Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Nuk ka pavarësi pa vetëvendosje!

    Shkruan: ABDULLAH PRAPASHTICA

    Me një flamur e një himn të huaj kurrë nuk do të identifikohet Republika e Kosovës! Mbi Shqipëri kaluan furtunat historike të lloj-lloj perandorishë e pushtuesish nga të cilët disa qëndruan me shekuj e disa më pak. Por, të gjithë ata erdhën në vendin ton me një qëllim që këtu me mbesin përgjithmonë. Atyre ju prinin ushtritë e tyre mizore me fuqi të armatimit të tmerrshëm e gjeneral e gjeneral të cilët thyenin para vetes çfarëdo rezistence të armatosur. Pas okupimit ushtarak ata i tërhiqnin ushtritë e veta në kazerma dhe para tyre dilnin misionaret civil e policore për të e thyer rezistencën politike dhe për të e nënshtruar vendin tone me sundimin e ligjeve të tyre diskriminuese.
    Ata impononin me diktaturë tëra rregullat e sjelljeve publike. Me këtë prania e tyre fizike duhej të pranohej si akt i kryer dhe i përjetshëm në vendin ton! Në fazën e tretë ata fillonin indoktrimin ideologjik e politikë për të imponuar kulturat e veta si dominuese mbi kulturën vendore. Ose duke i keqpërdor besimet e veta fetare në funksion të nevojave të politikës së tyre pushtuese ose duke përdorë ideologjitë e tyre politike si “ide përparimtare”, deri sa çdo gjë vendore ata e shpallnin për “primitive”! Si p.sh kështu u përdor ideologjia fashiste gjatë Luftës së dytë Botërore, dhe kjo ndodhi e po ndodh edhe më pas. Natyrisht se vendit tonë dhe popullit tonë i imponohej gjithmonë një “identitet i ri” si pas shijes së okupatorëve të ri. Me këtë duhej të arrihej edhe sundimi shpirtëror mbi vendin e popullin ton dhe me këtë fillonte përpjekja edhe për asimilimin e zhdukjen e identiteti të ti si popull! Me imponimin e këti “identiteti të ri” nënkuptohej se ne duhet heq dorë nga të gjitha ato shenja identifikuese të kulturës të kombit shqiptar, duke e përfshirë këtu edhe Flamurin Kombëtar. Pra, prej kohës së rënies së Ilirisë e deri me sot, sa herë që vendi i ynë ka rënë nën sundimin e okupatorëve, të gjitha ata e kanë përsëritur këtë ritë të njëjtë. Të gjithë e kanë pas në epiqendër sulmin ndaj FLAMUR KOMBËTAR, ndalimin e përdorimit të ti dhe imponimin e një flamuri që e kanë caktua okupatorët e ri! Tani Flamurít Kombëtar Shqiptar së pari u ndalua të përdoret te Shtabi i Përgjithshëm i TMK, me ide se po u pajtua TMK, në agoni, me këtë, kjo do të bëhet punë e kryer! Po kështu ndodhi edhe kësaj radhe me flamurin e Ahtisarit e të BE në Republikën e Kosovës. Por, kësaj radhe okupimi klasik dhe aneksimi i Kosovës u bë në emër të mbrojtjes të saj dhe duke e njohur “pavarësinë” e pjesërishëme te saj nga Serbia, me qëllim që pjesët tjera të Kosovës përgjithmonë të mbesin nën sundimin e Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi. Historia u përsërit edhe kësaj radhe. Në vitin 1913 u njohë pavarësia e gjysmës së Shqipërisë! Në vitin 2008 u njoh pavarësia e gjysmës së Kosovës. Por, as në 1913 dhe as në 2008 nuk u njoh e drejta e Kombit Shqiptar në VETËVENDOSJE dhe në bashkim brenda një shteti! Pavarësia e një vendi dhe e një populli nuk matet me deklarata të zhurmshme pa përmbajtje, por me përmbajtjen e të drejtës në vetëvendosje për të vendos për fatin e vet në të gjitha drejtimet që përmban pavarësia e vërtet e një populli duke e përfshi këtu edhe të drejtën në përcaktimin e simboleve të veta shtetërore e kombëtare. Miqtë e vërtet nuk bëjnë shantazhe të tilla me pranin e vet ushtarake, por duke të të njohur pavarësinë reale me të drejtë ne vetëvendosje dhe duke të ndihmuar për të qen në gjendje për tu mbrojtur vet. Si bëri tani Presidenti Bush i SHBA i cili kërkoi armatosjen e Republikës së Kosovës! Pra, duke e përfshirë këtu edhe të drejtën e vetëvendosjes edhe kur është fjala për pamjen e Flamurit. Republika e Kosovës nuk ka as një arsye as juridike as diplomatike të mos i ketë tëra karakteristikat identifikuese shtetërore të njëjta me Republikën e Shqipërisë përveç të nocionit gjeografik “KOSOVË”, kur dihet edhe se bashkimi mes tyre është i pa shmangshëm! Me një flamur e një himn të huaj kurrë nuk do të identifikohet Republika e Kosovës! Nga vet fakti se Republika e Kosovës u përballua me një tradhti ndërkombëtare që ndodhi në Rambuje në vitin 1999 kur asaj ju premtua e drejta në shprehjen e vullnetit të vet pas 3 viteve dhe kjo nuk ndodhi, flet se të gjitha rrjedhjet e më vonshme deri te imponimi i kufijve ( të krijuar nga armiqtë e ti) ndërkombëtar brenda Atdheut ton, imponimi i Kushtetues, Ligjeve, Stemës flamurit të Ahtisarit me hartën e ish KSA të Kosovës, që paraqet vetëm njërën nga krahinat shqiptare nën sundimin e ish RSFJ, flete për faktin se fjala është për një “pavarësi” formale dhe pa përmbajtje! E ter kjo komedi me shpalljen e “pavarësisë formale” synohet të imponohet si legjitime përmes të një grupi njerëzish të cilët edhe në zgjedhjet e organizuara nga UNMIK-OSB ku dolën 35% të votuesve, ndërsa 65% i bojkotuan dhe kur nga këto zgjedhje krijuan parlamentin e pakicës! Pra, fjala është për një pakicë e cila nuk mundet të krijon kurfar ligjimiteti as kombëtar dhe as ndërkombëtar. Vendimet e aprovuara në këto rrethana nuk janë valide dhe ato nuk e obligojnë popullin e Kosovës që ti respekton e zbaton! Një vendim i tillë që është imponuar përmes të institucioneve të pakicës është edhe ai mbi aprovimin e flamurit të Ahtisarit apo më mirë me than flamuri i BE për Republikën e Kosovës. Rrjedhimisht ky flamur ka me pas fatin e flamurit privat të ish presidentit i cili do të mbahet mënde se nuk ka lan as një vepër pozitive për vendin e vet, apo me fatin e flamurit të Azem Vllasit me një yll sa një rrotë kerri, apo me flamurin e fashizmit, kur mbi shqiponje u vuan sëpatat e Imperatorit Emanuell e tj. Flamuri Kombëtar i Skënderbeut është një lidhje e lash emocionale mes Kombit dhe Atdheut ton. Ky flamur është identiteti i ynë dhe atë kush do që provon të e zëvendëson me një tjetër. Kush do që të ç’pik një tjetër flamur atë flamur do të e përdor si “qefin” për vete! Kombi Shqiptar nuk ka krizë identiteti pavarësisht se disa shqiptar kanë kriza të identitetit personal! Prandaj, flamuri i errësirës me hanë e me yej, natën mirë!

    25.03.2008

    Paraqet, Sabri Selmani

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    A thue çka koka kjo sipas Prapashhtices konjufces e disa mendimtaret si keta





    1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

    Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi

    Prishtinë 17 shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Kjo eshte turpi apo shpallje e veresise dhe stervaresise se Kosoves. Rezoluta 1244 dhe plani i Ahtisarit mbrenda kesaj deklarate e bejne nje deklarim te tille te turpshem.

    Me një flamur e një himn të huaj kurrë nuk do të identifikohet Republika e Kosovës!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sabriu : 26-03-2008 më 10:12

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Kjo eshte turpi apo shpallje e veresise dhe stervaresise se Kosoves. Rezoluta 1244 dhe plani i Ahtisarit mbrenda kesaj deklarate e bejne nje deklarim te tille te turpshem.

    Me një flamur e një himn të huaj kurrë nuk do të identifikohet Republika e Kosovës!
    A ka Shqiptar qe i ka dy pika gjaku te shqiptarit qe thot kjo eshte turpi per shpalljen e Republikes se Kosoves

    kur dihej se kjo u prit hiq me pak se nji shekull u burgosen u maltretuan u plaqkiten u vran mbeten pa gjymtyret e trupit me mijra e mijra Shqiptar qe nji shekull per ket dit

    o zot mos i ndegjo ata qe kan krye kurset per vllaznim-bashkim te ish jugosllavis dhe kan krye kurse te urrejtjes neper ambasadat te jugosllavis serbis
    e tani kan mbet pa pun prej ambasadave e rreziten neper metropolet e europes e nuk kan guximin as ta vizitoin Kosoven se lere ma te gezohen per Shtetin e Kosoves.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    A ka Shqiptar qe i ka dy pika gjaku te shqiptarit qe thot kjo eshte turpi per shpalljen e Republikes se Kosoves

    kur dihej se kjo u prit hiq me pak se nji shekull u burgosen u maltretuan u plaqkiten u vran mbeten pa gjymtyret e trupit me mijra e mijra Shqiptar qe nji shekull per ket dit

    o zot mos i ndegjo ata qe kan krye kurset per vllaznim-bashkim te ish jugosllavis dhe kan krye kurse te urrejtjes neper ambasadat te jugosllavis serbis
    e tani kan mbet pa pun prej ambasadave e rreziten neper metropolet e europes e nuk kan guximin as ta vizitoin Kosoven se lere ma te gezohen per Shtetin e Kosoves.
    10 hapat e pavarësimit - Doracak se si të pavarësohemi

    Shpallja e pavarësisë nuk na bëri të pavarur. Edhe pse e rëndësishme, as njohja nga shtetet e botës nuk na bën të pavarur. Është ndryshimi radikal i situatës në terren – kush ushtron pushtetin, nga kush dhe ndaj kujt, si dhe deri ku ushtrohet ai – ajo që do të na bënte të pavarur. Më poshtë janë 10 hapa fillestarë që do të duhej të ndërmerren nga institucionet e Kosovës për ta themeluar një bazë të fortë për zhvillim të pavarur politik, ekonomik e social të Kosovës. Këta hapa do t’i bënin institucionet INSTITUCIONE, nga populli, të popullit dhe për popullin.

    Kuvendi i Republikës së Kosovës

    • Duhet ta tërheq menjëherë zotimin për zbatimin e Planin të Ahtisaarit. Ky plan ka qenë dashur të jetë marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës (si çmim për pavarësinë e Kosovës, të cilën do ta pranonte Serbia dhe Rusia si rrjedhim). Serbia dhe Rusia nuk e pranuan. Pse ta pranojë Kosova?

    • Duhet ta kthejë prapa draft kushtetutën dhe të kërkojë nga Komisioni Kushtetues ta përpilojnë një Kushtetutë e cila i vesh institucionet e Kosovës me sovranitet dhe që i bën ato, por edhe veten si dokument, autoritetet më të larta në territorin e Kosovës.

    Kryetari i Republikës së Kosovës

    • Duhet që menjëherë ta shpallë TMK-në Ushtri të Kosovës. Njëkohësisht duhet që menjëherë ta fillojë procesin e shndërrimit të TMK-së në Ushtri (në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes e cila do të krijohej konform kësaj shpalljeje). Çfarë pavarësie e kemi nëse nuk na lejohet ta krijojmë vetë Ushtrinë tonë! Ai më pas do të jetë Komandant Suprem i kësaj Ushtrie. Në asnjë mënyrë nuk bën që ta pranojë shuarjen e strukturave të saj, e as krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Deri në këtë shndërrim, Kryetari i Kosovës duhet të kërkojë marrëveshje të veçanta mbrojtëse me shtetet që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran (Shqipërinë, ShBA-të, Britaninë e Madhe, etj.) Ndërkohë që duhet ta kërkojë një Marrëveshje SOFA (Status of Forces Agreement) me Aleancën Veri-Atlantike.

    • Duhet të kërkojë nga UNMIK-u që ta lëshojë Kosovën pasi që vetë natyra e këtij misioni është kundërshtim i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për misionin e BE-së (EULEX dhe ICO). Kosova nuk mund t’i ketë DY qeverisje sovrane. BE-ja, e edhe OKB-ja, mund të qëndrojnë në Kosovë me misione ndihmuese, këshilluese madje edhe monitoruese, por assesi me misione qeverisëse, të veshura pushtet ekzekutiv. Pushteti qeverisës që nuk është i zgjedhur nga ne, na e cenon sovranitetin, të drejtat dhe lirinë.

    • Duhet t’ua tërheqë kredencialet dhe lejeqëndrimin të gjitha zyrave të vendeve të cilat janë shprehur kundër pavarësisë së Kosovës. Të gjithë përfaqësuesit e këtyre shteteve të cilët janë me shërbim në Kosovë, qoftë në zyra diplomatike, apo në ndonjë formë tjetër në misione ekzekutive, duhet të urdhërohen ta lëshojnë Kosovën. Policët si dhe ushtarët e vendeve që nuk e njohin Kosovën, duhet që po ashtu ta lëshojnë Kosovën. Nga këto vende duhet të kërkohet njohja reciproke por edhe vendosja e marrëdhënieve bilaterale diplomatike. Kosova nuk mund t’i njeh shtetet që nuk e njohin atë!

    Qeveria e Republikës së Kosovës

    • Duhet që menjëherë, përmes Ministrisë së Rendit, ta vendos nën komandë të veten ShPK-në, duke e bërë atë Polici të Kosovës. Këta policë duhet të pajisen me të gjitha mjetet e nevojshme për ushtrimin e ligjshmërisë së Kosovës në tërë territorin. Këto veprime duhet të bashkërendohen me Kryetarin e Kosovës, si Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës. Mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës si dhe ushtrimi i sovranitetit në tërë territorin janë çështje të ngutshme dhe parësore sot në Kosovë.

    • Duhet që t’i ndërmarrë masat për ndalimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës. Këto zgjedhje (ndalimi i tyre), në afatin e shkurtër, do të jenë matësi më i mirë i pavarësisë së Kosovës. Shtetet sovrane nuk lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve përbrenda territorit të tyre të organizuara nga shtetet tjera. Në të njëjtën frymë, duhet t’u ndalohet hyrja në Kosovë e politikanëve nga Serbia. Ministrat në qeverinë e Serbisë nuk mund të kenë vizita private në Kosovë, duke i kthyer ato në angazhim armiqësor kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Marrëdhëniet bilaterale si dy vende me interesa reciproke mund të vendosen vetëm pas njohjes nga Serbia.

    • Duhet që menjëherë, dhe pa pritur miratimin e askujt, ta fillojë themelimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Çfarë kuptimi do të ketë pavarësia e shpallur nëse presim nga kushdo miratimin për Ministri të Punëve të Jashtme. Kjo Ministri pastaj duhet të fillojë me ngritjen e përfaqësive diplomatike të Kosovës nëpër botë. Shqipëria ka ofruar përdorimin e ambasadave të saj aty ku i kanë ato. Krejt çka na nevojitet është t’i dërgojmë përfaqësuesit tonë atje. Ose t’ua zyrtarisht t’ua delegojmë këtë gjë Ambasadorëve të Shqipërisë. P.sh Ambasadori i Zvicrës në Iran i përfaqëson edhe interesat amerikane atje qysh nga viti 1981, një vit pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes Iranit dhe ShBA-ve. Ambasadorët e Shqipërisë do të duhej përdorur veçanërisht në vendet që nuk e njohin Kosovën për të lobuar në bazë ditore për njohjen e Kosovës.

    • Duhet marrë nën kontroll të vetin Agjencinë e Privatizimit (AKM-në) dhe të gjitha asetet e saj. Paratë e Kosovës të mbledhura nga privatizimi i deritashëm të përdoren për investime kapitale të rëndësisë strategjike për Kosovën. Ndërkohë që privatizimi i mëtejmë të pezullohet, derisa Kosova të bëhet vërtetë sovrane dhe të jetë në gjendje që vetë ta përcaktojë se cilat nga ndërmarrjet do të shiten dhe si. Qeveria e mëvetme duhet të vendos për mënyrën se si shpenzohet dhe financohet buxheti i Kosovës – natyrisht duke ndjekur me përpikmëri interesat dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës. Duhet të kujdeset që të ketë kontroll të rregullt të të gjitha pikave kufitare të Kosovës, në të cilat do të zbatojë politikë fiskale që do ta mbronte prodhimin vendor.

    Agjencitë Shtetërore dhe të Pavarura

    • Duhet që automatikisht ta refuzojnë çfarëdo urdhëri që vjen nga ndonjë autoritet tjetër që nuk është i Kosovës. Ato duhet të mbesin të pavarura dhe të punojnë në interes të popullit të Kosovës, dhe vetëm në interes të tij. Banka Qendrore duhet të fillojë të veprojë si e tillë: të ushtrojë kontroll të planifikuar në politikën monetare të Kosovës. Njëkohësisht Banka Qendrore duhet të fillojë me emetimin e bonove të thesarit në mënyrë që t’ua mundësojë të gjithë qytetarëve të Kosovës të investojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Komisioneri i pavarur për media duhet t’i çlirojë mediat nga kthetrat e UNMIK-ut dhe OSBE-së, në mënyrë që këto ta kenë të mundur informimin e drejtë dhe ndikimin në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve të Kosovës për realitetin. Pavarësia nënkupton pavarësi edhe nga UNMIK-u dhe ICO-ja.

    Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Paraqet "Dr.Dituria" alias, Sabri Selmani
    Kiel-Gjermani

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    sabriu, me fal amo je mirë kshtu ti ? apo je kundra pavarsis ?

    ore këtë pavarsi e kan festu 10 milion shqiptarë, e ti kundra saj je ? mos na trego ti rezuluta e sene tjera kur thaqi vet ato rezuluta i ka nënshkr e ti del me i meqem se thaqi thu pavarsia pa vetvendosje e sdi cka perzin këtu, të ka qu albin kurti ? cfar fole more ti ? te gjith e dijm edhe pse jemi shtet smundim disa gjera me i ba por sjemi kundra pavarsis si ti.
    ke marr disa text ki kopju e ajde vetvendosjes i ban tifoz ktu, kshir mer cfar fol se na morre fytyren, njerzit (si ademi) nga 50 antarë të famijles i kan humbë për këtë pavarsi, e ti shqipetar idiot del qon kry kunder pavarsis. turp tkesh turp

    edhe dicka mos na kopjo këtu ksi ligje t'albinit se ta kishmi degju këto sot ishim pa negociata. pa sene tjera, e as pavarsia nuk kishte ardhë, se me vetëvendos u vendos edhe ne vitin 1991 me duket kur vendosi rugova e shpalli kosoven shtet, por sa shtete e pranuan ? vetem shqiperia po hiqju ktyne llafeve te këti pisi se ky si thojn pleqt " njo e din e dhjet si din"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    sabri

    zemra ju kupt ju shpiunave se ne e shpallum shtetin

  9. #9
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Kjo eshte turpi apo shpallje e veresise dhe stervaresise se Kosoves. Rezoluta 1244 dhe plani i Ahtisarit mbrenda kesaj deklarate e bejne nje deklarim te tille te turpshem.

    Me një flamur e një himn të huaj kurrë nuk do të identifikohet Republika e Kosovës!
    Qka po thue bre???
    Po gutu kallxoju se ata na qun posht...
    Qka po pritni ju vetvendosja qe spo na shlironi e pavarsoni mo ....

    Qet tem qitne te humori, ma mir pershtatet!!
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga MmEeTtIi Lexo Postimin
    sabriu, me fal amo je mirë kshtu ti ? apo je kundra pavarsis ?

    ore këtë pavarsi e kan festu 10 milion shqiptarë, e ti kundra saj je ? mos na trego ti rezuluta e sene tjera kur thaqi vet ato rezuluta i ka nënshkr e ti del me i meqem se thaqi thu pavarsia pa vetvendosje e sdi cka perzin këtu, të ka qu albin kurti ? cfar fole more ti ? te gjith e dijm edhe pse jemi shtet smundim disa gjera me i ba por sjemi kundra pavarsis si ti.
    ke marr disa text ki kopju e ajde vetvendosjes i ban tifoz ktu, kshir mer cfar fol se na morre fytyren, njerzit (si ademi) nga 50 antarë të famijles i kan humbë për këtë pavarsi, e ti shqipetar idiot del qon kry kunder pavarsis. turp tkesh turp

    edhe dicka mos na kopjo këtu ksi ligje t'albinit se ta kishmi degju këto sot ishim pa negociata. pa sene tjera, e as pavarsia nuk kishte ardhë, se me vetëvendos u vendos edhe ne vitin 1991 me duket kur vendosi rugova e shpalli kosoven shtet, por sa shtete e pranuan ? vetem shqiperia po hiqju ktyne llafeve te këti pisi se ky si thojn pleqt " njo e din e dhjet si din"
    Jo..jo zoteri une nuk jame kunder pavaresise por jame kunder kolonise.Kosova duhet te jete teresisht e pavarur.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2005, 08:43
  2. Luan Krasniqi: Në shtator dy gëzime, pavarësi dhe kampion bote
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53
  3. Lufta për pavarësi e patriotëve shqiptarë në parlamentin turk
    Nga Kallmeti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-12-2002, 00:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •