Close
Faqja 2 prej 38 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 376
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e labikja
    Anėtarėsuar
    17-01-2008
    Postime
    56
    Nuk di shume fakte historike rreth komunizmit sepse mosha nuk ma lejon por jam ne gjendje te them se aty 45 vite nuk i sollen Shqiperise vec vuajtje e regres.kete ma ka kallezuar femijeria qe e kalova me lotet qe s'shteronin te gjyshes te ciles i kishin vrare babain dhe vellain ne nje dite,kishin vrare birin ne syte e te atit.kete bene komunistet dhe tortura vazhdoi,ata nuk u lane asnje varr ku ti qanin vejusha te ciles i mbeten jetimet per te rritur.Keta njerez s'ishin ballist ose armiq por atdhetare,djali ishte partizan dhe babai i ardhur nga mergimi me nje pikeveshtrim tjeter per jeten.Komunistet nuk u mjaftuan me kaq,ata e vazhduan luften edhe ndaj niperve te ketij njeriu duke u mohuar arsimimin ndonse me nota shume te mira.Gjate atyre45 vjeteve kjo familje s'pa nje dite te mire.ky rrefim per mua eshte histori qe s'ka nevoje per asgje.
    rrofte DEMOKRACIA
    rrofte LIRIA
    RRETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e DoRiNa_80
    Anėtarėsuar
    22-08-2008
    Postime
    8

    Rekuiem pėr krimet komuniste

    Teksa disa fanatikė tė diktaturės po bėhen gati tė kremtojnė 100 vjetorin e lindjes se Neronit shqiptar, Enver Hoxhės, do tė ishte mirė tė risilleshin nė kujtesė disa prej masakrave tė tij tė pangjashme:

    - Tė ekzekutuar burra: 5557 persona
    - Tė ekzekutuara gra: 457 persona
    - Tė dėnuar politikė burra: 26768 persona
    - Tė dėnuar politikė gra: 7367 persona
    - Tė ēmendur: 308 persona
    - Tė internuarit janė aq shumė sa ėshtė e pamundur t'i nxjerrėsh pėrafėrsisht e jo saktėsisht.
    - Tė varurit, nuk dihen
    - Tė zhdukurit, nuk llogariten.

    Pėr tė kuptuar fytyrėn e komunzimit shqiptar, do tju lexonim vargjet e mėposhtme:
    Enver-Koēi pa njė ėndėrr
    Shqipninė - nuse, Titon – dhėndėrr
    N'nj'i shpi t'bukur, n' nji shpi tė gjanė
    Qė nga Beogradi deri nė Tiranė.

    Ka me mijėra deklarata dhe dėshmi pėr mizoritė e diktaturės, por unė do tė ndalem nė dy prej tyre.

    Deklarata e oficerit tė Sigurimit Naun Bezhani:

    Unė i nėnshkruari Naun Bezhani, oficer sigurimi, deklaroj si mė poshtė. Gjatė veprimtarisė sonė janė pėrdorur kėto tortura

    1. Jeleku (tortura mė e tmerrshme).
    2. Kamzhiku prej druri.
    3. Lėnia pa bukė dhe pa ujė pėr ditė tė tėra.
    4. Elektroshoku deri sa u bintė tė fiktit.
    5. Hedhja nė qafė e zinxhirėve me peshė tė rėndė.
    6. Lidhja me duar prapa nė dritare, nė dru tė varur nė lartėsinė sa tė preknin majat e gishtrinjve.
    7. Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darė (e pėrdorur pas dėnimit tė Shqefqet Bejės dhe tė tjerė).
    8. Kripė nė gojė.
    9. Stimulim varje ose pushkatim.
    10. Tortura morale pėr familjen. Nė Shkodėr pėr tė thyer rezistencėn e Dulo Kalit, nė dhomėn ngjitur me tė ēuam dy vajza tė burgosura dhe dy tė burgosur; ato bėnė sikur gjoja ishin vajzat e tij qė I kishin prurė atje pėr t'i ēnderuar.
    11. Futja kokėposhtė nė njė fuēi me ujė.
    12. Fekale nė gojė. Njė herė Myftar Tarja e bėri kėtė ndaj njė Toptanasi.

    Deklaratė e kapiten Lefter Lakrori, oficer i Sigurimit:

    "Nė atė kohė ishte zhvilluar gjyqi i deputetėve dhe si u dha vendimi pėr tė gjithė ata qė u dėnuan me vdekje, jemi ngarkuar t'I torturojmė pėr tė njerrė ē'a kishin. Naum Bezhani, Siri Ēarēani dhe unė. Shoku nesti shkoi me komandantin nė jug. Nė vend tė tij ishte Zihni Muēo. Gjithė materialin qė nxorrėm nga ata e mbajta unė deri sa erdhi Nesti (Kerenxhi) dhe pėr gjithė elementin qė implikohej janė zhvilluar hetime. Aty ka apsur edhe anėtarė tė partisė qė implikoheshin dhe janė survejuar. Mė kujtohet Shevqet Musaraj, Mark Ndoja dhe tė tjerėt s'mė kujtohen edhe nga deputetėt qė s'janė tė organizuar. Materialin tė dėnuarit e kanė shkruar me dorėn e tyre, ku edhe sot e kanė nė dosje".

    Vendimi i gjykatės i dhėnė mė 27 shtator 1947, ishte si mė poshtė:

    - Me varje: Shefqet Beja, Sulo Klosi dhe Riza Alizoti
    - Me pushkatim: Sheh Selim karbunara, Dr. Enver Sazani, Selim Kokalari, Selaudin Toto, Muhamed Prishtina, Paolo Sgiatti, Irfan Majuni, Tefik Deliallisi, Hysen Shehu, Beqir Ēela, Abdyl Kokoshi, Pertef Karagjozi dhe Agathokli Xhitomi.
    - Me burgim tė pėrjetshėm: Ramazan Tabaku, Gjovalin Vlashi, Foto Bala, Ram Marku.
    - Me 20 vjet burg: Rustem Sharra, Xhevat Xhafa dhe Shefki Minarolli.
    - Me 15 vjet burg: Sulo Konjari.

    Por gjyqet dhe krimet nuk u ndalėn kėtu, shqiptarė tė ndershėm u vranė ose u burgosėn pa faj pėr hir tė miqėsisė shqiptaro-jugosllave, shqiptaro-sovjetike, shqiptaro-kineze, shqiptaro – kozmopolite, etj:

    - Dėnohet grupi i patriotit Riza Dani. Me pushkatim: Riza Dani, Faik Shehu, Islam Radovicka, Uan Filipi, Hilmi Hipi, Syrja Selfo dhe Hasan Reēi; me burgim tė pėrjetshėm: Kosta Boshnjaku, Isuf Hysenbegasi, Mestan Ujaniku, Nexhmi Ballka, Ivzi Kokalari dhe Demir Kallarati; me 20 vjet burg: Adem Prela, Arif Gjyli dhe Bexhet Shehu; me 15 vjet burg: Halit Gjoleka dhe Kamber Backa.

    - Njė ndėr provokacionet komuniste tė "serisė" ishte edhe gjyqi kundėr klerit katolik tė Shkodrės, me preteksin e fshehjes sė armėve. "Ne Hys Zaja, prokuror publik i prefekturės Shkodėr, urdhėroj ndalimin…". Nė Shkodėr numėroheshin 10 burgje, ndėrsa sipas funizuesit tė bukės duhet tė ishin 17. Ishin kthyer nė burgje Kuvendi i Franceskanėve, ndėrtesa e Jezuitėve, shtėpitė e tregtarėve, i Prelės, i Pogut, i Ulqinakut pėrvec burgjeve tė njohur si Burgu i Madh, Burgu i Gestapos, Burgu i Prefekturės…

    "Ishim shumė tė dėnuar me vdekje nė njė dhomė, dėshmon Rakip Meta. Ja lista:

    1. Hafiz Dėrguti (pushkatuar)
    2. Ėngjėll Deda
    3. Rrok Mirashi
    4. Mikel Koliqi
    5. Mark Hasi
    6. Ndue Suma
    7. Mark Harapi
    8. Karlo Serreqi
    9. Agostin Ashiku
    10. Marjan prela
    11. Alek Baqli
    12. Zef Pllumi
    13. Filip Mazreku
    14. Frano Kiri
    15. Anton Luli
    16. Gaspėr Suma
    17. Injac Gjoka
    18. Jak Zekaj
    19. Lekė Dredhaj
    20. Ciril Cani
    21. Mėhill Cani
    22. Bonat Gjecaj
    23. Toėm Laca
    24. Nikollė Shelqeti
    25. Gjon Karma
    26. Mėhill Karaj
    27. Donad Kurti
    28. Leon Kabashi
    29. Pjetėr Gruda
    30. Pal Dedaj

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498












    Ja pse u larguan ne emigracion shqiptaret.



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 09-02-2010 mė 22:25
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Kur Kadri Hazbiu i shiste armė mafias italiane

    NGA AGIM MUSTA



    Analizė/ Historia e furnizimit tė Shqipėrisė me municione, qė nga Italia fashiste, Kina, Bashkimi Sovjetik

    15 mars 2008. Njė krismė dhe tronditje e tmerrshme, e shoqėruar me njė kėrpudhė flake dhe tymi, e ngjashme me kėrpudhėn e bombės atomike, qė u hodh nė Hiroshimė, mė 6 gusht 1945, ndodhi nė katundin Gėrdec, 18 km lart Tiranės, nė trekėndėshin Durrės – Tiranė – aeroporti i Rinasit (“Nėnė Tereza”). Ku u gjetėn ata mijėra tonė municione, qė shpėrthyen nė ditėn e 15 marsit 2008?! Shpesh nė tė kaluarėn nga studiues tė huaj dhe shqiptarė, Shqipėria ishte quajtur “fuēi baruti”. Nė fakt, kjo shprehje e figurshme nuk i pėrgjigjet realitetit historik tė kohės. Shqiptari qė nė kohėn e pushtimit otoman ishte i armatosur edhe kur dilte jashtė shėrbimit tė gjatė ushtarak. Pas Luftės I Ballkanike (1912-1913) nė Shqipėri mbetėn mjaft armė dhe municione jo vetėm nga ushtria e shpartalluar turke, por dhe nga ushtria serbe e rraskapitur, qė tėrhiqej nėpėrmjet territorit shqiptar drejt Korfuzit dhe Italisė nė dimrin e vitit 1915. Qeveritė shqiptare tė viteve 1920-1924 nuk bėnė asgjė pėr ēarmatimin e popullatės qė mbante armė dhe municione pa leje. Me ardhjen e Ahmet Zogut nė krye tė shtetit shqiptar, nė fillim si President dhe nga viti 1928 si Monark, u kryen disa operacione tė suksesshme ēarmatimi. Mund tė themi me bindje se pas vitit 1932, nė duart e popullatės nuk ekzistonin armė dhe municione pa lejen e organeve shtetėrore. Pushtimi fashist dhe sidomos Lufta Italo-Greke (tetor 1940-maj 1941) lanė nė territorin shqiptar armė dhe municione tė konsiderueshme. Pas kapitullimit tė Italisė mė 8 shtator 1943, njėqind mijė ushtarė italianė braktisėn armatimin e tyre dhe u arrit deri atje, sa njė pushkė dhe njė revolver shitej pėr njė kokėrr vezė. Me ato armatime u armatosėn shumica e familjeve fshatare (nė atė kohė fshatarėsia pėrbėnte 80% tė popullatės shqiptare) dhe njėsitė partizane, ēetat e Ballit Kombėtar, tė Legalitetit, pasuesit e bajraktarėve tė veriut etj. Mbas vendosjes sė diktaturės komuniste, mė 29 nėntor 1944, u organizuan nga DMP (Divizioni i Mbrojtjes sė Popullit) disa operacione ēarmatimi tė dhunshme. Mbas kontrollit nė ēdo shtėpi dhe kasolle, banorėt e fshatrave i mblidhnin me dhunė nė sheshin e katundit ku i rrihnin barbarisht, madje edhe i ekzekutonin pa gjyq, nė qoftė se nuk dorėzonin sasinė e armėve dhe municioneve, qė u kėrkohej nga repartet ndėshkimore. Edhe sot e kėsaj dite, nė Mirditė, Kallmet dhe Zadrimė, kujtohen me llahtari gjėmat e komandantit tė batalionit ndėshkimor tė komanduar nga Toger Baba (alias Hodo Habibi) qė kryente ēarmatimin nė ato krahina gjatė viteve 1945-1947. Kur Shqipėria komuniste aderoi nė Traktatin e Varshavės nė vitin 1955, nė depot ushtarake nuk kishte mė armė dhe municione tė pėrdorura gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ish-Bashkimi Sovjetik furnizoi ushtrinė shqiptare jo vetėm me armatime tė lehta, por dhe me qindra tanke, aeroplanė, nėndetėse dhe mjete ushtarake lundrimi. U ndėrtuan aeroporte dhe baza detare tė vėna nė shėrbim tė Traktatit tė Varshavės, duke e kthyer Shqipėrinė nė njė bazė tė avancuar nė Detin Mesdhe. Nga fundi i viteve pesėdhjetė drejt Shqipėrisė i hodhi sytė edhe Kina maoiste. Nė muajin maj tė vitit 1959, kur Shqipėrinė e vizitonte njė delegacion sovjetik i kryesuar nga Nikita Hrushov, nė Shqipėri ndodhej “inkonjito” ministri i Mbrojtjes sė Kinės, marshalli Pi Den Huai, qė pėrgatiste planet ushtarake pėr ta kthyer Shqipėrinė nė njė depot ė madhe armatime, tė paparė nė rruzullin tokėsor. Gjatė periudhės “tė miqėsisė” shqiptaro-kineze ( 1962-1978 ) Kina e furnizoi Shqipėrinė me armatime qė shkonin nė vlerėn e 18 miliardė dollarėve amerikanė. U ndėrtuan disa uzina armatimi dhe municionesh, si ajo e Poliēanit nė Berat e Mjeksit nė Elbasan e Ēekinit nė Gramsh dhe njė tjetėr nė periferinė e kėtij qyteti. Pėrveē armatimeve dhe municioneve qė prodhoheshin nė Shqipėri, ushtria shqiptare u furnizua me qindra tanke kineze, me mjete ushtarake detare dhe me aeroplanė “Mig” difektozė, qė shkaktuan vdekjen e disa dhjetėra aviatorėve shqiptarė. U ndėrtuan me qindra tunele, pėr tė depozituar mijėra tonė municione qė prodhoheshin nė uzinat e armatimit. Gjatė hapjes sė tuneleve, janė vrarė mbi 500 ushtarakė, kufomat e tė cilėve u dėrgoheshin familjeve natėn, duke i porositur qė t’i varrosnin pa zhurmė dhe pa bujė. Nė depot e municioneve u vendosėn mbi 500 mijė tonė municione qė i binte ēdo shqiptari tė mbante mbi shpinėn e tij 2 ½ kv barrė e papėrballueshme pėr shpinat e kėrrusura tė shqiptarėve mjeranė. Sa qytetarė shqiptarė janė vrarė dhe plagosur nga shpėrthimet e municionet gjatė sistemimit nėpėr depo, gjatė transportit nga njė vend nė tjetrin dhe gjatė zboreve ushtarake?! Flitet se janė disa mijėra, por askush nuk e thotė kėtė gjė me zė tė lartė edhe sot e kėsaj dite. Nė arkivat e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe tė Brendshme (nė qoftė se ekzistojnė) duhet tė jenė emrat e atyre fatkeqėve qė ranė viktima nga marrėzitė e klikės vrastare komuniste tė asaj kohe. Pėrse nuk publikohen emrat e atyre fatzinjve qė u vranė nga shpėrthimet e municioneve dhe emrat e pėrgjegjėsve pėr vdekjen e atyre qytetarėve qė zbatuan verbėrisht urdhrat e pushtetarėve vrasės?! Shqipėria pas vitit 1962 u shndėrrua nė njė depo gjigande baruti dhe u bė e frikshme jo vetėm pėr qytetarėt e saj, por edhe pėr popujt e Evropės, Afrikės dhe Azisė. Pranė kabinetit tė ish-ministrit tė Brendshėm, Kadri Hazbiut, ndodhej zyra e njė pėrfaqėsuesi tė mafias italiane, qė kontraktonte pėr armėt dhe municionet qė do tė blinte nga qeveria komuniste shqiptare pėr tė furnizuar grupet terroriste nė Itali, Korsikė, Spanjė, Irlandė, Greqi etj. Qindra mijėra kallashnikovė tė modelit kinez dhe dhjetėra mijėra tonė municionesh tė prodhuara nė Shqipėri u shitėn nė Ruanda, Kongo, Angola, me tė cilat u vranė njė milion e gjysmė tuci dhe hutu. Edhe sot e kėsaj dite problemi i gjenocidit afrikan nuk ėshtė mbyllur. Njė komision i OKB-sė, me pėrfaqėsues tė vendeve afrikane, kėrkojnė dėnimin nga njė gjykatė speciale nė Hagė, tė shkaktarėve tė atij gjenocidi tė pėrgjakshėm, qė u ka marrė jetėn qindra mijėra fėmijėve dhe grave tė pafajshme afrikane. Shpresojmė se nė aktakuzėn e prokurorit tė Hagės pėr gjenocidin afrikan nuk do tė pėrmenden vetėm emrat e Ēombes, Mobutus, Mengisit etj., por dhe tė klikės vrastare tė Enver Hoxhės qė furnizoi grupet terroriste afrikane me dhjetėra mijėra tonė municione dhe armatime tė prodhuara nė Shqipėri. Armėt dhe municionet shqiptare u dėrguan edhe nė Liban, Afganistan, Palestinė dhe nė tė tjera vende aziatike pėr tė vrarė qindra dhe mijėra tė pafajshėm. Pėr krimet e kryera nė shumė vende tė botės nga armėt dhe municionet e dėrguara nga Shqipėria komuniste, askush nuk ka folur dhe s’ėshtė pėrgjigjur penalisht. Askush nuk u dėnua nė Shqipėri nga ushtarakėt e papėrgjegjshėm qė braktisėn dhe hapėn depot e armatimeve nė vitin e mbrapshtė 1997. Nga armatimi i grabitur nė ato depo nga bandat kriminale dhe mafioze u vranė mbi 3.000 shqiptarė tė pafajshėm dhe u shkaktua njė dėm i pallogaritshėm ekonomik. Njė pjesė jo e vogėl e atyre armatimeve ka mbetur nė duart e popullatės civile, tė cilat vazhdojnė tė pėrdoren edhe sot, duke marrė jetėn e qindra njerėzve. Shteti shqiptar pas vitit 1991 nuk mund tė menaxhonte njė sasi aq tė madhe armatimesh dhe municionesh, prandaj ndodhėn dhe katastrofa si ato nė depot e armatimit tė Qafėshtamės, nė Dhembland tė Tepelenės dhe nė tė tjera vende qė nuk janė publikuar dhe janė mbajtur sekret. Gėrdeci ishte akti i fundit i asaj drame qė ka vazhduar nė Shqipėri pėr gjysmė shekulli. Viktimat e Gėrdecit u dėmshpėrblyen, por sigurisht, dhimbja qė shkaktoi ajo katastrofė, nuk do tė harrohet pėr shumė kohė. Vendimi i gjykatės qė do tė gjykojė katastrofėn e Gėrdecit duhet tė pasqyrojė me saktėsi shkakun dhe pasojat. T’i jepet Romės ajo qė i takon Romės dhe Cezarit atė qė i takon Cezarit. Vetėm kėshtu do tė mbyllet kjo faqe e pėrgjakur e historisė tė armėve dhe municioneve shqiptare, tė mallkuara nga mijėra nėna, gra dhe motra, pėr humbjen e njerėzve tė tyre mė tė dashur.




    04/10/2009

  5. #15
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anėtarėsuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Ah moj saura, Cmu rrenqeth mishi me keto immagini.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  6. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Jo, Jo.....

    S'kena harru asnji gjo , as nga ato te Sulltan Salepit , as nga ato te Ballit e Xhafer Devave e Co, as nga ato te Enverit dhe as keto te sotmet e myteberit .

    Kush harron , duhet te vizitohet te kuroje alzheimerin , se i bie te mos njohe edhe nenen dhe babane le pastaj ndonje gje tjeter !

    Kush harron , nuk di ku shkon ! (fjale e urte e sajuar "live" nga Popull Thjesht)

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Amaneti para vdekjes: Pse po arratisem nga Spaci

    Amaneti para vdekjes: Pse po arratisem nga Spaci

    » Dėrguar mė: 12/10/2009 - 13:13

    Gilmana Bushati

    Alma kėrkon tė atin". Ky nuk ėsh tė emri tjetėr i dramės qė u vu nė skenė nė qershor tė kėtij viti, me titullin "Antigona kėrkon tė atin", e regjisorit Mihallaq Luarasi, por ėshtė drama e qindra shqiptarėve, e vajzave, djemve, grave, baballarėve, vėllezėrve, motrave, qė kanė njė jetė qė kėrkojnė familjarėt e zhdukur nga diktatura komuniste. Ėshtė drama e mbi 4000 tė zhdukurve nga kjo diktaturė, e cila parashikonte qė nė mesin e dėnimeve tė ishte dhe zhdukja e eshtrave tė viktimave tė tij. Ndėrsa nė dramėn e Luarasit, ekzekutori i kėrkon Antigonės falje dhe tregon vendin e pushkatimit tė tė atit, nė dramėn reale, nė atė qė jetohet pėrditė, njė ndėrgjegjėsim i tillė nuk ndodh. Alma Hadėri, e bija e Sazan Hadėrit, ka qė nė vitin 1991 qė kėrkon eshtrat e tė atit, pushkatuar mė 2 gusht tė 1967 nė burgun e Burrelit. Sazan Hadėri ishte njė nga tre tė guximshmit qė shpėrthyen burgun, sė bashku me Dhori Gėrnjotin dhe Adem Allēin. Por Hadėri pėsoi fatin e keq, pasi u vra nga forcat e ndjekjes pėr t'u larguar nga burgu. Pasi ėshtė vrarė, njė pjesė e forcave tė ndjekjes e kanė kthyer nė oborrin e burgut me njė karrocė dore, pėr t'u treguar tė tjerėve se ēfarė fati do tė kishin nėse bėnin pėrpjekje tė tilla. Gjithēka ėshtė e protokolluar dhe fotografuar nga drejtuesit e burgut, si vendi nga ėshtė shpėrthyer burgu, vendi i vrasjes ashtu dhe kufoma, emri i zėvendėsprokurorit qė e ka dėnuar me vdekje Hadėrin vetėm pasi ai ėshtė vrarė nga forcat e ndjekjes, por nuk dihet se ku ėshtė varrosur. Mė 1991-in fillon kalvari i kėrkimit tė Sazanit nga e bija, trashėgimtarja e vetme, e cila ishte njė vjeēe kur ia vranė babanė. "I jemi drejtuar vetėm drejtuesve tė burgut tė Burrelit, pėr tė gjetur ndonjė dokument pėr tė ditur se ku ėshtė varrosur, por ata na kanė pohuar se pėr njė gjė tė tillė nuk ka asnjė dokument", - shprehet Alma Hadėri. Ajo shton mė tej se asnjėherė nuk i janė drejtuar shtetit pėr tė gjetur eshtrat e tė atit, nuk ėshtė bėrė asnjėherė njė kėrkesė zyrtare. Me shumė vonesė Alma ka arritur tė sigurojė amanetin e tė atit, tė cilin ia ka besuar njė tė burgosuri tjetėr, shkodranit Enver Xhelal Cufajt. Pasi shkruan se pse po e merr vendimin e rrezikshėm pėr tė shpėrthyer burgun e Burrelit, ndėr tė tjera ai nėnvizon: "Amanet po mė takove vajzėn ndonjėherė, t'i thuash se e kam dashur shumė, pėr atė do punoj po shpėtova". Alma tregon se as bashkėvuajtėsin e tij nuk ka arritur ta takojė dot, pasi ky amanet i ka mbėrritur shumė vonė. "Edhe shkodrani ka vdekur me kohė dhe nuk mund tė tregojė asgjė", - shprehet ajo. Nė 40-vjetorin e shpėrthimit tė burgut tė Burrelit, nė gusht tė 2007-ės, Alma tregon se ka qenė nė njė ceremoni organizuar jo nga shteti, por nga tė burgosurit, ku ka bėrė thirrje publike pėr gjetjen e eshtrave tė tė atit. "Atje ėshtė vendosur njė pllakat me iniciativė private dhe i pranishėm nė ceremoni ishte zėvendėskryeministri Gazmend Oketa. I jam drejtuar me fjalėt se nuk dua asgjė tjetėr nga qeveria, asnjė shpėrblim apo dekoratė, vetėm tė gjenden eshtrat e babait, qė t'i bėj njė varr ku mund tė vendos njė qiri", - shprehet e bija e Sazan Hadėrit.

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Musta: Rrėfej poligonet e vdekjes tė diktaturės

    Musta: Rrėfej poligonet e vdekjes tė diktaturės

    » Dėrguar mė: 12/10/2009 - 13:09


    Gilmana Bushati

    Njė e madhe e viktimave nuk do tė gjenden kurrė", - shprehet Agim Musta, njeriu qė nė 12 librat e tij ka dokumentuar tmerret e diktaturės komuniste. Ai shton se ndėrsa regjimet e tjera tė japin tė drejtėn tė varrosėsh kufomėn, diktatura komuniste nuk ta jepte kėtė tė drejtė minimale, pasi eshtrat e kėtyre viktimave hidheshin nė gremina, lumenj, ose digjeshin me acid. Musta thekson se ministria e Brendshme e regjimit tė Enver Hoxhės kishte miratuar njė sėrė poligonesh ku bėhej ekzekutimi i tė dėnuarve me vdekje. Ai tregon disa prej kėtyre, qė i ka titulluar "Poligonet e vdekjes" nė kapitullin XIV tė "Libri i zi i komunizmit shqiptar". "Por kishte dhe nga ato vende qė nuk ishin autorizuar, por ku bėheshin vrasjet, kryesisht buzė lumenjve apo buzė greminave", - shprehet shkrimtari historian. Musta mė pas tregon dėshminė e Dervish Sulos, ish-prokuror i Durrėsit gjatė viteve 1950: "Tė dėnuarit me vdekje i ekzekutonim nė Porto-Romano. Dikur atje ndodhej njė fabrikė pėr pėrpunimin e lėkurės dhe kishte shumė gropa, ku kishin hedhur mbeturina lėkurėsh tė dekompozuara nga acidet. Kėshtu qė nuk ishte e nevojshme tė hapnim gropa tė reja pėr kufomat e tė ekzekutuarve. E afronim "gazin" afėr njė grope, zbritnim njeriun qė do tė ekzekutohej, e vendosnim para prozhektorėve tė autoburgut tė lidhur kėmbė e duar dhe e ekzekutonim nga mbrapa me automatik ose revolver. Kur personi qė ekzekutohej ishte i rėndėsishėm, merrnim me vete edhe mjekun e Degės pėr tė bėrė pohimin me shkrim pėr personin e asgjėsuar. Nė shumicėn e rasteve mjeku firmoste tė nesėrmen, pa ardhur nė poligonin e vdekjes fizikisht…Pas kryerjes sė vrasjes thirresha unė si prokuror dhe mjeku i Degės, pėr hartimin e raportit tė ekzekutimit, qė gjoja ishte hartuar nė poligonin e vdekjes nė Porto-Romano. Natėn vonė, kufoma hidhej nė gropat e Porto-Romanos dhe thithej menjėherė nga mbeturinat e fabrikės. Brenda njė kohe tė shkurtėr ajo dekompozohej krejtėsisht". Musta tregon se janė pėrdorur metoda tė tilla pėr zhdukjen jo vetėm tė kufomave, por edhe tė eshtrave tė tyre. "Njė pjesė e tyre janė pėrdorur si kadavra nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Universitetin e Tiranės dhe janė shitur edhe jashtė Shqipėrisė, klinikave tė spitaleve universitare, ėshtė kjo dėshmia e Halim Xhelos sa u takon tė ekzekutuarve pas vitit 1948", - shprehet Musta. Ai pėrmend tmerrin e kėnetės sė Maliqit, pėr tharjen e sė cilės kanė punuar tė dėnuarit politikė. "Ata qė vdisnin nga puna e rėndė, nga torturat e sėmundjet, nuk i groposnin, por i hidhnin nė llumin e kėnetės. Nė vjeshtė kur tė burgosurit i dėrgonin nė burgje nga kishin ardhur shirat e furishėm qė sillnin ujėra tė shumtė, merrnin me vete llumin e kėnetės dhe kufomat e dekompozuara dilnin nė sipėrfaqe. Ato tėrhiqeshin nga qentė e katundeve pėrreth kėnetės, duke u bėrė tmerr pėr fshatarėt dhe subjekte pėr legjenda tė llahtarshme", - pohon Musta. Duke pėrmendur shifrėn 4000 vetė qė nuk kanė varre, evidencė e shoqatave tė ish-tė persekutuarve, shkrimtari historian Musta thekson se janė mė shumė se 4000. Sipas tij, viktimat pa varre, pjesės mė tė madhe tė cilėve nuk mund t'u gjenden eshtrat, janė 6000.

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Isuf Haluci, gracka me krerėt e Sigurimit pėr thesarin qė e shpėtoi nga pushkatimi nė

    Isuf Haluci, gracka me krerėt e Sigurimit pėr thesarin qė e shpėtoi nga pushkatimi nė ‘85
    » Vendosur: 26/10/2009 - 08:42
    •

    Ferdinand Dervishi

    Shfaqja, mėngjesin e 22 shtatorit tė vitit tė largėt 1985, e njė kompanie policėsh tė armatosur deri nė dhėmbė qė lėviznin njėshkolonė, tė disiplinuar pėrgjatė shtratit tė lumit Valbonė, tė fryrė nga shirat, asokohe kishte hutuar gjithė banorėt e fshatrave Bujan dhe Fushė-Lumi tė Tropojės. Pa zhurmė, pa bujė, krejt kujdesshėm, vargu shkonte drejt vendit ku lumi i bashkuar me pėrroin e Shydenicės krijonte njė zgavėr gjigante, nė qendėr tė sė cilės rryma e ujit spėrdridhej si gjarpėr. Nė vazhdim ca sy tė frikėsuar, fshehur pas shkurreve, do tė zmadhoheshin edhe mė duke vėzhguar njė djalė tė ri tė vishej me ca rroba e njė skafandėr tė ēuditshme dhe tė kridhej e zhytej nė mes tė vorbullės kėrcėnuese tė ujit.
    Se bėhej fjalė pėr zbulimin e njė thesari, saktėsisht tė njė arke me 13 kilogramė flori, kėtė banorėt e zonės do ta mėsonin tė fundit, madje vite mė pas, por qė policėt e ardhur nga Tirana kishin me pranga me vete Isuf Halucin, atė djaloshin e hedhur tė fshatit tė tyre, tė njėjtin qė pak vite mė pas do tė vritej i veshur me pardesynė e Azem Hajdarit, kėtė kureshtarėt e kishin mėsuar tė parėn. Ai dallohej atje tej. Trupi i Isuf Halucit i stėrholluar nga torturat, shtrėnguar kėmbė e duar me hekura, shfaqej herė pas here mes supeve viganė tė dy policėve tė bėshėm qė e shtypnin nė mes si sardele, edhe ata tė lidhur bashkė me tė me pranga.
    “Ishte koha pasi gjykata na kishte dėnuar, Isufin dhe mua, me vdekje me pushkatim. Kishim dy vjet nė burg, ndėrsa akuzat e fabrikuara nė adresėn tonė ishin gjithsej 13. Ishin pothuaj tė gjitha akuzat mė tė rėnda tė Kodit Penal, tė pjesės pėr Krime kundėr Shtetit, qė nga agjitacioni e propaganda, sabotimi, agjentura, tentativa e vrasjes sė Ramiz Alisė, tentativa e arratisjes jashtė vendit, shkuar deri tek shkelja e dispozitave mbi arin e valutėn. Pikėrisht pasi gjykata na dėnoi me vdekje me pushkatim, Isufi mė tha se ishte duke u menduar t’u bėnte njė rreng tė fundit kėtyre. Kėtyre kasapėve, torturuesve, policėve, hetuesve, prokurorėve, sigurimsave, krerėve tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, ministrit Hekuran Isai, drejtorit tė Sigurimit, Zylyftar Ramizi... Njė rreng me qėllimin final tė shmangte nė kohėn e duhur vendimin e gjykatės qė na kishte dėnuar me vdekje”, rrėfen Skėnder Haluci, djali i xhaxhait tė Isuf Halucit, i bashkėdėnuar me vdekje nėn tė njėjtat akuza dhe i mallkuar tė pėrjetonte ēaste tmerri nė pritje tė vendimit pėrfundimtar tė ekzekutimit me pushkatim. I njėjti qė nė kohėt moderne, nė ditėt e sotme, falė jo vetėm fatit tė mbijetesės, ėshtė investuar tė punojė nė fushėn e drejtėsisė, aktualisht me atributet e njė prej komisionerėve tė Avokatit tė Popullit.

    Kurthi mė i zgjuar

    Njė thesar, shoqėruar nga njė histori mbėshtjellėse bindėse, mjafton pėr tė ndalur njė ēast frymėn e ēdo humani tė pėrgjegjshėm nė botė. Sepse njė thesar, gjetja e tij, arrin tė ndryshojnė nė mėnyrėn mė radikale tė imagjinueshme fatin, rrjedhėn e jetės sė qenies, apo qenieve njerėzore qė e posedojnė. Por askush nuk mund ta besojė se si dikur, nėn darėn e shtypjes absolute qė buronte nga sistemi i betonuar komunist, larg ēdo lloj mundėsie pėr ndihmė, mbyllur e siguruar me pesėqind ēelėsa e policė roje, lidhur kėmbė e duar dhe me skafandėr nė kokė nė pritje tė pushkatimit, dikush tė llogariste, pa bėrė asnjė gabim tė vetėm, efektet e magjishme tė pėrrallės sė njė thesari tė largėt, tė padukshėm, imagjinar. Njė thesari tė ndėrtuar nė brishtėsinė e eterit, porse nė mendjen e krijuesit pasqyruar me bindjen pėr fortėsinė e ēeliktė tė fijeve qė pėrbėnin kurthin pėr mbijetesė. Tė paktėn brenda kufijve tė territorit tė Shqipėrisė sė tė gjitha kohėrave ka tė ngjarė qė kjo tė jetė gracka mė e zgjuar e njė tė dėnuari, i cili pret ekzekutimin me vdekje, pikėrisht me qėllim qė tė shmangė kėtė dhe tė vazhdojė tė jetojė.
    “Kam fshehur njė arkė me 13 kilogramė flori diku nė shtratin e lumit Valbonė. Duhet tė mė besoni. Edhe Skėnderi, djali i xhaxhait, e di pėr thesarin, por nuk e di se ku e kam fshehur. Do u jap prova pėr kėtė. Prova tė prekshme. Pa ju dhėnė prova mos mė besoni. Por... shikoni mos ndryshoni sadopak linjėn e pėrllogaritur pėr fatin e jetėve tona. Fundja gjithēka nė kėtė histori e ka njė vlerė dhe njė kundėrvlerė...”, kishin qenė pak a shumė fjalėt e Isuf Halucit pėr njė nga drejtuesit mė tė lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, takimin me tė cilin i dėnuari me vdekje e kishte kėrkuar me kėmbėngulje dhe urgjencė.
    “Historia e thesarit ishte edhe njė pėrpjekje e fundit pėr tė kthyer situatėn nė favorin tonė. Nga ana tjetėr, Isufi, duket gjatė gjithė zhvillimit tė gjyqit e vuante shumė faktin se bashkė mė tė po shkoja edhe unė drejt dėnimit me vdekje. Ishte katėr vjet mė i madh nė moshė se unė. Duket ndihej pėrgjegjės. Ndėrkohė, unė e kisha vėnė re se ai gjatė gjithė zhvillimit tė gjyqit, ishte pėrpjekur qė tė devijonte akuzat qė mė pėrfshinin edhe mua. Saktėsisht mohoi tė gjitha akuzat duke i quajtur tė montuara, por edhe pohoi gjithashtu, sido qė tė vinte puna, Skėnderi, pra unė, nuk ishte i pėrzier me asnjė prej tyre. Pra, unė jam i bindur se mė shumė se pėr veten e vet, kėtė historinė e thesarit, Isufi e sajoi pėr tė mė ndihmuar mua”, rrėfen Skėnder Haluci, pa e fshehur nė asnjė ēast dobėsinė pėr personalitetin e tė afėrmit tė vet, qė tashmė nuk jeton.
    Mė tej, sajesa vazhdon me detajin kyē tė sė gjithė ngjarjes. Isuf Haluci e kishte menduar planin e vet deri nė imtėsi, duke pėrllogaritur provokim–vėzhgim rezultati edhe kundėr-reagimet e kundėrshtarėve. Ai kishte menduar t’u jepte njė provė tė fortė njerėzve, qė kishin nė duar fatin e jetės sė tij dhe tė djalit tė xhaxhait. Me qėllim qė ata tė nisnin tė besonin seriozisht nė historinė e legjendės sė thesarit.
    “Fillimisht, qė tė besonin se e kishte seriozisht pėr thesarin, Isufi u tha atyre tė Sigurimit tė Shtetit se ku gjendej njė pjesė fare e vogėl e tij. Me Isufin nė atė kohė bėnim tregti me anė tė florinjve, qė i mblidhnim nė zonėn e Tropojės dhe dėrgonim jashtė vendit me anė tė shoferėve tė kamionėve tė tregtisė, tė cilėt, kur ktheheshin, na sillnin mall, orė e sende tė tjera, ēikėrrima tė ngjashme, por shumė tė kėrkuara nė tregun e kohės. Para se tė na arrestonin kujtoj se kishim gjendje 23 monedha floriri, qė Isufi i mbante tė fshehura nė murin e shtėpisė sė tij, nė Bujan. Pas njė tulle qė duhej hequr. Pas arrestimit tonė, duke e ditur se kishim nėpėr duar florinj, policia dhe Sigurimi kontrolluan tė gjitha vrimat e mundshme, madje e mbajtėn shtėpinė tė rrethuar pėr njė javė, por pa mundur tė gjenin ndonjė gjė tė vlefshme. Kėshtu Isufi, nė zbatim tė planit tė tij, u rrėfeu krerėve tė Ministrisė sė Rendit tė asaj kohe se ku gjendej ‘njė pjesė fare e vogėl e thesarit’. Ata shkuan nė shtėpinė e tij nė Bujan dhe i gjetėn 23 monedhat pikėrisht pasi hoqėn tullėn qė u rrėfeu Isufi. Duket saktėsia e informacionit dhe e vėrteta e vėrtetuar, bindi krerėt e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme qė tė besonin tek pjesa tjetėr, te thesari i Bujanit i fshehur nė njė zgavėr tė lumit Valbonė. Mė kupton, kėta florinj tė gjetur, kėta pak florinj tė falur, bėnė atė efektin qė bėn te qeni i gjahut aroma e lėkurės sė presė, qė gjahtari ia tund para hundės para se ta lėshojė nga zinxhiri...”, vazhdon rrėfimin djali i xhaxhait tė Isuf Halucit.

    Tek thesari nė Valbonė

    Kėshtu mė 22 shtatorin e largėt tė vitit 1985, kur kreut absolut komunist tė vendit ende nuk i ishte tretur mishi nė arkivol dhe kur nė tė gjithė vendin diktatura ishte duke ekzekutuar me pushkatim deri edhe vjedhėsit e rėndomtė, nė bregun e spėrdredhur tė lumit Valbonė, mes bukurisė sė natyrės qė nė ato anė gjendet me tepri nė ēdo kohė, njė kompani policėsh kishin nisur tė ndėrtonin nė mendjen e tyre skenėn e gjetjes sė njė thesari. Tė njė thesari tė vėrtetė, mbase, mbase edhe tė rrėshqitjes sė ndonjė monedhe verdhėlleme nė xhep, ashtu padashur, pa e vėnė re askush.
    “Para se tė niseshin pėr nė Tropojė, ata tė Sigurimit mė morėn nė pyetje. Ndėrsa unė bėra lojėn e Isufit, djalit tė xhaxhait, qė e adhuroja. Mė pyetėn pėr thesarin dhe u thashė se nuk dija asgjė. Kėshtu mė kishte mėsuar Isufi. Ne, por edhe tė gjithė tė burgosurit e tjerė, komunikonim ditėn e natėn me anė tė njė kodi qė ishte shpikur nė burg. I ngjashėm me atė MORS, ku njė germė e caktuar e alfabetit kishte njė numėr goditjesh pėrkatėse nė murin ndarės tė qelive. Ndėrsa ditėn e dytė tė marrjes nė pyetje, duke bėrė sikur u theva nga presioni dhe torturat, u rrėfeva xhelatėve se e dija se Isufi kishte njė thesar, por u betova se nuk e dija se ku e mbante tė fshehur. Duket ky pohim i bindi pėrfundimisht ata tė Sigurimit dhe tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme se Isuf Haluci nuk i mashtronte pėr thesarin”, rrėfen Skėnderi, duke tundur kokėn majtas-djathtas, si pėr tė treguar se sa e ēmendur kishte qenė e gjithė kjo histori.
    Shpura e policisė dhe disa krerė tė Sigurimit tė Shtetit kishin udhėtuar pėr gjatė gjithė natės pėr nė Tropojė. Isuf Halucin, sipas rrėfimit tė djalit tė xhaxhait, e kishin lidhur kėmbė e duar me hekura, ndėrsa nė dy krahėt i rrinin dy policėt mė viganė tė Repartit Special 326, njė nga tė cilėt ishte kampion nė sportin e mundjes.
    “Siē mė tregoi Isufi mė pas, dy policėt qė e kishin marrė pėrsipėr sigurimin e tij, njėrėn dorė e kishin tė lidhur me pranga me dorėn e tij. Kėshtu kishin udhėtuar gjatė gjithė natės me makinė, kėshtu kishin ecur pėrgjatė shtratit tė Valbonės, kėshtu kishin parė shfaqjen pėr gjetjen e thesarit nė vendin ku pėrroi i Shydenicės bashkohet me lumin e Valbonės duke krijuar njė zgavėr gjigante”...

    (vijon nesėr)
    ferdinanddervishi@yahoo.com

    Afrim Krasniqi: E kujtoj policinė duke kėrkuar thesarin

    “Isha i vogėl, por e kujtoj policinė qė nisi tė kėrkonte thesarin nė Valbonė nė vitin 1985, pasi shtėpia jonė ishte afėr lumit”. Pohimi qė vėrteton marrėzinė e krerėve tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme pėr kėrkimin e thesarit imagjinar tė sė dėnuarit me vdekje Isuf Haluci vjen nga publicisti dhe studiuesi i njohur, Afrim Krasniqi. I cili nė fėmijėrinė e hershme ka banuar nė fshatin Fushė-Lumi, qė gjendet nė kufi me Bujanin, nga ishte Isuf Haluci, nocione gjeografike qė gjenden nė afėrsi tė qytetit tė Bajram-Currit. Sipas rrėfimit tė Krasniqit, atė mėngjes, herėt, nė shtėpitė e tyre kishte trokitur policia duke dhėnė urdhra tė prerė qė askush mundėsisht tė mos dilte nga shtėpia dhe tė mos bėhej kurioz pėr veprimet e pėrfaqėsuesve tė shtetit nė zonė.
    “Ishim fėmijė atėherė dhe prindėrit na mbyllėn brenda. Por ne e gjetėm mundėsinė tė hidhnim njė sy. Nuk u rezistuam urdhrave. Fshehurazi nisėm tė vėzhgonin se ēfarė ishte duke ndodhur”, rrėfen Krasniqi.
    Vendet, ku policė, civilė, por edhe ushtarė, sipas Krasniqit, kishin kėrkuar pėr thesarin e Isuf Halucit, ishin dy.
    “Kujtoj policė, ushtarė dhe disa civilė qė fillimisht kėrkuan nė vendin kur pėrroi i Shydenicės bashkohet me lumin e Valbonės, por edhe nė njė vend tjetėr. Kjo ėshtė njė zonė midis fshatit Bujan dhe fshatit Fushė-Lumi, qė nė atė kohė nuk kishte mė shumė se 20 shtėpi. Kuptohet qė ne fėmijėt vėzhgonim nga larg. Shtėpia e prindėrve tė mi ishte jo mė shumė se 500 metėr nga lumi. Kam tė ngulitur nė mendje njė person qė mbahej i lidhur me litar nga disa ushtarė. Duhet tė ketė qenė palombari”, nxjerr nga memoria e fėmijėrisė publicisti i njohur.
    “Pasi kėrkuan nė vendtakimin e pėrroit tė Shydenicės me Valbonėn, policėt, ushtarėt dhe civilėt u zhvendosėn mė tej, duke kontrolluar njė tjetėr zgavėr. Ky vend gjendet ndanė Fushės sė Bujanit, rreth 500-600 metėr nga lugina e varrezave tė dėshmorėve tė Tropojės. Ėshtė njė luginė e thellė, 200 metėr mbase, e pabanuar, me shumė gjelbėrim dhe ndan fshatin Bujan me Fushė-Lumin”, rrėfen Krasniqi. Sipas tė njėjtit, nė kėtė vend tė dytė dikur kishte qenė fshehur njė grup tė rinjsh tė drejtuar nga njė grua, tė cilėt ishin akuzuar pėr mashtrime dhe vjedhje tė disa dyqaneve dhe magazinave tė njohura nė atė kohė. Njė grup qė nuk kishte lidhje me Isuf Halucin. Duket Sigurimi mendonte se edhe nė kėtė vend tė lumit mund tė kishte ndonjė thesar”, shpjegon Krasniqi duke e pėrmbyllur me pohimin se vėrtet ajo zonė mė pas u vu nė ruajtje dhe u shpall si ekonomi ndihmėse e Degės sė Punėve tė Brendshme tė Tropojės.
    fe. de.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Themie Thomai: Si i rezistova Enver Hoxhės pėr 13 vjet ministre

    Themie Thomai: Si i rezistova Enver Hoxhės pėr 13 vjet ministre

    » Dėrguar mė: 27/10/2009 - 14:29

    Ilda Lumani

    Ruan tė njėjtin autoritet nė pamje si tė ishte ende pjesė e dikastereve tė larta. Trupdrejtė, e kujdesshme me pamjen, fl okėt e lyer, njė truk i lehtė dhe njė fjalor i zgjedhur dhe i rrjedhshėm. Themie Thomai, ministrja e Bujqėsisė pėr 13 vjet, vjen nė njė rrėfi m tė veēantė nė “Bulevard VIP”. Mes historive tė shumta qė rrėfen nga ajo kohė, vė re dhe nostalgji,
    por edhe njė keqardhje pėr prishjen e gjithēkaje qė u ndėrtua nga ajo si ministre. Edhe pse e vėmendshme ndaj zhvillimit tė ekonomisė dhe politikės, ajo tashmė i ėshtė pėrkushtuar tėrėsisht jetės familjare pėr tė rikuperuar kohėn
    e humbur gjatė rinisė sė saj, kur i duhej tė merrte pėrgjegjėsi tė mėdha. Qė nė moshėn 21-vjeēare u bė kryetare kooperative. 10 vjet mė pas, kur ajo ishte 31 vjeē, u thirr nė Komitetin Qendror pėr t’ju emėruar posti i ministres sė Bujqėsisė, tė cilin e mbajti pėr 13 vjet. Por, si ishte kjo eksperiencė dhe cilat ishin pėrplasjet e saj me Byronė. Le tė ndjekim kėtė rrėfi m tė veēantė, sė bashku...
    Rinia juaj i pėrket viteve ‘60- ’70. Si ishte atėherė rinia dhe si e kujtoni ju sot?
    Do pėrpiqem tė them diēka nga rinia ime, e cila ka qenė edhe e bukur siē ėshtė rinia vetė e bukur, por edhe me probleme. E them kėtė, sepse nė moshė fare tė mitur mua mė ka lėnė babai, mė ka vdekur dhe nėnės i duhej tė pėrballonte familjen. Dhe, ndonėse ajo ishte nė moshė fare tė re, ne ishim dy fėmijė, motėr dhe vėlla, ndaj ajo
    u pėrball me shumė sakrifi ca, prandaj them qė rinia kishte edhe gjėra tė bukura, por edhe peripeci, nga ana
    ekonomike; nėna duhet tė mbante familjen, fėmijėt...
    Unė gjatė gjithė kohės sime tė rinisė kam qenė aktive, mė ka pėlqyer kėnga, muzika, fi lmi, sporti, mėsimi po se po. Kam qenė vazhdimisht me rezultate tė mira, dhe tė gjitha kėto e bėnin jetėn tė bukur. Dhe, nėse kishe ndonjė gjė, e harroje. Qė nė moshė tė re unė jam marrė edhe me rininė, kam punuar shumė me rininė. Unė jam bėrė nė njė moshė fare tė re, qė 21 vjeēe kryetare kooperative nė Kėmishtaj, gjė e cila nuk ma la ta ēoja rininė time deri nė fund. Kjo atėherė ishte njė detyrė e vėshtirė, sepse kishte tė bėnte me jetėn e shumė kooperativistėve qė ishin atėherė, qė duhet tė realizoje prodhimin, qė ata tė mund tė merrnin paratė. Dhe, kjo natyrisht nuk tė linte kohė tė merreshe me problemet e mirėfillta tė rinisė apo tė kėnaqėsisė qė tė jep rinia, ndaj shpejt unė hyra nė hallet e punės, tė drejtimit, tė realizimit tė planit. Nė fillim nuk kam dashur, e kam refuzuar kėtė punė, pėr vetė moshėn qė kisha, pėrvojėn qė nuk e kisha fare, por siē ishte nė atė kohė, tė thoshin qė kėtė detyrė do ta bėsh dhe do ta bėje.
    Si ndiheshit kur u jepnit urdhra punėtorėve, qė mund tė ishin edhe prindėrit tuaj nė moshė?
    E kisha vėshtirė, sepse kisha shumė nga ata qė njihja qė kur isha e vogėl dhe mė kishin mbajtur afėr, por puna e donte qė tė jepje dhe urdhėr, tė jepja njė detyrė qė do ta bėnin. Ajo qė dua tė vė nė dukje ėshtė se, edhe pse kam qenė e re, pėr ēudi ata njerėz mė kanė kuptuar shumė mirė. Edhe unė u kam ndenjur afėr, nė mėnyra tė ndryshme jam pėrpjekur tė njoh psikologjinė e tyre, tė heq mendimet e tyre, qė ishin tė lidhura fort me traditėn dhe nuk u pėlqente tė bėje njė kapėrcim tė menjėhershėm nė mendime. Dhe, kur ti u thoshe diēka tė re, ishte pak e vėshtirė. Duke ndėrtuar njė punė tė tillė, edhe pse ishte shumė e vėshtirė, ne si kolektiv, specialistėt, kolegėt e me tė gjithė atje, mendoj se bėmė mė tė mirėn qė mund tė bėhej nė atė kohė. Nuk mund tė them qė ishte e shkėlqyer gjithēka, por bėmė mė tė mirėn e mundshme pėr kohėn. Ekonomia, pėr tė cilėn unė kam drejtuar pėr 10 vjet si kryetare kooperative, arriti rezultate. Prodhimi bujqėsor dhe blegtoral krahasohej nė atė kohė edhe me rezultatet e Europės. Ekonomia u rrit, nė rendimentin e grurit, tė misrit, prodhimeve tė tjera bujqėsore qė kishte drejtim kooperativa. Ne punonim si njė ekip me specialistėt qė kishim. Madje, kishim ngritur laboratorė pėr prodhimin e farnave, pėr prodhimin e grurit, punimin e tokave, plehėrimin e tyre, dhe kėto lidhje ishin me institucione shkencore. Pothuaj kėtė kooperativė ne e kishim kthyer nė njė institucion shkencor. Pse e thashė kėtė? E vura nė dukje, sepse pa shkencė pa dituri, pa punė, pa dashuri, bujqėsia nuk mund tė ecė. Dhe, ajo punė e vėshtirė, kur i shtohej kėnaqėsia e arritjeve, e lehtėsonte peshėn e vėshtirėsisė. Kjo ka qenė njė shkollė shumė e madhe pėr mua dhe kam mendimin qė edhe sot, nė zgjedhjen qė i bėhet administratės duhet t'i vihet pėrparėsi kėsaj. Mendoj se punonjėsi para se tė kalojė nė administratė duhet tė ketė kaluar nė njė stazh prodhimi, a punė tjetėr qė tė mund tė jetė nė gjendje tė perceptojė rregullat me njerėzit nė radhė tė parė, teknikat, etika, teknologjitė, qė sot janė shumė mė lehtė pėr t'i pėrvetėsuar, mjetet e informacionit nuk mund tė krahasohen me atė kohė. Dhe, them se kjo do t'i shėrbejė gjithsecilit, qoftė pėr karrierėn e tij, por do t'i bėjė mirė edhe vetes. Praktika ka rėndėsi tė madhe.
    Ndėrsa keni qenė kryetare kooperative pėr 10 vjet, jeta juaj personale si ka shkuar?
    Unė jam martuar me tim shoq nė vitin 1967, kur isha 22 vjeē. Jemi njohur tė rinj, isha e fejuar kur u bėra kryetare kooperative. Bashkėshorti im ka mbaruar pėr mjekėsi, ėshtė mjek stomatolog, kemi dy fėmijė, njė vajzė dhe njė djalė, tani janė tė rritur. Jeta familjare (duke pasur kėto presione), pėrsa i pėrket argėtimit ka qenė e kufizuar. Tė gjitha hapėsirat ishin tė pakta dhe duhet tė them qė ata kanė bėrė sakrifica, burri dhe fėmijėt, nėna ime dhe vėllai.
    Bashkėshorti juaj, si e pėrballonte punėn tuaj dhe faktin se impenjimet tuaja familjare ishin tė kufizuara?
    Ne atėherė kemi pasur disa koncepte tė qarta, dhe mendoj se gjėja mė pozitive ka qenė qė im shoq nuk ka ndėrhyrė nė punėn time. Mė ka lėnė tė punoj sipas rregullave tė kohės, dhe kjo mė ka ndihmuar tė jem shumė e paanshme ndaj gjykimeve me njerėzit, me punėn. E vlerėsoj shumė kėtė si njė ndihmesė tė madhe qė mė ėshtė ofruar nga bashkėshorti im gjatė gjithė kohės. Ai e ka pasur pak mė tė vėshtirė, sepse merrej mė shumė me fėmijėt dhe nė atė kohė ēdo gjė ishte e planifikuar, e diktuar, duhet ta realizoje. Unė ēdo ditė kisha tė bėja me marrėdhėniet me kooperativistėt, me shtetin e kėshtu qė nuk mund tė ishe njė familjare shembullore.
    Por, ama nė moshėn 31-vjeēare ju u bėtė ministre. Si erdhi ky propozim?
    Kjo ndodhi nė vitin '75, kur ne arritėm rezultate shumė tė mira nė prodhim dhe nga ana shkencore, tė cilat sapo ishin bėrė tė ditura nė media. Madje u bė njė qendėr qė vinin edhe pėr eksperiencė nė kooperativė. Nė vitin '76, krejt papritur (mua nuk mė kishte shkuar kurrė mendja), mė thanė qė tė kėrkojnė nė Komitetin Qendror. Mendova se do tė bėhej ndonjė mbledhje pėr ēėshtjen e detyrave, meqė rezultatet kishin qenė tė mira dhe u nisa pėr nė Tiranė. Nė pritje ishin edhe tre shokė, qė do tė bėheshin zėvendėsministra. Dhe, ata tė thirrur si unė nė Komitetin Qendror. Kur shkuam, na komunikoi vendimin Hysni Kapo dhe pastaj na thirri Enveri dhe tha: "Siē ua tha dhe Hysniu, ju jeni vendosur nė kėto detyra tė reja". Pėrsėri unė shfaqa mendimin qė kjo ėshtė njė detyrė shumė e vėshtirė dhe vet natyra e bujqėsisė ėshtė e vėshtirė, sepse ajo lidhet edhe me kushtet klimaterikė, ėshtė delikate, e kėshtu qė nuk mundet t'i pėrgjigjem kėsaj detyre. Por, ai mė tha: "Kjo ėshtė vendosur dhe ju duhet ta kryeni kėtė detyrė". Natyrisht u bisedua edhe pėr bujqėsinė, si njė degė e rėndėsishme e ekonomisė. Unė u shqetėsova shumė, se isha e papėrgatitur pėr njė gjė tė tillė dhe isha mjaft e emocionuar. Nuk mund ta konceptoja si karrierė, pėr mua ishte detyrė dhe mendoja, a do jem e zonja ta bėj kėtė apo jo. Unė si natyrė nuk marr pėrsipėr njė detyrė qė nuk e bėj dot, tė thoshin e ulėm nė njė karrige sepse ishte grua. Unė nuk luftoja pėr kėto, unė duhet ta meritoja kėtė punė. Duke u nisur nga kjo, pasi u bėnė dorėzimet, fillova punėn nė Ministrinė e Bujqėsisė.
    Ēfarė kujtoni nga dita e parė e punės si ministre?
    Tė them tė drejtėn, atė ditė kam qenė edhe paksa e hutuar, por mė kujtohet kur erdha nga zyra, shkova pėr tė ngrėnė drekė tek restorant "Drini", pasi familjen e kisha ende nė Lushnjė. Mė parė shkoj tė laj duart dhe njė vajzė e re (si ju) mė shihte dhe mė pyeti, ju jeni filania, po i thashė. E ke tė vėshtirė, - mė pyeti? E vėshtirė ėshtė, - i thashė, - akoma nuk e kam provuar. - Unė e di qė ėshtė e vėshtirė, por pėrderisa kam qenė 10 vjet kryetare kooperative e di qė do ta bėj. Ajo mė tha: "Ti mos e merr me frikė, se ke tėrė gratė e Shqipėrisė me vete". Mė inkurajoi. Nuk ja mėsova emrin, por u ndjeva e lumtur. Ishte e vėshtirė, sepse bujqėsia ishte njė institucion i rėndėsishėm, mbahej njė popullatė, fshat-qytet me tė, punonte fuqia punėtore nė industrinė e lehtė dhe ushqimore, kishte njė pjesė tė rėndėsishme tė eksportit tregtia e jashtme. Pra, ishte njė detyrė me pėrgjegjėsi qė duhet ta ndiqje. Kjo, natyrisht mua mė shqetėsonte, mė rriste pėrgjegjėsinė mė shumė, kėmbėnguljen, por edhe probleme shumė kishte.
    Cila ka qenė dita mė e vėshtirė si ministre?
    Ka pasur shumė, po tė ishte njė do tė ishte mirė. Sa fillova detyrėn nė ministri (unė fillova nė datėn 1 maj '76) nė datėn 5 qershor ka rėnė njė breshėr i madh qė ka rrafshuar gjithė fushėn e Lushnjės dhe njė pjesė tė fushės sė Fierit. Duheshin masa tė jashtėzakonshme pėr ta rikuperuar, jo grurin se ai iku, por pėr ta mbjellė misėr, etj. Ishte njė ngarkesė, sepse pėrveē emocionit, se sa kisha filluar punė, u shtua edhe kjo. Ka pasur momente tė vėshtira pėr tė mbajtur edhe qėndrime. Pėr shembull, ka qenė njė herė mes tė tjerave, qė diskutohej se fshatarėt, kooperativistėt kishin nė dispozicion vetėm njė dynym tokė qė mund ta kultivonin pėr nevojat e tyre. Shtrohej problemi, kėta kooperativistė do tė kishin fėmijė, fėmijėt do tė rriteshin, ata do tė martoheshin dhe do tė largoheshin nga trungu i familjes. Problemi shtrohej se a do tė ndahej ky dynym mes tyre, apo ai qė martohej duhet tė merrte tokė tjetėr. Dhe, unė si ministre e Bujqėsisė isha qė duhej tė merrnin njė dynym tjetėr dhe me kėtė pikėpamje unė shkova nė qeveri, tė cilėn qeveria nuk ma pranoi nė atė kohė.
    Kush e ka kundėrshtuar mė shumė kėtė tezė tuajėn?
    Ka pasur shumė, por nuk dua tė merrem me emra. Nuk u pranua dhe kemi vajtur tek Byroja Politike (sepse ajo vendoste) me dy mendime, mendimi i qeverisė pėrballė timit. Atje, pasi dhanė mendimet dhe se ēfarė mendoja unė, mė bėnė shumė pyetje, edhe provokuese, qė ēfarė ėshtė kjo, nė kėtė mėnyrė ndahet toka. Unė u pėrpoqa tė jepja shpjegime, qė toka nuk ndahet, ata qė punojnė do marrin tokė dhe do tė prodhojnė pėr veten e tyre, dhe kjo duhej bėrė. Presioni ishte shumė i madh, ē'ėshtė e vėrteta.
    Keni pasur frikė?
    Unė nuk para kam pasur frikė, por presioni ishte i madh. Kam qenė e hapur nė mendimet e mia, aq sa mė lejonte koha dhe hapėsira, tė kuptohemi. Ky ka qenė njė moment i vėshtirė. Mė kujtohet njė herė tjetėr, ka qenė problemi i shtimit tė sipėrfaqeve qė mbilleshin me sojė, njė bimė vajore, qė diskutohet edhe sot. Ato i kėrkonin pėr nėnproduktet, por ama donte investime tė mėdha. Apo, edhe shtimi i sipėrfaqeve tė duhanit. Unė nė atė kohė i kam kundėrshtuar me argumente. Presion shumė i madh mė ėshtė bėrė, pse e kundėrshton, kjo ėshtė direktiva. Unė u thosha qė kjo nuk bėhej, pasi kėrkonte teknologji, etj. Dhe, natyrisht qė nuk u bė. Gjithashtu ministria e Bujqėsisė nuk ishte dakord qė tė bėhej, tufėzimi i bagėtive. Ky ishte njė gabim i madh. Kjo pasi, e zhveshi fshatarin si prodhues dhe e bėri konsumator. Atėherė u bėnė konsumatorė tė gjithė. Unė nė njė formė ose nė njė tjetėr e kam kundėrshtuar, natyrisht kam marrė edhe risqe. Kjo e dėmtui shumė blegtorinė.
    Po me Enver Hoxhėn keni pasur pėrplasje?
    Pėr ēėshtjen e ndarjes sė tokės, qė u pėrmenda mė lart, kam pasur nė fakt. Vet me atė, madje. Ka qenė diku nga vitet '80. Unė isha pėr dhėnien e tokės pėr ēdo familje edhe kur ajo shtohej nga njė dynym. Qeveria jo. Nė mbledhje Enveri mė tha: "Pse ty tė ka lėnė Partia qė tė mendosh pėr fshatarėt". Jo, i thashė. Unė kėtė mendim kam, meqė jam nė kėtė fushė, pastaj si vendoset ėshtė nė dorėn tuaj. Natyrisht, nuk ishte e lehtė, por nuk mund tė veproja dhe tė thosha ndryshe, se unė e dija ēfarė donte fshatari.
    Njė femėr nė njė dikaster tė vėshtirė pėr mbi 12 vjet? Vetėm merita e punės?
    Ėshtė e vėrtetė qė unė kam ndenjur pėr njė kohė tė gjatė nė krye tė dikasterit dhe fitova njė pėrvojė shumė tė mirė. Por, unė ēdo punė qė marr pėrsipėr e ēoj deri nė fund. E dua punėn, e dashuroj punėn, jetoj me tė. Dhe, nuk ishte se unė i bėja hyzmetin karriges qė tė rrija mė gjatė, nuk mė kishte shkuar mendja kurrė pėr kėtė, unė i bėja hyzmet njė pune tė madhe qė ishte e dobishme pėr vendin tim. E dija vėrtetė atje ku njerėzit jetonin, punonin, dhe shihja njerėz qė ushqeheshin mirė dhe njerėz qė ushqeheshin jo mirė. Ministria e Bujqėsisė mė ka bėrė qė unė tė njoh detajet e jetės shqiptare nė fshat. Kam shkelur me kėmbė gjithė Shqipėrinė, mund tė jenė tė rralla fshatrat qė nuk i kam shkelur, kam fjetur nė shumė shtėpi familjarėsh, nga Tropoja nė Konispol, kam gjetur ngrohtėsinė nė ata njerėz, kam gjetur dashurinė; dashuri pėr punėn, dhe kjo mė ka bėrė edhe mė tė motivuar pėr punėn. Mendimet dhe idetė qė mė jepnin mė kanė ndihmuar dhe me gjithė vėshtirėsitė qė kisha, thosha po jap njė kontribut aq sa mund tė jepja.
    Si e kujtoni atė kohė?
    E kujtoj edhe me dashuri, por edhe me dhimbje, sepse shumė gjėra tė bukura qė u bėnė nė bujqėsi (qė ishte mundi dhe djersa e gjithė shqiptarėve, sepse tė gjithė punonin pėr bujqėsinė), u shkatėrruan. Pėrveē gjithė atyre agrumeve qė u mbollėn dhe u bė njė kurorė qė ēdo stinė tė kishte frutat e veta, me ē'kam parė gjithēka ėshtė shkatėrruar. Dhe, e dyta ishte sistemi i vaditjes e kullimit. 63 pėr qind e tokave ishin nėn ujė, mbi 2000 e ca ishin rezervuare, sistemi fushor ishte i vaditur, ky sistem u cungua dhe deri diku u prish. Dhe, e treta sipas meje, gabim ėshtė qė toka tė shpėrdorohej nė mėnyrė tė paparė nga erozioni, sepse pritat mbrojtėse nuk ekzistojnė. Ne jemi zonė kodrinore-malore dhe pritat qė ndalojnė pėrmbytjet e reshjeve nuk ekzistojnė mė. Gjithashtu, toka po zihet nga ndėrtime pa kriter, po ēimentohet dhe ajo nuk pjell mė. Toka ėshtė copėzuar, dhe ti nuk mundesh tė aplikosh njė teknologji tė lartė, qė prodhimi ynė tė mos ishte vetėm pėr vendin, por edhe pėr eksport. Kam dėgjuar qė janė bėrė investime, sepse unė jetėn e kam tė lidhur me bujqėsinė, por ato janė tė pamjaftueshme. Sa mė parė tė fillohet si duhet njė punė e mirė nė bujqėsi, asnjėherė nuk ėshtė vonė. Duke zhvilluar bujqėsinė, do tė kishte shumė njerėz nė punė dhe do tė luftohej papunėsia.
    Si ėshtė e pėrditshmja juaj?
    E pėrditshmja ime.... natyrisht nuk marr pjesė nė ndonjė grupim politik, kam dalė nė pension prej 4 vjetėsh. I jam pėrkushtuar familjes, se kam shumė deficite nga e kaluara. E kam ndjerė kėtė dhe tani jam mė e pėrkushtuar pėr fėmijėt. Ata janė rritur, por kam dėshirė tė jem prezente pranė tyre. Kam njė nip i cili ėshtė nė gjimnaz, kam njė mbesė 10 vjeē dhe njė tė vogėl qė ėshtė njė vjeē. Mė kėnaqin, mė ēlodhin. Takoj dhe miqtė, shokėt, diskutojmė pėr shumė gjėra. Dhe, kėshtu e mbush kohėn. Ndėrkaq ndjek zhvillimet nė vend. Nuk jam indiferente, dhe sidomos diskutimet dhe investimet qė bėhen pėr bujqėsinė i ndjek me kėrshėri. Nuk ngelen pas vėmendjes edhe zhvillimet politike.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 2 prej 38 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  3. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •