Nje nga njollat e zeza dhe te pashlyeshme te Historise se vendit tone dhe te historise individuale te cdo shqiptari.
Kete mars mund ta perkufizoj me keto fjale: Cmenduri kolektive, Babezi, Barbarizem, Kriminalizim, Fobi kolektive, Percudnim te ndergjegjes dhe karakterit qytetar.
Sa here qe hapet debati mbi vitin e MBRAPSHTE 1997 te gjithe themi: " Aman mos ta kujtojme me". Dhe kemi nje te drejte perse duhet ta fshijme nga memoria kolektive. Aq shume kemi hequr sa nje komb ne mes te Europes qe aspiron drejt BE te sillet si nje komb i vendeve te botes se trete. Une dua ta harroj ata njerez qe u bashkuan si nje tribu barbar dhe dogjen institucionet, gjykatat, Bankat, Policine etj. Une dua te harroj ata nxenes shkollash qe lane librin dhe moren armet. Une dua te harroj qe ata intelektuale harruan vlerat e moralin dhe morren Kallashin ne dore. Une dua te harroj Zani Caushin dhe Kakamin qe benin ligjin ne qytetet tona. Une dua te harroj Sali Berishen dhe Fatos Nanon qe i pari e solli vendin ne kete gjendje dhe i dyti beri rolin e hienes... Une dua te harroj ato fytyra te tjetersuara te ish qytetareve te transformuara ne bisha... Une dua ta harroj ate mankth dhe cmenduri....
Por a eshte e drejte qe ta hedhim pas kraheve kaq lehte kete pjese te Historise se Kombit tone? Apollyon ti bere mire qe e hape kete teme. Shqiptaret e harruan shpejt 97, duke iu dhene amnisti shkaktareve te kesaj tragjedie dhe duke i vene perseri ne krye te ketij vendi. Ne deshem te harronim... Po kjo harrese eshte shume e keqe sepse do na lejoj perseri te perserisim te njejtat gabime. Keto ngjarje ishin nje traume qe shqiptaret e pesuan ne menyre kolektive. Por shqiptaret nuk u kujdesen te sherohen nga kjo traume duke analizuar dhe nxjerre pergjegjesite per kete Histori. Ata u mjaftuan ta fusnin thelle apo ta arkivonin ne labirintet me te erreta te trurit te tyre kete ngjarje. Oh sa keq eshte kjo gje sepse kultivohet dhe rrenjoset aq thelle ne ndergjegje sa nje dite do te ndodh prape... Mos o Zot...
Nuk dua te analizoj se si dhe qysh ndodhi 97. Ajo nuk filloi ne Shkurt as ne Dhjetor te 96. Por kishte filluar qe kompleksi ne mendjen e Shqiptareve te akumulohej me vite te tera sa nje dite te bukur shpertheu... Mjaftoi qe shqiptaret te humbisnin leket ne firmat piramidale dhe cdo gje te shperthente. Por me kohe ne kishim probleme te medha politke, sociale ekonomike e psikologjike te mbartura qysh nga sistemi punisto-monist. Defekti i akumulimit dhe i harreses kolektive beri qe ne te reagonim aq dhunshem... Ky defekt akoma do te na mundoje kur here pas here e shprehim dhunen kolektive te shfrytezuar nga palacot e politikes per ambiciet e tyre personale. Nuk u ngopem ne 97 por morem armet dhe ne 98, por sulmuam komisariatet edhe ne 2001. Nuk kemi vene mend akoma. Ishin ato firma piramidale qe shkaterruan kete vend, por akoma njerezit i hedhin paret e tyre ne keto lloj firmash (rasti i fundit qe mashtrimi piramidal i ketij viti ne Korce.)
Ngjarjet e 1997 gjoja u analizuan ne Parlamentin shqiptar. Por askush nuk na dha sqarim sesi ndodhi pse ndodhi. Asnje politikan nuk mbajti pergjegjesite e veta. Asnje shkaktar nuk u denua (pervec 5 krimineleve te rendomte ordinere qe u arrestuan ne Sarande). Asnje pergjegjesi nuk u nxorr. Asnje reflektim per ate cka u be nuk u nxorr per te na ndihmuar ne qe te mos perserisim te njejtat gabime. Ne asnje tekst historik shqiptar nuk eshte shkruajtur mbi kete ngjarje. Asnje historian apo analist shqiptar nuk merr guximin te shkruaj drejte (larg interpretimeve politike dhe luftes personale ndaj nje tjetri) mbi kete ngjarje. Asnje gjykates nuk ka pat guximin te ngrej padi mbi shkaktaret e vertete. Asnje politikan i atehershem qe eshte edhe sot ne Parlamentin shqiptar nuk merr guximin te flas dhe te marr pergjegjesite e veta mbi rolin e tyre ne keto ngjarje. Ka shume deputete, ministra (dhe ish ministra), Kryeministra (e ish Kryeministra) te majte e te djathte qe mbeten ne politken dhe u lancuan ne ate vit te mbrapshte. Por ata thjesht mbyllin gojen ose e hapin vetem kur duan te sulmojne njeri-tjetrin.. Por edhe ne (d.m.th. populli) ka harruar dhe e nuk mban pergjegjesite e veta ne keto ngjarje. Ata politikane dhe nxites te kesaj ngjarjeje vijne nga ky popull qe edhe pse u perdhunua ne ndergjegjen vet, vazhdon ti zgjedh ata....
Krijoni Kontakt