Me se miri dhe me argumente shkencore e sociopolitike tragjedine e vitit 1997 e ka shtjelluar Prof.Dr.Hysamedin Ferraj.
Me se miri dhe me argumente shkencore e sociopolitike tragjedine e vitit 1997 e ka shtjelluar Prof.Dr.Hysamedin Ferraj.
Postuar më parë nga Sabriu
Ktu nuk ka shum shkenc more. Fajin dhe pergjigjsin e mban qeveria qe ishte ne kontroll ne ate kohe. Ata qe e kishin per detyr ti parandalonin kto piramida gabuan rend.
Pyesni per 1997-n? Doni shkaqet pse ndodhi?
Nisuni fare thjesht nga pasojat dhe do dilni me kollaj ne shkaqet, se ndryshe, labirintheve pafund do mbeteni.
Shqiperine e "morri" shqiptari i vu zjarr
Shqipetar, mos vrit, por duku atdhetar!
Mjaft luftove shqipetarin, mor fatzi
Lufto djallin dhe fut engjellin ne gji!
Hapi syte dhe shiko si po shton varret
Nena qan birin e vrare, qajne dhe malet
Hidhe poshte, mor i shkrete, ate arme te mallkuar
Ndryshe cfare do te mbetet, kur kombi te jet' shuar!?
O moj Shqiperi e mjere, c'te zuri kjo lengate
Armikun s'ke ne dere dhe ti lyer me gjake
Si s'plas kjo zemra ime e shpirti i lenduar
Largohem kokeulur, kush valle me ka "debuar"!?
Mars 1997(Shkruar pikerisht ne nje nga ato dite marsi, ashtu nxitimthi e drithshem, pa pretendime rregullash poetike, por frymezuar ama nga vargjet e njohura, 'Shqiperine e morri turku i vu zjarr...", etj, etj.)
Ishte koha kur vdekja e ndiqte jeten me pameshirshmerine me te eger te saj, ashtu sikurse ne te njejten kohe jeta e corientuar nga lajthitja e sistemit, ndiqte vdekjen me naivitetin e nje kapricioje absurde mendjelehtesie e aventuriere.
Ishte koha e shperthimit ne ekstrem te instikteve me te egra, por edhe e zmadhimit dhe mbizoterimit te negativiteteve e veseve te pashfaqura, ose te shfaqura ne minimum. Ky triumf i antilogjikes dhe antiarsyes njerezore, krijoi individe e grupe individesh me damken e hajdutit te pangopur e te vrasesit per hic mos gje, qe ne instancen me te ulet te pozites shoqerore e deri ne me te larten te pozites pushtetore. E keqja e ketij triumfi, vec viktimave pa faj me pak e me shume faj, pati krijimin me te dhmbshem deri ne fatalitet te Viktimes-Popull e Viktimes-Shtet. Ky dualitet viktimash ju duhet ne cdo kohe krijuesve e zbatuesve, sepse vete pozita e tyre ne ngritje apo renie, i ben te luajne te dy kartat e ketij dualiteti. Per sa kohe populli grackohet ne kete loje te ndyre, pushtetaret mbeten te paprekur ne pushtetllekun e tyre, ashtu sikurse mbetet e opozituar ne pafuqishmeri cdo lloj opozite. Ironia tallese me kulmore e kesaj loje, eshte vete loja e zgjedhjeve, ku te grackuarit gradojne dhe rigradojne me nje naivitet bindes apo bindje naive te ashtuquajturit, me sakte te vetequajturit, bij te popullit ne drejtimin e shtetit. Dhe viktima mbetet perseri viktime, kurse te graduarit vazhdojne me te sigurt ciklin e perjetesimit te pozitave sunduese ne shoqeri e pushtet.
Ne pauzen midis ciklimit apo riciklimit, Viktima-Popull peson oshilacionet nga me ekstremete mirebesimit deri ne verberi e te zhgenjimit deri ne fatalitet. Individe apo grup individesh dhe familje te tera, si nga te mirebesuarit, ashtu dhe nga te zhgenjyerit, te ndodhur perballe rrezikimit te tjetersimit te personalitetit e te vete jetes, kapercejne kufijte e Viktimes-Shtet, duke lene pas ate qe marrin me vete, deshperimin dhe dhimbjen me te ndjeshme njerezore.
.........Boll e mesuam historine, sipas interesave te protagonisteve te saj!!!!
(Nga libri "E megjithate... jetojme!", ku ka dicka me teper se kaq)
sabri.. a ban me na i sjell ktu thanjet apo studimet e hysamedinit per 97-ten.. ne se mundesh kuptohet..
ose ti me fjalet e tua na trego cka thot me pak a shum hysamedini..
Beni nje kerkese shume te vonuar.Postuar më parë nga Brari
popull i pa civilizuar ca pret 50 vjet mbyllje, prandaj ndodhi nuk ka shpjegim tjeter. njerzit mund te humbasin parat kudo po nuk ka pse te hapin depot e armve vetem ne shqiperi dhe ne sierra leone dhe congo ndodhin keto.
Postuar më parë nga friendlyboy1
Ne ato depo kishte ushtare mesa di une edhe te gjithe te tjeret.
Por sepse nuk shtine apo nuk reaguan kete s'po e kupton asnjeri.
Do thuash qe nuk reaguan sepse kishte turma njerezish, por per mendimin tim dikush ka dhene urdher qe mos te hapesh zjarr.
Ps. Libra edhe emisione kemi pare e lexuar.
Ndryshuar për herë të fundit nga ShocK : 23-03-2007 më 16:54
Postuar më parë nga ShocK
Kjo eshte GENJESHTER (per te corientu njerezit)
Zani Caushi eshte liruar nga burgu shume kohe perpara se te fillojne trazirat dhe nuk eshte denuar per vrasje (burg afatgjate) sic shkruhet ne gazetat
Ai mori pjese ne revolte si shume vlonjate te tjere qe u vodhen parate dhe u zhfrytzu per qellime politike duke e more ne qafe ate dhe familjen
A ka gisht Greqia????????????
sigurisht qe ka, bile ka bashkvepru me Serbine per percarjen e shqiptareve dhe shkaterrimin e shtetit
Per sa i perket CIA-as eshte gomarllik te thuhet qe ka gisht , ka pas nderhyrje te lobit Grek ne USA per te drejtat e minoritetit dhe asgje me teper (sic ishte edhe vizita e Bushit te vjeter qe u taku me Berishen ne Vlore per lirimin e 5 minoritareve)
dhe une mbeshtet fuqimisht hipotezen e greqise .Postuar më parë nga evertet
A ka gisht Greqia????????????
sigurisht qe ka, bile ka bashkvepru me Serbine per percarjen e shqiptareve dhe shkaterrimin e shtetit
kjo eshte e verteta . greqia gjihmone ka dashur te na shkaterroi .
Postuar më parë nga SKORPIONSKING
Jo të na shkatërrojë por të na kontrollojë. Ja kush është e vërteta. Jemi kthyer një një fabrikë që prodhojmë vetëm për Greqinë. Dikush në një vend përmendin se çfarë prodhon Greqia. Asgjë! Vetëm shërbime! Pra ka hedhur sytë këtej, nuk ka pse të marri më asnjë tokë shqiptare (retorikë). Ajo tashmë kontrollon çdo gjë (retorikë). Partitë politike i kontrollon, sidomos tani që dhe krye agjenti grek në Shqipëri Arben Imami do bëhet Sekretar i Përgjithshëm i PD.
Ne pimë një birrë në ndonjë lokal dhe lekët shkojnë në Greqi. Kjo është e sigurtë.
Krijoni Kontakt