Shembulli tė cilin duhet ndjekur rinia
Nėse e shiqojmė rininė, do tė shohim se ajo sot ėshtė duke e kėrkuar shembullin e saj, shembullin tė cilin do ta pasonte. Qė dikush ta ndjekė dikend tė clin e do, ai mundohet qė atė ta imitojė nė ēdo aspekt. Sė kėndejmi, shohim sot se rinia i ndjek disa kėngėtarė, sportistė, artistė etj. Vishet sikurse ata, sillet sikurse ata dhe ėshtė nė lajthitje sikurse ata. Ne e dimė se Allahu xh.sh. e ka krijuar njeriun nė formėn mė tė mirė, e pėrse atėherė ta ndjekim njė kėngėtar i cili nė veshet e tij ka disa vathė dhe mė shumė i ngjanė femrės se sa mashkullit, duket sikurse demi i cili ka njė hallkė nė vrimat e hundės. A ėshtė ky shembulli i cili pėr kohė tė caktuar duhet tė ndiqet? Tė gjithė kėngėtarėt, artistėt, sportistėt, etj. janė njerėz tė cilėt e kėrkojnė modelin (shembullin) e tyre pėr ta ndjekur. E si ta ndjekim ne njeriun i cili nuk ka shembull as pėr vete!?? Tė gjithė ata janė nė lajthitje, sepse nuk kanė fat nė jetėn e tyre, e do tė dėshironin qė tė kenė. Asnjėherė as nuk do ta kenė, sepse jeta e tyre nuk di pėr fenė ISLAME nė tė cilėn njeriu dorėzohet plotėsisht dhe pėr tė e jep jetėn e vet. Ti shikojmė njerėzit qė kanė qenė nė kėtė mori tė kėqijash dhe i Lartmadhėrishmi i ka shpėtuar: Ah sikur tė mos kishim qenė asnjėherė nė atė tė keqe, ajo ėshtė vetėm kohė e humbur e cila nė zemrėn e njeriut lėn plagė tė thellė. Ajo ėshtė fat i humbur qė sjell fatkeqėsi . A nuk ia kanė marrė vetvetes jetėn dhe e kanė pėrfunduar jetėn e tyre shumė kėngėtarė, artistė, etj. Sepse nuk kanė pasur shembull, e as fe e cila u sjell lumturi. Tė vėrtetėn e thotė Allahu i madhėrishėm nė librin e tij fisnik: Vallė, a ėshtė ai qė qe i vdekur kurse Ne e ngjallėm dhe i dhamė dritė, me tė cilėn ecėn mes njerėzve, si ai qė ka mbetur nė errėsirė (i humbur) dhe nuk mund tė shpėtojė nga ajo?...(El-Enam, 122).
Rini, kjo ėshtė ajo jetė e cila nuk e ka kuptimin e vet, andaj a doni ende ti ndiqni shembujt e dėshtuar: kėngėtarėt- drogeristė, artistėt, sportistėt etj. Kur njeriu e dėgjon kėngėn, e kėngėtarit tė tij tė cilin e adhuron dhe ai e pėrjeton, sė pari ai bėhet hajvan, e pastaj then dhe kjo shkon deri nė pafundėsi. Pastaj kthehet nė shtėpinė e tij, ku e rrah gruan, fėmijėt e vet, e jorrallė edhe nėnėn dhe mė nė fund edhe vetvetes ia merr jetėn. Shembuj tė kėtillė, fatkeqsisht ka shumė dhe nuk ka nevojė mė tepėr tė theksohen, kurse ju mendoni dhe bėni pyetje: A kemi ne shembull dhe fe tė mirėfillt tė cilėn duhet ndjekur, apo jeta jonė ėshtė vetėm humbje e kohės dhe dhėnie pas epsheve?
Nga ana tjetėr do tė theksojmė diē pėr njerėzit tė cilėt nė gjoksat e tyre e kanė bartur Islamin dhe e kanė dashur tė dėrguarin Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pėr tė cilin e kanė dhėnė jetėn, vetėm qė atij mos ti ndodhė asgjė. Ky ėshtė ai shembulli tė cilin e kanė ndjekur brezat e parė tė muslimanėve, ky ėshtė ai Muhammedi a.s., pėrmes tė cilit Allahu i Madhėrishėm e ka shpallur Kuranin. Kėta janė njerėzit qė kanė besuar nė njė Zot Allahun xh.sh. Me njė rast mushrikėt (pabesimtarėt), e patėn zėnė rob njė muslimane, tė ndershme, dhe udhėheqėsi i muslimanėve i thotė kryetarit tė shtetit mė tė fort tė atėhershėm Bizantit: O ti qen bizantin, ose do ta kthejsh muslimanen tė stolisur dhe nė pėrcjellje tė grave tuaja, ose nė tė kundėrtėn do ta dėrgoj ushtrinė e cila ma shumė e do vdekjen se sa ju jetėn. Ky ishte udhėheqėsi i muslimanėve i cili u inspirua nga Muhammedi a.s. tė cilin e ka ndjekur. Ai njeri dhe ushtria e tij kanė qenė tė gatshėm ta japin jetėn vetėm tė mos rrezikohet nderi i njė muslimaneje.
Ta shiqojmė kohėn e sodit, ku muslimanet dhunohen, ku muslimanet i mbysin fėmijėt e tyre, e edhe nderi i muslimaneve lirė paguhet. Kjo do tu ndodhė muslimaneve pėr derisa ta ndjekin Perėndimin dhe ndyrėsirat e tij. Sot gratė gjenden nė secilin institucion qė sytė e mashkujve tė kėnaqen me to. Nė kohėn e Pejgamberit a.s., gruaja ka qenė sikurse gur i ēmuar, margaritar tek i cili ka qenė vėshtirė tė arrihet dhe ku e ka paraqitur kurorėn e familjes. Kurse sot njerėzit marrin ēamēakėz prej 10 centėve, ku secili fėmijė mund tė shohė femrėn lakuriqe. A thua sot nderi musliman dhe nderi i femrės vlen 10 centė. Sot reklamohet goma e traktorit, e pranė gomės vajza lakuriqe!!? Ēfarė lidhje ka vajza lakuriqe me gomėn e traktorit.
Motra, kthehuni Islamit ku do tė jetoni nėn ombrellėn e Kuranit, atėherė do tė jeni tė ēmuara e tė dashuruara dhe do tu kthehet fama tė cilėn e keni patur nė kohėn e Muhamedit a.s. Historia e shėnon njė rast me Zejd ibn ed-Desinin r.a. tė cilin pas ekspeditės nė Bir e blen Safvan ibn Umejje, qė ta mbyste dhe tė hakmerrej pėr babain e tij Umejje ibn Halef. Zejdin e nxjerrin nė Tenim, ku ishte mbledhur njė grup i kurejshitėve, nė mesin e tė cilėve ishte edhe Ebu Sufjan ibn Harb, i cili kur e nxjerrin pėr ekzekutim, i thotė: Zejd, pash Allahun, na trego drejt, a do tė deshiroje tash qė nė vendin tėnd kėtu tė jetė Muhamedi, e atij tia heqim kokėn, e ti tė jesh nė shtėpinė tėnde? Pasha Allahun, pėrgjigjet Zejdi, nuk do tė mė vinte mirė qė Muhamedin tash ta shpoje njė therrė, e unė tė jam nė shtėpinė time me familjen time. Me atė rast Ebu Sufjani deklaron: Asnjėherė askend nuk e kam pa ta dojė dikė, siē e duan Muhamedin shokėt e tij, pastaj e mbysin Zejdin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė). Shiqoni se sa e fort ka qenė dashuria, flijimi dhe besnikėria e Zejdit ndaj Pejgamberit a.s. Ai ka qenė mė i kėnaqur tė vdes nė atė situatė ēfarė ka qenė, se sa Pejgamberin a.s. ta shponte njė therrė, e lėrė mė ti ndodhė diē mė e rėndė! Ky ėshtė shembull i besnikėrisė sė mirėfilltė tė ndėrtuar nė shpirtėrat e besimtarėve me besim tė fortė. Vetėm besimi i tillė ka mundur ti ofrojė njerėzimit shembuj tė tillė, ēfarė akund tjetėr nė botė nuk janė shėnuar.
Pėr fat tė keq, muslimanėt e sotėm tė mashtruar, tė rraskapitur, tė magjepsur me jobesimtarėt, duhet ta kuptojnė se nuk kanė rrugėdalje tjetėr, por tė shikojnė dhe nė gjithēka ta ndjekin praktikėn e tė Dėrguarit tė Allahut a.s. Ata nuk guxojnė tė lejojnė tė dėgjohen klithmat e atyre tė cilėt ushqejnė simpati dhe besnikėri ndaj Perėndimit pabesimtar, e as ndaj Lindjes ateiste dhe gjithmonė tu pėrseritet tregimi i njėjtė, se Islami ėshtė prapambeturi dhe kthim nė tė kaluarėn. Zbatimi i Kuranit dhe pasimi i praktikės sė Muhamedit a.s. ėshtė e vetmja rrugė e shpėtimit dhe suksesit nė tė dy botėt. Ka ardhur mė nė fund koha qė tė ngriten nė shkallėn e cila prej tyre kėrkohet nė fjalėt e Allahut tė madhėrishėm: E mos u dobėsoni (fizikisht) dhe mos u dėshproni (shpirtėrisht) derisa ju jeni mė tė lartit, po qe se jeni besimtarė tė sinqert. (Ali Imran, 139).
Miftar Ajdini
Krijoni Kontakt