Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 64
  1. #41
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    edukata e dajakut i nevojitet !!! vetem me dajak merr vesh ky popull !!! bie rehat po te haj dajak !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  2. #42
    =Rina_87;1893202] Ndoshta ju po flisin pėr pėrshtatjen nė njė koncept mė tė gjerė,...
    Unė po flas pėr pėrshtatjen qė i duhet ēdo njeriu qė pėr tė qenė nė pėrputhje me normat sociale tė pranuara nga shumica e popullėsisė ku ai bėn pjesė.

    Pėrshtatja nuk do tė thotė kurrsesi nėnēmim apo pėrēmim tė personalitetit tė personit apo personave. Pėrkundrazi, aftėsim pėr tė :
    • - Pėrballuar shumė pėrbėrės tė gėzueshėm apo tė hidhėrueshėm te jetės
    • - Ballafaquar zotėsitė e tij, pasurimin e kultivimin e tyre
    • - Mundur pasigurinė, fituar besimin
    • - Vetvėnė rregulla jetėsore
    • - Menaxhuar e lirinė vetjake nė mėnyrė qė ajo tė jetė autonomi dhe jo anarshi
    • - Gjetur a pėrsjellur kėnaqėsinė e jetės
    • - Kontribuar nė dashamirėsinė njerėzore, etj...


    Rina_87;1893202 …mirėpo a mendoni se njė person qė ka krijuar personalitetin, unin e tij/saj sipas disa parimeve (tė fituara nga familja, rrethi, shoqėria, shkolla), ėshtė nė gjendje tė pėrshtatet nė situata tė ndryshme qė i imponon jeta e pėrditshme dhe se a duhet nė fakt tė pėrshtatet, duke rrezikuar parimet dhe bindjet e tij, mbi tė cilat ka krijuar personalitetin e tij.
    Unė mendoj qė njeriu duhet tė jetė nė gjėndje tė pėrshtatet nė situata tė ndryshme qė i imponon jeta e pėrditshme. Nė lidhje me parimet e bindjet e tij, unė mendoj se njeriu duhet ti bilancojė ato pėr tė ditur ku ėshtė me grupin social tė popullsisė ku ai jeton (shoqėrinė ku ai jeton). Shoqėria dhe normat e saj nuk kanė rėnė nga qielli. Ato i kemi bėrė ne, individėt e saj duke vendosur norma qė na pėrshtaten pak a shumė tė gjithėve. Pra, bilancimi i parimeve tė tij i lejon evoluimin dhe pėrshtatjen e tij nė pėrputhje me atė qė shoqėria pret nga individi i sotėm.

    Nė lidhje me personalitetin, unė mendoj qė ai nuk lind me reflekset arkaike tė njeriut, por ndėrtohet gjatė tė jetuarit tė tij. Rolin principal nė ndėrtimin e personalitetit e luan fillimisht familja (prindi), e mė pas personi vetė dhe vetėdėshira e tij pėr tė progresuar. Kjo nxjerr nė pah vlerėn e aftėsimit tė njeriut pėr tu pėrshtatur, pra edukimin i tij.

    =Rina_87;1893202...A mendoni se tendenca pėr t'u pėrshtatur nė ēdo situatė (pasi unė mendoj se jeta pėrbėhet prej situatave tė vogla), mund ta cenoj rėndė personalitetin e njė personi dhe ta luhasė atė?
    Unė mendoj se njeriu duhet tė pėrputhė veprimet dhe ndėrveprimet e tij pėr tė gjetur zgjidhje sa mė efektive pėr veten dhe njerėzit qė e rrethojnė. Kjo ėshtė pėrshtatje me situatėn dhe sipas mendimit tim nuk cėnon aspak personalitetin, pėrkundrazi e zhdervjelltėson atė.

    =Rina_87;1893202: Unė mendoj se fjala qė duhet tė pėrdoret nė kėtė rast ėshtė aftėsia e individit pėr t'u ballafaquar me situata tė ndryshme, duke mos cenuar vlerat qė janė mishėruar nė personalitetin e tij.
    Unė vazhdoj tė mendoj dhe jam e bindur nga eksperienca e jetės time profesionale, personale dhe shkencore, qė fjala e cila duhet tė pėrdoret nė kėtė rast ėshtė pėrshtatur me situata tė ndryshme duke pėrputhur dhe progresuar vlerat qė janė mishėruar nė personalitetin e tij me ato vlera qė kultivon shoqėria ku ai bėn pjesė ( njerėzimi).

    Pėrshtatje = aftėsi pėr tė ndėrvepruar me efektivitet me njerėz tė tjerė.

    Pėrshtatja ėshtė proēes i vazhdueshėm, sepse gjithnjė pėrpara njerėzve dalin probleme tė reja qė kėrkojnė zgjidhje.

    [Pjesė shpjegimesh tė marra nga Fjalori Edukimit, botuar nga Instituti i Studimeve Pedagogjike nga Prof. Dr. Kozma Grillo, faqe 231.]
    BALLAFAQIM /i m.sh. – E-ET = Veprimi dhe rrjedhimi i tij sipas kuptimeve te foljeve Ballafaqoj, BALLAFAQOHEM.

    Ballafaqohem :

    1. Vihem ballė pėr ballė me njė tjetėr pėr tė nxjerrė nė shesh tė vėrtetėn rreth pohimeve tė bėra, bėj ballafaqim me dikė
    (drejtėsi) dal para hetuesisė e merrem nė pyetje para njė tė pandehuri a njė dėshmitari a pėr tė gjetur kundėrshtimet nė pohimet dhe pėr tė zbuluar tė vėrtetėn.

    2. Vihem ballė pėr ballė me njė tjetėr pėr tu krahasuar me tė dhe pėr tė pėrfituar nga pėrvoja e tij a pėr ti dhėnė pėrvojėn time.
    (I vihem ballė pėr ballė dikujt si kundėrshtar, i qėndroj kundėr).


    Ballafaqoj :

    1. Vė ballė pėr ballė e i pyes dy a mė shumė njerėz pėr tė krahasuar pohimet e tyre, qė tė dalė nė shesh e vėrteta, bėj ballafaqimin.

    - (drejtėsi) nxjerr para hetuesisė e marr nė pyetje nė prani tė njėri tjetrit dy a mė shumė tė pandehurose kundėrshtar pėr tė gjetur kundėrshtimet n »pohimet e tyre dhe pėr tė zbuluar tė vėrtetėn. ( balafquan tė pandehurin me dėshmitarėt.

    2. Vė ballė pėr ballė dhe krahasoj dy a mė shumė anė, gjėra, ēėshtje etj. pėr te gjetur pėrkimet ose dallimet a mospėrputhjet ndėrmejt tyre ;
    - vė ballė pėr ballė dy a mė shumė rrethe, ndėrmarrje, punonjės etj pėr ti krahasuar me qėllim qė tė pėrfitojnė nga pėrvoja e njėri tjetrit ; krahasoj, pėrqas .
    - Ballafaqoj mendimet ( mendimet, metodat e punės)

    3. (krahinore)bashko dy sende, i vė buzė mė buzė, puthit. Ballafaqoj anėt e ēatisė nė kulm. Ballafaqoj dėrrasat e kades.

    [Marrė nga « Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe » botuar nga Akademia e Shkencave tė Republikės tė Shqipėrisė , Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėsisė. Faqe 89][/
    Ballafaqim = Confrontation dhe Ballafaqoj = Confronter [Marrė nga fjalori shqip-frėngjisht pėrkthyer nga Vedat Kokona, botuar nga shtepia botuese « Toena » Tiranė.]

    Ballafaqim = Confrontation :

    1. face ą face armé au cours duquel deux groupes ou deux États antagonistes s'affrontent
    Synonyme : Conflit
    Synonyme : affrontement
    • (une confrontation armée)

    2. épreuve ou situation au cours desquelles deux concurrents s'affrontent
    • (les joueurs sont sortis vainqueurs de la confrontation)

    3. mise en rapport en vue de comparer les ressemblances et les différences (de choses)
    • (la confrontation de modčles politiques)

    4. droit mise en présence (de personnes) afin de comparer ou de contrōler ce qui a été déclaré
    • procéder ą une confrontation des témoins

    Pėrkthimi :

    Ballafaqim = Confrontation :

    1. Ballė pėr balle tė armatasur gjatė sė cilės dy groupe ose dy Shtete kundėrshtuese pėrballen.
    Sinonim : Konflikt
    Sinonim : pėrballim
    Njė pėrballim i armatosur.

    2. Sprovim ose situatė gjatė sė cilės dy konkurues pėrballen.
    • (lojtarėt dolėn fitues gjatė pėrballjes).

    3. Vėnie nė raport me qėllim pėr tė krahasuar ngjasimet dhe diferencat ( tė gjėrave)
    • (pėrballja e modeleve politike).

    4. E drejta e sjelljes prezent ( tė personave) me qėllim pėr tė krahasuar ose kontrolluar atė qė ishte deklaruar.

    • (proēedimi i njė konfrontimi tė dėshmitarėve)

    Dictionnaire Encarta : franēais.
    PĖRSHTAT

    1. E bėj diēka qė tė shkojė e tė pėrputhet me njė qėllim tė caktuar, i bėj ndryshimet e ndreqjet e nevojshme, qė tu pėrgjigjet kushteve e rrethanave tė caktuara.

    2. E mėsoj trupin a dikė tė jetojė e tė veprojė nė kushte tė tjera, bėj qė tė pajtohet me njė gjėndje tjetėr tė re

    3. I bėj ndryshime njė libri a njė teksti, qė tė jetė mė i kuptueshėm e mė i thjeshtė pėr lexuesin ; i heq a i shtoj ndonjė pjesė njė libri, qė tė jetė nė pajtim me nevojat dhe kerkesat e reja ose ti pėrgjigjet njė qėllimi tė caktuar

    Pėrshtatem

    1. Mėsohem tė jetoj e veproj nė kushte tė tjera, pajtohem me njė gjėndje (Iu pėrshtat rrethananve. Iu pėrshtat kohė. I pėrshtatet mjedisit. Organizmi i pėrshtatet kushteve tė reja.

    2. Pėrputhet me dikė a me diēka; i vete mirė diēkaje ; pajtohet me tė ( Metodė qė i pėrshtatet stadit tė zhvillimit ekonomik. Nuk i pėrshtatet niveli teknik.



    Pėrshtatshmėri

    1.Tė qenėt i pėrshtatshėm, vetia e dikujt qė ėshtė i pėrshtatshėm pėr njė punė etj, ose diēka qė ėshtė e pėrshtatshme pėr njė qėllim tė caktuar.

    [Marrė nga « Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe » botuar nga Akademia e Shkencave tė Republikės tė Shqipėrisė , Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėsisė. Faqe 1466]
    Pėrshtat = adapter, conformer, ajuster

    a. Adapter

    1. assembler (des choses) en procédant ą un ajustement
    (adapter des petites roues ą un vélo d'enfant)

    2. rendre conforme ą (quelque chose)
    Synonyme: ajuster
    (adapter les effectifs ą la charge de travail)


    Adaptim :
    1. Mbledhja ( e gjėrave) duke preēeduar nė njė pėrputhje
    ( adaptimi i rrotave tė vogla nė njė biēikletė fėmijėsh)

    2. Bėrja tė pėrputhshme me ( diēka)


    b. Conformer.

    1. mettre en accord avec

    2. TECHNIQUE : Faēonner en donnant la forme souhaitée


    Pėrputhje ; pėrshtatje, ngjashmėri, njėjtėsi.

    1. Vėnia dakort me

    2. Teknikė : Pėrpunimi duke i dhėnė formė e dėshėruar.


    c. Ajuster

    Disposer de maničre correcte afin de viser ou d'atteindre (un objectif)
    Pėrputhshmėri :

    Vendosja nė mėnyrė korrekte me qėllim qė tė shėnjėstrohet ose tė arrihet ( njė objektiv)


    Pėrshtatem = se conformer, s’adapter

    Définition :

    1. s'accoutumer peu ą peu
    Synonyme: s'habituer
    (s'adapter ą son travail)

    2. avoir assez de souplesse pour s'intégrer (ą un groupe)

    3. s'acclimater (ą un milieu naturel)
    (les espčces doivent impérativement s'adapter)

    4. źtre arrangé pour convenir (ą une ou plusieurs personnes)
    (un discours qui s'adapte ą l'auditoire)

    Pėrshtatem = se conformer, s’adapter

    Pėrcaktimi :

    1. tė mėsuarit ( tė bėrit zakon) pak nga pak
    Sinonim : tė bėrit zakon
    • ( tė adaptuarit nė punėn e tij)

    2. Tė pasurit mjaft zhdėrvjelltėsi pėr tu integruar ( nė njė group)

    3. Tė pėrshtaturit (nė njė mjedis naturel)
    • ( qėniet duhen domosdoshmėrisht tė adaptohen )

    4. Tė qėnit i aftė pėr tė pėrshtatur ( njė ose shumė personave)
    • ( njė diskutim qė i pėrshtatet ( adaptohet) auditorit.

    Pėrshtatshėm = convenable

    Définition :

    1. qui est conforme aux normes sociales couramment acceptées
    Synonyme: correct
    (avoir des maničres trčs convenables)

    2. qui bénéficie de l'estime sociale
    Synonyme: honorable
    (des gens convenables)

    3. qui est approprié ą la situation
    Synonyme: adapté
    (trouver une solution convenable)


    Pėrcaktimi :

    Pėrshtatshėm = convenable

    1. qė ėshtė nė pėrputhje me normat sociale vazhdimisht tė pranuara
    Sinonimi : Korrekt
    • ( tė pasurit mėnyra shumė tė pranueshme)

    2. Qė gėzon vlerėsim social
    Sinonimi : i nderuar
    • ( njerėz tė pranueshėm)

    3. Qė ėshtė nė pėrputhje me situatėn
    Sinonimi : i adaptuar
    • ( gjetja e njė zgjidhjeje tė pranueshme)



    Pėrshtatshmėri = convenance

    Définition :

    1.souci de conformité aux normes sociales couramment acceptées (soutenu)
    Synonyme: correction
    Synonyme: décence
    (agir par convenance)

    2. conformité (ą ce qui est recherché) (soutenu)


    Pėrshtatshmėri = convenance

    Pėrcaktimi :

    1. Shqetėsim pėr pėrputhshmėri me normat sociale vazhdimisht tė pranuara
    Sinonim : Korrektim
    Sinonim : hijshmėri ( mirėsjellje)
    • (tė vepruarit nė pėrshtatshmėri)

    2. Pėrputhshmėri (me atė qė ėshtė kėrkuar) ( mbėshtetje)


    [Shpjegimet frėngjisht marrė nga : http://fr.ca.encarta.msn.com/dictionary]

    Pėrshėndetje

    Elna!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 27-04-2008 mė 18:37

  3. #43
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga Elna Durrėsi Lexo Postimin
    Unė po flas pėr pėrshtatjen qė i duhet ēdo njeriu qė pėr tė qenė nė pėrputhje me normat sociale tė pranuara nga shumica e popullėsisė ku ai bėn pjesė.

    Njeriu si krijesė me aftėsi tė menduarit nuk mund vetėm tė pėrshtatet dhe nuk duhet ta shndėrrojė veten nė njė qenie tė adaptueshme, si i/e pa aftė pėr tė menduar. Njeriu duhet tė ketė tė drejtėn tė thotė 'PO' dhe 'JO', madje edhe normave qė i ka pranuar shumica e popullsisė, ku ai/ajo jeton.

    Njeriu duhet ta mbrojė personalitetin e tij (nuk flas pėr personalitete ekstreme nė kėtė rast, qė do tė paraqisnin rrezik pėr shoqėrinė), duhet ta mbrojė tė drejtėn e tė qėnit 'ndryshe', duke mos cenuar tė tjerėt, duhet tė ketė tė drejtėn e kundėrshtojė, gjėrat qė atij/asaj nuk i pėrshtaten.

    Personi qė mėsohet vetėm tė pėrshtatet ia mohon vetes tė drejtėn tė kundėrshtojė normat qė atij nuk i pėlqejnė. Qėllimi i edukimit nuk duhet tė jetė shndėrrimi i personit nė njė qenie servile, por krijimi i personaliteteve qė dinė tė mendojnė, gjykojnė, pranojnė, kundėrshtojnė dhe zgjedhin.

    Dhe, vet shoqėria duhet tė jetė e gatshme pėr ndryshime dhe jo tė krijojė njė gjendje statike dhe rregulla statike.

    Individi pėrshtatet aty ku e gjen veten dhe kundėrshton apo ballafaqohet me situatat ku nuk mund tė pėrshtatet.

    Njerėzit duhet tė edukohen ta ēmojnė dhe pranojnė diversitetin dhe jo tė bien pre e tendencės pėr uniformitet.

    P.S. Unė personalisht fjalėn 'adaptim' nuk e preferoj edhe pse pėrkufizimet ishin mjaft interesante. Tingėllon imponuese
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 29-04-2008 mė 13:26

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Citim Postuar mė parė nga SaS Lexo Postimin
    edukata e dajakut i nevojitet !!! vetem me dajak merr vesh ky popull !!! bie rehat po te haj dajak !!!
    Fiks!Vetem gjuhen e drunit kupton.Duhet me e bo telef m'dru,sa te behen njerez!

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar mė parė nga alda09 Lexo Postimin
    Nuk mendoj se ka shume lloje eukatash.ka shume rruge per tu edukuar por edukata eshte nje per te gjithe.
    Po pra, alda. Edukata ėshtė edukatė. Njeriu i edukuar nuk vjedh kompjuterėt e shkollės shqipe. Njeriu i edukuar nuk vjedh telin e largpėrquesit pėr ta shitur si hekurishte tė vjetėr. Njeriu i edukuar nuk i vjedh binarėt e hekurudhave shqiptare. Njeriu i edukuar nuk i vjedh barnat nga qendra shėndetėsore. Njeriu i edukuar nuk e vjedh buxhetin e shtetit tė vet, nė krye tė tė cilit ėshtė...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xani1 : 29-04-2008 mė 14:26

  6. #46
    Mbi te gjitha, edukata qytetare!!
    ...E ardhmja e ka zemren e Lashte...

  7. #47
    DaRk §©®īžt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anėtarėsuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Edukata qytetare eshte me e rendesishmja
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  8. #48
    Rina_87;1898980
    Njeriu si krijesė me aftėsi tė menduarit nuk mund vetėm tė pėrshtatet dhe nuk duhet ta shndėrrojė veten nė njė qenie tė adaptueshme, si i/e pa aftė pėr tė menduar. Njeriu duhet tė ketė tė drejtėn tė thotė 'PO' dhe 'JO', madje edhe normave qė i ka pranuar shumica e popullsisė, ku ai/ajo jeton.
    Nuk di nėse kemi tė njėjtat pėrfytyrime mendore nė lidhje me fjalėt dhe kuptimet e tyre… ?!

    Pėrshtatje nuk do tė thotė as nėnshtrim as nėnēmim. Personalisht i bashkangjitem 200 % sqarimit qė profesor Grillo ka dhėnė pėr pėrshtatjen duke e cilėsuar si aftėsi pėr tė ndėrvepruar me efektivitet me njerėz tė tjerė.

    Pėrshtatja nuk ėshtė qė njeriu tė mos ketė tė drejtė tė shprehė opinion e tij, por tė dijė si dhe ku ta shprehė. Si dhe tė dijė se cilat mjete dhe cilat strategji mundet apo duhet tė vėrė nė lėvizje pėr tė bėrė tė pranueshme pėr njerėzit e tjerė atė qė ai pohon apo mohon, mendon, ē’mendon. Pra, tė jetė i aftė jo vetėm tė thotė po ose jo por edhe ti japė zgjidhje njė problemi a njė ēėshtjeje.

    Shėmbulli mė konkret i pėrshtatjes si aftėsi pėr tė ndėrvepruar me efektivitet me njerėz tė tjerė: Debatimi ynė ( imi dhe yti). Pėr tė shprehur mendimet tona, ne me hir apo dhe me pahir iu pėrshtatėm:

    • Njė teme (Cila edukate i nevojitet njeriut te sotėm bashkekohor?)

    • Mundėsive pėr tė komunikuar (kompjuterit, internetit, tastierės, kodit gjuhėsor dhe rregullave tė tij, pėrfytyrimeve mendore tona qė u shprehėn nėpėrmjet fjalėve, si dhe rregullores sė forumit ku po shprehemi.) [Ndoshta unė do kisha dėshėruar tė shkruaja si nė vaktit nė gur apo nė njė kartė me njė pupėl e me bojė kine. Tė merrja njė korrier personal e tė sillja njė letėr me kėto qė po shkruaj kėtu, por ja qė preferova mjetet bashkohore qė janė mė tė shpjeta dhe mė ekonomike pėr tė shkėmbyer me ty. Pra, iu pėrshtata njė realiteti tė sotėm dhe kjo me dėshirėn time sepse askush nuk me pengon tė shkruaj nė gur e tė mbaroj sė shkruari pas diku « tre » vjetesh e tė sjell pllakėn e gurit si kujtim shkėmbimi. ]

    • Mundėsive pėr tė debatuar (Njohurive tona tė hershme e tė reja, literaturės publike dhe asaj specifike si dhe komenteve tona respektive).


    Rina_87;1898980
    Njeriu duhet ta mbrojė personalitetin e tij (nuk flas pėr personalitete ekstreme nė kėtė rast, qė do tė paraqisnin rrezik pėr shoqėrinė), duhet ta mbrojė tė drejtėn e tė qėnit 'ndryshe', duke mos cenuar tė tjerėt, duhet tė ketė tė drejtėn e kundėrshtojė, gjėrat qė atij/asaj nuk i pėrshtaten.
    Aftėsia pėr tė ndėrvepruar me efektivitet me njerėz tė tjerė nuk mendoj se cėnon tė drejtėn e tė qėnit ndryshe si individ. Thjesht tė jep mundėsi ta ruash individualitetin tėnd pa cėnuar atė tė tė tjerėve.

    Rina_87;1898980
    Personi qė mėsohet vetėm tė pėrshtatet ia mohon vetes tė drejtėn tė kundėrshtojė normat qė atij nuk i pėlqejnė. Qėllimi i edukimit nuk duhet tė jetė shndėrrimi i personit nė njė qenie servile, por krijimi i personaliteteve qė dinė tė mendojnė, gjykojnė, pranojnė, kundėrshtojnė dhe zgjedhin.
    Pėrshtatja nuk ėshtė shndėrrim nė servilizėm. Qėllimi i edukimit nuk ėshtė servilizmi njerėzimit po aftėsimi i tij pėr tu gjetur zgjidhje problemeve qė u dalin pėrpara njerezve gjatė jetės sė tij

    Rina_87;1898980
    Dhe, vet shoqėria duhet tė jetė e gatshme pėr ndryshime dhe jo tė krijojė njė gjendje statike dhe rregulla statike.
    Mendoj se teoria e Darwin ėshtė argumenti mė bindės pėr faktin e ndryshimit tė shoqėrisė dhe gatishmėrisė sė saj pėr tė ndryshuar. Tė mos ishte aftėsia e njeriut pėr tu pėrshtatur mendoj se do na quanin ende kafshė dhe jo njerėz.


    Rina_87;1898980
    Individi pėrshtatet aty ku e gjen veten dhe kundėrshton apo ballafaqohet me situatat ku nuk mund tė pėrshtatet.
    Ballafaqimi ėshtė gjė. Pėrballimi njė tjetėr. Pėrfytyrimi mendor i ballafaqimit ėshtė dy sende ose dy qėnie ballė pėr ballė.
    Ok, imagjinojmė dy njerėz ballė pėr ballė pėr tu ballaqafuar. Pasi janė vėnė ballė pėr ballė ē'ndodh. Rrinė statik ashtu pa levizur?! Apo kalojnė nė pėrballim?! Nėse thjesht rrinė tė ballafaquar (ballė pėr ballė) pa asnjė veprim shoqėrues nuk kemi zgjidhje. Nuk ka as po,as jo. Pra duhet tė vihet nė lėvizje njė mekanizėm tjetėr (pėrshtatja e aftėsive tė njeriut pėr tė gjetur zgjidhjet e duhura) qė tė lejojė kalimin nga ballafaqim nė pėrballim ose mospėrballim duke dhėnė njė zgjidhje (tė majtė, te djathtė, tė mesme, gjysmė tė mesem etj).


    Rina_87;1898980
    Njerėzit duhet tė edukohen ta ēmojnė dhe pranojnė diversitetin dhe jo tė bien pre e tendencės pėr uniformitet.
    Nuk e kuptoj pse aftėsia pėr tė ndėrvepruar me efektivitet me njerėz tė tjerė quhet uniformitet ?!


    Rina_87;1898980

    P.S. Unė personalisht fjalėn 'adaptim' nuk e preferoj edhe pse pėrkufizimet ishin mjaft interesante. Tingėllon imponuese.
    Mendoj se ėshtė mė e udhės ti shihet kuptimi i mirėfilltė sesa tingėllimi i zhurmuar. Do ishte mėkat nėse aparenca tingėlluese tė fshihte thelbin e fjalės pėrshtatje.

    Pėrshtatja ėshtė proēes i vazhdueshėm, sepse gjithnjė pėrpara njerėzve dalin probleme tė reja qė kėrkojnė zgjidhje. [Pjesė shpjegimesh tė marra nga Fjalori Edukimit, botuar nga Instituti i Studimeve Pedagogjike nga Prof. Dr. Kozma Grillo, faqe 231.]


    Mendimi im ky,
    Elna!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 29-04-2008 mė 19:44

  9. #49
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Mė pėlqeu shkrimi i yt Rina__87 , sidomos pjesa e parė:
    Rina__87
    "Njeriu si krijesė me aftėsi tė menduarit nuk mund vetėm tė pėrshtatet dhe nuk duhet ta shndėrrojė veten nė njė qenie tė adaptueshme, si i/e pa aftė pėr tė menduar. Njeriu duhet tė ketė tė drejtėn tė thotė 'PO' dhe 'JO', madje edhe normave qė i ka pranuar shumica e popullsisė, ku ai/ajo jeton."

    Edukimi i drejt i popullit do tė jet gjėja mė e mirė qė do tė shėrbej nė demokratizimin dhe ngritjen e vetėdijes dhe nivelit tė kulturės ndėr ne .

    Natyrisht si me shumė gjėra tė tjera , qė jemi mbrapa dhe na duhet shumė punė pėr t`u kėndjellur , edhe dmokratizimi ynė na kėrkon shumė punė .

    Mos tė harrojmė se dallimi nė mes njerėzve nė kėtė rruzull ėshtė i madh , kur tė kemi parasyshė se cfarė kan pėrjetuar njerzit qė i pėkasin njė kombi , rrajoni a kontinenti .

    Frojdi ka spjeguar dllimin nė psiqikėn e njerėzve duke krahasuar qytete , me kokat e njėrėzve .Ky i ndan nė Romė dhe Londėr .
    Ta qė kan pėrjetur shumė , sidomos tė kėqia , tė hekura , luftėra , varfėri ... Økrahasohen me Romėn si qytet i cili ėshtė ndėruar dhe rrėnuar shumė her , dhe at qė kan pasur jetė mė tė mirė , kraha sohen me Londrėn , ku gjatė gjith historis nuk ka pasur rrėnime tė mėdha .

    Ne shqiptarė , pa marrė parasysh nė cilen anė jetojmė , jemi pėr fat tė keq si Roma , dhe pėr kėtė arsye kemi shumė mė shumė pėr tė bėrė qė tė pėrparojmė .

    Rina__87 , shumė qartė e thotė : ne duhet tė mendojmė me koken tonė dhe duhet tė dimė tė thomė "PO" dhe "JO" kur duhet tė themi kėto fjalė .
    Unė mund tė flas pėr shqiptarėt nė Kosovė , sepse e njoh situatėn aty , shumė njerėz nuk mendojnė fare me kokėn e vet Ø, jo vetėm pėr gjėrat e komplikuara por edhe pėr gjėra shumė tė thjeshta .

    EDUKIM -EDUKIM - EDUKIM -...-EDUKIM-...

    Kili

    SHQEIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  10. #50
    Njeriu mund tė mendojė me kokėn e vet, por po nuk pati aftėsi qė atė mendim ta bėjė tė pranueshėm pėr tė tjerėt, po nuk pati aftėsi ta argumentojė dhe ta mbrojė mendimin e tij, i mbetet mendimi nė kokė, pa i sherbyer askujt. As atij vetė apo popullit tė tij jo!

    p.s. Ndoshta ndėrhyj shumė tek kjo temė ku po trajtohet ēėshtja e edukimit. Dua tė theksoj pėr tė gjithė lexuesit e forumit apo jo, qė ėshtė ēėshtje delikate dhe e pashtjelluar shumė qartė nė shoqėrinė tonė shqiptare. Ndaj krijimi i iluzioneve tė gabuara mund tė ketė pasojė indirekte pėr dikė qė mund tė punojė nė fushėn e edukimit nė vendin tonė. Kėto pasoja mund tė bien indirekt (nga praktika apo konceptimi profesional i tjetėrpėrtjetėrt) mbi fėmijėt tanė (shqiptarė). Ndaj ju lutem jini mė tė vėmėndshėm ndaj kėsaj ēėshtjeje delikate.

    Elna!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 03-05-2008 mė 20:36

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kthimi Kah Zoti
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 18:41
  2. Tė drejtat e njeriut nė Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •