Close
Faqja 9 prej 38 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 376
  1. #81

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763
    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Tė gjithė tė ekzekutuarit apo tė " persekutuarit" s'mund tė quhen viktima ngaqė ka nga ata qė e kanė merituar dhe atė qė ē'ke bile!
    Viktima tė Komunizmit janė dhe duhet nė kėtė mėnyrė tė trajtohen vetėm nga viti 1948-et e kėtej ngaqė nė vitet 1944/5 kryesishtė ishin pushkatuar dhe burgosur mbeturinat kuislinge fashisto-naziste, tradhtarė dhe keqbėrės tė popullit tonė!
    Mirėpo edhe pas vitit 1948-t s'mund tė shpallen qė tė gjithė viktima tė komunizmit dhe pėr kėtė arsye njė komision duhet tė hetoj secilin rast veē e veē!
    Do jap dy shembuj pėr kėtė gjė:
    S'pari shtrohet pyetja se pėrse s'mund t'i quajmė viktima tė komunizmit ata qė ishin pushkatuar nė vitet 1944/45 e gjerė tek 1948-ta?
    Po e marrim shembullin e Koqi Xoxes. Ay me gjithė qenjen ishte vė nė dispozicon tė Jugosllavėve. Kur u vra Koqi Xoxe nė shenjė pėrkujtimi JUgosllavėt njė rrugė nė BEOGRAD i vunė emrin e Koqi Xoxes dhe ajo rrugė edhe sot e kėsaj dite mbanė emrin e tij!
    Mjafton kjo gjė!
    Kur u pushkatua Bahri Omari ( dhėndėrri i Enverit) e kishte merituar ngaqė ay duke qenė nė qeverin renegate, pak para se me ikė gjermanėt kishte dhėnė urdhėrin pėr minimin dhe eksplodimin e Portit tė Durrėsit! E meritoj plumbin nė ballė!

    Shembulli i dytė

    Pse janė viktima tė komunizmit tė pushkatuarit dhe tė burgosurit pas vitit 1948-t dhe pse rastet duhet tė hetohen veē e veē?
    S'do mendė qė vetėm njė i marrė mund tė besoj qė tė gjithė ata kanė qenė tė pafajshėm. Me vetė faktin qė bė diverzantizėm ndajė shtetit pamarrėparasysh rregullimin shoqėror qė ka ay shtetė, ti ke bė njė vepėr armiqėsore dhe pėr kėtė dėnohesh. Pėr gjėra tė tilla tė dėnojn edhe nė SHBA!
    SHBA-es janė vendi i demokracis dhe i fjalės sė lirė po ec e shko atje dhe thuaj se po e formojm njė Parti Komunsite pa shiko se kur t'i vejnė prangat menjėherė nė duar!
    Pra shumica nga ata qė ishin dėnuar nė Shqiperi ishin tė pafajshėm nė njė mėnyrė ngaqė u ishte mohuar shprehja e lirė!
    Por tė marrim njė shembull i cili e ka emrin KAPLLAN RESULI.
    Ky njeri u dėnua nga shteti si armik i shtetit! Bėri disa vite burgė! Kur doli, ay tha " se nuk ėshtė me kombėsi shqiptar por malazez dhe se emri i tij qenka Kapllan Resuloviq Buroviq".
    Sikur ky njeri tė kishte vdekur nė burgun e Burrelit sot do ta trajtonim si HERO dhe nuk do ta dinim se ay nuk paska qenė Kapllan Resuli por Kapllan Resulbegoviq Buroviq, njė malazez siē thotė vet me ide internacionaliste!
    Kėtė gjė e ka thėnė vet Kapllan Resulbegoviq Buroviqi!
    A e ka merituar ky burgun?
    Unė mendoj qė JO - Ky e ka merituar Plumbin!
    Ėshtė edhe shembulli i Kasem Trebeshinės i cili vet deklaron se qė nė vitin 1953 paska kėrkuar nga shteti shqiptar qė t'i hiqet shtetesia shqiptare!
    Pse e ka bė kėtė gjė?
    A e ka merituar burgun!
    Mendoj qė po!
    Pastaj njė herė nė njė emision me titull" Dosje" e paraqitnin si viktimė tė komunizmit njėfarė ILia Rankoviqin dhe kur e pashė kėtė gjė sa su shkula sė qeshuri! MU kujtua se kishte mbiemer tė njejtė me satrapin dhe anti shqiptarin Aleksander Rankoviq! Se si u bė viktimė e komunizmit ky Ilia Rankoviqi s'mund ta themė por kėtė le ta thonė ata qė e kanė shenuar atė nė listė si viktimė!
    Me njė fjalė kishte viktima sa tė doni por kishte edhe nga ata qė e kanė merituar sa tė doni!

    P.S.
    Mos e largoni shkrimin sepse po thirreni si demokrat e po veproni si komunist!
    Diskutim kot.Diskutim qe enveri e shprehte me fjalen pa kuptim,poliagjent.
    Te gjithe keta...,u bene armiq,me keto shtete...mbas enverit......
    Pra kuptimi eshte,qe ne fillim enveri duhet te vet-vriste veten....

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    E dija sė sistemi komunist ishte barbar, por jo deri nė atė shkallė siē pėrjetova
    Hasan Hasanramaj
    Rugovasi Selim Kelmendi dėshmor i demokracisė shqiptare (14)
    Vitet e kampit, krahasuar me ditėt e hetuesisė, ishin njė dhembje e parėndėsishme. Nė hetuesi pėrjetova realitetin e kohės. Vendi ku koha gozhdohej brenda meje. E gozhda ėshtė gozhdė. Ne tė burgosurit nė kamp nė ditėt dhe momentet mė tė vėshtira e mbanim gjallė njeri tjetrin. Kjo pėr mua ishte njė pėrvojė e jashtėzakonshme, njė shkollė e veēantė. Aty, vetėm aty mėsova lakuriqėsin e pėrbindshme tė sistemit komunist, ēka po tė ma thoshte dikush mė parė, nuk do ta besoja. E dija sė sistemi komunist ishte sistem barbar, por jo deri nė atė shkallė, ēka pash dhe dėgjova dhe pėrjetova nga ai. Aq tė rėnda e tė larmishme ishin dhimbjet e shumicės sė bashkė bujtėseve tė mi, tejet trishtuese pa i merituar, sa hallet e mia me dukshin shumė tė vogla. Nė kėtė moment nuk ėshtė vendi dhe as momenti me pėrshkruar fatin e zi, jetėn e shkatėrrua deri nė themel tė burgosurve, por po ndalem nė anėn e jashtme, tė asaj qė dukej pėrditė e qė me therte nė zemėr. Me dridhet trupi kur i shihja tė burgosurit duke u zvarritur me dy kėmbė tė kėputura deri nė rrajzė si tė nacionalistit tė mirėnjohur shkodran Eduard Sokolit nga qyteti i Shkodrės martire, tė verbit dy sysh Urim Elezin nga Floqi i Shkodrrės, Jashar Durit nga Bilibishti i Korēės i paralizuar i cili qėndronte nė shtratin e burgut, e shokėt e luanin mė lugė, se nuk mundte tė lėvizte kėmbėn as dorėn!...
    Me nacionalistėt shqiptarė nė burgun e Tiranės
    Nuk po i pėrmendi emrat e shumė pleqve dhe tė tjerėve, shumica intelektual nė zė tė rraskapitur psiqikisht, shpirtėrisht dhe fizikisht nga maltretimet e pa papara nga kriminelet komunist tė diktatorit Enver Hoxhės qė mezi lėviznin. Gjithashtu kėtu ishte numri mjaftė i madh i atyre qė i kishin krye mbi njėzetė vjet nėpėr birucat e burgut famėkeq tė Tiranės dhe tė njėjtit kishin edhe shumė vite pėr tė krye dėnimin e pa merituar
    dhe tė montuar nga organet e pushtetit komunist. Nė mesin e shumė burrave tė kombit tė
    burgosur si kampion ishte Sami Dangllia, i cili nacionalist i mirėnjohur- sekretar i
    Rinisė tė Ballit kombėtar po sa hynė “ēlirimtaret” nė qytetin e Korēės, me njėzet e katėr tetor tė vitit 1944 e burgosen dhe nuk e pa mė dritėn e diellit me sy. Samiu nė burgun famėkeq tė Tiranės i beri hiq mė pakė sė katėrdhjetė e dy vjet burg tė rėndė.
    Pėr atė qė donė pėr tė mėsuar, kampi ishte njė universitet. Aty kishte shumė pleq qė krye shkolla jashtė shteti tė profileve tė ndryshme. Nė mesin e tyre shumica ishin shkrimtar, gazetar,, filozof, epror ushtarak, priftit, hoxhallarė e dervish e shumė tė tjerė qėllimi i pushtetit tė atėhershėm komunist nė Shqipėri dhe Kosovė ishte t’i burgos, dhe t’i shkatėrroi fizikisht dhe psiēikisht dhe t’i pushkatoi, gjė tė cilėn nė tė shumtėn e rasteve diktatori Enver Hoxha nė bashkėpunim tė ngushtė me UDB-ėn Jugosllave ia arriti qėllimit.
    Bashkėbisedimet me secili prej tyre, tė mundėsonte njohje tė reja. Dhe koha nė burg nuk mungonte. Andej, mendoj sė burgu mė shumė sė askund tjetėr njeriut ia mundėson qė ta njoh vet vetėn sė cili ėshtė. Nė momentet kur e ndihsha vetėn tė lodhur e tė pa fuqishėm mė shumė rrija me djem tė rinj qė e brenin hekurin me dhėmbė. Prania e tyre me falte energji. Njeriu qė ka ndikuar tej masėn tė unė ishte nacionalisti i ndjeri shkodran Ruzhdi
    Ēoba i cili kishte tė kryer fakultetin nė Torino tė Italisė dhe si i tillė kishte njė misteri tė mirėfilltė. Ai dinte shumė, por fliste pak. Vetėm kur e pyesja pėr diēka ai me jepte pėrgjigjeje.
    Andaj, mendoi se Zotit i beson edhe ai qė e mohon. Njeriu lind bashkė me besimin. Ēdo njeri besonte nė mėnyrėn e tij. Edhe unė pse isha i dėnuar me vdekje-pushkatim kisha nė vete njė shpėtim sė do t’i shpėtoi dėnimit me tė rėndė. Ky besim nuk vonoi shumė dhe mu bė realitet- dėnimi me vdekje-pushkatim mu zbrit nė njėzet vjet burg tė rėndė. Parashikimet e mija u realizua qysh atėherė kur njė natė e pash njė ėndėrr: “Isha hipur nė njė karrocė, ku nė kėmbė qėndronte diktatori Enver Hoxha. Nė tė njėjtėn karrocė ishte i shtrirė Mehmet Shehu i vrarė. Shoku Enver e ktheu kokėn nė drejtim tė trupit tė Mehmetit tė vrarė dhe nė mes tjerash tha:” Kėshtu do t’ua bėjmė tė gjithė armiqve tanė qė e tradhtojnė kėtė tokė shqiptare.” Nė atė moment unė nuk e fola asnjė fjalė. Pasi edhe mua mu kėrcėnua disa herė. Kur me karrocė hymė nė njė kthesė tė rrugės unė zbrita nė tokė dhe shoku Enver nuk me vrejti .
    Kur me doli gjumi i thash vetvetes:” Ēka ėshtė kjo, kjo ėshtė njė ėndėrr. Nuk u durova pėrsėri dhe i bėra vetvetes edhe pyetjen tjetėr nuk ka kuptim ka kjo ėndėrr?...
    Mu kujtuar Mehmet Shehu i cili ishte vrarė atė kohė, kurse pas t’i shumė shpejt do tė vdes edhe shoku Enver Hoxha u ula nė tokėn e zotit dhe pa vonua shumė ėndrra mu bė realitet. Po vonua shumė pas kėsaj ėndrre nė birucėn ku isha nė pranga nė duar e kėmbė dhe helmetė nė kokė erdhi oficer u burgut i shoqėruar me njė gardian dhe e hapi derėn e birucat tim dhe me shikoi aq vrazhdėt sa mu dok se po donė tė me pėrpij. I thash vetvetes ēka i kam bėrė kėtij njeriu tė cilin sot po e shoh pėr herė tė parė?
    Sikur vendimin e Gjykatės shtetėrore pėr zbritjen e dėnimin nga pushkatimi nė njėzet vjet oficeri tė ma lexonte me buzėqeshje dhe menjėherė mu nga gėzimi do tė me ngacmonte ndonjė infarkt klasik dhe i papritur, si ka ndodhur mė shumė tė burgosur tė tjerė nė kėtė dhe burgje tė tjera nė Shqipėri. Ky oficer shpirt dhe pedagog i mirė ishte Isuf Haluci nga fshati Bujan nė rrethin e qytetit tė Bajram Currit tė cilin e vranė nė vitin 1990/91.
    Asnjėherė nė detyrėn e arsimtarit nuk jam bėrė rob i plan programit mėsimor
    Gjatė jetės sime mė sė shumti e kam adhurua profesionin e mėsuesit dhe tė profesorit tė gjuhės dhe letėrsisė shqipe dhe tė afirmimit e kombit tim. Gjatė e tridhjetė e katėr vjetėve tė punės si mėsues dhe profesor: shtatė vjet punova nė pesė shkolla nė Kosovė dhe njėzet e shtatė vjet nė pesė shkolla nė Shqipėri. Sa herė kam hy nė klasė jashtė i kam lėnė gjithmonė hallet, shqetėsimet e mija jo tė pakta. Gjatė kėsaj kohe asnjė herė me nxėnėsit e mijė tė paharruar nuk jam bėrė rob i plan programit mėsimor. Tė nxėnėsit e mijė gjithnjė kam ngulmuar t’ua fusja nė zemėr dhe shpirt dashurin pėr gjuhėn shqipe, historinė tonė dhe tė njėjti tė behėn myqet mė tė mėdha tė librit jashtė shkollor- ku edhe kam arritur suksesin mė tė madhe nė jetėn time.
    Nė jetėn time aq shumė e kam adhurua gjuhė dhe letėrsinė shqipe, sa nuk po mundem me e kalua kėtė bisedė tonėn pa u tregua njė episod tė shkurtėr: Nė burgun e katėrt nė Shqipėri njė shokė nė mes tjerash me tha: “ Sikur ta dija se ka shqiptar qė e urreja komunizmin mė shumė sė unė, do tė isha mėrzitur shumė”.
    Vijon

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Diskutim kot.Diskutim qe enveri e shprehte me fjalen pa kuptim,poliagjent.
    Te gjithe keta...,u bene armiq,me keto shtete...mbas enverit......
    Pra kuptimi eshte,qe ne fillim enveri duhet te vet-vriste veten....
    S'ke dokumentuar asgjė: eufori koti e viteve tė 90-ta pa bazament dhe mbėshtjetje!
    Pyetje shumė llogjike: A ka edhe nga ata qė kanė merituar plumbin apo edhe burgun nėn komunizėm pas vitit 1945-es?
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2006
    Postime
    68
    Citim Postuar mė parė nga Preng Sherri Lexo Postimin
    S'ke dokumentuar asgjė: eufori koti e viteve tė 90-ta pa bazament dhe mbėshtjetje!
    Pyetje shumė llogjike: A ka edhe nga ata qė kanė merituar plumbin apo edhe burgun nėn komunizėm pas vitit 1945-es?
    me kend mundohesh te arsyetohesh ti???, po leri mor se ska arsyetim me keta pjella bujkroberish qe perpos padroneve te tyre nuk perkrahin askend tjeter. E sheh ti se c'fare artikujsh absurd kane publiku me siper, nuk ka arsyetim logjik me ta, keta baze per arsyetim kane vetem autoritetin, dhe per cudi edhe pse askush nuk i ve mall krijimtarive te tyre patetike prap nuk ndalen por vazhdojne harxhojne energji kot, nuk ja vlen t'merresh me ta aman

  6. #86
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Broz Simoni: Shqipėria Etnike dhe padronėt komunistė ateistė
    E Shtune, 13-03-2010, 09:58pm (GMT)


    Shqipėria Etnike dhe padronėt komunistė ateistė

    Nga Broz Simoni


    Ēlirimi i Shqipėrisė e gjeti vendin tonė tė zhvilluar nė tė gjitha fushat e artit dhe tė kulturės, si letėrsi shqipe e tė pėrkthyer nė tė tėra llojet e gjinive letrare. E gjeti me teatėr, muzikė e kinematografi, folklor, gjuhėsi, etnografi, filateli. E gjeti me biblioteka me literaturė tė pasur vendase dhe tė pėrkthyer nga kreyveprat e letėrsisė botėrore, posaēėrisht evropiane perėndimre dhe muzeume arkeologjike nga mė tė pasurit. Kishim pra njė kulturė brilante.
    Nė tė gjithė kėto lloje arti e kulture, njė meritė tė padiskutueshme, pėr tė mos thėnė parėsore e pati kleri katolik, veēanėrisht ai i Shkodrės. Nė qoftė se qytetin mė verior tė Atdheut, Shkodrėn, e quajnė dhe ėshtė djepi i kulturės shqiptare, vulė tė pashlyeshme nė shekuj kanė pėr tė pasur klerikėt katolikė. As servili mė profan s'mundtė belbėzojė tė kundėrtėn. "Janė klerikėt ata qė vazhdonin tė zhvillonin edhe nė fushėn letraro - pedagogjike njė veprimtari tė dendur pėrmes shkollave fetare, tė ulėta dhe tė mesme, si ajo e Jezuitėve me 1887 dhe ajo e Franēeskanėve me 1882".
    "Kushdo qė e njef historinė e Krishtėnimit nė Shqipėri, - shkruan z. Sami Repishti, me banim nė SH.B.A. - dhe rolin qė ka luejtė popullsia e Kleri Katolik nė vendin tonė qė nga zanafilla..., arrin pėrfundimin e paevitueshėm se ēdo gja qė ka tė bajė me Shqipninė dhe mbijetesėn e popullit Shqiptar, mban nė bėrthamėn e vet elementin Shqiptar Katolik. Aty u ruajt gjuha shqipe, aty u mbrojt toka shqiptare, aty u majtėn lidhjet e pandėrpreme me Europėn". Po ē'qėndrim mbajti ndaj kėsaj trashėgimije tė pasur kulturore e klerit katolik pushteti?
    Filloi shkatėrrimet me kulm e themel tė objekteve kulturore qė u pėrkisnin franēeskanėve e jezuitėve, sepse, sipas tyre, do tė "helmonin" mendjet e tė rinjve tė dalė nga lufta dhe brezit tė ardhshėm revolucionar.
    Nė njė shkrim tė Lame Kodrės, pseudonim i Sejfulla Malėshovės, lexojmė: "Kam dėgjuar se nė disa rrethe (intelektualėsh B.S.) ka tendenca qė Faik Konica e Fishta tė fshihen fare nga defteri... Faik Konica, Fan Noli dhe Fishta janė fytyrat mė tė mėdha tė Shqipėrisė nė fushėn e kulturės". Pėr kėtė thėnie tė ish ministrit tė parė tė kulturės shqiptare tė cilin mė vonė diktatura e la nė hije, nė "Historinė e Letėrsisė Shqiptare tė Realizmit Socialist" shkruhet: "S. Malėshova ishte pėr integrimin e kulturės antipopullore ēifligaro - borgjeze nė kulturėn e re. Letrarėt reaksionarė, si: Gj. Fishta, F. Konica etj., ai i vinte barabar pėrsa i pėrket rėndėsisė pėr Shqipėrinė socialiste...
    Dhe dihet si u veprua nga filokomunistėt injorantė me eshtrat e Fishtės, tė cilat ia zhvarrosėn pėr t'ia hedhur nė lumin Drin. Ky veprim makabėr sllavo - bizantino - komunist nxiti poeten Tringė Dukagjini qė nė dhe tė huaj, Itali, tė shkruajė vargjet:
    "Kur tė varrosėn / edhe gurėt kjanė /. Kur tė zhvarrosėn, / tė shkelėn e tė shanė. / Eshtrat rrugicave, prap i gėlltiti dheu, / dhe ti mbete pa varr, si Skėnderbeu."
    Citojmė nga shkrimi i profesor Sami Repishtit, i cili konkludon: "Kleri shqiptar katolik asht grupi fetar ma i persekutuem nė tanė Europėn Lindore. Kleri Katolik ka qenė i vetmi grup i caktuem "Pėr Asgjėsim" nga kriminelėt e rregjimit komunist dhe nė njė masė tė madhe ia ka mrritė qėllimit. Ata kanė njoftė pėr sė afėrmi jetėn dhe vuejtjet e Klerit e popullsisė Shqiptare Katolike, ashtu si e kam jetue unė vetė pėr vite tėgjata nė Shqipėri, kanė krijue pėrshtypjen e pashlyeshme se rrezistenca antikomuniste nė Shqipni ka qenė ma e ndėrgjegjshme, ma masive dhe ma pa kompromis nė mesin e kėsaj popullsie, viktimė e terrorit tė kuq."
    ***
    Nė letėrsinė e "realizmit" socialist vėrshuan krijues pa kurrfarė pėrvoje letrare, mjaftonte tė kishin kohė pėr tė zhgarravitur e librat u botoheshin si specat nė varg pėr tu vendosur pastaj nėpėr vatrat e kulturės tė kooperativave bujqėsore, salla leximi reparteve ushtarake, biblioteka tė shkollave 8 -vjeēare e tė mesme. Shumica prej tyre mbetėn stoqe, pa iu lexuar asnjė faqe. Kjo letėrsi ishte uniforme, sikur i kishte shkruar njė dorė, mjaftonte qė ideologjia e partisė dhe "mėsimet" e Enver Hoxhės ta pėrshkonin si "njė fill i kuq".
    Nė njė kėso librash shkruhej: "Ne s'kemi hall pėr tokėn dhe pėr mollėt, / (Ti Qazo, kėtė mirė le ta dish) / Ne duam trutė e zemrat tė shartojmė / , nė trungun e pėrbashkėt socialist."
    Nė kėtė amalgamė krijimesh bėn pjesė edhe libri "Akuzojmė fenė" i Hulusi Hakos qė po marrim nė analizė, faqet e tė cilit mund tė jenė shfletura nga ndonjė komisar politik nė reparte ushtarake pėr t'u lexuar rekrutėve tė rinj nė tė ashtuquajturėn "orė e punės politike", ose sekretar partie pėr t'u bėrė edukimin "ateist" masave.
    Ky librė ėshtė botuar pas fjalimit tė Luciferrit Enver Hoxha me 6 shkurt 1967. Ėshtė njė "prozė dokumentare" ku janė montuar materiale tė gjuajtura nė arkivin e Ministrisė sė Brendshme ose tė fallsifikuara nga vetė autori. Faqja tre e kėtij libri hapet me njė citat tė K. Marksit: "Braktisja e fesė si njė lumturi e rreme e popullit, ishte kėrkesa e lumturisė sė tij tė vėrtetė." "Kėtė libėr "akuzues tė fesė" thotė autori se ia kushton rinisė tė shkollės sė mesme, "N. Frashėri", Durrės. Kuptohet, qė kėtė dhuratė pa vlerė, ia kushton asaj rinie tė pashpresė qė pėr pesėdhjetė vjet nuk mundi tė shohė gjė pėrtej hundės sė vet nė Shqipėrinė - burg, rrethuar me tela me gjemba.
    Libri ėshtė mbushur me citate tashmė tė dalura jashtė kohe, tė bracuara nėpėr veprat e pluhurosura tė marksizėm - leninizmit e thėnie tė ish - diktatorit. Nėprė faqet e tij, si tė kishte dalė nga fundi i ferrit dantesk, shprehet njė urrejtje biologjike e mllef mesjetaro - bizantin ndaj klerikėve katolikė, duke i quajtur "veladonzez", tė lidhur me gjithfarė armiqsh imagjinar, tė fabrikuar me urdhėr nga lart dhe tė "pasuruara" nga imagjinata e shpėrlarė ateiste e autorit. Ky i fajėson klerikėt pėr faje tė pabėra, vetėm se ashtu i ėshtė mbushur mendja, si: pėr prapambetjen e gruas shqiptare, tė cilėn e la tė mbuluar e tė mbėshtjellė nė branavekė pėr pesėqind vjet pushtim turk, tė cilės diktatura i zhduku rrobėn kombėtare dhe i veshi njė palė pantallona gjoja se po e "emancipon", mashtron pėr priftėrinjė qė gjoja u kėrkojnė besimtarėve nga njė kokė berre (dele) pėr ditėn e pranverės, pėr priftėrinj qė mbajnė ditar vetiak pėr poshtrėsirat qė bėjnė si puna e priftit tė Kėrcinajt nė rrethin e Mirditės qė shėnon, gjithnjė sipas autorit: "10 korrik 1954; 10 babune drith; 31 dhjetor 1954; shuma nė arkė 27 985, mirėfort prej zotit..."
    Ndėrsa me 30 maj 1956, (me siguri "dejshėm" prifti i atij fshati me emėr qesharak B.S.) nė ditar shėnon: "Pagėzova 16 fėmijė, 17 gra nė uratė, bekova 260 shtėpi, kungova 172 vetė, por me u shpėrblye u shpėrbleva pak..." Sipas autorit, tė gjithė kėtė volum pune prifti e ka bėrė brenda njė dite. Kėsaj i thonė: Shpif, shpif, se diēka mbetet: Tė mos kishte qenė prifti, autori, bashkė me shokė, do ta kishte shpallur "Hero tė punės socialiste". "Akuzojmė fenė pėr rolin reaksionar... kuhndėr lėvizjes punėtore, kundėr demokracisė, paqes sė vėrtetė dhe socializmit", - pėrfundon kapitullin e parė akuzuesi.
    Nė tė vėrtetė Marksi nė "Manifestin komunist" tė vitit 1848 u bėnte thirrje punėtorėve qė tė kėpusin zinxhirėt e robėrisė sė tyre, por Daniel Robs nė "Historinė e Kishės" shkruan se qysh nė vitin 1822 (d.m.th. 26 vjet para Marksit B.S.), prifti Lemenais, nė dy artikuj, (nėnvizimi im), tė botuar nė "Kujtime tė pėrtej varrit", duke u nisur nga vizioni kristian i shoqėrisė... qenė ndėr tė parėt qė filluan trajtimin e ēėshtjeve shoqėrore. Nė vitin 1931, me rastin e 40 - vjetorit tė shpalljes sė "Rerum NOvarum",Papa Piu XI botoi enciklikėn e vet me temė shoqėrore tė titulluar "Viti 40". Aty trajtoheshin ēėshtje shoqėrore nė relacion me situatat e reja tė krijuara nė botė..., por gjithmonė duke marrė si orientim ato qė ishin thėnė nė Enciklikėn e Leonit XIII. "Komunizmi, - thekson Papa Piu XI, - ėshtė pėr zhdukjen e plotė tė pronės private, zbaton nė formėn mė tė egėr luftėn e klasave dhe ėshtė armik i betuar i Zotit dhe i kishės".
    Philipe Bucher, nė vitin 1829, nėntėmbėdhjetė vjet para Marksit, nė emėr tė parimeve tė krishtera, kritikoi rreptė rendin shoqėror tė kohės, padrejtėsitė, skandalet duke ia kaluar pėr rreptėsi edhe shpirtit luftarak tė Marksit. "Feja dhe traditat e pėrhapura mė pas, - shkruan autori, - nuk ishin nė gjendje tė zhduknin krejtėsisht tė parat".
    Ai, pa dashje, pohon njė tė vėrtetė tė padiskutueshme. Tingėllon si paradoksale dhe ishte njė nismė donkishoteske e regjimit komunist qė festat fetare, si tė Krishtlindjeve, Pashkėve, Bajramit, ditėve tė shenjtorėve etj, t'i zėvendėsonte me hije festash tė improvizuara nė tavolina heretikėsh ku me marrėveshje "unanime", nga frika e njėri - tjetrit, vendosej tė festoheshin Dita e formimit tė Partisė Komuniste, Revolucioni Socialist i Tetorit, ditėlindja e E. Hoxhės, dita e formimit tė kooperativės bujqėsore, e shumė marrina tė tjera.
    Njė kapitull nė vete nė librin prej 179 faqesh "Akuzojmė fenė", zė edhe ky "zbulim". "Feja vegėl e pushtuesve, e politikės sė tyre reaksionare tė armiqve tė kombit tonė".
    Qė fenė e krishterė nuk e solli asnjė pushtues, kjo dihet. Ajo i ka rrėnjėt nė Shqipėri qė nė fillimet e lulėzimit tė saj nė Evropė. Rreth vitit 61 pas Krishtit, Shėn Pali Apostull, erdhi edhe nė Iliri (Durrės) pėr tė pėrhapur e propaganduar fenė e re tė krishtėrimit. Ai nuk ishte pushtues, por dėshmues i njė feje tė vėrtetė.
    Ismail Kadare shkruan: "Pėr njė habi tė pashpjegueshme qartė, dy nga popujt mė tė moēėm e kokėshkretė tė rajonit, shqiptarėt nė Veri dhe kretasit nė Jug bėnė kthimet e para nė fenė islamike... Askush s'mund tė shpjegojė gjer nė fund enigmėn". Askund Kadareja nuk thotė se pushtuesit turq erdhėn nė Shqipėri. Historikisht shqiptarėt janė autoktonė nė trojet e tyre pagane. Konvertimet nė fe tė tjera i kanė bėrė vullnetarisht, sipas preferencave. Nė fund tė fundit fakti ėshtė se janė bėrė.
    G. Kastelan, nė "Historia e Ballkanit", shkruan: "Pati nė fillim vendosje kolonėsh nga Anadolli... kėta turq ishin myslimanė. Por pati edhe konvertime shqiptarėsh... tė cilėt udhėtarėt i cilėsonin si "turq" dhe qė silleshin shpesh si tė tillė..., sepse besnikėria e tyre ndaj Islamit kishte bėrė qė tė zhdukej tek ata pėrkatėsia nė grupe kombėtare."
    Nga tė parėt tanė ne trashėgojmė cilėsi pozitve dhe negative tė cilat ua lėmė si atavizma pasardhėsve.
    Poeti i Rilindjes sonė kombėtare, N. Frashėri thotė:
    Mos thuaj se vdes njeriu,
    Se ėshtė fjalė ēilimiu,
    Tek i biri jetėgjati
    Ėshtė fshehur i ati.
    Kjo thėnie e poetit iluminist po shihet fare qartė tek qėndrimet qė millosheviqėt e rinj, trashėgimtar tė karaxhiqėve po mbajnė ndaj vėllezėrve tanė tė njė gjaku, kosovarėve.
    Ashtu si autori akuzues hulumtoi nė Arkivat e shtetit dhe i shfrytėzoi ato dokumente pėr tė vjellur vrerė ndaj klerikėve katolikė, edhe zhbirilues tė tjerė, pėr hir tė sė vėrtetės, gėrmojnė nė fondin e Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr tė pasqyruar saktėsisht atė qė pėrgojohet ndaj brigatave tė ushtrisė nacional - ēlirimtare nė Kosovė. Citojmė dosjen 447, Fondi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Brigada e Pestė dhe e gjashtė, komisar Ramiz Alia: "Nė bashkėpunim me divizionin e tretė e tė njėzetedytė Jugosllav, pasi kėta na komunikuan urdhėrin... vumė nė ndjekje tė reaksionarėve kosovarė Brigadėn e 5 - tė (Shevqet Peēin)... Janė asgjėsuar 68 "reaksionarė". Pastaj si i mblodhėn qindra kosovarė, i mashtruan gjoja se do t'i ēonin nė "shtetin amė". I tutėn pak, i drejtuan nga Shkodra, pastaj i ngjitėn prap lart me tortura, i vranė udhės e nė Tivar..."
    Kėsaj i thonė tė tradhėtosh e shesėsh interesat kombėtare te armiku shekullor serb e jo tė akuzohen klerikėt katolikė qė nė unitet predikuan e u pėrpoqėn pėr njė Shqipėri Etnike. Autorit nuk i ka pėlqyer ose ka qenė i udhėzuar tė mos ballafaqojė tė vėrtetėn, pėrkundrazi e ka shtrembėruar atė pėr t'ua bėrė qejfin padronėve komunistė.
    Njė mendimtar i madh ka thėnė: "Kush nuk do tė arsyetojė, ėshtė njė fanatik, kush nuk di tė arsyetojė, ėshtė njeri i marrė, kush nuk do tė arsyetojė, ėshtė njė skllav."
    Ata qė kanė bėrė historinė sikur futen tek skllevėrit.
    Nuk ka si tė jetė nė shėrbim tė armiqve njė klerik katolik qė jep kushtrimin: "Ēohi, o bij tė Skėnderbegut, / turq e t'kshtenė, mos t'u ndajė feja! / Ēohi e bini nė fushė t'bejlegut, / tue gjimue ju porsi rr'feja."
    Ishin klerikėt katolikė qė ngritėn zėrin lart nėprė diplomacitė e Evropės dhe kryengritjet e parreshtura tė popullit shqiptar qė e detyruan diplomacinė evropiane t'i vėrė gishtin kokės e ta shpallė Shqipėrinė tė pavarur. Ishte njė smirė e diktaturės pėr klerikėt, tė cilėt kishin bėrė shumė mė tepėr pėr Atdheun me motivin "Fe e Atdhe" se sa pushtetmbajtėsit e rinj.
    Gjusti thotė: "Smira ėshtė vesi mė i prapė, mė i turpshėm qė ndyn zemrėn njerėzore. Smirėziu, duke e parė veten mė poshtė se tė tjerėt e duke mos pasur cilėsi pėr t'u lartėsuar, si dėshiron, jeton nė njė luftė tė pėrhershme me veten e tė tjerėt."
    Citojmė: "postulatin" refren tė paprovuar as nga autori akuzues, as nga paraardhėsit e tij, dishepull i tė cilėve ėshtė: "Njė nga krerėt mė reaksionarė tė katolicizmit, Gj. Fishta qė nė vitin 1933 nė Hagė do tė deklaronte: "E ta dijė bota mbarė se At Fishta s'asht ma shqiptar". Pėr kėtė thėnie tė Fishtės qė gjoja e paska shprehur nė Hagė, akuzuesi sqaron nė shėnimet e tij se e paska marrė nga libri "Historia e Shqipėrisė sė Re", f. 11, me autor N. Ivanaj. Kjo akuzė njė refren i paskrupull i kalemxhinjėve tė diktaturės, i ngjan asaj kėpuce shkarpė tė hedhur nė mes tė rrugės si e pavlerė,tė cilėn e kap njė qen, e zhungullon dhe duke e kuptuar se ėshtė e pavlershme, e hedh pak mė larg pėr ta kapur ndonjė qen tjetėr i uritur... Me sa kuptohet, akuzuesi nuk ka njohur ose nuk ka dashur ta dijė njė polemikė tė Fishtės me M. Ivanaj, ish Ministėr i Arsimit nė Qeverinė e Zogut, pas Hilė Mosit, pėr ēėshtjen e mbylljes sė tė gjitha shkollave private me njė dekret tė datės 23 prill 1933, ku thuhej: "Shkollat private, ēdo kategori qofshin, qė kanė veprue deri sot, mbyllen." Shkolla e pater Gjergjit u mbyll dy ditė pas daljes sė dekretit, me 25 prill 1933. Fishta pėrlotshėm tha: "Shqipnia le tė rrnojė edhe pa ne".
    Me atė dekret u mbyllėn edhe shkolla tė tjera private, si shkollat private industriale tė italianėve, shkollat katolike tė Shkodrės, Instituti Qirias, Instituti Kenedy, shkollat e komunitetit muhamedan, etj.
    Pėr sa i pėrket vargut qė cituam mė lart, ai ėshtė shkėputur nga konteksti i poezisė "Metamorfoza", njė poezi satirike botuar nė pėrmbledhjen e stirave tė Fishtės "Anzat e Parnasit", botuar nė vitin 1909. Komentet e atij vargu janė bėrė nga studiues seriozė tė jetės e veprės sė Fishtės dhe nuk kemi ē'tė shtojmė mė tej. Por duam tė theksojmė se me atė varg, smirėzinjtė janė pėrpjekur tė shpifin e spekullojnė pėr tė zhvlerėsuar meritat e Fishtės si atdhetar, i cili vikat: "Urra!, po djelm! Shqyptar kushdo ka le. / N'mos mujtet Shqyptar me metė, Shqyptar t'hijė n'dhe!" Ne, kur flasim pėr jetėn e Fishtės duhet ta kuptojmė se flasim pėr jetėn e Shqipėrisė.
    Autori, faqe pas faqeje, duke shfrytėzuar Arkivin e Shtetit (Fondi i Klerit), me pikėsynim qė tė rėndojė sa mė shumė klerikėt, pėr qėndrimin e tyre antikomunist, citon nga dokumentat e mė sipėrm: "Klerikėt tradhėtarė shfrynin: "Mallkuar qofshin komunizmi dhe partizanėt!..., u bėnin thirrje besimtarėve pėr t'u ngritur nė luftė..."
    Nuk ka si u bėhet mė nder klerikėve katolikė, tė cilėt i bėnin thirrje popullit tė ngrihej nė luftė kundėr komunizmit. Ata e dinin shumė mirė se ē'farė e keqe e "dreq i kuq", si e vulos Fishta, ishte komunizmi, metastazat e tė cilit kishin filluar tė pėrhapeshin edhe nė Shqipėri, si nė mbarė Evropėn. Nė revistėn "Hylli i Dritės", organ i klerit katolik qė e drejtonte Fishta lexojmė: "Ndodhitė e Spanjės dėftojnė shka asht bolshevizmi: nji rregjim rrėnimi, shkatėrrimi e gjaksish...". Priftėrinjtė ishin tė ndėrgjegjshėm se retė e zeza tė komunizmit tė kuq do tė mbulonin qiellin shqiptar dhe se viktimat e para do tė ishin klerikėt katolikė. Dhe vėrtetė, pėr atė qė kishin frikė, ajo i gjeti. Filluan menjėherė pas ēlirimit arrestimet e pushkatimet nė masė tė gjerė.
    Kur u pushkatua Pater Anton Harapi, Enveri, pėr servilizėm, i thotė ambasadorit jugosllav nė Tiranė: "E pushkatuam Pater Anton Harapin". "Ambasadori i pėrgjigjet se tė gjithė klerikėt katolikė janė pater Anton Harapė, prandaj duhen zhdukur."
    Pėrmes kėtij dialogu kuptojmė se ēdo udhėzim pėr eleminimin e klerikėve diktohej nga udbashėt jugosllavė. Komunizmi, i ulur kėmbėkryq nė Shqipėri, ishte njė rregjim gjaku e urie, i bazuar nė gėnjeshtra e terror. Njė diktator ka htėnė pėr njė diktaturė mė tė egėr se e vetja: "Komunizmi ėshtė njė organizm i ēorganizuar nė mėnyrėn mė tė pėrsosur dhe nuk ėshtė gjė tjetėr veēse personifikim i degjenerimit njerėzor".
    Akuzuesi orvatet tė trajtojė edhe ēėshtje e edukatės nė tė cilėn ndikon feja, kuptohet, pėr keq. Ai shkruan: "... kur feja lindi dhe vuri dorė edhe nė edukatėn morale, kėtu ajo ka luajtur rolin mė shkatėrrimtar dhe reaksionar". Ėshtė njė shpifje e paskrupullt. A ėshtė feja ajo qė jep njė edukim tė shėndoshė moral a s'ėshtė asnjė lloj shkolle, e aq mė pak shkolla jonė e revolucionarizuar qė e mbėshteste edukatėn nė mėsimet e m - l, tė partisė e tė E. Hoxhės. Tek fėmijėt jepej njė edukatė fallco qė nuk zuri fare rrėnjė tek shoqėria. Moralizime tė tilla tė thata, si: "tė vėmė interesin e pėrgjithshėm mbi atė personal, prona e pėrbashkėt socialiste ėshtė e shenjtė, partia nėna jonė, ishin vetėm njė ēorientim i fėmijėve pėr tė cilat ato nuk u ndėrgjegjėsuan asnjėherė. Prona e pėrbashkėt, jo vetėm qė nuk u arrit tė quhej e shenjtė, por pėrkundrazi u shpėrdorua duke filluar nga masat e rrėnuara punėtore e fshatare e deri tek krerėt e lartė tė pushtetit njeringrėnės. Duke hequr edukatėn fetare tė fėmijėve, u zhduk ajo ndjenjė njerėzore qė jepej nė familje: Mos e bėj, se ėshtė gjynah". U zhduk humanizmi njerėzor dhe u zėvendėsua me humanizmin e pėrgjithshėm proletar, pa adresė tė dashurisė pėr sllavė, rusė e kinezė...
    George Kastelan, nė librin "Historia e Ballkanit", shkruan: "Edhe ikja dramatike e shqiptarėve 14 - vjeēarė, qė donin tė shihnin dritat e Brindisit, treguan jo vetėm mangėsitė e edukimit nė familje, por edhe dėshtimin e plotė tė formimit ideologjik tė tė rinjve tė Enver Hoxhės."
    Si mund tė edukohet keq moralisht njė fėmijė me mėsimet e fesė sė krishterė kur niset nga kėto parime morale:
    "O Zot, mė bėj vegėl tė paqes sate,
    Ku ėshtė mėria, tė sjell dashurinė,
    Ku ėshtė fyerja, tė sjell faljen,
    Ku ėshtė pėrēarja, tė sjell mirėkuptimin,
    Ku ėshtė mashtrimi, tė sjell tė vėrtetėn,
    Ku ėshtė dyshimi, tė sjell besimin,
    Ku ėshtė dėshpėrimi, tė sjell shpresėn,
    Ku ėshtė terri, tė sjell dritėn,
    Ku ėshtė pikėllimi, tė sjell gėzimin".
    (Urata e Shėn Franēeskut)
    Papa Wojtila, Gjon Pali i Dytė predikon:
    "Ideologjia marksiste dhe shthurja morale kanė ndikuar qė disa njerėz tė mendojnė qė tė ndėrtojnė njė shoqėri mė tė mirė pa Zotin, por pėrvoja na mėson se shoqėria pa Zot zvetėnohet e njeriut i hiqet gjėja mė e shtrenjtė." Libri "Akuzojmė fenė", ka njė kapitull, i parafundit, qė titullohet: "Viti 1967". Nė "kokė" citatin: "Revolucioni pėrmbys njė botė tė tėrė, dhe jo mė njė traditė" (E. Hoxha. 22).
    I gjithė ky kapitull ėshtė mbushur me "heroizmat" e rinisė "qė me duart e saj prishi kishat dhe xhamitė" dhe i ktheu, kuptohet, me urdhėr tė partisė, nė palestra sporti e salla kinemaje. Shteti i diktaturės sė proletariatit nga ky vit e pas, vazhdoi jo akuzat, por njė shfarosje totale tė klerikėve. Nė Shqipėri u ringjall njė Holokaust tjetėr ndaj tyre, pa i lėnė gjė mangut atij tė Hitlerit ndaj hebrenjve. Emrat e klerikėve katolikė tė terrorizuar, varė e pushkatuar me gjyq e pa gjyq, gjenden nė gazetat "Liria" e "Kushtrimi" tė vitit 1992 dhe mė hollėsisht nė librin e dr. Pjetėr Pepės, "Viktimat e Diktaturės", "Portrete Klerikėsh Katolikė" tė ipeshkvit tė Shkodrės, dom Zef Simonit, etj.
    "Viti 1967 do tė hyjė nė historinė e sotme tė Shqipėrisė si vit i vendimeve dhe zhvillimeve katastrofike pėr kulturėn shqipėtare, ideologjinė shoqėrore dhe prangat shpirtėrore qė i vuri trurit tė kombit".
    Pikat kulmore tė luftės kundėr klerit janė vitet 1944 - 1946 sipas udhėzimeve tė jugosllavėve dhe 1967 - 1968, sipas shembullit tė revolucionit kinez. As sundimtarėt e egjėr turq nuk i rrafshuan nga themelet institucionet fetare katolike si veproi diktatura komuniste, por u bė ajo qė thotė populli: "Ēohu prift tė ulet hoxha"; d.m.th. u kthyen nė xhami. Ajo qė ngjau tek ne nė ato vite, kishte ndodhur edhe nė Perandorinė Romake, por atėhere ishte fjala pėr shtet i cili nė emėr tė fesė pagane luftonte atė qė mbėshtetej nė Ungjillin e Krishtit. Nė Shqipėri shteti zhduku ēdo shfaqje fetare nė emėr tė ateizmit tė mbėshtetur nė njė sistem universal.
    "Ndėrsa nė shqipėri shkatėrroheshin kishaat dhe xhamitė me "Kushtetutė ateiste" dhe shpallej shteti i parė pa Zot, nė Poloni, Hungari, Rumani, Ēekosslovaki, Gjermani Lindore dhe sidomos nė Jugosllavi, ku komunizmi ka qenė mė i moderuar, priftėrinjtė dhe hoxhallarėt kryenin shėrbimin fetar me vetura nėpėr kisha dhe xhami luksoze."
    Komunitetet shqiptare donin t'u "jepnin mend" edhe vendeve tė Lindjes... Kėsaj i thonė: Eja baba, tė tė tregoj kufinjtė ose tė tregohesh mė katolik se Papa.
    Gjatė vitit 1967 e mė pas u botuan me dhjetėra libra ku "demaskohej" kleri. Disa prej tyre, pa pretenduar pėr cilėsinė e sasinė e tyre, ishin: 1. "A ka ekzistuar Krishti?" T. 1967. Libėrth anonim, shkruar nga "qoftėlargu".
    2. "Mbi fenė", V. I. Leninit, J. V. Stalinit dhe Mao Ce Dunit.
    3. "Mbi gruan" T. 1967, broshurėz simė sipėr me sitate Co.
    4. "Veprimtaria Antikombėtare e Klerit Katolik Shqiptar", autor Rakip Beqaj, pa vit botimi, por, meqė nė parathėnie shkruhet "Ky botim qė po del me rastin e 25 - vjetorit tė ēlirimit tė Atdheut, pohuar nga Prof. Dr. Jup Kastrati, me njė llogari tė vockėl del viti 1969, dy vjet mė vonė nga shembja e kishave... "asht rezultat gjurmimesh dhe hulumtimesh, pre disa vjetėsh nga ana e autorit", - shkruan parathėnėsi i parathėnies sė "veprės". Ky ėshtė njė libėr mbushur me mllef kundėr klerit katolik tė Shkodrės, pavarėsisht se nė titull pretendohet pėr "Klerin katolik Shqiptar".
    5. "Gjurmat tė ēojnė nė qelė" T. 1969, tirazhi 12 000 kopje, autor Ilo Bodeci. Ėshtė njė roman ku priftėrinjtė jo vetėm qė janė lidhur me agjentura tė huaja e banditė, por njėri prej tyre na vuaka edhe nga sėmundja e inēestit dhe kryen marrėdhėnie me njeriun qė me tė ka lidhje gjaku, Luēien, por qė njė prift tjetėr pėrmes rrėfimit ua fal kėtė mėkat...
    6. "Cuca e Maleve" T. 1967, (dramė), autor gazetari Loni Papa. "Dramaturgu" me tė vetmen dramė, nuk mundi tė gjejėsubjekt pėr veprimtarinė e ndonjė popi qė helmoi mėsuesin qė u mėsonte fėmijėve gjuhė shqipe, por bėri personazh tė veprės sė tij priftin katolik, dom Markun, qė, sipas autorit, ėshtė i lidhur (si tė gjithė priftėrinjtė e tjerė) me banditė dhe qė u vė gurė nė shpinė besimtarėve pėr tė larė mėkatet.
    7. "Shembja e idhujve" autor Skėnder Drini. Pėrmes kėtyre veprave autori mundohet tė patjetėr tė fajsojė priftėrinjtė qė tė justifikohej nė turmė e drejta e eleminimit fizik tė tyre. Kjo tė kujton atė anekdotėn qė ėshtė bėrė qesharake, sipas sė cilės duhej varur njėri prej tre rrobaqepėsve tė fshatit, sepse i vetmi kovaē i atij fshati kishte kryer njė krim qė dėnohej me vdekje. 8. Muzeu Ateist i Shkodrės me autor Niazi Vadahi ėshtė njė shtupė letre me vrerė e helm ndaj klerit katolik...
    Autorėt e mėsipėrm, shkrimtarė pa vepra, me krijime tė tilla bastardhe, jo vetėm qė kėrkonin tė "shartonin tru e zemra" nė "trungun socialist", por kishin pėrfitime materiale: qėndronin nė qytete dhe merrnin leje "krijuese" pėr tė masturbuar nėpėr Arkivat e Shtetit, siguronin njė dhomė shtėpi mė tepėr nė apartamente ose tė drejtė studimi pėr fėmijėt e tyre, pavarėsisht nga niveli i dijeve, mjaftonte qė dilnin "kuadro besnikė tė partisė". Ē'ėshtė mė e keqja, krijuesit e sojit tė mėsipėrm, me "veprat" e tyre "shkencore" morėn dhe tituj shkencorė, qė mund t'i gėzojnė edhe tani dhe shteti demokratik mund t'i shpėrblejė.
    Pėr priftėrinjtė vazhdonte Kalvari i mundimeve, gjyqet e hakmarrjes komuniste mė tė egra se ato tė mesjetės. Javė pėr javė shpalleshin dėnime me vdekje, konfiskime pasurishė dhe bashkė me ta pėrvetėsime vlerash kulturore e shkencore tė lėna nė dorėshkrim nga priftėrinjtė, tė cilat ndonj pseudoshkenctar i ka mbledhur si plaga qelbin dhe i publikon pikė - pikė "pa rėnė nė sy2, pa u hequr asnjė presje, por vetėm duke i kthyer nė gjuhėn e ashtuquajtur tė pėrbashkėt letrare.
    Vetėm Fishta la 700 faqe krijime tė daktolografuara, ndėrsa gjuhėtari Justin Rrota, lajmėronte pėrmes revistės "Kumona e sė Dielės", vj. 5, nr. 45, 8 nėntor, 1942 se do tinte nė shtyp pjesėn e parė tė morfologjisė me titull: "Gramatika e gjuhės shqipe". "Gjer mė sot nuk ka asnjė tė dhėnė tė sigurtė qė tė mund t'na vinte nė dijeni se ku ndodhet ky libėr nė dorėshkrim", - shkruan dr. i shkencave gjuhėsore z. Mina Gero.
    S'duhet tė harrojmė se gjatė revolucionit kulturor u shkatėrruan nga themelet kisha tė urdhėrave katolike, domenikane e franēeskane tė shekullit tė 13 - tė, qė kur ata u futėn nė Shqipėrinė katolike.
    Tė tilla ishin: Kisha e Shėn Mėrisė nė Vaun e Dejės, me piktura murale origjinale qė i shėrbenin popullit analfabet tė lexonte pėrmes tyre "Biblėn" "thonė se kisha e Dejės (Dagno), kje e ndreqme me shpenzime tė Skanderbegut lexojmė nė "Historinė e Skanderbegut simas gojėdhanave" tė priftit katolik Marin Sirdani. U la nė harresė gjatė viteve tė diktaturės, megjithėse s'kish ē'tė rrafshohej nė kishėn e Shėn Bakut, Shėn Shirqit a Shna Prendės, si e quan populli atė kishė 700 - vjeēare tė ndėrtuar nė vitin 1290, nė shekullin e 6 - tė nga perandori Justinian. Ėshtė njė ndėr tri kishat mė tė vjetra tė Ballkanit. Kishės vazhdon t'i afrohet ēdo vit rrjedha e lumit Buna, deri sa njė ditė ta rrėmbejė e pasardhėsve t'ua tregojmė si legjendė: "Na ishte njė herė njė kishė nė Shirq...".
    U gremis nga themelet Kisha e Zojės sė Shkodrės, e cila ishte njė ndėr mė tė vjetrat nė Shqipėri. Kjo kishte edhe vlera tė pakrahasueshme arkitektonike. Kandidati i shkencave, Mikel Prendushi shkruan: "Kisha e Zojės sė Nju Jorkut, ėshtė ndėrtuar nė ngjasim arkitektural me atė tė Kishės sė Zojės nė Shkodėr". Pėr kėto shkatėrrime katastrofike nga histeria e shfrenuar komuniste populli i prekur nė shpirt thoshte: "Zoti s'ka nevojė me na l'shue tėrmetin, se ka prue djalli Enverin e Mehmetin".
    Feja nė vitet 1967 - 1990, u duk se ishte harruar, por rrėnjėt e saj tė nėndheshme lėviznin dhe i ngjante njė ajzbergu qė pjesėn mė tė vogėl e ka mbi sipėrfaqe. Kėtė e tregoi thėnia e meshės sė parė nė varret e Rrmajit me 11 dhe me 16 nėntor, pas njė heshtjeje tė gjatė 23 - vjeēare nė tė cilėn morėn pjesė mbi 33 mijė besimtarė tė feve tė ndryshme qė jetonin nė harmoni prej shumė shekujsh nė kėtė qytet.
    Fenė e krishterė s'arritėn ta zhduknin Perandorėt e Romės e as Sulltanėt e Stambollės e jo mė ta gjunjėzonin liliputėt me tru tė tredhur, konformistėt komunistė shqiptarė.
    Nga faqet e fundit tė librit autori e ka zgjeruar gjeografinė e akuzės duke gjykuar pėr "vdekje" vendet Perėndimore, Papėt e Romės etj. Citojmė fragmentin: "Prej vetė thelbit tė tij Vatikani ka qenė dhe mbetet armik i paqes dhe i klasės punėtore, armik i socializmit dhe i m - l".
    Tani autori ėshtė shprehur qartė dhe s'ka pasur arsye tė pluhroset nėpėr qilaret e Arkivave tė Shtetit pėr t'na mbushur mendjen se armiqėsia qė paskan Vatikani e kleri pėr socializmin e m - l, qenka shkaku qė diktatura i akuzoi, burgosi, internoi e zhduku fizikisht predikatorėt e paqes e vllazėrimit dhe jo se kanė qenė antikombėtarė tė lidhur me armiq tė pushtetit e mashtrues tė popullit, si ėshtė munduar t'na mbushte mendjen akuquesi pa kurrfarė faktesh bindėse. E pse luftuan e luftojnė me fjalė marksizmin si ideologji ateiste, kjo ėshtė puna e tyre, ashtu si dogmatiku marksist ka tė drejtėn e tij qė t'i dojė e mos t'i lėshojė aspak mendimet e veta...
    Mjafton t'i kujtojmė "bukinistit" Papėn e sotėm, Gjon Palin e Dytė qė mban "Ēmimin Nobel pėr Paqen" dhėnė nė vitin 1992 pėr rolin e madh qė ka luajtur pėr pėrmbysjen e komunizmit nė Evropėn Qendrore e atė Lindore e bekimet e Tij pėr shuarjen e vatrave tė luftės nė tė gjithė globin. Janė mė shumė vlerė pėr tė sotmen e tė ardhmen e popujve fjalėt profete tė Papės sė sotėm, Wojtila, qė thotė: "Njė demokraci pa vlera mund tė shndėrrohet lehtėsisht nė njė totalitarizėm tė hapur siē po na e tregon historia".
    E pėrsėrisģ, se klerikėt katolikė u asgjėsuan nga diktatura komuniste vetėm e vetėm se kritikuan hapur komunizmin si kundėrshtarė tė fesė e pėrhapjes sė ideologjisė ateiste nė popull.
    E pėrfundoj kėtė analizė modeste tė atij libri akuzues tė fesė duke shpresuar qė rilindja e saj nė Shqipėri tė ndikojė nė ringjalljen shpritėrore tė kėtij kombi tė martirizuar nė gjithė historinė e ekzistencės sė tij e Paqja tė mbretėrojė nė zemrat e tė gjithėve.

  7. #87
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Reshat Kripa: Thirrja e ndėrgjegjes
    E Diel, 14-03-2010, 10:00pm (GMT)


    THIRRJA E NDĖRGJEGJES


    Nga Reshat KRIPA


    Njė fushatė e shfrenuar ka shpėrthyer kėto ditė nė politikėn shqiptare. Nė kėtė fushatė janė pėrfshirė tė gjitha mediat, bile do tė thoja qė ėshtė pėrfshirė pothuajse i gjithė populli ynė. Ngado dėgjon zėra qė thonė: “ Tė hapen dosjet “. Nė kėtė kor janė pėrfshirė tė gjithė, tė djathtė dhe tė majtė, kriminelė dhe viktima, ujqėr dhe dele. Zhurma ėshtė aq e madhe sa nuk meret vesh se kush ėshtė fajtori dhe kush viktima. Tė gjithė thėrrasin se qenkan tė pafajshėm. Po fajtorė a nuk paska patur ajo periudhė e kobshme?
    Me thėnė tė drejtėn kjo pyetje mė bren nga brenda. A do tė zbardhet ndonjėherė e vėrteta e kėtij vendi? A po do tė mbetemi vetėm nė llafe dhe thirrje patetike gjoja patriotike? Dhe nė kėtė garė tė shfrenuar janė vėnė partiakė dhe qeveritarė, analistė dhe gazetarė, pedagogė dhe intelektualė tė tjerė, bile gara ka aritur deri nė shtresat mė tė ulta, deri te ata qė ndoshta nuk arrijnė tė sigurojnė as bukėn e gojės dhe jetojnė duke lipur.
    Por ajo qė mė shqetėson mė tepėr ėshtė mungesa e vetėdijes pėr tė pranuar tė keqen qė ka sejcili prej nesh brenda vetes sė tij, brenda ndėrgjegjes sė tij. A keni dėgjuar ndonjė zė qė tė pranojė se nė veprimtarinė e tij tė asaj periudhe ishte i detyruar tė kryente vepra qė i shėrbenin sistemit kriminal? Zėrat janė fare episodik, pėr tė mos thėnė se pothuajse nuk ka patur fare zėra tė tillė. Nė kėto momente ia vlen tė citoj fjalėt e thėna nga zonja Saks ( Estoni ) nė debatin e zhvilluar nė Kėshillin e Europės:
    “ Historia kėrkon qė tė gjejė tė vėrtetėn dhe pse disa e kanė tė vėshtirė ta pranojnė atė pėr arsye tė implikimit tė tyre personal. Edhe pse kam qenė komuniste, e mbėshtes raportin. Nuk jam krenare qė kam qenė komuniste “
    Njė deklaratė kuptimplote, njė thirrje e sinqertė e ndėrgjegjes. Po nė vendin tonė a keni dėgjuar ndonjė intelektual tė bėjė njė deklaratė tė ngjashme? Tė gjithė kemi jetuar nė atė kohė tė tmerrshme. Tė gjithė e dimė se atėhere nuk guxoje tė mendoje dhe jo tė veproje. Tė gjithė e dimė qė pėr tė mbijetuar ishe i detyruar tė kryeje veprime qė ndoshta ndėrgjegja jote nuk i pranonte. Po sot, qė kohėt kanė ndryshuar, pėrse heshtin? Pėrse nuk e hedhin poshtė tė keqen qė i depersonalizoi?
    Personalisht i pėrkas shtresės qė nė atė kohė bėnte pjesė nė kampin armik me rregjimin. Kur dola nga burgu u detyrova tė mbyllesha nė veten time pėr tė mos rėnė pėr tė dytėn herė nė atė skėterrė. Megjithatė edhe unė isha i detyruar tė kryeja veprime qė nuk m’i pranonte ndėrgjegja. Edhe unė isha i detyruar tė duartrokisja diktatorėt , kur na nxirrnin detyrimisht nėpėr mitingjet e organizuara. Edhe unė isha i detyruar tė shkruaja pėr ato qė nuk i doja, kur nė shkollėn e mbrėmjes profesori i letėrsisė na jepte si temė hartimi pėrshkrimin e epėrsisė sė sistemit socialist mbi atė kapitalist, edhe unė isha i detyruar tė dėrdėllisja lloj lloj mbroēkullash nėpėr mbledhjet qė organizoheshin nė qendrėn e punės. Kurse sot mė vjen turp nga vetja e ime pėr tė gjitha kėto.
    Ku janė intelektualėt e shquar tė asaj periudhe? Pėrse nuk i thėrret zėri i ndėrgjegjes? Pėrse nuk e hedhin poshtė atė pjesė tė aktivitetit tė tyre qė i shėrbeu atij sistemi? Pėrse shkrimtarėt e realizmit socialist nuk thonė asnjė fjalė pėr ato vepra tė shkruara prej tyre ku hymnizoheshin diktatorėt dhe bėmat e tyre? Pėrse nuk thonė asnjė fjalė kineastėt pėr ata filma ku degjenerohej borgjezia dhe ngrihej nė piedestal llumi i shoqėrisė shqiptare? Po kompozitorėt, skulptorėt dhe piktorėt e shquar ku janė? Pėrse nuk i hedhin poshtė ato vepra qė mė shumė i diskreditojnė, mbasi populli vetė i ka hedhur ne koshin e plehrave. Dua tė mė kuptoni. Nuk jam pėr hedhjen poshtė tė gjithshkaje tė krijuar nė atė kohė. Jam i sinqertė qė janė krijuar edhe vepra dinjitoze. Por kėto vepra i errėsojnė ato bajatet, pa vlerė qė bėheshin pėr t’i bėrė qejfin idhujve tė atėhershėm.
    Nuk e di kush ėshtė shkaku pėr njė gjė tė tillė. Mungesa e kurajos, apo ndoshta nostalgjia pėr atė kohė. Nė rast se do tė ishte e para do ta quaja njė pasojė tė shtypjes sė pėsuar gjatė asaj kohe, ku edhe sot mbas gjashtėmbėdhjetė vjetėsh nuk u ka dalė frika qė u kishte hyrė nė bark nga ai system. Ndėrsa po tė jetė e dyta do t’u thoja se me veprat e tyre i shėrbyen me ndėrgjegje qėndrimit nė kėmbė tė atij sistemi. Dhe kjo ėshtė shumė e rrezikshme.
    Dua t’ju kujtoj tė gjithė shqiptarve shprehjen lapidar tė Hamletit drejtuar nėnės sė tij:
    “ Nėnė, hidhe poshtė gjysmėn e keqe tė zemrės tėnde dhe jeto me gjysmėn tjetėr mė tė mirė! “
    Nuk e di nėse do tė ketė vullnet inteligjenca shqiptare tė bėjė njė gjė tė tillė. A mund tė ketė “ dosje “ mė tė sakta se kėto?




    Kush ėshtė Reshat Kripa?


    Kam lindur mė 28 janar 1936 nė qytetin e Vlorės. Rrjedh nga njė familje tregėtare e kėtij qyteti. Im atė. Qazim Hamdi Kripa, pasi mbaroi studimet nė “Robert College” tė Stambollit, preferoi t’i futet rrugės sė tregėtisė. Ndėrtoi njė fabrikė ku prodhohej vaji i ullirit dhe u mor me tregėtimin e tij. Tregėtinė e ushtronte kryesisht nė Vlorė dhe Tiranė, por edhe jashtė shtetit si nė Itali, Austri e tė tjera. Kishte fituar disa ēmime nė konkurse tė ndryshme tė zhvilluara nėpėr panaire. Pas vendosjes sė sistemit totalitar gjithēka u shtetėzua dhe im atė mbeti i papunė deri ditėn qė mbylli sytė.
    Im vėlla, Besnik Kripa, sė bashku me dy shokė tė tij, Lavdosh Beqon dhe Alajdin Alemin, nė vitin 1950 krijojnė njė organizatė antikomuniste qė shpėrndante trakte nė gjimnazin e qytetit. Arrestohen dhe dėnohen me nga 15 vjet burg. Lirohet nė dhjetor tė vitit 1961.
    Nė vitin 1951 unė sė bashku me dy shokė, Myrteza Baboēin dhe Jorgo Beshon, tė tre nė moshėn 15 vjeēare, formojmė njė organizatė tjetėr antikomuniste, duke shpėrndarė trakte nėpėr rrugėt e qytetit. Arrestohemi dhe dėnohemi me nga 5 vjet burg. Lirohem nė dhjetor 1955.
    Pas lirimit kam punuar nė punė tė thjeshta si punėtor apo murator nė ndėrmarrje tė ndryshme. Pėrfundova gjimnazin e mbrėmjes me rezultate tė shkėlqyera, por nuk m’u dha mundėsia pėr tė vazhduar mė lart, megjithė dėshirėn e madhe qė kisha.
    Qė i vogėl kam patur dėshirė pėr tė shkruar. Kam tentuar me disa poezi dhe tregime, por drita e botimeve tė tyre ishte e mbyllur. Atėhere heshta. Pas rivendosjes sė sistemit demokratik rifillova pėrsėri tė shkruaj. Kam botuar shumė artikuj nėpėr gazeta tė ndryshme si dhe kam mbajtur disa kumtesa nėpėr mbledhje shkencore.
    Nė vitin 2004 botova pėrmbledhjen e parė me tregime tė titulluar “Njė tregim pėr mikun tim”. Nė vitin 2008 botova romanin “Shkallėt e ferrit” dhe librin me kujtime “Rini e copėtuar”. Tani kam gati pėr botim romanin tjetėr “Trėndafila tė bardhė” si dhe njė pėrmbledhje me poezi modeste pėr tė cilat nuk jam i sigurtė nėse duhen botuar apo jo.

  8. #88
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    reshat kripa: Unė dhe kanarina
    E Hene, 15-03-2010, 09:50pm (GMT)


    reshat kripa


    UNĖ DHE KANARINA


    Nė dritare tė qelisė, kanarina kish qėndruar,
    Kėngė e saja melodioze, ėmbėlsi e mjaltėzuar,
    Unė rrinja i mahnitur, kėngėn duke e dėgjuar,
    Zemra ime njomėzake, u brengos e copėtuar..


    Pse ky zog, ky zogth i bukur, nga kafazi kish shpėtuar,
    Tė qetėsonte shpirtrat tona, gjithė plagė tė mbuluar,
    Gjithė plagė tė mbuluar, trup e shpirt tė sakatuar,
    Ndarė nga bota e madhe, nė hapsanėn e mallkuar.


    M’u kujtua jeta ime, si e zogut sapo lindur,
    Ėndėrroja pėr lirinė, dita ditės duke pritur,
    Qė tė ndriste, oh njė ditė, qė tė zbardhte njė mėngjes,
    Tė mos ecnim mė mbi ferra, tė jetonim plot me shpresė.


    Porse shpresa ishte shuar, ferrat e kishin rrethuar,
    Ėndrrat tona djaloshare, mjegulla i kish mbuluar,
    Mua njė djalosh i njomė, romantik, ėndėrrimtar,
    Mė pėrplasi pa mėshirė, seē mė futi gjallė nė varr.


    E vėshtroja kanarinėn, po vazhdonte kėngėn bukur,
    Nuk e di sepse dhe unė, ndjeva veten mė tė lumtur,
    Dy, tri thėrrime nė dorė, po ia zgjas me dashuri,
    Ajo fluturoi atje, cicėroi ciu…..ci.


    Mbylla dorėn, mora zogzėn dhe i putha bisht e ballė.
    Pėrkėdhel puplat e saja, pėr ēudi ndjeva njė mall,
    Njė mall tė madh pėr lirinė, pėr atė qė mė mungonte,
    Pėr atė qė dridhte zemrėn, lot nga sytė mė lėshonte.

    Ik o zog, zogėz e bukur, fluturo nė qiell e lirė,
    Qėndro larg nga kjo skėterrė, fluturo nė botė tė mirė,
    Lerma mua errėsirėn, lermi prangat edhe lotin,
    Qėndro larg nga botė e keqe, qė mohoi edhe Zotin.


    Kanarina fluturoi lart nė qiell duke kėnduar,
    Unė nė qelinė time po qėndroja i menduar,
    Pėr ēudi njė ndjenjė tjetėr, zemrėn kishte gllabėruar,
    Jam i lirė, thash me vete, prangat s’mė kanė robėruar.

  9. #89
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    reshat kripa: Pėrse tė ndodhte kėshtu?

    reshat kripa: Pėrse tė ndodhte kėshtu?
    E Marte, 16-03-2010, 10:08pm (GMT)


    reshat kripa


    PĖRSE TĖ NDODHTE KĖSHTU?


    Qyteti zhurmėronte nga lėvizja e qytetarėve dhe makinave tė shumta si dhe sirenave tė vazhdueshme tė automjeteve tė policisė apo ambulancave qė qarkullonin nėpėr rrugėt e mbuluara nga pluhuri dhe mbeturinat e plehrave apo gjethet e fishkura tė pemėve dekorative qė shtriheshin nė tė dy anėt. Njė smog tymi dhe mjegulle e kishte zaptuar atė mėngjes qytetin. Qielli ishte gjysmė i mbuluar nga retė. Por shiu kishte harruar tė binte. Qytetarėt ishin tė etur pėr njė pikė shi. Mendonin se ai do tė sillte ndryshimin e gjendjes shpirtėrore tė tyre.
    Nė mes tė kėsaj turme qarkulloja edhe unė. As vetė nuk e dija se ku shkoja. Kisha dalė nga shtėpia dhe dija vetėm se duhej tė ecja dhe tė ecja. Rreth e rrotull mė kalonin tipa tė ndryshėm. Dikush ecte krenar, me kokėn lart, thua se ishte ndonjė kokė e madhe qė kishte kontribuar nė ngritjen e qytetit. Njė tjetėr lėvizte sa te njeri tek tjetri, me dorėn e zgjatur, duke lipur lėmoshė. Njė i tretė kalonte duke fėshkėllyer dhe qeshur, ndėrsa njė i katėrt duke qarė
    Nė mes tė kėtyre njerėzve pashė njė burrė tė moshuar tė veshur mirė dhe me njė borsalino nė kokė. Papritmas m’u duk se fytyrėn e tij diku e kisha parė. Ktheva kokėn pėr ta vėshtruar mė mirė dhe vura re se edhe ecja e tij mė dukej e njohur. Ishte shumė mė i madh se unė megjithatė, ēuditėrisht, mė dukej shumė i njohur. Shtrydhja trurin pėr tė gjetur se ku e kisha njohur atė njeri, por ishte e kotė. Mosha, skleroza apo ku e di unė se ēfarė e kishin bėrė punėn e tyre. Ndėrkohė dėgjoj njė zė qė mė foli:
    - Hajde tutkun, hajde! E paske humbur si Xhaferi simiten!
    Ktheva kokėn dhe pashė Pirron, shokun tim tė fėminisė. Dikur ishim shokė klase por stuhitė qė na pėrfshinė na ndanė pėr shumė vite. Mė pas u takuam dhe vazhduam shoqėrinė tonė. E ftova tė pimė njė kafe.
    - Di unė njė vend ku bėhet kafe e mirė, - tha Pirrua.
    U nisėm dhe pas pak mbėrritėm te njė kafe nė qendėr tė njerės nga lagjet mė tė njohura tė qytetit.
    - Dy kafe dhe dy raki, - porosita unė.
    Po pinim kafet dhe bisedonim pėr ēėshtjet e ndryshme qė kishte secili prej nesh. Papritmas para tavolinės tonė qėndroi njė burrė i moshuar. Hodha vėshtrimin nga ai. Njoha burrin qė kisha parė pak mė parė nė rrugė. Pėrsėri m’u duk si njė fytyrė shumė e njohur.
    - Profesor, - i foli dikush nga njė tavolinė pranė. – Ejani uluni t’ju ofrojmė njė kafe.
    Burri ktheu kryet nga erdhi zėri dhe buzėqeshi. Pastaj hodhi vėshtrimin nga unė dhe po mė shikonte, duke qėndruar nė kėmbė.
    - Uluni! – e ftuam.
    U ul. E pyetėm se me ēfarė dėshėronte ta qerasnim. Nuk foli por vazhdonte tė na vėshtronte me njė shikim ku shprehej njė mall i madh. Na u duk sikur edhe ai na njohu.
    Formuam bindjen se diku duhej tė ishim parė.
    - Mund tė prezantohemi? – i thashė duke i treguar emrin tim. Tė njejtėn gjė bėri edhe Pirrua.
    Fytyra filloi t’i shkėlqejė. Sytė i shndrisnin. Diēka donte tė thoshte por nuk mundte. Kapi duart tona dhe filloi t’i puthė. Me siguri qė diku ishim njohur me tė, por ēuditėrisht kujtesa e jonė ishte shuar. Vitet kishin bėrė punėn e tyre. Megjithatė, nga xhesti i tij, kuptuam se mysafiri duhet tė kishte qenė ndonjė nga ish tė dėnuarit politikė tė rregjimit totalitar. Intuita na shtyu tė besojmė se duhej tė kishim qenė sė bashku nė ndonjė nga kampet e punės sė detyruar, nėpėr tė cilėt kishim kaluar.
    - Ju lutem, - iu drejtova, me zė tė ulur qė tė mos mė dėgjonte ai, personit nė tavolinėn pranė qė e kishte ftuar pėr kafe. – A mundeni tė mė thoni kush ėshtė zotnia?
    - Nuk e di. Dikush mė ka thėnė se ka qenė profesor i njohur i letėrsisė. Ka mbaruar studimet nė perėndim. Nė kėtė kafe vjen vazhdimisht. Nuk flet. Qėndron nė kėmbė dhe vėshtron. Pastaj largohet pėrsėri. Nuk pranon nga asnjė qė ta qerasė. Ėshtė hera e parė qė pranoi nga juve. Ndonjėherė vjen edhe e shoqja, njė zonjė grua, qė e merr.
    Ndėrkohė na afrohet njė zonjė e vjetėr shumė e mbajtur.
    - Mė falni! – na drejtohet. – Ėshtė im shoq. Ju falemnderit shumė pėr gjithēka keni bėrė pėr tė!
    - Oh, asgjė! – iu pėrgjigja. – Urdhėroni uluni.
    Nuk ngurroi. U ul dhe ne porositėm kafen.
    - Mė falni, e nderuar zonjė! – i thashė me njė ndjenjė respekti. Kam pėrshtypjen se burrin tuaj diku e kam njohur.
    - Nga jeni? – mė pyeti me kureshtje
    I thashė emrin e qytetit
    - Si ju quajnė?
    Pėrsėri i ktheva pėrgjigje. Mė pėrqafoi sikur tė isha njė fėmi i vogėl dhe me njė buzėqeshje tė ėmbėl mė tha:
    - Ju qenkeni “ēapkėni” im i vogėl? Oh, sa kėnaqėsi qė po ju takoj pėrsėri pas kaq vitesh!
    Zonja kishte pėrmendur nofkėn qė mė kishin ngjitur nė fėmininnė time. Me kėtė nofkė mė thėrrisnin mėsuesit e mi dhe pas tyre edhe tė gjithė nxėnėsit e shkollės.
    - Mė thoni, ju lutem, kush jeni! – pyeta unė i habitur nga fjalėt e saj.
    - Jam mėsuese Bardha, ndėrsa im shoq profesor Hektor Kelmendi
    U ngrita nė kėmbė. Mora duart e tyre dhe fillova t’i puth me respekt tė madh. Tė njejtėn gjė bėri edhe Pirrua. Bardha ishte mėsuesja jonė e shkollės fillore, ndėrsa Hektori profesori i letėrsisė nė shkollėn unike. Nuk ishin nga qyteti ynė. Nė atė kohė gati pjesėn mė tė madhe tė mėsonjėsve e pėrbėnin tė ardhurit nga qytetet e tjera. Kėshtu Bardha kishte ardhur nga kryeqyteti ku kishte kryer shkollėn normale “Nana Mbretėreshė“, ndėrsa Hektori, qė kishte kryer studimet e larta nė Paris, ishte emėruar edhe ai nė qytetin tonė. Dy vjet pas ardhjes nė qytet Hektorin e arrestuan pėr agjitacion dhe propagandė. E akuzuan se kishte propaganduar nė nxėnėsit pėr poetėt e shpallur armiq si At Gjergj Fishtėn, Pater Xanonin, Mikel Prendushin, Faik Konicėn e tė tjerė. Njė gjė e tillė ishte e vėrtetė. Shpesh herė ai na recitonte poezi tė tyre tė cilat ne i dėgjonim me etje. Nuk kishe se si tė mos i dėgjoje me kėnaqėsi kur nė to ngrihej nė tempullin hyjnor thirrja pėr lirinė e atdheut dhe pėr flamurin.
    Ndoshta ishte fryma qė na edukoi profesori ynė qė mė shtyu mua dhe dy shokė tė mi tė ndiqnim rrugėn e tij. Kėshtu pėrfunduam edhe ne nė humnerė. Atje takova profesorin tim. U endėm nga kampi nė kamp. Nga Ura Vajgurore nė Vlashuk dhe nga Shtyllasi nė Bulqizė. Edhe atje ai ishte profesori im. Nuk mė linte tė gaboja. Ai mė zėvendėsoi prindėrit e mi. Nė kampin e Bulqizės u ndamė. Unė u lirova, ndėrsa ai vazhdoi edhe pėr disa vjet dėnimin.
    - Ejani ndonjė ditė nga shtėpia, - tha mėsuesja duke mė treguar adresėn. –
    Shkojmė Hektor! – i foli tė shoqit.
    Ai nuk u pėrgjigj. U ngrit duke buzėqeshur, i bindur nė fjalėn e saj. Pasi na pėrshėndeti ajo i futi krahun dhe u larguan ngadalė ngadalė. Ai vazhdonte tė mos fliste.


    Njė mbrėmje vendosėm t’u bėjmė njė vizitė mėsuesve tanė. I gjetėm nė sallonin e ndejtjes. Profesorin tė ulur nė njė kolltuk duke parė televizorin, qė trasmetonte njė emision tė titulluar “Fokus”, ndėrsa mėsuesen duke lexuar diēka. Ajo u ngrit dhe mbylli televizorin duke i thėnė me njė zė tė butė:
    - Tani na kanė ardhur djemtė tanė. Do bėjmė edhe pak muhabet.
    Ai u kthye nga ne dhe buzėqeshi. Fytyra filloi t’i ndriēonte.
    - Si e pini kafen? – pyeti mėsuesja.
    - Shqeto.
    Nė pak minuta kafja ishte gati. I pimė pa folur. Sė fundi mėsuesja foli:
    - Kur i fola pėr juve, nė fillim nuk reagoi. Duket sikur i ishte fshirė nga kujtesa. Por nuk ishte ashtu. Mori fletoren ku, nė pamundėsi pėr tė folur, shkruan ato qė do tė thotė dhe me dorėn qė i dridhej, shkruajti emrat e Urės Vajgurore, Bulqizės, Spaēit dhe Qafės sė Barit.
    - Kur ishim nė kampin e Spaēit e goditi njė ishemi cerebrale, e cila u bė shkak qė, pas disa vitesh, ta lironin nga burgu, - foli Pirrua.
    - Ėshtė pikėrisht ishemia cerebrale qė e solli nė gjendjen qė ndodhet sot, - u pėrgjigj mėsuesja.
    - Ura Vajgurore ishte kampi i parė ku u ritakuam, ndėrsa me Bulqizėn na lidh njė ngjarje qė nuk mund ta harroj kurrė, - ndėrhyra unė.
    Fillova t’i tregoj ngjarjen ashtu siē kishte ndodhur. Ishte shtator. Me nismėn e profesorit dhe doktor Isuf Hysenbegasit kishim organizuar njė mbremje pėrkujtimore me rastin e tridhjetepesė vjetorit tė luftės sė Vlorės. Ndėrsa unė po recitoja poezinė “Njė ditė vjeshte” tė poetit tė burgosur vlonjat Kudret Kokoshi, kushtuar kėsaj ngjarje, vjen toger Ademi, njė xhelat i vėrtetė dhe kur mė sheh mua duke recituar urdhėron tė mė lidhin duart me hekura dhe tė mė fusin nė qeli. Profesori filloi tė protestojė me forcė.
    - Mos vallė qenka krim t’i kėndosh atdheut dhe luftrave tė tij pėr liri? – thėrriste ai me zė tė lartė. – Ju jeni kriminelė!
    Profesorin e mbyllėn sė bashku me mua nė qeli. Atė natė e gdhimė pa fjetur. Hekurat qė na ishin futur nė mish nga shtrėngimi i tepėrt dhe tė ftohtit e Bulqizės nė atė natė vjeshte, kur ne ishim nė fill tė kėmishės, bėnė qė pas mezit tė natės tė mė zinin njė palė ethe tė forta. Profesori thėrriste pėr ndihmė mjekėsore, por askush nuk e dėgjonte. Atėhere hoqi kėmishėn e tij dhe mė mbėshtolli. Mė fėrkonte fort me duar dhe mė fliste qė tė mos humbisja vetėdijen.
    Tė nesėrmen temperatura e lartė vazhdonte ende. Xhelatėt donin tė mė nisnin nė punė. Por ishte ndėrhyrja e vendosur e profesorit dhe doktor Isufit qė mė shpėtoi. Mė shtruan nė atė qė ne e quanim infermieri. Gjenia e tyre mė shpėtoi.
    Mėsuesja mė dėgjonte me vėmendje dhe dy pika lot rrodhėn prej syve tė saj.
    - E gjithė jeta e tij ishte njė vetmohim, - mė tha sė fundi. – Ndodhesh kudo ku
    ndjente se vuanin. A dėshėroni t’ju tregoj historinė tonė?
    E pritėm me kureshtje propozimin e saj. Kishim njė dėshirė tė madhe pėr tė mėsuar gjithēka mbi jetėn e kėtij ēifti tė pėrsosur. Pranuam me kėnaqėsi.
    - U dashuruam qė kur ishim nė shkollė nė qytetin tuaj, - filloi. – Po bėheshim gati
    pėr t’u martuar, kur atė e arrestuan. E prita plot dymbėdhjetė vjet. Kur u lirua u martuam. Megjithse nė kondita tė vėshtira, e ndjenim veten tė lumtur. Ai punonte si puntor nė ndėrmarrjen bujqėsore. Me tė u bashkova edhe unė qė mė pushuan nga puna si arsimtare. Qėndronim tė veēuar. Nuk bisedonim me asnjeri. Hektori filloi t’u jepte mėsimet e gjuhės frėnge disa tė rinjve. Ishin bijtė e disa tė njohurve tanė. Shpesh herė u lexonte atyre edhe poezi nga poetė tanė tė ndaluar. Njė gjė e tillė ra nė sy tė sigurimit tė shtetit qė e survejonte hap pas hapi. . Nuk kaloi mė shumė se dy vjet kur e arrestuan pėrsėri. E dėnuan me pesėmbėdhjetė vjet. Nuk kishim fėmijė. Mendonim tė merrnim pak veten dhe pastaj tė mendonim pėr trashėgimtarė. Kėshtu qė mbeta pėrsėri e vetme
    Mėsuesja heshti. Mori frymė thellė dhe nga gjoksi i doli njė psherėtimė e
    dhimbėshme. Ne qėndronim tė heshtur dhe prisnim qė ajo tė vazhdonte.
    - Mė pas e ēuan nė kampin e Spaēit, - vazhdoi mėsuesja. – Megjithė gjendjen e vėshtirė, bėja si bėja dhe i shkoja me njė trastė me ushqime nė takim. Njė ditė mė thanė se e kishin shtruar nė spitalin burg tė Tiranės. Gati sa nuk u ēmenda. Shkova nė kryeqytet. E takova. Ishte nė njė gjendje shumė tė rėndė. U interesova me disa miq tė familjes. Mė rekomanduan disa barna qė vinin nga jashtė. Bėra si bėra dhe ia gjeta dhe ato. Ia dėrgova nė spital. Filloi tė merrte veten.
    Pas kėsaj ngjarje e ēuan nė kampin e Qafės sė Barit. E njėjta gjendje. E mbajtėn deri nė ditėn qė u lirua. Kur doli m’u duk sikur para meje qėndronte njė hije, njė fantazmė. Duhej tė bėja diēka. Me ndihmėn e disa miqve e shtrova nė njė klinikė nė Milano. Kur doli prej andej kishte njė pamje mė ndryshe. Megjithatė mbeti nė gjendjen qė shihni.
    U larguam me zemėr tė thyer.
    - A e di pėrse i ndodhi ishemia? – pyeti Pirrua.
    -Pėrse?
    - Ishim nė kampin e Spaēit. Operativ tė sigurimit kishim njė kanibal tė vėrtetė. Donte me ēdo kusht qė profesorin ta bėnte vegėl tė tij. Ditėziu harronte se para vetes kishte njė titan. Nė atė kohė nė kamp kishin arrestuar tre tė burgosur. Njeri prej tyre, Xhemili, ishte njė nacinalist i vėrtetė. Katėr herė ishte dėnuar mė parė. Dy tė tjerėt, Vasili dhe Faslliu, gazetarė tė njohur. I kishin shkruar njė letėr proteste diktatorit. Operativi kėrkonte me ēdo kusht tė sajonte dėshmitarė pėr dėnimin e tyre. Viktimė u bė profesori. Por a mund tė pėrulet mali. E arrestuan, e torturuan egėrsisht, por ai vazhdoi tė qėndronte si hero. Ishte pikėrisht nė birucat e sigurimit kur e goditi ishemia. U detyruan ta shtronin nė spitalin e burgut nė Tiranė. Pėr kėtė shkak nuk e dėnuan. Shokėt e tij i pushkatuan. Sėmundja e paskėsh transformuar aq tepėr sa nuk mundėm as ta njihnim. Megjithatė kanė kaluar tridhjet vjet qė atėhere.
    - Kurse unė kam pesėdhjetepesė vjet, - plotėsova unė.

    Pas disa ditėsh tingėlloi zilja e telefonit. Ishte mėsuesja.
    - Ejani! – na tha me njė zė tė dridhur. – Hektori mbaroi!
    U nisėm menjėherė. E gjetėm tė shtrirė nė shtrat me sytė mbyllur, tė mbuluar me njė jorgan atllas. E puthėm nė ballė dhe dy pika lot na rrodhėn nga sytė.
    - Lerini lotėt! - na tha mėsuesja. - Njerėzit e vėrtetė nuk qahen dhe ai ishte i tillė.
    U ngritėm dhe i shtrėnguam duart mėsueses pa thėnė asnjė fjalė. Lajmėruam tė gjithė shokėt qė e njihnin. Tė nesėrmen e pėrcollėm nė banesėn e fundit. Njė grup shumė i madh njerėzish shoqėronin kortezhin. Njė numėr kurorash prinin para. Dikush mbajti
    njė fjalim mortor para varrit. Kishte vdekur njė njeri!
    Nuk e di sepse, por nė mendje mė vinin rrotull fjalėt:
    “Pėrse tė ndodhte kėshtu? Pėrse?”

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk e dine malesia se kurt kola eshte kopil i dokles se rucit e bandit i zan caushit?
    si ma ftojne kte kulish hajdut e spiun neper ceremoni me vlera historike..e jo aq por dhe te mbaje fjalen e nderit ky qelbanik i pandershem.. qe e ktheu shoqaten e te ish persekutuarve ne falange te enverizmes..

    shikojeni dobicin..




Faqja 9 prej 38 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  3. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •