
Postuar mė parė nga
PLAKU
Reshat Kripa: Vrasėsit janė midis nesh
E Enjte, 20-05-2010, 09:57pm (GMT+1)
Tregim
Reshat Kripa
VRASĖSIT JANĖ MIDIS NESH
Para disa ditėsh mė ndaloi ish hetuesi im. Donte tė bisedonte me mua. Mė zgjati dorėn. Ndjeva neveri pėr atė dorė tė pėrgjakur.
- Ē’kerkoni? - i thashė ftohtė.
- Nuk ishte faji i ynė - u pergjigj duke parė qėndrimin tim. - Ishte i sistemit qė na bėri te tillė. Nuk kishim rrugė tjetėr. Hymė nė valle dhe nuk dilnim dot. Ato ligje ishin dhe ne ishim tė detyruar t’i zbatonim.
Nuk po e dėgjoja mė. Ai fliste ndėrsa mua me dilnin para sysh ngjarjet qė ndodhėn nė kohėn e rrėzimit tė monumentit tė diktatorit, kur ai dhe shokė tė tjerė tė tij, ngriheshin nė tė ashtuquajturat antimitingje tė organizuara nga forcat mė tė errėta tė rregjimit tė pėrmbysur. Mė dilnin para syve tė gjitha ato qė mė kishte punuar nė shtatė muajt e qėndrimit tim nė qelitė e sigurimit. Por mbi tė gjitha mė dilte njė skenė mizore qė lidhet direkt me tė dhe tė cilėn nuk mund ta harroj kurrė. Ndaj nuk mund t’i besoja fjalėve tė tij. Pendimi i tij ishte pendimi fallso i njė njeriu qė ka humbur gjithēka dhe mundohet tė shpėtojė ēfarė tė mundi. Papritur, ai na qenkėsh shndėrruar nė njė demokrat tė madh. Dėgjoni tani historinė e dhimbėshme qė ka lidhje me kėtė njeri dhe gjykojeni vetė atė.
Ishim nė kampin e Bulqizės. Ai ishte emėruar operativ i sigurimit nė atė kamp. Ishte dimėr. Binte borė. Acari tė thante fytyrėn. Sapo ishim kthyer nga puna tė raskapitur dhe prisnim tė na sillnin lugėn e supės me qepė, me tė cilėn mbanim shpirtin gjallė. Ai hyri nė kapanon dhe duke iu drejtuar njė djaloshi nga Mirdita i tha me egėrsi:
- Pėrse nuk e realizove normėn?
- Isha i sėmurė zoti toger! - u pergjigj djaloshi me gjysmė zėri.
Nuk e la tė mbaronte fjalėn. E rrėmbeu me forcė dhe duke e hequr zvarrė, e pėrplasi pėrjashta nė borėn qė vazhdonte tė binte. Filloi ta godiste ku mundte me kamzhikun qė mbante nė duar. Pastaj duke e tėrhequr gjithmonė zvarrė, e mbylli nė njė nga birucat e caktuara pėr kėtė qėllim.
Kur u err dikush i ēoi njė copė buke. Nuk e kish mbaruar ende, kur ia behu krimineli. Sapo e pa, filloi ta godiste pėrsėri me kamzhik, duke kėrkuar t’i tregonte se kush ia kishte dhėnė copėn e bukės. Djaloshi nuk tregoi. Atėhere dha urdhėr ta lidhnin nė njė shtyllė telefoni qė ndodhej afėr kapanonit tonė. Caktoi edhe dy roje pėr tė mos lejuar njeri t’i afrohej. Ishte thėllim. Dėgjonim rėnkimet e tij tė mbytura dhe nuk ishim nė gjendje ta ndihmonim. Tėrė atė natė nuk mbyllėm sy duke dėgjuar rėnkimet e tij. Dikur afėr mėngjesit ato pushuan. Mirditori trim kishte ndėrruar jetė. Nuk i kishte mbushur ende te shtatėmbėdhjetė vjetėt.
- Shpormu nga sytė! - thirra sapo mė kaloi vegimi qė m’u shfaq. Por ai e kishte kuptuar me kohė dhe ishte zhdukur. Njė tronditje tė thellė ndjeja brenda vehtes time. Mė ishte hapur njė plagė e cila kishte zėnė kore.
Nė atė kohė m’u kujtua njė film gjerman qė kisha parė nė fėmininė time. Ishte njė prodhim i pasluftės dhe titullohej ‘’Vrasėsit janė midis nesh‘’. Nė qendėr tė filmit ishte njė mjek nazist qė ndonse nė aparencė tregohej njerėzor, nė tė vėrtetė ishte mishėrimi i mizorisė. Nė laboratorėt e tij kryente eksperimente nga mė monstruozet pėr torturimin dhe shfarrosjen e njerėzve. Pas mbarimit tė luftės edhe ai si shumė tė tjerė dolėn nė bangėn e tė akuzuarve.
Kanė kaluar vite qė atėherė. I kam harruar pothuajse tė gjitha skenat e atij filmi. Vetėm njėra nuk me ėshtė shkulur nga kujtesa, finalja e tij. Mjeku i kapur me tė dy duart pas hekurave tė burgut duke thėrritur:
- Jam i pafajshėm! Jam i pafajshėm!
Ndėrsa nė sfond prapa tij, si pėrgėnjeshtrim i tė gjithė kėsaj, shfaqeshin torturat, pushkatimet, varrosjet pėr sė gjalli, djegiet nė dhomat e gazit qė ai kishte projektuar. Njė skenė e paharruar. Njė zgjidhje e pėrkryer regjizoriale.
Duke kujtuar kėtė skenė dhe atė tė djaloshit mirditor pyes:
- A ka vrasės midis nesh? Cilėt janė ata?
Pergjigja ėshtė njė dhe e prerė. Po. Janė hetuesit dhe ish punonjėsit e sigurimit tė shtetit. Janė prokurorėt dhe gjykatėsit e pashpirt, qė mbartin nė ndėrgjegjen e tyre qindra dhe mijra tė vrarė apo tė vdekur nėpėr burgje , tė cilėve nuk u dihen as varret. Janė spiunėt e sistemit qė presin rastin pėr tė dalė pėrsėri nė dritė dhe pėr tė groposur pėrsėri njerės tė tjerė. Pėrse nuk vepron drejtėsia? Pėrse nuk dėnohen si mjeku gjerman?
Por janė edhe njė lloj tjetėr vrasėsish, mė tė rrezikshėm dhe mė kriminelė se tė parėt. Janė ata qė, ndonse sot janė tė veshur me petkun e demokratit, presin ditėn e nesėrme pėr t’i ngulur thikėn pas shpine demokracisė sė brishtė qė po ndėrtohet. Po tė shohėsh mirė, ata mund t’i gjesh kudo. Mund ti gjesh nė partitė politike, nė shoqatat bile edhe nė parlament. Nė vend tė ndėshkimit tė merituar ata sot bredhin lirisht duke derdhur helm nė ndėrgjegjen e njerėzve. Ata ngjiren duke thėrritur:
- Jemi te pafajshėm! Fajin e kishte sistemi i pėrmbysur!
Sikur tė mos ishin kėta njerėz tė pa princip qė e mbajtėn gjallė atė sistem pėr gati njė gjysėm shekulli..
Po kush pra qenka fajtori pėr gjithė kėtė katrahurė qė ka mbuluar vendin? Kush ėshtė fajtori? Mos vallė qenkemi ne qė e paguam me jetėt tona???
Krijoni Kontakt