Adem Gashi,
Une e kuptoj kete qe do te thuash ti dhe deri diku ke te drejte se Demokratet e Sotem nuk jane anti-komunistet e djeshem ka edhe te roze mes tyre. Ajo qe ju dhe Prenga duhet te kuptoni eshte qe koha e Zogut nuk i heq pergjegjesine kohes se komunizmit, ashtu edhe keto 20 vjet tranzicion nuk hedhin poshte gjakun e derdhur nga njerez te pafajshem. Pasuria e vene me gjak nuk eshte krim. Emigracioni ne 1908 ne U.S. nuk eshte krim. Studimet e larta ne Rome nuk jane krim. 6 gjuhe te huaja nuk jane krim.
Krim eshte marja e tokes, internimi, 44 vjet burg, vrasje, mos pasja e nje vari ku te qash dhe te cosh nje kurrore me lule. Debati me dike tjeter mund te jete e lagu se lagu per mua eshte shume personal. Nqs ju bie rasti te lexoni diku Sami Dangllia eshte Daja i Babit tim, beri 44 vjet burg dhe vdiq aty. Vellai i Gjyshit tim emigroi ne U.S dhe u kethye me nje dore, parate qe solli bleu toke dhe hapi dyqan, jo vetem ate qe e vrane por te gjithe te tjeret te medhenj e te vegjel nuk pane nje dite te bardhe.
Per mua mjafton qe familja ime eshte persekutuar pa te drejte per te shkruar dhe denuar krimet e komunizmit, sepse familja e dikujt tjeter nuk ka kaluar te njejten gje eshte gezim por kjo nuk do te thote qe te tjeret ti dalin ne mbrojtje dhe te mohojne ralitetin tone. Nga anet tona thone "Dyzet shkopinj ne kurriz te tjetrit asgje nuk jane per mua" edhe kjo pune.
Kalofsh mire dhe mos ma mer per keq qe te citova.
Eduard Rusi
Krijoni Kontakt