Dokumenti sekret: Si u shkarkua Kadri Hazbiu
Argument, Specialee Dielė, Maj 22nd, 2011
http://www.panorama.com.al/wp-conten...e1-300x300.jpg
Enver hoxha ne mbledhjen e byrose politike, tetor 1982
Dy mbledhjet e rrufeshme tė udhėheqjes sė lartė tė Partisė sė Punės tė 8 tetorit 1982 i janė kushtuar fund e krye goditjes sė Kadri Hazbiut, deri nė atė kohė ministėr i Mbrojtjes.Fillimisht, Byroja Politike e shpalli ish-emblemėn e Sigurimit tė Shtetit, qė sė fundi kryente detyrėn e kreut tė Mbrojtjes, element antiparti, qė me veprimet dhe mosveprimet e tij kishte shkaktuar pasoja tė rėnda nė praktikėn e organeve tė Ministrisė sė Brendshme. Pastaj, Sekretariati i Komitetit Qendror zyrtarizoi shkarkimin administrativ nga funksioni i lartė nė krye tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Nė debatet midis sekretarėve tė KQ, ku merr pjesė edhe Adil Ēarēani, ish-kryeministri i Shqipėrisė, siē del nga procesverbali i mbledhjes, bie nė sy preokupimi pėr motivacionin e shkarkimit tė ministrit tė Mbrojtjes. Goditja e Kadri Hazbiut, njėrės prej figurave kryesore tė lidershipit komunist qė nga periudha e luftės, ishte njė ngjarje qė nuk mund tė gėlltitej lehtė nga opinioni i brendshėm dhe ai i jashtėm. Paraprakisht, krerėt e lartė mendojnė ta shesin lajmin si njė largim pėr arsye shėndetėsore e pensioni. Aty pėr aty bien nė njė mėndje, por ndėrhyrja e Ramiz Alisė pėr njė moment e nis debatin nga e para. I pari qė pėrqafon opsionin e numrit dy tė udhėheqjes sė partisė, ėshtė Enver Hoxha, i cili shprehet pėr njė njoftim tė thatė qė bėn tė ditur shkarkimin e ministrit tė Mbrojtjes dhe zėvendėsimin e tij me Prokop Murrėn. Nga sa diskutohet mė tej, forumi i lartė i Partisė konkludon nė njė opsion tė ndėrmjetėm: Kadri Hazbiu tė shkarkohet nga detyra e ministrit tė Mbrojtjes Popullore, pėr mungesė tė theksuar vigjilence dhe pėr gabime tė rėnda, nė kundėrshtim me vijėn e Partisė dhe me interesat e shtetit, gjatė kohės qė ka punuar si zėvendėsministėr i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Pėrtej diskutimeve pėr procedurat formale pėr goditjen politike tė Hazbiut nė kėtė mbledhje, Enver Hoxha komunikoi edhe shkarkimin e tėrė shpurės sė drejtuesve tė lartė tė shtatmadhorisė dhe Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore. Sakaq, me cilėsinė e komandantit tė Pėrgjithshėm, shpallin emrin e Prokop Murrės, deri nė atė kohė sekretar i parė i Komitetit tė Partisė tė rrethit tė Tiranės, nė detyrėn e ministrit tė Mbrojtjes dhe drejtuesit e tjerė tė rinj tė kėtij dikasteri. Sipas vendimit tė mbledhjes sė Sekretariatit tė KQ tė tetorit 1982, Veli Llakaj shkarkohet nga detyra e zėvendėsministrit tė parė tė Mbrojtjes dhe e Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, dhe zėvendėsohet nė kėtė funksion nga Kiēo Mustaqi, deri nė atė periudhė, drejtor i Drejtorisė sė Pėrgatitjes Luftarake dhe Stėrvitjes. Po kėshtu, shkarkohet nga detyra e zėvendėsministrit tė Mbrojtjes, Maliq Sadushi, dhe emėrohet Simon Ballabani;(deri nė atė kohė komandant i grupimit tė Tiranės. Nė vend tė zėvendėsministrit, Nazar Berberi, emėrohet Jaēe Lulaj. Ndėrkaq, zėvendėsministri tjetėr i Mbrojtjes, Alfred Moisiu, zėvendėsohet me Bajram Manen.
ENVER HOXHA: Jemi mbledhur pėr tė diskutuar emėrimet e drejtuesve tė rinj tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Kam kėtu emrat e tyre. Tė tėrė kėta qė po propozojmė janė ushtarakė dhe kanė mbaruar shkollat tona, jo jashtė. Konkretisht, nė vend tė Veli Llakajt, tė cilin do ta shkarkojmė hėpėrhė, do ta vėmė nė dispozicion tė Ministrisė sė Mbrojtjes, propozojmė tė vendosim Kiēo Jani Mustakun. Tash ne duhet tė marrim njė vendim, nė bazė tė disa propozimeve tona. Ne tė Sekretariatit kemi punuar dhe i kemi marrė njė nga njė shokėt qė drejtojnė tashti nė Ministrinė e Mbrojtjes Popullore, duke filluar qė nga Veli Llakaj dhe deri te Alfred Moisiu dhe kemi ardhur nė kėto rezultate. Ne mendojmė ta ndėrrojmė ekipin e Shtatmadhorisė, e cila ėshtė vjetėrsuar, sepse ata qė shėrbejnė sot atje, kanė tė meta tė theksuara politike dhe dobėsi morale. Disa mund tė kenė eksperiencė, por na bie detyrė tė ēojmė atje njerėz me moral tė lartė dhe vendosmėri tė madhe dhe me pėrvojė. Tė tėrė kėta qė po propozojmė, janė ushtarakė qė kanė mbaruar shkollat tona, jo jashtė. Tani ky ėshtė drejtor i Drejtorisė Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore. Kiēo Mustaqi, pra, mendojmė tė emėrohet zėvendėsministėr nė kėtė dikaster dhe shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė.
I ke biografitė e kėtyre, Ramiz?
RAMIZ ALIA: Ja, kėtu i kam, po Kiēon e njohin shokėt.
Tė gjithė: E njohim Kiēon, ėshtė djalė shumė i mirė.
ENVER HOXHA: E dyta, Simon Konstandin Ballabani, tani Komandant i Grupimit tė 6-tė, tė emėrohet zėvendėsministėr nė Ministrinė e Mbrojtjes Popullore, nė vend tė Maliq Sadushit, i cili shkarkohet nga kjo detyrė dhe tė nxirret nė pension. Ky ka kaluar edhe moshėn. E treta, Jaēe Ali Lulaj, tani Komandant i Korpusit tė 7-tė, tė emėrohet zėvendėsministėr nė Ministrinė e Mbrojtjes Popullore, nė vend tė Nazar Berberit, i cili tė shkarkohet nga kjo detyrė dhe tė mbetet nė dispozicion tė Ministrisė sė Mbrojtjes. E katėrta, Bajram Bilal Mane, tani Komandant i Korpusit tė 3-tė, emėrohet zėvendėsministėr nė Ministrinė e Mbrojtjes Popullore, nė vend tė Alfred Moisiut, i cili tė shkarkohet nga kjo detyrė dhe tė mbetet nė dispozicion tė Ministrisė sė Mbrojtjes Popullore. E pesta, Mendu Backa, tė shkarkohet nga detyra e zėvendėsministrit tė Mbrojtjes Popullore dhe tė nxirret nė pension. Prandaj kėto do ti firmos menjėherė nesėr nė orėn 10

o ose 11

o, pasi tė marrė punėn nė dorėzim Prokopi, tė tėrė tė vijnė kėtu.
RAMIZ ALIA: Dakord, dakord, shoku Enver.
ENVER HOXHA: Do tė marrim edhe disa masa tė tjera pėr forcimin e aparatit tė Ministrisė sė Mbrojtjes, drejtorėve e nėndrejtorėve, me qėllim qė kjo Ministri tė jetė nė duar tė sigurta. Tė gjithė, brenda 5-6 ditėve, tė marrin detyrėn dhe tė tjerėt tė gjejnė vendin qė meritojnė. Duhet tė ecet drejt, shpejt dhe mirė. Kaq kisha unė pėr tju thėnė.
RAMIZ ALIA: Nesėr duhet tė bėjmė edhe atė qė duhet tė dėrgojė Adili( Ēarēani, nė atė kohė kryetar i Kėshillit tė Ministrave) nė Presidiumin e Kuvendit Popullor. Vendimin e Byrosė Politike pėr Kadriun e kemi formuluar kėshtu: Byroja Politike e Komitetit Qendror me datėn
(kėtu nuk po e vėmė datėn) vendosi: Kadri Hazbiu tė shkarkohet nga detyra e ministrit tė Mbrojtjes Popullore, pėr mungesė tė theksuar vigjilence dhe pėr gabime tė rėnda, nė kundėrshtim me vijėn e Partisė dhe me interesat e shtetit, gjatė kohės qė ka punuar si zėvendėsministėr i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Pra, kėto dy motivacione po vėmė tani, mungesa tė theksuara vigjilence dhe gabime tė rėnda nė kundėrshtim me vijėn e Partisė dhe interesat e shtetit. Prokop Murra, deri tani sekretar i parė i Komitetit tė Partisė pėr Rrethin e Tiranės, tė emėrohet ministėr i Mbrojtjes Popullore. Ky do tė jetė dokumenti i Byrosė Politike, kurse nga Presidiumi i Kuvendit Popullor pėr publikun do tė themi qė Kadriu shkarkohet pėr arsye shėndetėsore ose si ta mendojmė, apo thjesht shkarkohet nga detyra.
ADIL ĒARĒANI: Pse tė mos e themi qė shkarkohet nga detyra si ministėr i Mbrojtjes Popullore dhe nė vend tė tij emėrohet ministėr i Mbrojtjes Popullore shoku Prokop Murra? Ndoshta do tė ishte mė mirė kėshtu
RAMIZ ALIA: Domethėnė, tė mos vėmė asnjė motivacion, vetėm shkarkohet si ministėr i Mbrojtjes?
ENVER HOXHA: Po, edhe nuk ėshtė nevoja ta shtypim ne atė, pse ta shtypim? Kur tė dalė gazeta zyrtare e Presidiumit, atje le tė dalė, pse ta botojmė me shtypin qendror?
RAMIZ ALIA: Mund edhe tė mos e botojmė, ska gjė, se do tė dalė edhe gazeta zyrtare.
ADIL ĒARĒANI: Pėr efekt tė brendshėm tė gjithė do ta marrin vesh kėtė vendim, ēėshtja ėshtė pėr botėn e jashtme, ska pse tė botohet, mendoj.
RAMIZ ALIA: Pėr brenda merret vesh ky vendim menjėherė.
LENKA ĒUKO: Ja, nesėr vjen ministri i ri nė dikaster dhe pėrnjėherė merret vesh nga tė gjithė. Duhet tė bėjmė kujdes
ENVER HOXHA: Mund ta vėmė shprehjen qė Kadri Hazbiu u shkarkua se do tė vėmė tjetrin, qė u ngarkua Prokop Murra. Po mirė, le tė merret vesh jashtė, pse tė kemi frikė ne?
RAMIZ ALIA: Po edhe pėr jashtė, pse tė mos e vėmė? Kėshtu edhe llafeve ua mbyllim gojėn.
ADIL ĒARĒANI: Atėherė, botojmė vetėm shkarkohet Kadriu dhe emėrohet Prokopi. Drejt, mė mirė ėshtė tė botohet.
RAMIZ ALIA: Sidoqoftė, duhet vlerėsuar mėnyra se si mund tė komentohet ky akt zyrtar qė nuk ėshtė i zakonshėm
ENVER HOXHA: Prandaj duhet bėrė kujdes
RAMIZ ALIA: Ēėshtja tani ėshtė, qė ne ta shpallim se Kadriu del nė pension, apo tė mos e themi kėshtu? Unė mendoj tė mos e vėmė hiē, po tė themi vetėm atė, qė shkarkohet si ministėr i Mbrojtjes dhe ministėr nė vend tė tij emėrohet filani. Nuk ka pse tė themi detaje tė tjera
ENVER HOXHA: Ashtu, ashtu, se po tė themi nė pension, kuptojnė si ėshtė puna.
HEKURAN ISAI: Atė interpretim do ta bėjnė njerėzit, sido qė tė botohet. Ēfarė do qė tė themi ne, njerėzit do bėjnė komentet e tyre
ENVER HOXHA: Tashti kėto qė miratuam, duhet tė kthehen nė vendime, pastaj ti firmosė Komandanti i Pėrgjithshėm.
RAMIZ ALIA: Po, po, jam plotėsisht dakord.
ADIL ĒARĒANI: Nesėr nė ora 10:00 ti thėrresim ne zėvendėsministrat dhe drejtorėt dhe tua komunikojmė zyrtarisht.
RAMIZ ALIA: Jo, jo, kėta do ti thėrrasė kėtu vetė shoku Enver.
ENVER HOXHA: Zėvendėsministrat e rinj do ti thėrras unė, prandaj tė jenė gati tė tėrė atje ku janė. Me ata qė shkarkohen tė veprohet me komunikimet zyrtare. Kush ėshtė pėr tu emėruar nė detyrė, tua themi. Tjetėr gjė besoj se nuk kemi
Pėrplasjet e Enver Hoxhės me kreun e Sigurimit tė Shtetit
Pėrplasjet e para tė Enver Hoxhės me Kadri Hazbiun u shfaqėn disa muaj pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut. Fill pas ngjarjes sė bujshme tė dhjetorit 81, kreu i lidershipit komunist ngriti strategjinė e eliminimit tė komplotit tė madh, sipas tij, organizuar nėn rrogozin e Partisė nga poliagjenti Mehmet Shehu. Deri nė maj 82, marrėdhėniet e Enverit me Hazbiun, asokohe ministėr i Mbrojtjes, kishin vazhduar kreshento. Sė paku, deri nė ato momente nė paranojėn e kreut tė Partisė nuk pėrfshihej emri i njeriut qė kishte drejtuar pėr disa dekada me radhė Policinė Sekrete tė vendit. Pikėrisht nė kėtė periudhė, ish-ministri i Brendshėm u paraqit pėr herė tė parė para shefit tė tij me njė autokritikė reflektuese, lidhur me pėrgjegjėsitė e tij ndaj veprimtarisė armiqėsore tė ish-kryeministrit. Enver Hoxha qė e dėgjoi me vėmendje gjatė njė takimi nė zyrėn e tij, nuk e pa tė arsyeshme publikimin e ndjesės sė Hazbiut. Madje ja shprehu hapur se nuk ishte e nevojshme njė gjė e tillė. Gati tre muaj pas kėsaj, Hoxha do tė ndėrronte mėndje duke nisur sulmin e hapur kundėr ish-mikut tė dikurshėm, fillimisht nė mbledhjen e Sekretariatit tė KQ e mė vonė nė Byronė Politike, ku do ta akuzonte as mė shumė e as mė pak me tė njėjtat akuza si Mehmet Shehun. Sipas tij, ish-ministri i Brendshėm kishte qenė njėri ndėr protagonistėt e grupit armiqėsor qė do tė eliminonin udhėheqjen kryesore tė PPSH-sė pėr tė vendosur kapitalizmin nė Shqipėri. Nga aq sa konfirmohet nė dokumentet sekrete tė udhėheqjes sė lartė tė kėsaj periudhe, kjo stuhi kryqėzate e Enverit ndaj Hazbiut i parapriu goditjes fatale qė e ēoi kėtė tė fundit para skuadrės sė pushkatimit.
Urdhri i ditės qė shkatėrroi shtatmadhorinė e Ushtrisė
http://www.panorama.com.al/wp-conten...dri-hazbiu.jpg
Kadri Hazbiu
Pasditen e 9 tetorit 1982, shtatmadhorėt e Ushtrisė pėrjetuan njė tėrmet tė vėrtetė. Tė thirrur me urgjencė nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme nė Ministrinė e Mbrojtjes, drejtuesit e lartė tė Forcave tė Armatosura u njohėn njėri pas tjetrit me urdhrin e shkarkimit nga detyra, tė komunikuar nga ministri i porsaemėruar Prokop Murra. I nėnshkruar nga Enver Hoxha me cilėsinė e Komandantit tė Pėrgjithshėm, dokumenti njoftonte zyrtarisht vetėm zėvendėsimin e lidershipit tė Ushtrisė, me ushtarakė tė tjerė madhorė, pa shpjeguar motivacionet e rokadės sė paparė herė tjetėr nė praktikėn e ushtrisė. Paranoja e kreut tė Partisė pėr njė puē ushtarak nga poliagjenti Mehmet Shehu dhe ish-ministri i Mbrojtjes Kadri Hazbiu, nė kėtė rast nuk ishte thjesht humbje besimi pėr drejtuesit e lartė tė Ushtrisė. Mekanizmi i penalizimit tė tyre, fillimisht duke i larguar nga funksionet e rėndėsishme, rikthente njė lloj sigurie te Komandanti i Pėrgjithshėm, qė e ndiqte situatėn nė ushtri me njė shqetėsim tė jashtėzakonshėm. Viktima e parė e urdhrit tė tij ishte shkarkimi i Veli Llakės, deri nė atė kohė zėvendėsministėr i parė i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe zėvendėsimin e tij me Kiēo Mustaqin, ish-drejtorin e Drejtorisė Operative dhe Stėrvitjes nė Ministrinė e Mbrojtjes. Llaka, i ardhur nė kreun e shtatmadhorisė pas dėnimit tė Petrit Dumes, tanimė u degdis nė garnizonin e Cėrrikut me njė detyrė tė ulėt(shef stėrvitjeje brigade), pėr tu gjurmuar nga afėr nga policia sekrete. Sipas tė njėjtit urdhėr, Maliq Sadushi, zėvendėsministri tjetėr i Ministrisė sė Mbrojtjes, dilte nė pension dhe nė vend tė tij emėrohej Simon Ballabani, ish-komandanti i Grupimit tė Gjashtė tė Tiranės. Jaēe Lula, ish-Komandant i Korpusit tė Shtatė tė Burrelit, zėvendėsonte Nazar Berberin, zėvendėsministrin qė kalonte nė dispozicion tė Ministrit tė Mbrojtjes, sigurisht nė njė detyrė tė dorės sė dytė. Bajram Mane, ish-Komandant i Korpusit tė 3-tė, caktohej zėvendėsministėr nė Ministrinė e Mbrojtjes Popullore, nė vend tė Alfred Moisiut, i cili emėrohet me detyrėn e shefit tė xhenjos sė Brigadės sė Burrelit. Po kėshtu, Mendu Backa, shkarkohej nga detyra e zėvendėsministrit tė Mbrojtjes Popullore dhe tė nxirrej nė pension. Ndėrkaq njė dyzinė tjetėr drejtuesish tė lartė, u ccgraduan duke zbritur disa shkallė nga piramida e karrierės ushtarake. Kishte ndėr ta qė dolėn tė padėshirueshėm, por edhe qė u burgosėn me motive nga mė tė ndryshmet.
AFRIM IMAJ
Krijoni Kontakt