Close
Faqja 3 prej 38 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 376
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Si u masakrua doktor Kasimati nga shoku i tij i shkollės


    28/10/2009 ,"Metropol"

    Mihallaq Ziēishti, autori i masakrės qė filloi luftėn civile nė Shqipėri

    Pas konferencės sė Labinotit, e cila pėrfundoi mė 8 shtator tė vitit 1943, nė tė cilėn forcat e LANĒ-it shpallėn si armiq nacionalistėt e Ballit Kombėtar, u krye dhe masakra e parė. Pėr kėtė qėllim jo mė kot u zgjodh zona e Devollit, e njohur pėr pėrkrahjen qė u jepte forcave nacionaliste. E ndodhur buzė kufirit me Greqinė, nėn presionin e vazhdueshėm qė nė atė kohė shfaqte herė pas herė fqinji ynė jugor, kishte bėrė qė nė kėtė trevė reaksioni nacionalist tė ishte edhe mė i gjerė.

    Ftesa
    Mihallaq Ziēishti mė 8 shtator tė vitit 1943 thėrret pėr bisedime nė fshatin Ziēisht libohovitin Hadi Kasimati, njė djalosh student pėr mjekėsi, i cili rridhte nga familja e madhe e Kasimatėve tė Libohovės, tė lidhur ngushtė me nacioanlizmėn shqiptare. Qėllimi ishte i qartė: Mihallaq Ziēishti dhe Muzafer Spaho kishin marrė urdhra tė prerė nga qarkori qė tė jepnin shkėndijėn e parė pėr fillimin e goditjes sė nacionalistėve dhe terrorizimin e krahinės sė Korēės. Duhet theksuar se forcat nacionaliste kishin ndikim tė madh nė mbarė zonėn. Nė kėtė takim Kasimati shoqėrohej nga kosovari Zija Gashi, i cili kishte dhe gradėn e togerit nė ushtri; Kutbi Velisha, Dilo Stronpani, Feti Vėrlenik dhe Hilmi Suli. Sipas gojėdhėnave nga kjo trevė, Kutbi Velishta, Hadi Kasimati dhe Muzafer Spaho kishin qenė qė mė parė shokė nė liceun e Korcės. Nga ana tjetėr, Kasimati kishte marrė garanci dhe nga tre pėrfaqėsuesit qė do ta shoqėronin nė takim: Dilo Stropani, nga Stropani i Devollit; Feti Vėrleni, nga Vėrleni i Devollit dhe Hilmi Suli, nga fshati Sul i Devollit, si dhe i afėrm i Emin Sulit, kryetarit tė Ballit Kombėtar nė kėtė trevė. Tė tre kėta tė fundit njiheshin nė zonėn e Devollit pėr trimėrinė e tyre dhe influencėn qė kishin nė kėtė zonė.

    Prita

    Duhet tė ishte mesditė e atij 8 shtatori kur pas njė ndalese tė shkurtėr qė Kasimati, Velishta dhe Gashi bėnė nė fshatin Vishoticė dhe qė andej u nisėn pėr nė Ziēisht, ku ishte caktuar dhe takimi me partizanėt. Por sipas gojėdhėnave, nė vendin e takimit, diku pa hyrė nė fshat, nga ana lindore e tij janė pritur me pushkė nga forcat partizane, tė cilat mbanin fshatin tė rrethuar dhe nuk linin banorėt e tij tė dilnin qė aty, me nė krye Mihallaq Ziēishtin, i cili jo mė kot kishte zgjedhur fshatin e tij pėr tu bėrė pritėn e nacionalistėve. Sipas tė dhėnave, i pari qė ka mbetur i vrarė prej luftimeve, qė zgjatėn mbi gjashtė orė, ishte Hilmi Suli, mė pas Dilo Stropani dhe Zija Gashi. Ndėrsa Kutbi Velisha, i plagosur, Feti Vėrleni dhe Hadi Kasimati, edhe ky i plagosur, ranė tė gjallė nė duart e komunistėve. Ata u prenė kokat dhe i lanė atje nė mes tė rrugės derisa kufomat i mblodhėn banorėt e fshatit Ziēisht
    Vazhdimi...

    Ngjarja nė fjalė bėri jashtėzakonisht bujė te familjet e Devollit nė atė kohė. Njė masakėr dhe njė besėprerje e tillė nuk ishte parė nė atė zonė. Mė pas filloi gjuetia e shtrigave nė tė gjitha fshatrat. Nacionalistėve u ngriheshin prita dhe qėlloheshin nė ēdo vend qė shiheshin, kjo duke pėrfituar dhe nga amullia e krijuar pas kapitullimit tė Italisė. Shumė pak kohė mė pas vritet nė Bilisht nacionalisti Emin Suli, kryetar i Ballit nė kėtė zonė, dhe masakrat filluan me radhė nė fshatrat Sul, Vėrlen, Boshigrad, Ēipan, Stropan, Vėrlen, Vishoticė, Progėr, jo vetėm duke vrarė nacionalistėt, por dhe duke bastisur dhe duke u marrė gjėnė e gjallė apo duke u djegur shtėpitė.

    Fill mbas Mukjes vjen njoftimi:

    “Nė Ziēisht ju presim nesėr!

    Anekėnd u bė pajtimi,

    si vėllezėr tė lidhim besėn.”

    Ishte Juda i Ziēishtit,

    Mihallaqi besėprerė.

    Ftonte burrat e Bilishtit

    pabesisht nė pritė ti zėrė.

    Nisen bijtė nacionalistė,

    bijtė e shqipes dykrenore.

    I besuan pabesisė,

    pjellės serbe dhe zuzare.

    Pėrmbi trimat bataretė

    i qėlluan papandehur.

    Vendi rreth fare i shkretė,

    mbi njėqind veta tė fshehur.

    eti trimi nga Vėrleni,

    bir i fisit Jazexhi.

    Por Tefiku qen bir qeni,

    e vrau nė pabesi.

    Krisi lufta gjer matanė...

    Natė cubash, pabesie.

    Dhjetėra grekė partizanė,

    prisnin fshehur nė korie.

    Flet Hilmi Perona, dritė,

    sillte besėn qė nga Suli:

    “Djema, kemi rėnė nė pritė!”

    “Rroftė Atdheu dhe flamuri!”

    Doktor Hadi Kasimati

    fillon shtie, vetėtimė.

    Por njė plumb e merr sėprapi,

    njė tjetėr brinjė mė brinjė.

    Zija Gashi pėrbri tij,

    gjoksit dy rrėkera gjak.

    Ky shqiptar kosovarli,

    mik me Kullajt nė Zėmblak.

    Shpirti sa u regėtinte,

    as rėnkim, as lot nė sy.

    I zunė bishat komuniste,

    me thik i therėn tė dy.

    Hylbi Kulla plagėrėndė,

    nė mulli pozicionohet.

    U pėrgjigj me zjarr e kėngė

    kur i thanė tė dorėzohet.

    Pabesi, gjak e mynxyrė,

    skish mė plumba kur hapėn portėn.

    I pėshtyu nė fytyrė

    para se tia prisnin kokėn.

    Hyn i pari Myzaferi.

    Ishin shokė nė lice.

    Me dorėn e tij e theri

    komunisti i pafe.


    Deklarata e Ballit Kombėtar njė muaj pas ngjarjes

    Balli Kombėtar do tė rriste rreth njė muaj pėr tė lajmėruar nė lidhje me masakrėn e Hoēishtit, nė pritje tė ndonjė kthese qė mund tė bėnin komunistėt, por me sa duket ishte e kotė. Vetėm pas vrasjes tė dy nacionalistė tė tjerė nė Melēan tė Korēės, ku kufomat u gjetėn me hundė dhe veshė tė prerė, komanda e Ballit do tė lėshonte kėtė deklaratė:

    “Muajin e kaluar nė rrethin e Korēės, nė njė pritė tradhtare mbetėn tė masakruar nga njė ēetė komuniste gjashtė ushtarė tė Ballit Kombėtar, ndėrmjet tė cilėve shėnojmė toger ZIJA GASHIN, kryetar ēete, dhe djaloshin HADI KASIMATI, student nė mjekėsi dhe luftėtar i orės sė parė. Dihet botėrisht se HADI KASIMATIT komunistat i prenė kokėn me thikė! Kėtė gjest barbar nuk kemi dashur ta shpallim botėrisht pėr mos tu gjetur nė historinė shqiptare njė njollė e tillė antikombėtare dhe ēnjerėzore. Por pa pritur dhe pa kujtuar njė shėmtim mė i rėndė, mė i zi dhe mė tmerrshėm vjen tani tė na ngjethė mishtė. Zėmrat tona, qė pikojnė gjak, qė gufojnė pikėllimin e ngjarjes sė fundit, qė po tregojmė mė poshtė, nuk mund tė durojnė dot dhe na shtyjnė tė mendojmė se kėto masakrime nuk janė tė rastit, por i nėnshtrohen njė programi tė caktuar nga njerėz kriminelė, qė duhet tė damkosen nė historinė tonė kombėtare, me vulėn e njė barbarizme qė kalon edhe atė tė Xhinxhis Khanit! Nė tė gdhirė tė ditės sė mėrkurė, 13 tetor 1943, ēeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjevica kapi nė Melēan tė Korēės BEXHET dhe XHEVDET BULGAREĒIN, i pari kryetar dhe i dyti pjesėtar i ēetės sė Ballit Kombėtar nė Bulgarec. Kėta dy djem idealistė, nacionalistė shqiptarė u masakruan nė mėnyrė barbare tė pashembullt, duke u prerė hundėn dhe veshėt, duke u nxjerrė sytė, duke u thyer nofulla dhe krahėt dhe duke i prerė organet seksuale! Ky krim, qė kalon edhe masakrimet e fashistėve nė Abisini dhe tė serbėve nė Bihor, u krye, pėr faqe tė zezė, nga shqiptarė tė pashpirt kundėr shqiptarėve tė pafajshėm dhe idealistė, tė cilėt luftojnė dhe punojnė vetėm e vetėm pėr ēlirimin e Shqipėrisė. Edhe njė ballist tjetėr, JOSIF FRASHĖRI, qė ndodhej me tė shoqen dhe me tė bijėn nė teqenė e Melēanit, u rrėmbye prej komunistėve. Fati i tyre akoma nuk dihet. Vini duart nė krye dhe vajtoni, o shqiptarė!

    26 tetor 1943”

    Trakt i nacionalistėve, ku flitet pėr bilancin tragjik tė vėllavrasjes

    Por regjistrojmė disa fakte tragjike qė ti kėndojė i gjithė populli shqiptar e sidomos djelmėnia komuniste. Mė 11 tetuer 1943 gjakpirėsi Mehmet Shehu sulmoi me brigadėn e vet ēetat e Ballit Kombėtar, ndėrmjet Ēermes dhe Divjakės, nė nėnprefekturėn e Lushnjės. Pėrfundimi i kėsaj lufte civile, qi vazhdoi 2 ditė rresht, asht ma se tragjik: tė vramė 109 partizanė dhe 18 ballista! D.m.th. 127 shqiptarė ma pak. Nė Libofshė ditėn 16 tetuer 1943 ēetat partizane nėn urdhnat e kriminelave, bashkėpunėtor tIsa Toskės, Banush Plyku dhe Rahman Uruēi, sulmojnė pa pritun nji ēetė tė Ballit, qi po shplodhej nė atė katund dhe vrasin 3 luftėtarė, prej tė cilėve 16-vjeēarin kosovar Rushit Sulejmanin. Tė pakėnaqur me kaq, me tė nesėrmen, po ato ēeta vrasėse, sulmojnė edhe njė herė tjetėr. Mirėpo kėtė radhė hataja asht e madhe, sepse nė ndeshjen mbetėn tė vramun 21 partizanė dhe 7 ballista. Ēetat tona kapėn 18 robėr, midis tė cilėve edhe 4 vajza. Robėrit u liruen dhe 4 vajzatiu dorėzuen prindėrve tė tyne. Pėrfundimi: 31 shqiptarė ma pak. Tė mėrkurėn mė 27 tetuer 1943 nė mėngjes nji pjesė e batalionit tė Ballit Kombėtar Hysni Lepenica ndodhet nė Tragjas tė Vlonės. Nji ēetė komuniste, e pėrbame prej afėr 400 vetash, nėn komandėn e xhandarit tė Mehmet Shehu, Hysni Kapos, zė pozicion pėr me sulmue. Komanda e Ballit ndalon ushtarėt e vet tė hapin zjarr, sepse nuk beson qi komunistėt tė shtijshin, mirėpo nė kėtė kohė 4 ballista, qi mbushnin ujė nė krue, sulmohen nga partizanėt, tė cilėt u kėrkojnė armėt; ushtarėt ballista refuzojnė dhe partizanėt hapin zjarrin tue vra dy prej tyne. Nėnkomandanti ballist Hodo Metua del jashtė pėr me marrė vesh, mirėpo komunistat, mbasi mėsuen se kush ishte, e gjuajnė dhe e plagosin. Bataljoni ballist, tue dashtė tė mos derdhej gjak, tėrhiqet. Nė mbramje partizanėt hynė nėpėr shtėpi, tue terrorizue gra e fėmijė, dogjėn shtėpinė e nacionalistit Mehmet Alemit, bir i atdhetarit tė shquem, bashkėpunėtor t Ismail Qemalit, Alem Mehmetit. Partizanėt e tėrbuem i dogjėn edhe tė gjithė bereqetin. Tre djemt e ēnatyrshėm t arsimtarit tė vjetėr, nasionalistit Tahir Hoxha, shkuen nė shtėpin e tyne, ku gjetėn hallėn. Mbasi e lidhėn tė mjerėn grue, i vunė zjarrin shtėpisė sė t et. Ja, pra, o popull shqiptar, ja, pra, o djelmėni komuniste se ku i ka ēue djemtė e kėtij vendi tė shquem e tė nderuem pėr tradisionet e veta propaganda e huej! Djemtė qi djegin shtėpinė e tyne, qi lidhin hallen e tyne! "Qaj o Shqipni, uluri o e mjerė!" Po ka edhe ma: komunistat hynė nėpėr shtėpi tue plaēkitė ēgjejshin mbrenda. Tė nesėrmen ēeta e Ballit, e forcueme prej dukatasve dhe mesaplikasve, hyn nė Tragjas, prej nga komunistat ia dhanė kambėve, tė ngarkuem me plaēkat e vjedhuna katundarve. Njimbėdhetė partizanė mbetėn tė vramė. Por sa e madhe qe habitja e katundarėve kur panė se midis tė vramit qe edhe nji mitralier italian. O tmerr! Ushtarėt e Zaninit qenkan ende nė Shqipni nėn urdhnin e komunistave pėr me vazhdue vrasjen e shqiptuarve! Mbas kėtyne ngjarjeve tė tmerrshme a ka ma shqiptarė qi mund ti besojnė Partisė Komuniste, qi pretendon se lufton pėr ēlirimin e Shqipnisė dhe ti japij liri popullit? Por cilit popull do ti japij liri, deri sa popullin shqiptar po e rrjep, po e djeg dhe po e vret?

    Ēetat maqedonase nė Korēė

    Sot nanat shqiptare kėrkojnė djemtė e tyne, tė rritun me aq mundime e me aq kujdesje, tė cilėt janė tė terrorizuem prej komandantave si Mehmet Shehu, si Rahman Uruēi, si Agush Gjergjevica, si komandantat e ēetave greke e maqedonase qi kanė fillue tė veprojnė nė qarkun e Korēės. Ndėrsa nanat shqiptare tė Qemal Stafės, Perlat Rexhepit, Margarita Tutulanit janė tė qeta se djemtė e tyne ranė me tė vėrtetė dėshmorė pėr Atdhe, kundra anmikut, nanat e tjera, qi po mbeten sot pa djem, vajtojnė me ulurima, sepse djemtė e tyne, Xhemil Ēakeri, Anastas Lulo, Hadi Kasimati Zija Gashi, Aziz Sharra, Xhevdet dhe Bexhet Bulgareci, ua kishin falun Atdheut, Atdheut dhe vetėm Atdheut e jo katilave, kriminelave, tė huejve. Nanat shqiptare kėrkojnė qi tė gjithė djemtė e tyne tė kthehen nudhėn e drejtė si komunistat e Gjormit, si 60 djemtė e Beratit, qi u ndanė prej tė huejve dhe me armė nė dorė shkuen me profesorin e tyne Abaz Ermenjin. Abaz Ermenji me libra nė dorė nė bankat e shkollės u tregonte rrugėn e vėrtetė, Abaz Ermenji me pushkė nė dorė, sot nė mal, po u tregon rrugėn e vėrtetė. Dje nė bankat e shkollės Abaz Ermenji u tregonte si kanė ra pėr Shqipni dėshmorėt tanė Ēerēiz Topulli dhe Themistokli Germenji, sot nė malet e lirė tė Shqipnisė Abaz Ermenji po i udhėheq qi tė pėrsėrisin epopenė e atyre dėshmorėve, tue i ndritun me shembullat e gjallė tė Jashar Cakranit e tė Hysni Lepenicės. Rrini tė qeta o 60 nana tė 60 djemve tė Beratit. Djemtė tuej ndodhen sot nė radhėt e shqiptuarve dhe luftojnė pėr Shqipni! Sot djemtė tuej shpėtuen prej thonjve tė Mehemt Shehut, Banush Plykut dhe Rahman Uruēit. Qi sot e tutje djemtė tuej nuk do tė dridhen ma tue pa edhe nė andėrr fytyrat e tmerrshme tė kėtyne bishve t egra.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    E gjeti dhe per vete me vone Mihallaqi ,keshtu hanin kokat e njeri -tjetrit .....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e jul-linda
    Anėtarėsuar
    10-07-2008
    Postime
    2,077
    Pershendes Sauren qe ka hapur nje teme shum shum interesante !

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2009
    Postime
    160
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    E ke percaktuar shume mire PSENE?
    Qofsh mire Beso.
    Vallaj duhet ma majt men cir ndodhi n 1991, 1990, 1967, 1945 se vec i kshu kena me pshtu. Ene kur t maroni buken ja boni : beeeeee (gjinia femnore) ene meeeee (gjinia burrore)

    Saura, e kom i pytje : Kto qi iken me anije ishin
    a- popull i persekutum nga komunistat gjakpires
    b- ishin komunista gjakpires qi i ikshin drejtsis
    c- ishin bagti qi shpresonin per Ameriqi ene ke Talloni ??


    Ene qafsh, mos me kto video se na rinqithe mishin, se shyqyr o bytyr e ken shporr te keqen ene po hecna m i hap me Evropin

    O Beso, po ti ene tani mDemokraci si i burgosun flet mer lal

    Rrofte Kavaja

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga Traktoristi Lexo Postimin
    Vallaj duhet ma majt men cir ndodhi n 1991, 1990, 1967, 1945 se vec i kshu kena me pshtu. Ene kur t maroni buken ja boni : beeeeee (gjinia femnore) ene meeeee (gjinia burrore)

    Saura, e kom i pytje : Kto qi iken me anije ishin
    a- popull i persekutum nga komunistat gjakpires
    b- ishin komunista gjakpires qi i ikshin drejtsis
    c- ishin bagti qi shpresonin per Ameriqi ene ke Talloni ??


    Ene qafsh, mos me kto video se na rinqithe mishin, se shyqyr o bytyr e ken shporr te keqen ene po hecna m i hap me Evropin

    O Beso, po ti ene tani mDemokraci si i burgosun flet mer lal

    Rrofte Kavaja


    Vallaj Kavajso ,s'kam kuptu gjo ,ēa ke desh me thone ,jeni te qut ju kavajsit .
    A ziheni hala per uje ju Kavajsit ?
    Kur kam qene e vogel ,rrisha me muj ne Kavaj ,pushimet e veres ,o zot ēa kam pas pa ulerimat ke rradha ujit ..oj Shore isha un e para ,ime te vje rradha ty ..
    Lene lene shtama,gjyma e legena qe ngjiteshin deri ne kat te peste
    Te njof gjo ty une ,se si shume kofidence per dy here qe paske shkrujt ne forum
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Natyrisht qe beni mire te shkruani pa fund per krimet vellavrasese te baballareve te atyre qe sot na hiqen si socialiste.Ndoshta i vret ndopak ndergjgjeia.Interesant dhe femijet e tyre po aq te ligj po sillen.Pershendetje Saura!!!!!!!!

  7. #27
    Dhe artistet e hollivudit do ti kishin zili shqiptaret ,jane per oscar
    femijet e tyre ketu jane prostitutat e Europes dhe kriminelet qe vrasin dhe vjedhin neper vila sot .


    Kėshtu ėshtė kur kakarisin pulat ! lol

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Albo ,pse ma ke bashkuar temen time me temen tende ?
    Une e kisha hapur me titull tjeter ....
    Une nuk dua te ma bashkosh ,e para mua nuk me pelqen te shkruaj shume gjate ,shkrimet e gjata nuk i lexon asnjeri ....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #29
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    nga tė gjithė, ky ishte sistemi mė i fėlliqur kriminal dhe anti-njerėzor qė mund tė shpikte mendja judaike njerėzore
    Prektora

  10. #30
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    qe ky trimi me kobure me uje.

    te ishte aq e lehte. nuk do ishim ketu ku jemi.......... o tunxh
    ,

Faqja 3 prej 38 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  3. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •