Close
Faqja 8 prej 21 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 206
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Nė vijim, pėr lexuesit e nderuar tė temės "Jehonė Anadrinie", po e postoj parathėnjen e librit tė dytė tė poetit dhe mikut tim e tė Juaj Xheladin HANZA - "Ngjyrat e shkėlqimit", bashkė me njė poezi...

    Ju pėrshėndes tė gjithėve...


    Parathėnie


    Nė qoftė se krijimi i poezisė i ngjan njė odisejade, siē do tė thoshte studiuesi ynė i mirėfilltė i poezisė bashkėkohore shqipe Agim Vinca, kurse odisejada ėshtė, siē dihet, njė udhėtim i gjatė dhe i pėrcjellur me shumė peripeti, atėherė poeti ėshtė ai qė kėrkon atdheun e tij, njėsoj si heroi legjendar i Homerit – Odiseu, qė kėrkoi Itakėn.
    Po cila ėshtė Itaka e ēdo poeti?
    Pa asnjė mėdyshje do tė them; ėshtė bota shpirtėrore e tij, qė lehtė mund tė ngacmohet nga njė zhurmė, e cila prapa lė njė gjurmė, madje, sado e vogėl tė jetė ajo, qoftė dhe vetėm njė fishkėllimė, megjithatė, tejzat nė thellėsinė e tij, padyshim e detyrojnė atė, qė ta shpalosė aty vetveten, e tė pėrpiqet tė zbėrthejė perceptimin e rrjedhjes sė saj, gjithnjė nė kėrkim tė sublimes. Aty, mbi tė gjitha, ai mė sė miri gatitė fuqinė e fjalės, sepse e njeh deri nė rrėnjė “Itakėn e tij”.
    Kėshtu, gjatė njė udhėtimi odisejadesk nėpėr botėn e tij shpirtėrore, edhe poeti ynė tanimė i njohur Xheladin Hamza, na solli para nesh librin e dytė poetik me titull mjaft domethėnės “Ngjyrat e shkėlqimit”.
    Pėrse ky titull? Apo, mos vallė poetit i erdhi nga njė burim hyjnor?
    Po, - do tė pėshpėriste ai – atėherė kur:

    “Fillimin dhe mbarimin e jetės
    i pėrputha nė njė pikė
    porsi njė semazen...”

    Semazeni - ėshtė personi i cili e ekzekuton apo praktikon Semanė, si teknikė mjaft e ndėrlikuar.
    “Semaja ėshtė manifestim i lėvizjes sė trupave qiellor, ku udhėheqėsi i Semasė, mentori; simbolizon diellin ose aksin e sistemit dinamik tė Galaktikės, kurse semazenėt, tė iniciuarit, nė lėvizje rrethore, simbolizojnė planetet, pra, kemi tė bėjmė me njė valle kozmike, pėr unifikim me kozmosin”. – thotė njohėsi mė i mirėfilltė dhe autokton i kėtij riti tek ne, Fahredin Shehu.

    Madje, derisa Rumiu pėr Semanė shkruan se:

    “Shoh ujėrat qė vrushkullojnė nga gurrat e tyre
    Degėt, lisat qė vallėzojnė si penduesit
    Gjethet qė me duar rrahin si muzikantė...”

    ..., vargjet e sipėrtheksuara tė tij, janė ndoshta njė pasqyrim simetrik dhe plotėsisht i pėrputhen njė ritmi qė reflekton afinitet inercioni, vargjeve tė shkėputura tė poetit Xheladin Hamza:

    “Shpirtbardhėt i merr me lehtėsi
    tė pėrcjellur me muzikėn hyjnore tė semas
    e tė mbėshtjellur me aromė lulesh
    tė kėputura nga kopshti i Edenit...”

    ..., andaj, thekson se:

    “Tėrė jetėn dėshirova tė bėhem semazen
    kėrcimtar i paepshėm i semas nė shpirt tė jem...”

    ..., sepse, poeti ynė ėshtė udhėtar i dėshirave tė tija, tė cilat ashtu si i shfaqen nė mugėtirėn e shtratit shpirtėror, ashtu tė tilla ia do edhe zemra. Dhe se:

    “butėsisht si fėmijė do kapemi pėr dore
    nė sexhde bijmė para tė Madhit Zot
    se jemi udhėtarė tė amshimit...”

    Kjo lė tė kuptojmė se Uni i poetit Hamza ėshtė shumė stabil dhe se nė ēfardo ndėrrim kondite, ai prap ėshtė i lidhur shumė fortė me Universin Hyjnor – Perėndinė, pikėrisht:

    “aty ku engjėjt pa ndėrprerė
    zėshėm kėndojnė
    TEKBIRIN...!”

    Duke shfletuar me kujdes faqet e librit dhe duke i medituar vargjet e shkruara nėpėr to, do tė na shpirtėzohet njė ndjenjė lakmuese, brenda sė cilės shtrihet dashuria, si maksimė mė universale, e qė shkėndijat e saja depėrtojnė deri nė thellėsi dhe, shpeshherė, bėhen pjesė intime e jetės njerėzore, nė kėtė mes edhe tė krijuesit.
    Nė kėto shtigje edhe bota intime e poetit Xheladin Hamza, ėshtė e fshehur thellė, madje, do tė thoja, shumė thellė dhe jo rrallėherė atė e ndrydhė, pėr ta shpalosur ndonjėherė vetėm nėpėr ėndrra, siē shprehet nė poezinė; “Ėndrrat e mia”:

    “Lėri nė qetėsinė e shpirtit tim
    se janė vetėm ėndrrat e mia
    pjesė e jetės sime...”


    Kėto ėndrra janė valė tė dashurisė njerėzore. Dhe meqė atyre nuk mund t’i ketė ikur askush, as poeti nuk do tė tentojė ta provojė kėtė, andaj ai i hap rrugė tė dashurės sė tij, duke i thėnė:

    “Bėhu e lirė
    dhe lundro kah do
    se shpirtin e kam
    det tė hapur
    vetėm pėr ty...”

    ..., ndėrsa zemra e tij pėr tė ėshtė F o l e j a ku ajo me ėndje zbret dhe gjen prehje.
    Megjithatė kur poeti disi vjedhurazi kthehet nė vitet e hershme tė rinisė, atė e mbėshtjellė njė nostalgji, e cila thuajse ia vjelė ngadalė dhe njė nga njė gjethet e njė kohe dikur tė njomė. Ndonėse e di fort mirė se nga askush nuk do tė merr ndonjė pėrgjigje, ai nuk heziton t’i bėjė pyetje vetes me njė stili retorik:

    “- Pėrse flokėt mė janė zbardhė?
    - Ku ikėn vitet e mia?...”

    Pothuajse, si gjithė krijuesit shqiptarė, ashtu edhe poetin Xheladin Hamza, fati i Kosovės nė zymtėsinė e harkut mė tė errėt tė historisė, e kishte lidhur pėrherė me tė, mirėpo, pėrveē nė poezinė “Terrii i ballkanit”qė kemi ca motive tė stilit elegjiak, dy poezitė e tjera (Pavarsia dhe Luan Haradinaj), rrafshi motivor i tyre ka nota lirie e krenarie, dhe me njė optimizėm guximtar, madje, do tė thoja deri nė gatitje pėr kushtrim tė ri:

    “Jeton Kosova, feston Shqipėria, gatitet Ēamėria, hej...!”

    Ndonėse, duke qenė i vetėdijshėm se opusi poetik i kėtij vėllimi poezish ka dimensione edhe me tė theksuara, si nė aspektin motivor, ashtu edhe nė atė meditativ, megjithatė nė ketė recension (sigurisht sipėrfaqėsor), jam pėrpjekur i nderuari lexues, qė sado pak tė jap njė pasqyrė, ku paraprakisht do tė mund tė orientohesh nėpėr rrjedhėn e valėve poetike qė burojnė nga “Itaka” e poetit tonė Xheladin Hamza.
    Ju merreni e shijoni si tė doni, se tani e tutje janė tuajat!


    Rahovec, tetor 2008. Miftar Kryeziu





    E P I T A F

    Mbi varrin tim
    ku trupi do tė mė pushoj
    p ė r j e t ė s i s h t
    vargjet e mia do tė jenė
    trėndafilat mė tė bukur
    p ė r t r i r j e j e

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Lexuesve tė temės "Jehonė Anadrinie", po Jua prezentoj poetin e njohur edhe pėrtej kufijve shqiptarė, mikun tim tė nderuar, Xhevdet BAJRAJ.

    Ėshtė i lindur mė 1960, nė fshatin Panorc tė Malishevės, pastaj bashkė me familjen, u shpėrngulėn nė Rahovec. Aty kreu shkollėn fillore dhe tė mesmen, ndėrsa studimet i vijoi nė Universitetin e Kosovės.

    Aktualisht, jeton nė Meksikė dhe punon si profesor nė Universitetin e Mexico City-t.

    Ka botuar kėto libra:
    "Nėnė preh guri", Prishtinė, 1988, "Ėmblemė e vdekjes", 1993, "Copė e humbur e parajsės", Prishtinė, 1998, "Reugo albanes" ("Lutja shqiptare")Mexiko Cyty, 2000, "Kur engjėjt qajnė", Tetovė 2002, dhe "Blues nė qiellin e indianėve" , Tetovė 2003...

    Veprat "Ėmblemė e vdekjes" dhe "Liri e tmerrit", Janė shpėrblyer nga Shoqata e Shkrimtarėve tė Kosovės, si libra mė tė mirė tė vitit tė botuar mes dy Mitingjeve tė poezisė...

    Herėpashere, do t'i postoj pezitė e kėtij poeti...
    KUR PIKIN

    ĖNDRRAT

    Kėngėt e lėna nėpėr kohė
    Era i treti
    Bashkė me zogjėt

    Ėndrrat e mbetura nė qiell
    Pikėn nė tokė dhe
    Lule tė ngjashme me ato nė parajsė
    Ēelėn nėn flamur mbi varre

    Hėna me ca arna nė trup
    U merr erė
    Para se tė ngjitet
    Bjeshkėve tė Nemura

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Xhevdet BAJRAJ

    VARR NĖ ERĖ

    Buzėqeshjet zėnė nė thua
    Nėpėr rrudhat e fytyrės
    Dhe lotėt gjithashtu

    Dashuria ime pėr ty Rahovec
    Ma jep tė drejtėn
    Tė mė varrosin aty

    O tek e fundit
    Nė njė varg
    As nė tokė as nė qiell
    Mė varrsoni nė erė

  4. #74
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar mė parė nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Xhevdet BAJRAJ

    VARR NĖ ERĖ

    Buzėqeshjet zėnė nė thua
    Nėpėr rrudhat e fytyrės
    Dhe lotėt gjithashtu

    Dashuria ime pėr ty Rahovec
    Ma jep tė drejtėn
    Tė mė varrosin aty

    O tek e fundit
    Nė njė varg
    As nė tokė as nė qiell
    Mė varrsoni nė erė
    Si gjithmone i nderuar Agim do sjellesh diēka te re.Kesaj radhe na ke sjelle nje xhevair te ēmushem,poetin e nderuar te Malisheves dhe Rahovecit njekohesisht,profesorin e nderuar Z XHevdet Bajraj.Eshte kenaqesi e vecante qe prezantohemi me keta njerez te cilet kan bere emer jo vetem ne profesionin e tyre,por dhe ne poezi dhe kjo eshte nje mbrekulli.Do vazhdoj ta ndjek me vemendje temen tende qe sa po vjen dhe po behet me interesante.Kjo eshte merita jote dhe per kete te pergezoj nga larg dhe te uroj gjith te mirat.Me respekt miku juaj Riza Ēato.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga riza2008 Lexo Postimin
    Si gjithmone i nderuar Agim do sjellesh diēka te re.Kesaj radhe na ke sjelle nje xhevair te ēmushem,poetin e nderuar te Malisheves dhe Rahovecit njekohesisht,profesorin e nderuar Z XHevdet Bajraj.Eshte kenaqesi e vecante qe prezantohemi me keta njerez te cilet kan bere emer jo vetem ne profesionin e tyre,por dhe ne poezi dhe kjo eshte nje mbrekulli.Do vazhdoj ta ndjek me vemendje temen tende qe sa po vjen dhe po behet me interesante.Kjo eshte merita jote dhe per kete te pergezoj nga larg dhe te uroj gjith te mirat.Me respekt miku juaj Riza Ēato.
    Mik Riza, sinqerisht mė vjenė mirė se i lexoni poetė rahovecas me aq respekt e i vlerėsoni aq lartė...
    Sigurisht se unė do tė vazhdoj me prezentimin e tyre me poezi tė pėrzgjedhur, pėr poetė dhe lexuesit e Forumit shqiptar...

    Ju pėrshėndesė vėllazėrisht...

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Besa HOXHA - BEQIRI

    PAVDEKSHNĖRIA

    Thura vargjet
    Nė jetėn e pluhurosur tė ėndrrave

    Ēdo gjė tretet
    Vetėm hija e fytyrės
    Mbetet grimcė e pasqyrės sė thyer

    Jeta tjerr kohėn e vet




  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Xhevdet BAJRAJ

    CA KOKRRA RRUSHI TĖ RAHOVECIT

    Dua tė vdes por pak mė ndryshe se s'po vdes
    Dua tė shtrihem nė njė copė dhe Kosove
    Para se t'i mbyll sytė
    Dua t'i shoh e t'i marr me vete
    Ca kokrra rrushi tė Rahovecit

  8. #78
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    I nderuar Zoti Metbala,

    Faleminderit per krijimet qe keni prure ne kete teme. Jane perla. Perzgjodha poezine e meposhtme, pasi i kaloi caqet e pelqeses:

    NĖ LIRI

    Ca re si tufa delesh kullosin
    Ėndrrat qė mbetėn jetime
    Me diell tė pėrgjakur nė sqep
    Zogu rri mbi kulmin e ri
    Tė shtėpisė sė vjetėr

    Nga molla mbi tavolinė
    Njė krimb i majmur m’i ngul sytė
    Hap dritaren ndez cigaren
    Ca njerėz ngrehin flamurin e porsalarė me gjak
    Sikur duan ta peshojnė dhembjen e Ditės sė Re

    Poshtė nė rrugė
    Lirisė mbi biēikletė era ia ngre fustanin
    Tek provon tė ikė
    Nga trimat e pasluftės qė i janė vėnė pas
    Hipur mbi klithmat e Atyre qė s’janė mė

    Hapi shishen me Tequila
    Dielli u rrokullis prapa shtėpisė
    Zogun e qepur nė flamur e pėrkund era
    Marr fotografitė e tė vdekurve tė mi
    Vazhdojmė aty ku na ndėrpreu pranvera...


    Pershendetje,
    R.

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Rebele, mė vjenė mirė se Ju pėlqyen poezitė e poetėve rahovecas...

    Nė vijim, po e postoj edhe njė poezi tė poeteshės BESA HOXHA - BEQIRI


    MUZE I SHPIRTIT

    Zhurmė e njerėzish
    Mbysin vetminė

    Koha tretet
    Nė lotėt e pluhurit

    Muze i shpirtit
    Fjalė pėr ty

  10. #80
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Nė vijim, po e postoj edhe njė poezi tė poeteshės BESA HOXHA - BEQIRI

    MUZE I SHPIRTIT

    Zhurmė e njerėzish
    Mbysin vetminė

    Koha tretet
    Nė lotėt e pluhurit

    Muze i shpirtit
    Fjalė pėr ty

    Pershendetie Z Agim Metbala!Si gjithmone jam shume kurioz per kete faqe letrare dhe ēdo dite e hap ,panvarsisht se i kam lexuar poezite e hedhura u rikthehem perseri me kenaqesi.Lexova parathenien e librit te ri me poezi te poetit te mirnjohur Xheladin Hamza dhe po e pres me padurim leximin e plote te tij,per te cilin do kem dhe privilegjin qe librin do ta kem dhe ne bibloteken time personale fale perkujdesit te vete autorit Z Xheladin te cilit i jam shume mirnjohes.Me behet qejfi qe poetet e Rahovecit i kane kapercyer kufijte me krijimtarite e merituara te tyre ku do ne bote dhe kjo eshte nje gje e madhe.Ju uroj gjith te mirat dhe me pelqen shume harmonia qe kini me njeri tjetrin.Me respekt per ju dhe krijimtarine e te gjithe poetve qe na kini paraqitur.Qofsh njeri i nderuar .Me respekt miku juaj Riza Ēato.

Faqja 8 prej 21 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •