-
Milazim BAJRAJ
DĖSHIRĖ
Sa do tė doja
Tė belbėzoja
Me rrokjet e para
Ani pse tė tjerėt
Do tė qeshnin me mua
Sa do tė doja
Tė ecja zbathur si dikur
E guralecat e luginės
Tė m'i bėjnė gjak gishtat e njomė
Ah, sa do tė doja
Tė mblidhja sheqerka nė katund
Do tė doja ta dėgjoj sėrish
Kėngėn e zogjve shtegėtarė nė ato lugina
Atje ku edhe qyqja kėndonte pėrmallshėm
Kėngėn e vėllait tė varrosur
-
-
Xhevdet BAJRAJ
NĖN HIJEN E KAKTUSIT
Mariaēėt kėndojnė nė rrugė
Njė kėngė tė bukur dashurie
Kosova si hėnė e pėrgjakur
Shėndrit nė kujtimet e mia
Fusha tė gjera me lule mbi varre
Lisa tė gjatė tė pullazeve tė djegura
Normalisht
Vjelli liria Naim
Nė kėngėn tėnde
Dhembja ime ėshtė dritare e amshueshme
Qė hedh shikimin mbi Pranverėn e Pėrgjakur
Me varreza masive
Pa dallandyshe
Pa dashuri tė reja
Pa...
Nė kėngėn time
Nėn hijen e kaktusit mexikan
Me hajmali indiane nė qafė
Ushqej zogun e bardhė tė pranverės kosovare
Me trosha tė bukės shqiptare
-
-
Hazir LUTA
HIJA E SHPIRTIT
Eci
Mė ndjek pas
Ndalem
Ndalet edhe ajo
E shoh
Kthen kokėn
Dua ta largoj
Ajo mė afrohet
E godas
Ajo s'ėndohet
Lėndohet
Shpirti im
-
-
Bajram KRYEZIU
E BUKURA
Tė buzėqesha
Mė buzėqeshe
Nė bebėza hijeshie
Tė vėshtrova
Mė vėshtrove
Me sy bukurie
Ta fala Zemrėn
Forcėn ma dhe
Nėn ndjenjat e mia
Dhuratė m'i le
Gjėrat qė s'preken
Dhuratė m'i le
Aty murosa fjalėn
Tė patundshme
Me besėn e dhėnė
I pashuar qoftė
Dritėdhėnėse ky pasion
Si kaltėrsi qielli
Zė vend me ty
I butė, i bukur, paqėsor
I larė me rreze dielli
I dehur, i qeshur
Me bukuri peizazhi hėnor
-
-
Ali DULA
ENIGMĖ
Nė dhomė i strukur
Pafund i menduar
Ps lotė as fjalė
Njė hije e valėvitur
Enigmė e pėrdredhur
Gjurmė e mbuluar
Me hapin e lehtė
Si pėrbindėsh vjen
Syrin ma mashtron
Kėrkoja prej saj diēka
Ajo asgjė stha
Pos heshtjes dyshuese
-
-
Ali DULA
POETI I BARDHĖ
Ndėrmjet vargjet e poezisė
E vijave tė pentagramit
Dergjet njė yll i molisur
Plot shpirt brilatie
Me fjalėt vjershėrie
Nė zenit ai gjen hije
Ngjyrat i vė nė radhė
Cilėn ta lė, cilėn ta marrė
Pėrzgjedhė atė tė bardhė
-
-
Milazim BAJRAJ
CA KORE BUKĖ
(4 shtator 98 - Kaznik)
As ditė as natė
Ku shkojmė
E shtėpitė ku i lėmė?
Jemi nisur
Nė rrugė pa krye
Pa busull mbesėm
Ngelėm nė mesrrugė
Po ecim kah bishti
Dy hapa para e katėr mbrapa
Unė dhe nata u gjetėm
Me ca kore bukė nė krah
Ata kėrkonin
Lindjen e ditės sė re
Nė shuplakat e mia
Gjaku i tyre valė
Gjaku e vaji i fėmijėve
Tė asaj nate shponte bjeshkėt
Zjarri dhe krisma
Vritnin fėmijėt e posalindur
Vdekja dhe lindja
U bėnė njė
Populli im i shtrenjtė
Kėrkonte ca kore bukė
Nė rrugėn e re
Atė natė
Pastaj u lėshuan
rrebeshet e karpateve
Si dikur mė 1956...
-
-
Sali BYTYĒI
KORI I QENVE
Fjalėn e kanė qentė
Njerėz, heshtni
Qentė zgjohen nga gjumi
E mund t'ju kafshojnė
Nėpėr salla tė mėdha tė ndritshme
Tėpajisur me megafona e altoparlantė
Kori i qenve po leh
Qeni i biri Qenit
Po zgjidhe Korife
Njerėz, heshtni
Se po e prishni rregullimin e qenve
Qentė mund t'ju kafshojnė
Tė fort i kanė dhėmbėt
Sa edhe eshtra thyejn
Heshtni, njerėz
Qentėpo lehin
Kokat e veta hėngshin
'87
-
-
Ali DULA
FRIKA E HIJES
Nė dhomėn e vjetėr
Qėndron njė kapak guri
Mbi tė rrijnė varur
Qirinj stallaktitėsh
Kur u bie drita
E vatrės sė ndezur
Trajtat mahnitėse
Shkėlqejnė si kristale
Pamje rrenqethese
Reflektime tronditėse
Qė kujtojnė gogolėt
E pėrrallave mistike
-
-
Milazim BAJRAJ
SHPIRTIT TĖ POPULLIT
(Hafiz Ali Korēės)
Tokės i dėgjoje gjėmėn
Ujite tokėn tėnde
Rapsodit i dhe zemėr
Bilbilit i dhe kėngėn
Pėr atdheun
E dhembjen e gurėzove
Nė shkronjat e vargmaleve
Tė larta shqiptare
Tė pabesėt i mallkove
Nė gjuhėn e nėnės
Me besėn e gjyshėrve
Me reliktet e tokės
Qėndruat mbi ylber
Si shpirti i popullit
Mbete nė zemėr
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt