikėn uji ikėn jeta
Sall bukė e thatė ka mbetur pėr njeriu
Sall asht njeriu ka mbetur pėr qenin
Ore
Kush e fiku dritėn
-
-
Besa HOXHA - BEQIRI
MELANKOLI
Vras gabimin e shekuve
Kur kėndon nata
Si simfoni e nėntė e Betovenit
Lidh miqėsi me Alfonsin
Vallja e vdekur
Ēmendet nė ritmin e jetės
Hiēi tretet nė pikėllim
-
-
Hasan KRASNIQI
EMRI YNĖ
Nėpėr furtuna u kacafyte
Stinėt pėrsėri tė ngjallėm
Pėr ta shenjėzuar ditėn e re
Pėr ty duhet kėnduar
Nė mbrendinė tėnde gjaku vlon
E etėrit tanė i kujton
Qėndrove nė tė gjitha kohėt
Edhe kur tė ndoqėn natėn
E ti u ngrite si njė kullė e re
Pamjen nuk e ndryshove
Edhe kur ndėrroheshin perandorėt
E ti e theje heshtjen
Pėr ta rrėfyer tė djeshmen e tė sotmen
Emri ynė
Si dielli rreze lėshon
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt