Sot në mëngjes, një punonjës i një policie private u aksidentua teksa shkonte në punë. Sipas disa standarteve ndërkombëtare të vendosura që prej vitit 1949, edhe rruga nga shtëpia për tek vendi i punës (e kthim) është pranuar si ria në rrugëmjedis i punës.
Këtë vit kanë ndodhur çdo muaj aksidente në punë me pasojë vdekjen. Në më të shumtën e rasteve, zyrtarisht, fajtorë kanë qënë viktimat e aksidenteve. Por çfarë është bërë apo bëhet për sigurinë në punë? Cilat janë investimet që bëhen për sigurinë e vendit të punës? A u jepen punëtorëve, sidomos atyre rishtaz, njohuritë bazë elementare të sigurisë në punë? Nuk ekziston asnjë statistikë apo burim informacioni zyrtar që të tregojë se ka përpjekje për rritur sigurinë në punë. E vetmja gjë e sigurtë që mund të themi është se Inspektoriati Shtetëror i Punës si institucioni përgjegjës për sigurinë në punë në Shqipëri nuk ka sjellë asnjë element pozitiv në pakësimin e rreziqeve në mjediset e punës. Me sa duket mënyra më e sigurtë në Shqipërinë e sotme që të kesh një vend punë të parrezkishëm është të mos punosh.
Siguria në banesë
, kish rënë zjarr në një banesë. Shtëpia u dogj si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga flaka e një qiriu. Kanë qënë të shumta raportimet për djegie të shtëpive në të katër anët e Shqipërisë në tre muaj e fundit. Ekspertiza në më të shumtën e rasteve ka nxjerrë si shkak anomali të instalimeve apo rrjetit elektrik. Para disa ditësh një shtëpi u dogj e tëra. E tëra e tëra. U dogjën edhe njerëzit që i japin jetë çdo shtëpie. Ata për të cilët shtëpia ekziston. U tha që kishin lënë në prizë një ngrohës elektrik. Në të njëjtën ditë në pjesën më qëndrore të Tiranës ra zjarr. U dogj pjesa e një bari me emër. Flakët hypën deri në katin e tretë duke djegur tendat e ballkoneve. U raportua që origjina e zjarrit ishin letrat mbi një gjenerator dhe fajin e kishte pema aty pranë. Pema mori flakë dhe gjuhët e flakëve u ngjitën lart. Askush nuk jep garanci që anomalitë e sistemit elektrik, ardhjet e ndërprerjet e energjisë elektrike, tensioni jokonstant nuk do të provokojë zjarre të tjerë, nuk do të shuajë të tjera jetë njerëzish apo nuk do të shkrumbojë të tjera vatra familjare. Jemi katandisur që të mos përdorim energji elektrike për ndriçim apo ngrohje sepse vetëm kështu do të jemi 100 % të sigurtë që nuk rrezikohemi nga zjarri. Edhe pemët që janë burim jete po na kthehen në elementë të "rrezikshëm" për ekzistencën tonë.
Krijoni Kontakt