Close
Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 206
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Imret RESHITI


    THIRRJE

    Nė pesė metra katror
    Hapėsirė
    Vend zėnė njėzet
    Frymė njeriu
    Ka ditur kush se
    Tė gjallėt jetojnė
    Ma nhusht se tė vdekurit?
    Ka ditur kush se
    Tė gjallėt imitojnė
    Jetėn e varreve
    Nė kėtė hapėsirė?
    Vend zėnė njėzet

    Frymė njeriu
    Tė shkulur nga rrėnja e dheut
    Secilit i takon aq hapėsirė
    Ku mall ka ajrin
    Ku nuk mjafton pėr ta bėrė
    As vdekjen.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Lexuesve tė Forumit shqiptar, nė vazhdim, po ju postoj disa poezi tė Mr. Budim Berishės, nga libri i tij i fundit "Hieroglife kosovare", jo pse e kisha profesor tė dahur e tė repektuar, po pėr atė se ėshtė njė piktor i nivelit tė lart, piktuart e tij shetiten nėpėr metropolet evripiane, se poezitė e tij nga librat e botuar, janė vlerėsuar artistikisht shumė nė nivel.

    STINORE

    Mėsimin e gjelbėrt nga larmia nė pranverė
    Si beharėt e shkapėrderdhur me erė merr

    Njė gjė tė tillė s'ke ku e gjenė
    Nga vera e verdhė qė me vapė vjen

    Vjeshta ofron portokalltėn me gjethe
    Pėrkatėsisht me pjekuri largon ethe

    Nėn bardhėsinė natyrale pėrsėritjet flejnė
    Nėse rrėnjėt iu nėnshtrohen rregullave - vlejnė

    NJOMĖSIA

    Je ashtu e ndijshme, si bar barishtor
    Shtratore, shtrirje, me dije s'durohet
    Njashtu do tė jem nė ēfarėdo mėnyre
    Re, vesė, riga shiu dhe pėrroi
    Pėr s'bashku s'do mend, vjersha buroi

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Budim Berisha

    DJE DHE SOT

    Njė heshtje me zbehjen e kufomės
    Njė qetėsi ngjyrė hiri nė spital
    Pėrgjoj nga dritarja pa lėvizje
    Me shpresė kah rryma e gjallė

    S'heshtet pas shpėtimit nga venitja
    Njė zhurmė laramane si jeta
    Vėshtroj kuptimin me plot gjallėri
    Veproj si nė natyrė bleta

    Papritmas njė gacė ma ngacmoi imagjinatėn
    Ku tė gjej qetėsi pėr meditim
    Falėnderoj zgjimin para agimit
    Jastėkun palosi njėmijė e njė nxitim

    SHFAROSJA E KĖNGĖS

    Nė atė ēast qė m'erdhe n'mend
    Shkėputa kėtė vjershė po nė atė vend

    Mendoj pėr brendi, pothuaj ēka thashė
    U zhduk pėrmbajtja, ardhjen tėnde e pashė

    Si sorkadhe nė mal, me qershizė nė vesh
    Ēapulinė e zbuluar nė livadh, nga gjethi zhvesh

    Shuka njė shami me gocarė rrumbullakė
    Ndijėsia e kėndshme, lėmuar me flakė

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Budim Berisha

    SĖ LARTI

    Susaku shpejt rritet
    Lart drurit ngjitet

    Druri i di thėniet
    Te posht i lėshon rrėnjėt

    Susaku shpejt fryhet
    Druri dendet kryhet

    Mirėpo vitin tjetėr
    Susaku me ujė u afrua
    Pa buzėqeshjen e vjetėr

    BUJQĖSORE
    (Dymbėdhjetė rreshta, njė vit)

    Mih, mbjell, mbin
    Ngjallje me kaq

    Meraku tek mugullon
    Kėnaqėsinė e shkrinė

    Me kujdes vaditje
    Me djersė prashitje

    Helmi kundėr krimbit
    Kamuflim kundėr brymės

    Gajle mos tė ngrirė
    N'vapė mos tė digjet

    Kur ngjyhet kafshata
    Pjell vemendjen nata

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Disa poezi tė poetit rahovecas Xhevdet Bajraj, i cili kahmot i ka kaluar kufijt shqiptar - veprat e tij janė pėrkthyer nė disa shtete evropiane e tani jeton dhe vepron nė Meksikė.


    PULLAT PREJ ESHTRAVE

    Atdheu im lėpin plagėt nėn dritėn e gjysmėhėnės
    i shtrirė pranė kryqit tė varrit mėngjesin pret
    ditėn e re fatin e vjetėr

    Kosova vazhdimisht mė dhemb
    nėn sqetull mora ato qė m’i la Pranvera
    zemra do qė tė mė tradhtojė
    do ta tradhtoj edhe unė atė
    pa dashje
    bile edhe poezinė

    Nė kėtė jetė mbetet
    ta bart dhembjen pėr tė dashurit e vrarė
    si pullat prej eshtrash nė kėmishėn e zemrės

    O zot
    a bėn shaka me mua

    Dielli i zi lindi mbi bregun e
    njėmijėenėntėqindenėntėdhjetenėntė
    me kufomat e fėmijėve tė therur nbi shpinė
    jeta ikte o Zot
    si mace
    grithte
    Klithmat shpėrthenin nė qiell e ktheheshin nė tokė si thika ironie
    zogjtė tė shpupluar lirie pėr tė shuar etjen nė gjakun e valė
    o djall
    tė njerėzve
    gjysėm tė gjallė
    Hėna e plotė si ve nė sy shkėlqen mbi urinė e kėsaj toka
    pėr liri
    ditės i mbetėn nė fyt frutat qė kurrė s’do tė piqen e
    pikėn
    hapat tona
    kah varret e tė

    dashurve
    Copat e dhunuara tė Jetės marrin krah
    nė shpirtėrat tanė tė fjetur nė hijen e vdekjes
    unė digjem
    pėr Ata
    dhe pėr Ty
    Kosova ime Varri im
    kur tė vdes
    mė varrosni
    nė Pranverėn e Amshuar




    KAPAKU I KRESĖ

    Krushqve tė vdekjes u prin flamuri
    Me mollėz shqiptare tė Adamit ngulur nė majė

    Njė tufė engjėjsh zihet
    Nė zjarrin e degėve tė thyera tė lisit tė jetės

    Krimbi i dyshimit shpon kapakun e kresė
    Mendimet derdhen ende pa u zier

    I mbyll sytė qė ta peshojė mė mirė
    Gurin e zi qė mė ėshtė kacavarur nė zemėr

    Ore mik

    Me dėrrasa gjoksi duhet mbuluar
    Kėtė varr tė gjallė masovik


    F Y T Y R A

    Me kėpucė nga lėkura ime
    Trishtimi ecėn rrugėve tė qytetit
    Me ardhmėrinė tonė tė kacavarur
    si cigare tė ndezur nė buzė

    Dritaret i mbyllėm
    Me rrobat qė s’ i bien mė pėr trupi
    Zemrave tona tė zvogėluara

    Nė sheshin e lirisė
    Djalli rruan pubisin
    Me briskun tonė tė rrojės

  6. #26
    Citim Postuar mė parė nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Disa poezi tė poetit rahovecas Xhevdet Bajraj, i cili kahmot i ka kaluar kufijt shqiptar - veprat e tij janė pėrkthyer nė disa shtete evropiane e tani jeton dhe vepron nė Meksikė.


    PULLAT PREJ ESHTRAVE

    Atdheu im lėpin plagėt nėn dritėn e gjysmėhėnės
    i shtrirė pranė kryqit tė varrit mėngjesin pret
    ditėn e re fatin e vjetėr


    Kosova vazhdimisht mė dhemb
    nėn sqetull mora ato qė m’i la Pranvera
    zemra do qė tė mė tradhtojė
    do ta tradhtoj edhe unė atė
    pa dashje
    bile edhe poezinė

    Nė kėtė jetė mbetet
    ta bart dhembjen pėr tė dashurit e vrarė
    si pullat prej eshtrash nė kėmishėn e zemrės

    O zot
    a bėn shaka me mua

    Dielli i zi lindi mbi bregun e
    njėmijėenėntėqindenėntėdhjetenėntė
    me kufomat e fėmijėve tė therur nbi shpinė
    jeta ikte o Zot
    si mace
    grithte
    Klithmat shpėrthenin nė qiell e ktheheshin nė tokė si thika ironie
    zogjtė tė shpupluar lirie pėr tė shuar etjen nė gjakun e valė
    o djall
    tė njerėzve
    gjysėm tė gjallė
    Hėna e plotė si ve nė sy shkėlqen mbi urinė e kėsaj toka
    pėr liri
    ditės i mbetėn nė fyt frutat qė kurrė s’do tė piqen e
    pikėn
    hapat tona
    kah varret e tė

    dashurve
    Copat e dhunuara tė Jetės marrin krah
    nė shpirtėrat tanė tė fjetur nė hijen e vdekjes
    unė digjem
    pėr Ata
    dhe pėr Ty
    Kosova ime Varri im
    kur tė vdes
    mė varrosni
    nė Pranverėn e Amshuar




    s

    Dhimbje e bukur...
    Nuk kisha lexuar nga ky poet.
    Te falenderoj qe i sjell ketu Agim!
    E bardha eshte pak...

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Tė pėrshėndes z. Suzanė, unė do tė pėrpiqem kur kam njė troh kohė tė lirė, t'i prezentoj poetėt rahovecas qė nė numėr nuk janė tė paktė, e qe besa edhe nga kriitikė letrarė, janė vlerėsuar nė nivel e nga lexues si shumė tė dashur.

    Nė vijim, po i postoj disa poezi tė poetit tė ri i cili ėshtė afirmuar dhe i cili kėrkohet nga shumė shtėpi botuese nė kosovė e qė premton shumė, Fahredin Shehu.

    Rrėshira

    Ime
    Kullon
    Vapė gushti
    Mizat edhe nė ajėr ngrehen


    Kėrcimi

    Kėrcim
    Lot-hale
    Pijė pamjen
    E pramverės sė ngirė
    Nė fyt mė mbet
    Fara e rrushit tė papjekur
    Gėzimin ma shėron
    Dhe `ka tjetėr?


    Krijesė e lėnduar

    Nė fusha tė pėrbaltura
    Gjeta ftyrė burri me faqe tė kuqe
    Musteqe tė zeza
    Krihė tė thyera
    Kėmbė tė prej cjapi tė bardhė

    I ndihmonte vėllau dhe xhaxhai im
    I hutuaar sorollatesha
    Vėllau mė thoshte
    Shko ndihmoi babės
    Pėrnjėherė sokaku m’u shfaq nė njė dalje si
    Derė e rėnė nga muret e shtėpisė
    Procesion i gjatė
    Saddhu, rabinė, pritėrinjė, hoxhallarė, shejhler me mjekrra tė gjata
    Mbanin kandila, me ujė spėrkatnin dhe tymosnin me temjan
    Zingjirėt ushtonin frikė nė mua ndjellnin
    U ktheva nga frika qė ma thoshte ikjen nga kjo botė e amullt
    Duke e prekur me tė djathtėn valė
    Dorėn e majtė tė akullt
    E majta e mpirė fshinte ballin me djersė tė kristaltė
    Dhėmbi mė cingėrron dhimbjen dhe mė zgjon
    Pėr ta parė njė botė qė i thonė KJO…





    Librat prej plastike


    Rrafte tė plota tė mendjeve tė shkrira
    Rrafte tė plota tė verbėrive tė fituara jo nga saldimi
    Rrafte tė plota kohėsh tė paluara jetėsh njerėzish tė mesbotės

    Nuk i dogjėn armiqtė
    Por i dogjėn shkrimtarėt
    Fabrikues tė librave plastike
    Qė marrin format e snobizmave
    Tė mbėshtjellura si nyjet e tė yshturave semite
    As Nas a Felek nuk e shpetojnė
    Mė fal O Zot
    Se keshtu foli edhe harabeli i Sollomonit

    Qė unė tash ta kuptoj alfabetin runik tė fodullisė sė injorantit monden
    Se paska edhe rrafte tė plota me libra prej plastike
    Tė dekorojnė nė metrazh zbrazėtirat e escajgut tė thyer pa qėllim
    Ato libra me tituj Novalis, Dostojeski, madje edhe Crnjanski
    Po po prej plastike qė ta mashtroj vetėn dhe tė tjerėt nė tė njejtėn kohė.
    Aferin o tregėtar... dijetarėt/robėrit tė pėrkulen

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Visar Hoti, ka qenė pjestarė i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, dhe kėt poezi (ka pasė parandjenjė se do tė bie nė altarin e lirisė), e shkruan vetėm disa ditė para rėnjes heroike.




    Visar HOTI

    NĖSE VDES. . .

    Nėse vdes -
    Ju mos qani,
    Por qeshni, gėzohuni dhe kėndoni,
    Se unė vdiqa ashtu siē duhet tė vdisja –
    Ashtu siē e do vendi dhe zakoni!

    Nėse vdes –
    Ju pėr mua mos derdhni lot,
    Nga buzėt tuaja nuk dua vajtim,
    Unė edhe pse vdiqa, jam nė mendjen tuaj –
    Kėtė vdekje unė e pres plot gėzim!

    Nėse vdes –
    Mos thoni pse kėshtu ndodhi,
    Unė do tė jem me ju nė ēdo kohė dhe vendtakim,
    Mos qani as pėr tė tjerė qė vdiqėn si unė –
    Kėtė fjalė e lanė ata, ky ėshtė amaneti im!
    Nė varr, jo me lot –
    Por me kėngė dua tė shkoj,
    Me ato qė iu kėnduam edhe tė parėve tanė,
    Me kėngė qė ngritėn vullnetin dhe moralin e popullit,
    Me ata qė u kėndoheshin
    Trimave pėr liri qė ranė!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Miftar Kryeziu


    DALLGĖT

    Dhe pėrplasen dallgėt
    Nė detin e kujtimit tim

    Mė rrokė shqetėsimi
    Njė shqetėsim i krisur kėnge

    Hapeni derėn tė hyjė dashuria
    Pėr njerėzit pėr vetėn dhe atdheun

    Kėnga le tė mbetet
    E akorduar nė tela jete

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Milazim Bajram

    E D I PSE

    Kur miqtė mė shajnė
    E armiqtė mė lavdėrojnė,
    Atėherė gėzohem, e di pse?!

    F E R R I

    Njerėzit
    Qė njė fjalė nuk ndėrrojnė me kėnd
    Qė nuk gėzohen pėr asgjė
    Njerėzit qė veē trishtohen prej gėzimit tė tė tjerėve
    Edhe ferri
    E ka vėshtirė t’i pranoj


    LOJA E FATIT

    Ata qė patėn fat
    Nuk lindėn
    Emėr nuk kanė
    As nė librin e amzės
    Ata kanė fat
    Se njė ditė do tė lindin
    E tė vdekurit do tė
    Ringjallen nga hiri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 07-07-2008 mė 13:54

Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •