Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Si të parandalojmë rrezikun në shoqërinë shqiptare?

    PER TE GJITH ATA QE I THONE VETES SHQIPTARE.

    Si mund te ndihmojme ne si individe per te ndaluar tragjedira te tilla ose rreziqe te llojeve te ndryshme por sidomos ato lloje qe marin jete njerzish.A kemi ne mundesi ti themi STOPketyre masakrave qe nuk paskan te mbaruar.apo thjeshte shkruajme kur kemi kohe te lire.Une mendoj se me ane te ketij Forumi mund te bejme shume.


    I bej thirrje te gjithe antareve te forumit gjithashtu dhe vizitoreve kudo qe jane. Te sjellim ne kete forum informime te ndryshme nga njerzit tane ne shqiperi , per te zbuluar se ku ndodhen depo vdekjeprurese apo reparte te ndryshme. firma private etj. qe kane rrezikshmeri per banoret e zonave ku ndodhen.Se cili nga ne te mare angazhimin te japi nje lajm apo njoftiim sado i vogel qofte ai.dhe jo te presim kur te plasi tragjedia, se pastaj eshte shume vone per ata qe shkojne dhe nuk kthehen me dhe turp per ne.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Qe te parandalosh rrezikun, pike se pari duhet ta kuptosh rrezikun.


    Nje ide e mire mbase eshte ti qendrosh larg. Fjala vjen, nese do ndertosh nje shtepi te re, ndertoje sa me larg objekteve ushtarake. Koncepto permasat katastrofale qe mund te kete nje veprim i thjeshte i joti (gjithmone shembull) kur pi cigare ne piken e karaburantit kur mbush makinen. Kete gje e kam vene re ne Shqiperi, dhe duhet te dish se nje shperthim ne piken e karaburantit mund te kete po aq viktima (per te mos thene me teper) sa dhe tragjedia e Gerdecit.

    Tragjedite nuk ndodhin vetem nga shperthimi i ekspolziveve por edhe nga mosrespektimi i rregullave te qarkullimeve rrugore. Si shofer i nje mjeti autobus, ku ke ne duar jeten e mbase 50 civileve, do ishe mire te duroje pa pire alkol der ne destinacionin e fundit, dhe te mos e mbaje ate shishen me raki anash ndenjeses (ko e verejtur shpesh ne Shqiperi). Gjithashtu kur ke ne duar jeten e shume shume njerzve eshte mire te zbatohen me perpikmeri rregullat e qarkullimit (sidomos neper parakalime, per te cilat shoferet Shqiptare nuk kane pike durimi) gjithmone duke menduar se nje gabim i vogel do kushtoje jo vetem jeten tende por jeten e kushedi sa njerzve. Rripi i sigurimit, i cili nuk respektohet ne Shqiperi, nuk perdoret pa arsye.

    Keshillat mbi parandalimin e rreziqeve nuk kan te mbaruar!

    Mjerisht, ne si popull, nuk e konsiderojme rrezikun deri ne momentin qe do ndodhe, aq me teper ne shum raste nuk marrim mesim nga rreziku i meparshem. Eshte per te ardhur keq...por eshte e vertete.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #3
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Jo mor vella cfar po na thua. kur ne nuk e veme rripin e ka fajin shteti, dhe kur bejme karrambole, o e ka fajin shteti, ose macia e zeze qe na preu rrugen, ne nuk kemi faj fare, se po te lexosh temat e keture diteve ne shumicen e rasteve e paska fajin shteti sipas thenieve te disave.

    jam dakort me ty, por a jane te shumte ata qe te kuptojne, se ketu eshte i gjithe kuptimi i shkrimit tend.megjithate secili duhet ta kuptoje vete, cila eshte e drejta dhe cila gabim.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  4. #4
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Artan Lame

    MINA MBI MINA

    Kur shkon nga Elbasani drejt Korçës, posa kalon Shkallën e Mirakës të bien në sy mbi rrugë majtas, disa gurore të tmerrshme që po e hanë malin avash-avash. Menjëherë pas tyre, vijojnë disa magazina të mëdha ushtarake si edhe disa tunele të fshehura. Fshatarët përreth ankohen se, sa herë guroret hedhin mina, atyre u dridhen shtëpitë. Tani na del që, veç kësaj, guroret gjenden praktikisht sipër tuneleve të ushtrisë. Tani u deklarua se në këto depo qenkan rreth 6.000 tonë municion artilerie, që merret me mend se në ç‘kushte janë. Dhe ky municion gjendet ndanë rrugës nacionale. Edhe ndanë hekurudhës. Edhe me gurore përsipër. Të thuash se i kanë bërë tunelet poshtë gurores që të mos i dallojë armiku, më duket e vështirë.

    Kur pyet pse lejohen të veprojnë këto gurore, përgjigjja është e thjeshtë. Janë pa leje dhe, si të tilla, nuk mund të ndërhyjnë autoritetet për bllokimin e dokumentacionit të tyre. Vërtet, si mund t‘i heqësh licencën dikujt që nuk ka licencë?!
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  5. #5
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Shijak, telefonata anonime ka njoftuar policinë për praninë e predhave të rrezikshme në një shtëpi të braktisur

    SHIJAK- Policia e Shijakut ka bllokuar një sasi predhash të kalibrit 40mm granatahedhësi të lehtë, të cilat ishin fshehur në një banesë të braktisur në lagjen Popullore të Shijakut. Gjithçka është zbuluar në mënyrë të rastësishme nga një banor i zonës. Ai ka parë predhat dhe menjëherë ka shpejtuar që të telefonojë në policinë lokale dhe të tregojë për ngjarjen. Vetëm pak minuta më pas, policia e Shijakut ka shkuar në adresën që është dhënë nga telefonuesi anonim. Burimet e policisë pohuan se në të janë gjetur shtatë predha luftarake.

    Ato ishin të vendosura në arka ushtrie prej druri e të mbushura me tallash. Menjëherë janë njoftuar ekspertët e xhenios, të cilët kanë udhëtuar nga Gërdeci për në Shijak dhe kanë bërë çaktivizimin e predhave të granatahedhësit të lehtë (antitank). Burime nga grupi hetimor shpjeguan se banesa e braktisur i përkiste shtetasit Daut Keci .Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet në lidhje me përcaktimin e pronësisë së predhave luftarake si dhe praninë e tyre në zonë të banuar. Paniku i lindur pas shpërthimit në Gërdec ka bërë që të forcohen masat për eliminimin e municioneve luftarake, të cilat janë një rrezik dhe për poseduesit e tyre. Një pjesë e shtetasve që disponojnë këto mjete kanë filluar që t'i hedhin në rrugë apo ambiente të tjera ,apo dhe të njoftojnë policinë e shtetit.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  6. #6
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Tragjedia e Gërdecit ka alarmuar shtetasit shqiptarë që jetojnë pranë reparteve ushtarake dhe dhe depove ku ruhen armë. Fshati Mezhgoran i Tepelenës është një ndër zonat e vendit që ka afër një depo municionesh. Ndaj banorët shfaqen të shqetësuar sepse jashte telave me gjemba që rrethojnë repartin gjenden topat e ndryshkur dhe mbetje të tjera municionesh. Sipas Banorëve nëse sasia e municioneve që ndodhet brenda depove shpërthen mund të shkaktojë një valë shkatërruese me pasoja për disa qytete. Ata shtojnë se nuk ka vlerë që largimi i tyre të bëhet deri në vitin 2010 sepse të keqen e pranisë së tyre po e ndjejnë që tani.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  7. #7
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Lozhan, tjetër depo municioni
    Artan Grabocka

    Lozhani, kryeqendra e komunës Gorë, me një popullsi prej 350 banorë, 30 km larg qytetit të Korçës, është një nga fshatrat ku që prej 10 vjetësh magazionohet sasia më e madhe e armatimit në rajonin e Korçës. Në këtë depo ka rreth 3500 ton armatime, midis të cilave edhe tritol. Depoja është pranë rrugës nacionale, Korçë- Gramsh, dhe jo më shumë se 500-600 metra larg qendrave të banimit. Nga kjo depo janë larguar gjatë dy muajve të fundit 500 ton armatime, drejt Gërdecit. Ndërkohë burime nga drejtoria e komandës mbështetëse rajonale Korçë, bëjnë të ditur se ato ruhen në masa të forta sigurie. Por nuk përjashtohet edhe rrezikshmëria që ato kanë.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Tunelet e Mirakes ne Librazhd.

    Mund te jene 10-tra tunele me tritol dhe armatime te llojeve te ndryshme ne Mirake te Librazhdit. Ne qofte se imagjinojme te plasin ato (qoft larg), te harrohet emri i qytetit Librazhd dhe fshatrave perreth tij.
    ...nuk e di momentalisht se si mbrohen keto tunele por para disa vitesh mbroheshin nga nje roje i vjeter ne moshe. Kush na e do te keqen mund te na e beje shume kollaj.

    P.S : Se mos eshte fut ndonje spiun serb ketu, se na vut flaken.

    Gjith te mirat.
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  9. #9
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Jo mor vella cfar po na thua. kur ne nuk e veme rripin e ka fajin shteti, dhe kur bejme karrambole, o e ka fajin shteti, ose macia e zeze qe na preu rrugen, ne nuk kemi faj fare, se po te lexosh temat e keture diteve ne shumicen e rasteve e paska fajin shteti sipas thenieve te disave.
    Te lutem me gjej vetem nje fraze ku kam fajesuar shtetin. Ne fakt me gjej nje fjale ku kam permendur shtetin? Thjesht, permenda disa mundesi qe afrojne rrezik serioz ne Shqiperi. Dhe gjithcka kam permendur me siper eshte me se e vertete.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #10
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    A....desha te shtoja dhe dicka!

    Nje rrezik serioz per popullin Shqiptar jane dhe armet e municionet te cilat populli i don aq fort dhe i mban te fshehura neper shtepi ne menyre te paligjeshme.E mendoni sa % e popullit mban akoma arme te fshehura neper shtepi? Keni idene sa kane vdekur nga neglizhenca e rrezukut te armeve dhe perdorimi i tyre neper shtepi sikur te ishin lodra? Pra, rreziku nuk ndodhet vetem prane tuneleve te ushtrise, por fatkeqesisht gjithandej, nese nuk do kushtohej kujdes!
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •