Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    kjo mjafton qe ti demantoi thanjet tuja qe je kah ban kohen e fundit hajgare me pamvarsin e kosoves edhe per kushtetuten dhe qdo gje qe eshte shtetrore

    ----------

    Në Kushtetutë futet termi
    ‘popullata shqiptare’
    Kryesia e Kuvendit dhe shefat e grupeve
    parlamentare janë takuar të martën edhe
    me Komisionin Kushtetues, me ç’rast ky
    i fundit ka raportuar për punën e tij për
    hartimin e Kushtetutës e Republikës së
    Kosovës. Kryetari i komisionit, Hajredin
    Kuçi, ka thënë se detyrë e komisionit ka
    qenë harmonizimi i vullnetit të popullit
    të Kosovës me Planin Gjithëpërfshirës
    të Ahtisaarit. Ai ka thënë se para se t’i
    dorëzohet Kuvendit për miratim, projektkushtetuta
    duhet marrë pëlqimin edhe
    të Përfaqësuesit Civil-ndërkombëtar në
    Kosovë. Ndërkaq, anëtari i Komisionit
    Kushtetues, Kadri Kryeziu, ka thënë se
    tani është fi nalizuar projektkushtetuta
    dhe vetëm do të rregullohet gjuhësisht,
    ndërkaq ka bërë të ditur se është futur
    termi ‘popullata shqiptare’ dhe minoritetet
    tjera.
    gazeta infopress e dates 26.03.2008

    Written by Akademik, Esat Stavileci
    Friday, 29 February 2008

    (Nga debati në ASHAK rreth Projektkushtetutës së Kosovës,më 29 shkurt 2008)

    Debati për Projektkushtetutën e Kosovës po zhvillohet në rrethana kur, për momentin është shumë e rëndësishme, se po shtohet numri i vendeve që po e njohin pavarësinë e Kosovës ose që e kanë paralajmëruar njohjen e Republikës së posalindur. Duhet të kihet parasysh se mosnjohja, nga një numër shtetesh, “nuk është fakt i kryer dhe i përhershëm”.
    Megjithë këtë fakt shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës, me rastin e debatimit për Projektkushtetutën nuk mund të fshihet nga mendja se “pavarësia e mbikëqyrur” e Kosovës është shoqëruar me koncesione relativisht të mëdha e që, në zgjidhjet parimore ose konkrete të Projektkushtetutës, janë evidente. Shqiptarët e Kosovës “e kanë pranuar këtë çmim” me vlerësimin politik se, siç thuhet, ky është përfundimi “më pak i keq i mundshëm”.


    Me këtë rast do të përmendim disa prej këtyre.

    1. Duke lexuar tekstin e Projektkushtetutës, qoftë në parim, qoftë në pjesën konkrete, do të vërehet shumë qartë nëpërkëmbja e identitetit kombëtar të popullit shumicë “për hir të ndërtimit të identitetit shtetëror”.Tërheqim vërejtjen se heqja dorë, ose fshirja nga kujtesa, e vlerave të trashëguara kombëtare, kërcënon me rrezikun e tkurrjes së entitetit kombëtar shqiptar dhe këtë do të duhej ta kishin parasysh hartuesit e Kushtetutës së Kosovës.
    2. Nga Projektkushtetuta vërehet se Kosova, me gjithë shpalljen shtet i pavarur dhe sovran, nuk do të mund të shprehet kështu në kuptimin klasik të fjalës.
    Prania ndërkombëtare e sigurisë, pushteti ndërkombëtar mbi institucionet e zgjedhura të Kosovës dhe njohja, jo e plotë, nga bashkësia ndërkombëtare, nuk e bëjnë Kosovën “një shtet të pavarur e sovran në kuptimin tradicional të fjalës”. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se është i parëndësishëm “transformimi rrënjësisht i pozicionit politik dhe juridik të Kosovës”.Për shtetet që e njohin Kosovën, Kosova dhe Serbia tashmë “përbëjnë dy subjekte të ndryshme ndërkombëtare”.
    3. Projektkushtetuta e Kosovës le të kuptojë se shteti i Kosovës do të jetë i kufizuar në “fushat kyçe” që e bëjnë një shtet: drejtësia, rendi dhe siguia.Një shtet i tillë nuk është dhe nuk mund të jetë sovran dhe i pavarur, në kuptimin e plotë të fjalës. Nga zhgjidhjet që ofrohen në Projektkushtetutë, shihen qartë kufizimet e sovranitetit të brendshëm që rrjedhin nga Paketa e Ahtisaarit.Nuk mundemi që, edhe me këtë rast, të mos shprehim drojën e “shndërrimit në një varshmëri të vazhdueshme të Kosovës ndaj strukturave të jashtme”. Sovraniteti i brendshëm nënkupton organizimin e pushtetit dhe aftësinë e tij për të ushtruar kontrollin brenda shtetit.Theksojmë se Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar do të jetë autoritet i fundmë sa i përket interpretimit të Planit të Ahtisarit mbi bazën e të cilit është hartuar Projektkushtetuta e Kosovës. Prandaj, çështja e sovranitetit përbën një sfidë të madhe për funksionalizimin e shtetit. Në aspektin e ushtrimit të brendshëm të sovranitetit, siç vërehet nga Projektkushtetuta, Kosova do të jetë e kufizuar në “një numër dimensionesh”. Kërcënon rreziku që Kosova “t’i përngjajë Bosnjes” si shtet i njohur ndërkombëtar, por i kufizuar nga brënda nga Marrëveshja e Daytonit, po sikur se që Kosova do të jetë e kufizuar, nga brënda, nga Plani i Ahtisarit.Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar “do të jetë pushtet kryesor” përsa i përket zbatimit të çështjeve të “interesit vital” dhe do të ketë autoritete të gjera ekzekutive që janë superiore karshi organeve të zgjedhura të Kosovës. Prandaj, prania ndërkombëtare e sigurisë dhe kufizimet për forcën mbrojtëse të Kosovës do të paraqesin pengesë që Kosova të mund të ushtrojë sovranitet të plotë në aspektin e brendshëm. Sfida kryesore do të jetë kontrolli i plotë mbi territorin e Kosovës, për shkak të funksionimit të vazhdueshëm të strukturave paralele administrative të Serbisë në Kosovë.
    4. Sa i përket zgjidhjeve parimore, mendojmë se, për shkak të strukturës etnike dhe demografike të popullatës, Kushtetuta do të duhej që Republikën e Kosovës ta shprehte si shtet të shqiptarëve dhe të komuniteteve të tjera që jetojnë në të. Duke mos vepruar në këtë mënyrë, hartuesit e Projektkushtetutës, në asnjë vend dhe me asnjë rast, nuk përmendin shqiptarët, si popull. Kështu, shqiptarët në këtë dokument nuk figurojnë, as si entitet dhe as si kategori kushtetues. Vetëm në një vend dhe me një rast përmendet gjuha shqipe, e barazvlefshme me gjuhën serbe, parim ky që nuk korrespondon me realitetin etnik dhe gjuhësor në Kosovë.
    5. Një vërejtje tjetër parimore që mund t’i adresohet Projektkushtetutës e që buron nga koncesionet që janë bërë me pranimin e Planit të Ahtisaarit, është kualifikimi i Kosovës si shoqëri multietnike. përkundër faktit se Kosova, as në të kaluarën dhe as sot, nuk paraqitet si e tillë. Realiteti etnik dhe demografik i Kosovës jep një perceptim tjetër dhe ky fakt nuk është i parëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe ruajtjen e identitetit kombëtar të popullit shumicë të saj.
    6. Në kuadër të vërejtjeve parimore do të dëshironim të theksonim se marrja si shembull e ndërtimit të “shtetit multietnik, sipas modelit të Marrëveshjes së Ohrit”, është e paqëndrueshme për Kosovën, kur kihet parasysh përqindja e popullit shumicë në te.Pjesa e dokumentit dhe e zgjidhjeve të propozuara në të e që i referohen mosdiskriminimit të pakicës, mund të prodhojë pasoja për shumicën.
    7. Pjesë përbërëse të këtij diskutimi duhet konsideruar edhe vështrimin e gjerë mbi Paketën e Ahtisaarit që është bërë në një debat të zhvilluar, këtu në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, më datë 20.12.2006, duke patur parasysh faktin se Paketa e Ahtisaarit, në të vërtetë, përbën boshtin kurrizor të Projektkushtetutës, veçanërisht në pjesët që i referohen decentralizimit, trashëgimisë dhe të ashtuquajturit “diskriminim pozitiv”.
    8. Edhe një formulim tjetër, në dispozitat themelore, është i papranueshëm.Bëhet fjalë për atë që “Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti apo pjese të ndonjë shteti dhe se nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet apo pjesë të ndonjë shteti”. Sado që ky formulim është pjellë e kompromiseve të arritura politike të negociatorëve të Kosovës me ndërkombëtarët, mendojmë se nuk mund t’i qëndrojë kohës, duke pasur parasysh ligjin ndërkombëtar dhe parimet e tij se një shteti sovran nuk mund t’i bëhen ndalesa në lidhje me bashkimin e tij me një shtet tjetër ose me një pjesë të një shteti tjetër.
    9. Pjesa më e madhe e vërejtjeve konkrete i referohet zgjidhjeve në fushën e decentralizimit, trashëgimisë dhe të drejtave të minoriteteve, veçanërisht të pakicës serbe në Kosovë, sado që ato “arsyetohen se janë marrë nga Paketa e Ahtisaarit”. Theksojmë, edhe me këtë rast, se disa nga ato zgjidhje, do ta bëjnë të invalidueshëm shtetin e Kosovës, me pasoja për të ardhmen e tij.


    Paraqet,Sabri Selmani

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Familja Jashari nuk u flijua per "pavaresine e shtetit te Ahtisarit",per nje flamur lecke,per nje kushtetute antikombetare dhe antidemokratike,per krijimin e kombit artificial"kosovar"etj.etj...
    jo per shumadi si ti u flijue bre racen e kudres ta pshurrsha
    phuuuuuu
    fara te hupt UDB-ashi i internetit

  3. #33
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Postime
    325

    Exclamation

    [QUOTE=Sabriu;1865776]
    Citim Postuar më parë nga MmEeTtIi Lexo Postimin
    sabriu, me fal amo je mirë kshtu ti ? apo je kundra pavarsis ?

    ore këtë pavarsi e kan festu 10 milion shqiptarë, e ti kundra saj je ? mos na trego ti rezuluta e sene tjera kur thaqi vet ato rezuluta i ka nënshkr e ti del me i meqem se thaqi thu pavarsia pa vetvendosje e sdi cka perzin këtu, të ka qu albin kurti ? cfar fole more ti ? te gjith e dijm edhe pse jemi shtet smundim disa gjera me i ba por sjemi kundra pavarsis si ti.
    ke marr disa text ki kopju e ajde vetvendosjes i ban tifoz ktu, kshir mer cfar fol se na morre fytyren, njerzit (si ademi) nga 50 antarë të famijles i kan humbë për këtë pavarsi, e ti shqipetar idiot del qon kry kunder pavarsis. turp tkesh turp

    edhe dicka mos na kopjo këtu ksi ligje t'albinit se ta kishmi degju këto sot ishim pa negociata. pa sene tjera, e as pavarsia nuk kishte ardhë, se me vetëvendos u vendos edhe ne vitin 1991 me duket kur vendosi rugova e shpalli kosoven shtet, por sa shtete e pranuan ? vetem shqiperia po hiqju ktyne llafeve te këti pisi se ky si thojn pleqt " njo e din e dhjet si din"[/QUOTE

    Edhe fillikat vetem ne jeshe,
    mos dil rruges te njerezise
    je perpara vetes tende,
    je perpara perendise.

    Naimi
    Sabri un e kuptojn shqetesimin tend, po mos ki frik sepse plani Ahtisaarit nuk mund te vihet ne zbatim sepse Kosova u vete shpall pa pritur miratimin e OKB-ese
    dhe u njof nga shtetet e tjera pa ato kushte qe jan shkruajtur aty....

    ne qofte se do kishim pritur marrveshjen e evropes dhe rusise atehere do te kishim arsye jo vetem ti por edhe une te friksoheshim nga vendimet ?!.....

    tashti eshte mire me qen optimista dhe me prit qe te krijohet dhe nje ushtri e forte mire dhe e armatosur dhe asnjeri ska me guxu me prek Kosoven


    diten e mire te gjithve

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    gjerat e mira vijne ngadal e ne kete menyre eshte duke ecur kosova.shpallja-njohja-ushtria etj etjaskush nuk do te mund ta ndal kete.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84
    Sabri,

    parathënje: Këta shkrime nuk jan Analiza por thjeshtë tregojnë diçka, sikur të dëgjosh lajmet e orës 19.30..

    vazhdim: Shihet qartë se din të i tregosh lajmet, por gjithashtu shihet që nuk e din gjuhën e politikës, as ta flasësh e as ta kuptosh. Nuk duhet marrë aq hov sepse gjërat kryhen vetëm me punë, jo me fjalë.

    qartësi: Të gjithë kan qejf që të tregojnë për Adem Jasharin, kuptohet, le të tregojnë. Mirëpo për Ademin le t'ju tregojnë pasardhësve jo neve sepse ishim të gjithë ne që nuk i dolem në ndihmë bacit Shaban, Hamzë e Adem Jasharit kur pushka e atyre krisi, por pasi dhanë jetën heroikisht "ramë n'mend"

    Është një njeri i cili përmend bashkëveprimin e tij me Zahir Pajazitin, krenohet me atë veprim, por ndoshta edhe e dini se si u vra Zahiri dhe kush ishte ai "bashkveprimitar" i tij?

    mbarim: Shaban Jashari ka thënë një fjalë: "Asht lehtë me vra ni shka, por gjithmonë duhet me i mendu pasojat"

    kështuqë, bëj punë aty ku ka për t'punuar jo aty ku është përfunduar.

    me t'mira

  6. #36
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Serbia e ka marrë veriun, politikanët po na thonë se jemi shtet!

    Publikuar më datë 2008-09-30


    Shkruan: Glauk KONJUFCA

    Të shtunën mbrëma (më 27. 09. ´08), në edicionin qendror të lajmeve të RTK-së u dha një intervistë e zëdhënësit të UNMIK-ut për Mitrovicë, Georgy Kakuk, ku ai pranon haptazi se misioni i OKB-së nuk po bën asgjë për ta parandaluar kontrabandën që po zhvillohet nëpërmjet veriut të Kosovës. Ai u citua të thotë që situata në veriun e Kosovës është "jashtë kontrollit", gjë që sipas RTK’së paraqet pranimin e parë publik nga një zyrtar i UNMIK-ut për gjendjen reale që mbretëron atje. Tash përderisa vetë UNMIK-u po na e tregon të vërtetën për të cilën më parë rregullisht na ka gënjyer, politikanët u kanë dalur gjokshapur këtyre deklaratave për ta siguruar qytetarin e Kosovës se "veriu është brenda Kosovës", se "veriu nuk ka ku të shkojë, do të mbetet këtu" apo se integriteti territorial i Kosovës na qenka i garantuar nga NATO-ja e fuqitë më të mëdha të botës…

    Të vetmin rol që mund ta luajnë politikanët tanë në këtë situatë kur UNMIK-ut i përgjërohen kurse sovranitetin nuk e kanë, është roli i atij peshkut që fryhet përpara rrezikut që i kanoset për ta krijuar përshtypjen e një madhësie të paqenë të trupit të vet. Tash kur vetë UNMIK-u po e pranon dështimin e vet, dhe kur po na tregon që Serbia ka ngadhnjyer në veri, ne do t'i kemi politikanët tanë faqezinj që do të jenë aty për ta zgjatur iluzionin e shtetësisë, integritetit territorial e sovranitetit të Kosovës, në vend që të përpilojnë strategji konkrete për hapat që duhet ndërmarrë për rikthimin e kontrollit. Inxhinieringu i mirëmbajtjes së iluzionit - kjo është puna e tyre në politikë, vetëm përbrenda këtij funksioni ata po mbijetojnë. Serbia e ka marrë veriun, politikanët po na thonë se jemi shtet. Strukturat paralele të dalura nga zgjedhjet e majit të Serbisë në Kosovë e kanë okupuar me dhunë komunën e Shtërpcës, politikanët na thonë se në Kosovë sundon vetëm ligji i Kosovës. Enklavat do të zyrtarizohen nëpërmjet komunave të Ahtisaarit, fëmijët serbë do ta mësojnë versionin serb të historisë së Kosovës, politikanët do të na thonë që ato në këtë mënyrë u integruan, tamam siç thoshte Lutfi Haziri për komunën e veriut të Mitrovicës: ne e ndamë atë që ta bashkojmë…!

    Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, tha që UNMIK-u duhet ta përfundojë misionin e tij, meqë sa më parë të bëhet kjo, një gjë e tillë do të ndikonte pozitivisht në të ardhmen integruese të qytetit. Është shumë e pafytyrë ta përkrahësh Pakon e Ahtisaarit, e cila e themelon Komunën e Veriut të Mitrovicës, pra e legalizon ndarjen e Mitrovicës, duke e reduktuar problemin në shkuarjen e UNMIK-ut dhe ardhjen e EULEX-it. Është hipokrizi ta dënosh UNMIK-un për mosintegrim të qytetit e njëkohësisht ta përshëndetësh letrën e Ban Ki-moon-it që kërkon negociata të reja me Serbinë për dogana, polici e gjyqësi, ndërkohë që ke pranuar Planin e Ahtisaarit si "zgjidhje përfundimtare"…

    Fajin për ndarjen e veriut e ndajnë UNMIK-u dhe politikanët e Kosovës, të cilët (sidomos këta të fundit) herëdokur duhet të japin llogari dhe të nxirren përpara përgjegjësisë. UNMIK-u sepse veriun ia la Serbisë, kurse politikanët tanë sepse u pajtuan me këtë gjë. Asnjëherë politikanët e Kosovës, asnjë qeveri e deritashme, nuk ka pasur ndonjë strategji mospajtuese me planin e UNMIK-ut për t'ia lënë Serbisë kontrollin e veriut. Shpallja e pavarësisë nuk e ka ndryshuar këtë realitet. Përkundrazi, shpallja e pavarësisë i ka barikaduar "taborret". Përgjegjësia e politikanëve të Kosovës para vitit 2006 ka qenë përgjegjësi e mosveprimit, e pasivitetit, faj i qëndrimit duarkryq përpara krimit. Por pas pranimit të Planit të Ahtisaarit që e institucionalizon ndarjen etnike të Kosovës, kjo përgjegjësi legalizohet, ajo bëhet pozitive, bashkëpjesëmarrje e drejtpëdrejtë në zyrtarizimin e kësaj ndarjeje.

    Jo vetëm që këta politikanë janë faktorë mbështetës të ndarjeve të brendshme - nëpërmjet përkrahjes dhe përshëndetjes së letrës së Ban Kimoon-it, ata u bënë legalizimi vendor i parakushteve për ndarjen territoriale të Kosovës mbi bazën e fuksionimit të ndarë të misioneve ndërkombëtare (UNMIK-u nëpër "territoret serbe", kurse ICO/EULEX-i përgjegjës për pjesën e mbetur ‘shqiptare’). Me vetë faktin që premtuan pavarësi të plotë, kurse na e sollën një pavarësi të mbikëqyrur së bashku me ndarjen e brendshme etnike të Kosovës (Planin e Ahtisaarit); me vetë faktin që pastaj thanë se Plani i Ahtisaarit është i panegociueshëm, kurse pastaj pranuan letrën e Ban Kimoon-it, që thotë se kontrolli i kufijve (doganat) si dhe sovraniteti i brendshëm duhet të rinegociohen këta politikanë po na tregojnë se janë në gjendje dhe të gatshëm të pranojnë çfarëdo që vjen nga të tjerët, mjafton që kjo të shpërblehet me mbetjen e tyre në këtë pushtet, në të cilin ata kanë zënë rrënjë të thella pikërisht falë kompromiseve të deritashme në kurriz të vendit.


    Paraqet,Sabri Selmani

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2005, 08:43
  2. Luan Krasniqi: Në shtator dy gëzime, pavarësi dhe kampion bote
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53
  3. Lufta për pavarësi e patriotëve shqiptarë në parlamentin turk
    Nga Kallmeti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-12-2002, 00:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •