Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PĖRKTHIMET – PENGESĖ

    Nėpėr Udhė tė blirėve tė Prishtinės, pas ngjarjeve tė demonstratave tė vitit 1968, bisedohej nė ēdo familje si nė qarqe tė pushtetėmbajtėsve si dhe tė lakeve tė tyre! Mendohej se vetėm ato ishin tė lira, dhe se nėpėr ato udhė shihej se shqiptarėt flasin edhe pėr organizim e jetė institucionale, por edhe kjo deri nė njė masė. Pėr ta qetėsuar gjendjen e tendosur nė Prishtinė nga demonstratat qė shpėrthyen mė 27 nėntor 1968 si dhe pėr ta zbutur krizėn e thellė ekonomike dhe politike nė Kosovė.
    Fill pas demonstratave, tė nesėrmen, mė 28 nėntor organet shtetėrore dhanė urdhrin qė tė ngritej flamuri kombėtar i shqiptarėve nė Kosovė. Nisi edhe furnizimi i dyqaneve me artikuj ushqimorė, qė mė parė vėrehej njė mungesė e madhe e tyure. Serbėt dhe malazezėt si dhe sat ė tjerė edhe nga shqiptarėt, kur u zgjuan atė mėngjes tė nėtorit, dhe e panė flamurin kuqe zi nė tufėn e flamujve tė Serbisė dhe tė Jugosllavisė, u befasuan. Ata pyesnin si nė habi dhe tė shqetėsuar i mbanin nė gji sekretet e tyre tė hershme. Sa e shikonin me urrejtje e sat ė tjerė pėshtynin dhe kur e kthenin kokėn nga flamujt, shanin si zakonisht: “Pih, a sheh, flamuri i shqiptarėve! A meriton qė ai tė jetė nė mesin e flamujve tė Serbisė dhe tė Jugosllavisė? Ah, nėnėn e tyre, kėta e fituan edhe flamurin e tyre! Tash kėrkojnė tė shkėputėn nga Serbia e t’i bashkėngjitėn Shqipėrisė. Jok! Le tė shkojnė atje prej nga kanė ardhur. Kjo ėshtė tokė serbe!”. Shqiptarėt, sat ė entuziazmuar, sat ė tjerė tė dėshpėruar, kur i panė veturat e rrėnuara dha xhamat e vitrinave tė dyqaneve tė thyera nėpėr udhė, pėr t’ua bėrė qejfin serbėve, shanin sikur me bisht tė gjogut tė bardhė! Secili nė mėnyrė tė vet shprehte mllefin ndaj studėntėve dhe veprimeve skandaloze tė tyre, siē i quanin ata. Nėpėr udhė nuk pushonin shprehjet dhe zėrat provokues tė njerėzve: “Ah, po a ka pushtet kėtu nė Kosovė? Ē’po bėjnė ata udhėheqės tė Serbisė? Ka rėnė nė gjumė! Nuk i njohin shqiptarėt ata mė mirė se ne!” Edhe shqiptarėt nuk ishin tė qetė. Ndodh se ndonjėri nė grup me shokėt serbė, shpėrthente befas: “Po, ē’po kujtoni ju kėshtu? Po kujtojnė serbėt se na zuri rrota bishtin! Dardha e ka bishtin prapa! As juve nuk do t’ju dalė siē po kujtoni! Koha punon edhe pėr ne!” Duhej kujdes dhe mjeshtri pėr t’i bindur nė radhė tė parė shqiptarėt qė kishin besim te serbėt, dhe pastaj duke u dhėnė krahun ata, tė formoheshin institucionet legale. Interesimi i atyre qė ishin izoluar nga veprimtaritė vepruese ditore, bėhej i plogėsht, dhe kudo qė merrej vesh se mes tyre ishte cytyr ndonjė punė, mjerisht tė tjerėt i jepnin zjarr dhe ton nacionalist! Nacionalizmi ishte kancer i shqiptarėve qė ia ndėrronin gishtėrinjtė kavallit serb, nacionalizmi ishte uverturė qė bėhej hallkė pėr shkatėrrimin e ēfarėdo veprimi qė ishte nė tė mirė tė kombit; nacionalizmi ende pa shpėrthyer mbi sipėrfaqe, sikur i ēonte peshė tė tjerėt, e duke bėrė qortime tė ashpra, lėre qė tregonin veten se kush e pėr ēka ishin, por dikur nisėn tė komprometohen edhe familjet e tyre.
    -Hej, po a janė nė mend ata studentė? - pyesnin nėpėr familje tė politikanėve. - Ku ke parė tė djeget romani i shkrimtarit serb Dobrica Qosiē “Dielli ėshtė larg”? Pse tė mos pėrkthehen veprat e tilla dhe tė mėsojnė studentėt tanė prej tyre? Ne s’kemi vepra qė mund t’ua kapėrcejnė shkrimtarėve e shkencėtarėve serbė! Turp ėshtė tė hidhen librat nė udhė e tė shkilen…Ai ėshtė njė ndėr frymėzuesit edhe pėr tė rinjtė shqiptarė!
    Ditėn e dytė pas demonstratave tė studentėve e kaluam nė ato tri baraka ku ishte vendosur Drejtoria e Kombinatit “Kosova” tė Obiliqit. Detyrat qė i kryenim mė parė nė zyrė sikur heshten. Askush nuk kishte kreacion t’ia fillojė ndonjė pune tė re. Vetėm pritej ēfarė po vjen e ē’po ndodh? Nė platonė para barakave nisi tė ndėrtohej njė tribunė me dėrrasa tė trasha. E shikonim nga dritaret, dhe pritej se do tė vinte dikush nga lart tė mbaj fjalim… Sa aktivistė lėviznin lirisht prej zyre nė zyrė, duke mos u eksponuar para nėpunėsve se ēfarė po ndodhte? E ndjenin veten krenarė qė dalloheshin nga tė tjerėt. Nėpunėsit shqiptarė sikur e ndjenin veten fajtorė qė ishin ngritur studentėt dhe nuk guxonin tė shtronin ndonjė pyetje nga tė tillėt qė pėrpiqeshin tė futeshin nė rrjedha tė kohės. “Pushkėn e kemi pasė me t’leme!”, tha njėri duke kaluar nėpėr udhė para barakave dhe iku.

    Letėr nga Kosova
    Prishtinė, shtator 1981
    I nderuari daja Isė,
    Gjatė prita se do tė ma kthesh letrėn qė ta pata dėrguar para Vitit tė Ri 198o. Mė duhet tė them se saherė qė shkoj nė atė anė, mė kujtohen shumė gjėra nga jeta ime dhe e babasė. Madje, mė ka metur shumė i dashur fshati juaj, Zhakova, vendlindja e gjyshės sime, edhe pse nuk e kam pritur jetėn e saj. Mė duket se askund nuk nxenė dielli si atje. Ēdo gjė aty ėshstė nė vendin e vet dhe shėlqen. Tash edhe balta mė duket e ėmbėl e dikur e adhuroja asfaltin. E di se edhe ti pėrmallohesh pėr udhėt, arat e livadhet e Zhakovės, tė Uēės si dhe tė atyre bjeshkėve tė larta qė shpesh keni shkuar mė bagėti nė stane. Kur patėm shkuar me mixhėn Ramė nė tė pame tė djalit tė dajės Ahmet, ma kujtoj njė bisedė tė babasė suaj.
    - Kur tuboheshim nė kullė e ndodhte qė edhe ndonjėherė grindeshim mes vetes na pyeste ne vėllazėrve:
    “A po dini ēka jeni ndėrmjet vetes?”
    Kėto janė fjalė me rrėnjė tė plakut tuaj qė ia kam thėnė shumėkujt. Vėertet, njeriu prej telasheve tė jetės shpesh harron tė vetin dhe nuk e di se e ka tė gjakut e tė toprakut! Madje, kėto vitet e fundit, thonė se fshatarėt, janė zgjuar shumė! Unė po u them se ende jemi nė gjumė! Dhe, besomė, se kjo Kosova jonė, sado qė mendojmė se ėshtė zgjuar, ajo ėshtė(tash) nė gjumė tė rėndė! U bėnė shumė lojėra me tė, dhe nė mbėshtetje tė tradhėtisė qė ia bėnė Kosovės, kam bindjen se kėshtu e mbajtėn veten nė kėmbė shtetet e tjera!
    Ėshtė e pamundshme tė bind dhe tė bisedoj aq gjatė me ty pėrmes kėsaj letra. Apo sheh se si erdhen ditėt? Bota gjithkund po ndezet flakė, por mė se shumti kėtu te nė. Po shpresojmė se me qetėsinė dhe urtinė qė ėshtė krijuar, gjoja se po i nėnshtrohemi gjithkujt, do tė fitojmė! Kjo ėshtė sa pėr bindje tė tė tjerėve, se gjatė shekujve na akuzuan si popull barbarė nė kėtė kėnd tė Ballkanit tė trazuar, e ne s’jemi barbarė! Barbarė janė ata qė erdhėn pėretej Karpateve dhe i lanė djepat nėpėr male, u vendosen kėtu, dhe kurrė nuk na lanė tė qetė.
    Dajė i nderuar, po qe sė bėn ndonjė lėvizje ketej, uroj qė tė takohemi. Kaq. Tash po hy nė ēėshtje tė tjera.
    Nė shtėpi i kam dhjetė tė papunė: njė ėshtė inxhinier i makinerisė, dy janė me fakultet tė Gjuhės dhe tė Letėrsisė Shqiptare, njė ekonomist, historian e tė tjerė. Njė djalė, i vogėli, Veliu, qė mban emrin e babasė ėshtė tregtar te njė zotėri privat nga Prishtina. Ai shet pjesė tė automobilave “OPEL” dhe “GOLF”. Shpesh nė shtėpi e kemi rrahur ēėshtjen e punėsisė dhe kemi menduar qė disa t’i lejoj tė marrin botėn nė sy. Madje, e kanė njė tezak mjek atje, dhe njė ditė mė binden se duhet tė bisedojmė me tė dhe mundėsisht tė krijohen kushtet qė tė marrin udhė pėr nė Amerikė. Thonė se Amerika ėshtė shtet i madh, dhe pranon njerėz tė huaj, qė iu nėnshtrohen ligjeve atje. Ē’tė bėj, kur kėtu, tash vėshtirė se do tė ketė punė? Janė mbyllur shumė fabrika, janė pėrjashtuar nga puna shumė shqiptarė, tokė pak, e s’ėshtė mirė tė mėrzitemi, por, ja kėshtu qenka jeta. Udhėt e jetės sonė janė herė tė hapura e herė tė mbyllura! Ē’po mendon ti pėr kėtė punė? Dajė i nderuar, kam blerė pak material ndėrtimor pėr ta bėrė njė shtojcė tė ish-projektit tė shtėpisė sė vjetėr, por pikėpyetje, se a mė lejon komuna tė bėjė punė tė tillė apo jo? Kėtu ku jam kurrsesi nuk mė lejojnė as fqinjtė shqiptarė e as ata serbo-malazezė! Njė ari tokė kėtu kushton prej tremijė marka gjermane deri nė dymbėdhjetė mijė marka! Vlera e markės kėtu ėshtė e madhe, por tė fitosh kėtu marka e tė blesh truall ėshtė njė punė e kotė! U bė jeta gjithkund, hap e markė! Edhe nė fshatra toka po shitet vetėm me marka, madje shumė shtrenjtė, sikur tė ishte kjo tokė e Kalifornisė! Dikur rroga ime mujore e mėsuesit nė Rakosh, para njėzetė e tetė vjetėsh ka qenė tri herė mė e madhe se e njė punėtori shqiptar nė Gjermani, e tash s’ėshtė ashtu. Ē’u bė kėshtu, as vetė s’po di tė shpjegoj, apo mos kam filluar tė plakem e po harroj.
    Ore, daja Isė, dinari u bė dinė e pėrtej dini!... Kėtu nė Kosovė gjithmonė kanė fryrė shumė erėra. Vetėm nė Prishtinė ka ditė qė ndėrrohen katėr stinė! Ec e bjeri nė fije kėsaj pune. E tillė qenka jeta!...
    Dje,ditėn e diel, isha nė tė pame nė Padalishtė. Kishte vdekur Islam Fetahaj, kurse mixha Hazir i ka mbushur 98 vjet dhe ende ishte gjallė dhe i fortė. Dajė, jam miqasuar me ta, se djali e ka njė bijė tė tyre, dhe kėshtu po duhet ta vazhdojė e pėrtėrijė edhe miqėsinė e re. Gruaja e djalit e ka tė kryer fakultetin, por qė katėr vjet s’mund tė gjejė punė, kurse vetėm burri i saj ėshtė nė punė. I kanė katėr fėmijė, dy djem dhe dy vajza. Ata po duan tė rritėn dhe nuk duan tė dinė se nga po merr babai apo nėna. Pastaj, dihet se edhe ne na duhen fėmijėt.
    Daja Isė, e di se t’i moti ke dalė prej Kosovės nė Amerikė. Ndoshta nuk po bėj mirė qė po ti rikujtoj sa gjėra kėtu nė Kosovėn tonė. Edhe atėherė, sikurse edhe tash, po bėhet njė luftė e pareshtur se e kujt ėshtė Kosova: e shqiptarėve shumicė, apo e serbėve pakicė? Po, Kosova, e kujt mund tė jetė, pos e kosovarėve shqiptarė, si dhe e tė gjithė tė tjerėve qė dėshirojnė tė jetojnė nė Kosovė. Ajo s’mund tė shndėrrohet nė vatėr tė ardhacakėve e tė bėhet varrmihėse e vendėsve! Pėrpjkjet e tė tjerėve qė tė na ftohin prej kėtij vendi, mos pafshin dritė tė bardhė! Tė na shkėpusin nga kjo tokė, ku mund tė zėmė vend mė? U bėnė shumė viktima pėr kėto troje, e besa-besė edhe po tė ngritem nė ndonjė luftė tjetėr, mund tė pėsojmė! Saherėe qė ka luajtur puna nė Evropė dhe botė, ne jemi dėmtuar shumė mė tepėr sesa tė tjerėt, dhe pastaj jemi penduar se u futėm nė luftė? Jemi njė popull qė me shekuj menduam se na dhanė shkopin nė dorė kundėr tė tjerėve, por na u desh qė sė pari ta rrahim veten e pastaj edhe tė tjerėt! Njeriu kur rrah veten, ē’mund tė presin tė tjerėt prej tij? Tragjikėn tonė kombėtare gjithnjė e krijuan tragjikomikėt tonė, por nė besėlidhje me tė huajt. Edhe sot e kėsaj dite vėshtirė po lirohemi prej tyre. Lufta pėr njė paqe tė ftohtė ndaj nesh nuk ėshtė duke pushuar, e nė veēanti ndaj nėnės sonė Shqipėri? Kjo luftė e ka bishtin e gjatė. Koha e bishtave ndaj shqiptarėve ėshtė duke vazhduar... Po qe se zgjatė kėshtu, droj se kėto troje do tė zbrazen nga elementi shqiptarė. Uroj qė punėve tona t’ju paraprijmė me njerėz qėllimirė!...
    Tė lodha me punė tė mia. Mė shkruaj. Tash jam mė i lirė si pensionist, dhe po shpresoj se ėshtė duke u dobėsuar edhe shumė ish-golgota e bolshevizmit...
    Tė fala prej tė gjithėve kėtu nė Prishtinė.
    H.K.
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    KORRESPONDENCE

    I nderuari daja Isė,
    Ėshtė dashur qė tė shkruaj mė pėrpara. E di dhe e qortoj veten dhe pyes: “Pse vallė nuk i shkruaj letėr dajės Isė, kur ai gjendet larg vendlindjes, dhe e di se gėzohet por edhe pėrmallohet? Njė letėr pėr Ty ėshtė kujtim qė nuk harrohet kjo anė, ėshtė e madhe dhe sado qė mėrzitesh nė fillim, ajo pastaj ta zgjatė edhe jetėn. Mjafton se tė lidhė me truall dhe me gjithė ata njerėz qė je rritur me ta. Ndėr tė tjerė ėshtė edhe vėllai yt, Ahmeti, qė sado qė i bėri do gabime tė rėnda, ai i penduar se e ka zhdukur fqiun e vet, jeton nė atė truall ku jeni rritur ju. E di se ėshtė pajtuar me fqiun, por edhe dajės Ahmet s’i pret sakica nė njė vend! Ai le qė nuk dėgjon askėnd, por nuk angllatiset. Jeta s’ėshtė lojė, po jetė. Shumė njerėz janė fikur duke menduar se janė mė tė dijshmit nė botė. Edhe njė fjalė po ta rikujtoj, qė e pėrmendi daja Ahmet, duke i kujtuar ato biseda tė babait tuaj: “Mos u ngutni se tė gjithėve u vjen rendi tė bėheni zotshtėpie!”
    Po tė tregoj se njė mbėrmje erdhi daja Ahmet nė Prishtinė, dhe siē ishte marrė vesh me ty, kishte paraparė qė tė shkonte nė bisedė te Sahit Zatriqi e ti lutej qė tė bėjė ēmos t’i rreguloj dokumentet qė mundėisht tė kesh tė drejtė tė vish kėtu si turist. Dhe, tė nesėrmen shkuam qė tė dy nė zyrė tė tij. Kur mori vesh se ishte daja Ahmet doli nga zyra me fjalė tė forta e tė mira. Edhe kur u futem nė zyrė, na priti po ashtu me kafe e llafe tė mira. Besa qė nė fillim tė bisedės e pėrmendi atė kohė qė kishte ndenjur te Ju. Ai nisi ta lavdėroj bukėn qė kishte ngrėnė prej duarve tė nėnės suaj. Ahmeti i tregoj se i kishe bėrė tė fala me letėr, dhe fjalėn tėnde e ēoj nė vend.
    Unė erdha, shok Sahit, pėr punė tė vėllait tim, Isės – i tha. – Ju e dini se ai s’ka bėrė asgjė, pos qė e pat marrė njė ēikė serbe tė Zhakovės pėr grua. E dinė tė gjithė se nuk e kishte grabitur, por me dashni shkoi ajo punė. Iku, se u tut pej shkive tė Zhakovės, mos po ia hanė kokėn. Ka mundėsi qė tė flasėh me shokėt tu dhe t’ia ndreqėsh letrat qė tė vjen kėtu disa ditė si turist. Le ta heq mallin e vendlindjes e prapė kthehet atje ku ja paska shkruar Zoti ta pijė ata ujė tė Amerikės.
    - Po, do ti pyes shokėt e mi. Besoj se do tė bėjė diēka – tha e dha fjalė tė mėdha.
    Besa-besė edhe mua mu duken ato fjalė shumė tė forta, sa qė thashė: “Kur tė bėhet njė muaj, dajėn Isė do ta shoh kėtu!”
    Por, siē po shihet mė doli ajo fjala popullore: “Fjalėt e mira, buka e tėrshėrės!’ Dhe derisot s’u bė asgjė! Sikur tė mos kishim biseduar pėr kėtė punė? Mua m’u desh, pėr hir tėnde dhe tė dajės Ahmet tė shkoja te Sahiti disa herė, por tė njėtat fjalė m’i thoshte, sikur ti kishte shkruar nė letėr. I pata treguar dajės Ahmet, madje, edhe ty ta pata shkruar njė letėr. Mirė mė kujtohet pėrmbajtja e asaj letre, o Isė Shala! Kur e pata marrė e nisa ta lexoj deri nė fund me kureshtje, disa herė u pata matur e ēmatur ta shkyeja! Ishte njė letėr shumė me domėthenie pėr kohėn, por edhe e guximshme dhe e rrezikshme po tė gjendej te unė. Dhe, mbasi e lexova, fill e zhduka qė tė mos gjendej nė materialet e rujtura, sepse ishte vala e demonstratave tė vitit 1981 dhe policia mund tė futej e tė mė kontrollonte ēfarė bėj unė me kėto shkrime nė shtėpi. Nga protestat shihej se komunizmi e kishte mbytur me hekur dėshirėn pėr liri tė njė populli... Komunizmit nisėn t’i dalin qelbėsirat. Nepėr kuloare bisedohej me tė madhe: “Komunizmi ėshtė mutėsira mė e madhe qė mund tė pėrfytyrohet!”
    Si sot mė kujtohen ato pjesė tė letrės, madje tė shkruara nė makinė tė shkrimit: “Eh, moj Kosova e zezė, ēfarė fati pate! Re nė dorė tė komunistėve!” Nė letėr e pėrmendje edhe pėrpjekjet tona pėr “ndihmėn” e Sahit Zatriqit.
    - Thuaj Sahit Zatriqit, mirė qė nuk e paske harruar bukėn qė ke ngrėnė nė kullėn tonė kur ishe partizan. Ne e dimė se e kishim fut kryet nėn gėrshėrė pėr ty, por tash, nėse ke nė dorė diēka, bėn pėr ne!
    Shkurt e trup, asgjė pėr atė punė s’pamė se u bė.
    Dhe, mė sa mė kujtohet ta pata shkruar njė letėr...
    Po shihet se nuk kėmbyem mė me letra, por gjithnjė nė mendje e kam bartur punėn tėnde.
    Disfatat e tė tjerėve qė e barten nė supe komunizmin kundėr interesave tė popullit tė vet u bėn tė qarta si drita e diellit. Dhe, njė ditė takova njėrin nga Zhakova, dhe u pata gėzuar, se e pyeta pėr dajėn Ahmet. S’mė kishte shkuar mendja se ēfarė mė tregoj pėr Ty, daja Isė.
    Isė Shala me njė grup amerikanėsh ka ardhur deri nė Prishtinė, dhe duhej ta vazhdonin udhėn si turist pėr nė Turqi. I ka lutur ata shokėt amerikanė qė ta lejojnė natėn tė shkoj ne vendlindje, dhe sėrish tė kthehet. Dhe, e mbante nė mendje edhe mė mirė se vėllai yt. Ka udhtuar me njė taxi dhe kur ka arritur nė Zhakovė, njėherė nėpėr dritė tė hėnės e ka shkelė me kėmbė tokėn e babait. Shpesh ishte ndalur edhe te mezhdet, madje, kur e kishte parė varrin e djalit tė dajės Ahmet nėn atė dardhėn e vjetėr ujce, kishte qarė. Kulla e vjetėr nuk kishte qenė. E kishte shitur i vėllai. E pa njė shtėpi tė vogel, dhe u afrua e thirri pak me zė tė ultė, e pastaj kur hetoj se nuk po dėgjohej, thirri:
    - O Ahmet Shala, ēile derėn, o vėlla!
    Ahmeti ishte zgjuar i habitur.
    - A ke vėlla? – pyeti Isa.
    - Po, po, kam – u pėrgjigj ai.
    - Ēile derėn! Vetė Isa jam!
    E kishte njohur nė zė dhe ia ēeli derėn. U pėrqafuan, u shtrėnguan, u gėzuan e nisėn tė qajnė si fėmijė.
    Jeta ėshtė hajneshė, o dajė. Sikur ta disha se ti ke ardhur nė Prishtinė do tė takohesha, por kot sė koti, s’paska qenė e shkruar. Mirė qė je takuar mė vėllain tėnd dhe e ke parė atė vendlindje edhe njėherė. Toskėt e thonė njė fjalė: “Bėn mirė e hidhe nė Detin Adriatik, se pastaj atė do ta gjėsh edhe nė kripė!” E di se ti edhe nga Amerika i ke ndihmuar Ahmetit. Ne shpresojmė se Amerika do t’ju ndihmojė tė gjithė shqiptarėve.
    Tė fala nga nipi, i biri i Veliut.
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    FORMAT E PĖRNDJEKJEVE

    Tė gjithė tė pėrndjekurit nė mėnyrė tė pahetueshme ishin larguar nga arsimi dhe vende tė tjera tė kulturės. Ata i kishin strehuar nėpėr ente dhe institucione shtetėrore si pėrkthyes! Prej 28 komunave sa ishin nė Kosovė, tė gjitha kishin nga njė e dy pėrkthyes profesionistė, tė gjithė shqiptarė, pos njė komune nė Leposaviq, qė nuk i duhej pėrkthyesi shqiptar as serb! Pėrkthyes mė vonė kėrkonin tė bėheshin me dėshirė edhe ata qė ndiqeshin apo edhe fare nuk ndiqeshin, se ishte pėrhapur fjala se ata merrnin paga mė tė mira se sa nė arsim. Vėrtet ashtu ishte! Pėrkthyes kishin emėruar tė gjitha ndėrmarrjet e mėdha ekonomike nė komuna dhe nė krahinė. Ta zėmė Kombinati “Kosova” nė tė gjitha repartet e veta kishte nga njė e dy pėrkthyes. Kuvendi Krahinor dhe Kėshilli Ekzekutiv Krahinor, kishin shėbim tė veēantė, tė ashtuquajturėn Byroja e pėrkthimeve! Kjo Byro kishte mė se 25 pėrkthyes, tė gjithė prej gjuhės serbe nė shqipe dhe anasjelltas! Madje, pėrkthyes prej gjuhės serbe nė gjuhėn shqipe kishte edhe ēdo ndėrmarrje e vogėl, pėrkthyes kishin edhe tė gjitha gjyqet komunale si dhe gjykatat mė tė larta tė KSA tė Kosovės.
    Pėrkthyes kishte edhe nė Bankėn e Kosovės, nė Ndėrmarrjen e Udhėve “Udha”, nė ndėrmarrjen zejtare “Farmakor” e ku nuk kishte pėrkthyes, dhe shumica prej tyre kishin tė kryer shkollėn e lartė apo edhe fakul tetin pėrkatės.
    Nga kėto sėmundje kronike tė pėrkthimeve lėngonin edhe administratat e komiteteve komunale dhe krahinore, pastaj KQ i LKS si dhe KQ i LKJ-sė si dhe kuvendet e tjera nė nivel tė Serbisė dhe tė Jugosllavisė. Rrallėhere bėhej ēėshtje pėr kėtė lloj rė vėrbėrisė sė burokratėve e qė gjuha shqipe mezi merrte frymė…
    Marrė nė tėrėsi, supozohej se nė tėrė Krahinėn Socialiste Autonome tė Kosovės ishin tė punėsuar si pėrkthyes tė gjithė tė pėrndjekurit politikė. Pėrpjekjet qė i bėnin ata pėr afirmimin e gjuhės shqipe ishin shumė tė vėshtira, sepse vetė shqiptarėt nuk i pėrkrahnin, e ku tė pritej qė tė kishin pėrkrahje nga serbėt? Kur bisedoja me kolegėt qė kryenin punė tė pėrkthyesve, si dhe shokėve tė punės ua thosha njė mendim nga italishtja:
    “Tradduttore-Traditore!”
    -Po, ēfarė do tė thuash me kėtė?-mė pyesnin kolegėt -Me pėrkthime do t’ia arrijmė qėllimit deri te zbatimi nė jetė i gjuhės shqipe-mbronin mendimet e tyre ata.
    -Jo, shokė, po qe se vazhdon pėrkthimi i tillė, siē edhe po vazhdon, nga serbishtja nė shqipe, asgjė nuk do tė arrijmė.-Me pėrkthyes dhe pėrkthime nuk mund tė rimėkėmbet asgjė.
    Nė Radio-Prishtinė qė nė vitin 1963, i kam gjetur kėta pėrkthyes: Gjeto Leka, gazetar dhe pėrkthyes qė kishte emėr nė Kosovė, ishte ardhur nga RS e Malit tė Zi, Rexhep Qosja, pėrkthyes nė redaksinė e lajmeve, i ardhur nga Vuthaj, RS e Malit tė Zi, Nazmi Rrahmani, nė redaksinė e lajmeve, nga Podujeva, Qamil Brovina, nė redaksinė e lajmeve, nga Gjakova, dikur pjesėmarrės i LNĒ, e pastaj ishte etiketuar se kishte qenė informbyroist, Hasan Salaj, Hasan Shala, e shumė tė tjerė. Po, kėtė udhė tė pėrkthimeve e kishin ndjekur edhe shumė redaksi tė tjera, si ajo e Radio-Televizionit tė Prishtinės, Redaksia e gazetės “Rilindja”, kurse Redaksia e botimeve dhe Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mėsimore i zotonte nė punė tė tilla kryesisht profesorėt e degėve pėrkatėse, dhe nėn mbikqyrjen e redaktorėve dhe tė lektorėve, pėrktheheshin dhe botoheshin veprat letrare dhe sosh shkencore! Ishte njė pėrparėsi, se pėrkthimet kėrkoheshin gjithkund dhe pagesa e honorareve bėhej e mirė dhe me kohė! Pėrkthimi nė Kosovė, si ēdo veprimtari kishte marrė hov dhe ēmohej shumė pikėrisht nga vetė pėrkthyesit, dhe meqė ata nuk mund tė afrimoheshin nė asnjė lėmi tjetėr, me pėrkrahjen e organeve tė pushtetit aktual serb, arritėn tė formojnė edhe Shoqatėn e Pėrkthyesve Letrarė. Kėtė shoqatė e afirmonte edhe Vehap Shita, qė ēmohej se ishte njė ndėr pėrkthyesit mė tė rryer, po njėherit edhe gazetar, redaktor, lektor, etj.
    “Pėrkthyes-ēkrryes”-pohoja shpesh para shokėve. Prej njė numri tė madh tė pėrkthyesve qė ushtronin punė tė tjera pas pėrkthimeve, njė pakicė e vogėl e tyre kishin lakuar nė vende tė rėndėsishme tė punės. Nga Radio-Prishtina, si pėrkthyes qė ishin avancuar nė fillim, pas njė pune dy apo tri vjeēare, janė: Rexhep Qosja dhe Nazmi Rrahmani. Kur isha njohur me tė dy, kisha hetuar se ata qysh atėherė ia pėrkthenin temėn e doktoraturės nga shqipja nė serbishte Latif Mulakut, i cili mė vonė u bė personi mė i ēmuar nė Fakultetin Filozofik, pasi e mbrojti doktoraturėn nė Universitetin e Beogradit. Pėrkthyes nė Kombinatin “Kosova” tė Prishtinės, pas meje nė atė kohė ishte edhe Emin Kabashi, dhe pas njė pune tė gjatė nė pėrkthime, vetėm kur Instituti Albanologjik i Prishtinės nisi tė demokratizohej, u pranua si bashkėpunėtor (shkencor) i kėtij institucioni.
    Edhe pse pėrpiqesha qė tė lirohem nga pėrkthimet nė Redaksinė e gazetės “Kosova” vragėt e hershme s’mė lenin t’i ēel sytė! Gazeta arriti kulmin e saj, vetėm atėherė kur u krijuan kushtet qė tė hartohej nė gjuhėn shqipe, tė redaktoheshin artikujt e shkruar nė atė gjuhė, tė lektoroheshin, dhe pastaj jepeshin qė tė pėrktheheshin nė serbokroatishte. Po, kėshtu veprohej edhe me artikujt e shkruar nė serbokroatishte, sė pari hartoheshin nė atė gjuhė, e pastaj pėrktheheshin nė shqipe. Ishte bėrė kjo punė kėshtu, dhe mezi u arrit tė pranohej prej serbėve se edhe gjuha shqipe kishte terminologjinė e saj pėrkatėse.
    Milivoje Lluēiqi, kishte ardhur nga Uzhica nė Kosovė dhe njė kohė tė gjatė ishte redaktor gazetės serbe “Jedinstvo”, pėrgjegjes i rubrikės sė kulturės. Ai ishte emėruar kryeredaktor i kėsaj gazete, njė kohė tė gjatė mohonte gjuhen shqipe. Edhe kur ishte pėrzėnė nga redaksia e gazetės “Jedinstvo” tė Prishtinės, erdhi tė lutej tė pranohej nė kėtė gazetėn “Kombinati Kosova”, ku kishte punuar me honorar, e pas interevenimeve tė shumta, mori detyrėn e redaktorit tė pjesės serbe. Edhe pse rrethanat kishin ndryshuar, Lluēiqi pėrpiqej t’i mohonte artikujt qė shkruheshin nė gjuhėn shqipe, duke sfiduar se gjuha shqipe ishte e varfėr dhe i mungonte terminologjia pėrkatėse. Pėrherė e drejtonte gishtin e tij kundėr kuadrit shqiptarė. Njė mėngjes erdhi nė zyrė dhe vėrehej se ishte tepėr i ngarkuar dhe e ngriti gishtin lart. Ai bėrtiti duke e ngritur gishtin lart.
    - Tė gjithė duhet tė shkruani vetėm nė gjuhėn zyrtare serbe! Gjuha serbe ėshtė gjuhė e shtetit serb.
    Nuk e durova dhe ia theva nė rezė:
    -Kujt ia bėn ti me gisht? A e din se kėtu i themi kėsaj Kosovė! Ule gishtin! Unė ty ta bėj me gisht derisa jam nė Kosovė, e kur tė vi nė Serbinė tėnde, ti ma bėn me gisht!
    -Milivoje Lluēiqi ishte njė nga veprimtarėt e palodhur tė lėvizjes komėbtare serbe nė Kosovė, atdhetar i flakėt qė tė gjitha aftėsit e veta i vuri nė shėrbim tė ēlirimit e tė pėrparimit tė popullit tė vet, nga gjiri i tė cilit kishte dalė.
    Gazeta “Kombinati Kosova” nxirrej e veēantė nė tė dy gjuhėt, e me autorė serbė e shqiptarė. Gazeta kishte misionin e saj jo aq tė qartė, por pėrpiqej qė tė futej nė mendje tė njerėzve se nuk pranohej kurrfarė inferioriteti ndaj gjuhės serbokroatishte dhe shqipe. “Kėto dy gjuhė janė tė barabarta, dhe nuk guxojnė tė cenohen nga askush”, mbroja mendimin. “Nuk ka pasur e as qė do tė ketė gjuhė mbi gjuhė. Nuk mund tė bėhet serbokroatishtja kapelė mbi gjuhėn shqipe, e as shqipja tė bėhet kapelė mbi atė serbokroatishte! Kjo ėshtė qartėsuar njėherė e pėrgjithmonė nė kolektivin tonė”, dhe kėto ide pėrhapeshin kudo nė kolektiv dhe jashtė tij.
    Gjuha shqipe nė Kombinatin “Kosova” tė Prishtinės aktualizohej veēanėrisht me hapjen e Qendrės Shkollore “Nikolla Teslla” nė Obiliq. Aty, sė pari u hapėn paralelet nė gjuhėn shqipe, dhe arritėn shumė profesorė e kuadro tė tjera teknike, dhe zhvillonin mėsimin nė gjuhėn shqipe. Me pėrmirėsimin e strukturės nacionale nė kolektiv mirreshin tė gjitha strukturat, pra nė dobi tė shqiptarėve. Punohej pėr njohjen zyrtare tė gjuhės shqipe nė shkolla si dhe nė repartet e Kombinatit “Kosova”. Nisėn tė emėrohen nė shumė vende udhėheqėse edhe nėpunės shqiptarė. Bėhej shpėrndarja e shtypit e librave nė gjuhėn shqipe. Ndihej mungesė e madhe e teksteve shkollore, dhe me zotimin e kuadrove shqiptare, duke u marrė me pėrkthimin e teksteve autorė tė tė cilave ishin serbėt ose kroatėt. Pritej se sė shpejti librat do tė hartoheshin e tė botoheshin edhe nė gjuhėn shqipe! Me punė tė tilla punėtorėt liroheshin nga tutela serbe. Inxhinierėt shqiptarė bėnin pėrpjekje qė tė futej terminologjia pėrkatėse nė njėsitė e punės. Ata me fjalorė tė gjuhėve tė huja nisėn t’i trajtojnė shprehjet qė i pėrgjigjeshin terminologjisė pėrkatėse nė gjuhėn shqipe. Kushdo qė kishte zotėsi tė pėrkthente, paraqitej nė Drejtorinė e Shkollės dhe bėhej njėfarė testimi paraprak pėr tė hetuar se a do tė mund tė vazhdonte pėrkthimin apo jo. Bėhej punė shumė, por edhe shpėrblimi i profesorėve nuk lihej anash.
    “Ka gjasė se ka nisur tė bėhet ēlirimi i personalitetit krijues si dhe lirimi nga inferioriteti ndaj gjuhės serbe! Viktimė kanė rėnė shumė veta. Tash po e ndajmė shapin prej sheqerit. Gjuhė ata, gjuhė ne! Laps ata, laps ne dhe do tė pajtohemi qė secili tė kultivojė ato qė dėshiron…”por me kėtė mendim lėre qė nuk pajtoheshin serbėt, por as shqiptarėt.
    “More, Halil, po na nxjerr shumė telashe me atė gjuhė - mė tha njė ditė shefi i shėrbimeve tė pėrgjithshme tė Drejtorisė sė Kombinatit, Ali Grajēevci, ndryshe i fshatit Hade, qė mezi kishte kryer njė shkollė tė lartė sociale nė gjuhė serbe.-Ne, mos kujto se nuk e duam shqipen, ama nuk dimė tė shkruajmė nė atė gjuhė? Ku tė shkruaj unė shqip kur para dhe mbas luftės kam mėsuar vetėm serbisht. Paj, kėto dy duar mund tė m’i shkurtosh nė cung, dhe nuk di tė shkruaj shqip? Ti, mos u ngut, se vinė ditėt kur do tė kesh edhe njerėz qė dinė tė shkruajnė si ti. Ti, kujton se e dua gjuhėn nė tė cilėn kam mėsuar, e shkruaj. Ti kujton se mė duket mirė kur ky Kombinat ėshtė ndėrtuar nė tokėn time. A di, se kjo tokė ėshtė jona, dhe po tė mbillet fara mbrapsht, ka pėr tė mbirė mbarė! Dukej se aq shpejt rritej bima, sikur po e ngreh dikush si njeriun pėr veshėsh. Dukej tokė e zezė, dhe ėshtė vėrtetė e zezė, por bukėn e ka tė ėmbėl. Sa njeriu han bukė kėtu?! A di ti, se po tė mos ishte xeherorja e Kosovės, ku kishte punuar im atė, as unė nuk do tė isha gjallė. Kjo pasuri qė na ėshtė ruajtur nga nėntoka, na i ēeli sytė. U ngritėn shumė fabrika kėtu. Drita jonė, a e sheh? Udhėt po ndėrtohen? Tymtarėt po shtohen, a e sheh? Ēfarė do tė bėnim ne me grurė? Derisot, me grurė asgjė! Me njė rrogė qė marr kėtu, vėllaut tim ia blej tėrė hambarin, e pse tė punojė edhe ai? Po tė kishte mend do tė hynte nė punė kėtu. Ēfarė ėshtė toka sot, bėhesh llom e llomishtėr, e kur tė shikosh ēka fiton, asgjė… Im atė ishte i lodhur njė vere, dhe e prisnin punė tė mėdha, dhe i shkreti ai, ishte ulur tė pushonte nėn njė hije. Njerėzit e njihnin atė si njė ndėr punėtorėt mė tė mirė, dhe kur e panė udhėtarėt se pushonte, ēuditėrisht e pyetėn:
    -A je lodhur, Baca Veli?
    -Jo, biro, jo. Unė po punoj, po edhe po pushoj, - u pėrgjigj ai dhe nisi tė flasė.- E kishte pas punuar njėri tokėn shumė kohė, dhe iu kishte mbushur mendja se vėrtetė mė mirė se ai nuk e punonte askush, dhe njė ditė e pyeti tokėn:
    -Oj, tokė, a tė ka punuar kush mė mirė se unė?
    -Hajt, baco, punom, se po ta dish ti sa qorr jovanat mė kanė punuar si ti, nuk kanė tė njehur… Unė kam thėnė nė kėto vjetėt e mia: “Mė mirė tė mė thuani se filani ėshtė *** i mirė se sa punėtor i mirė! Kur tė vjen koha, punėtori vdes pa bukė e tė gjithė tė tjerėt e hanė bukėn e tij…”
    -Po, lėre kėtė punė tė tokės, Bacė!-iu drejtova atij.-Kėtu jemi pėrcaktuar tė punojmė me laps. Lapsi i ndanė punėt. Po qe se nuk dimė ta pėrdorim atė pėr tė mirėn e njeriut tonė, do tė pėsojmė me shekuj. Nuk erdha rastėsisht, por qėllimthi, erdha nė njė kolektiv ku duhet tė futet nė jetė pėrdorimi i gjuhės shqipe. Ne mund tė flasim me gojė ēdo gjė, mirė dhe keq, por kur tė ulemi nė tavolinė duhet tė mendojmė se si tė shkruajmė dhe ēfarė tė shkruajmė? Ne kemi njė gjuhė tė pasur, dhe po qe se nuk e fusim atė nė ēdo pore tė jetės, kush pret se do ta bėj kėtė punė. Jeta pa gjuhė, jeta pa shkrime, ėshtė jetė e vdekur, jetė pa pėrmbajtje. Gjuha jonė ėshtė e lidhur me kėtė tokė. Flet toka pėr kėtė gjuhė, flet gjuha pėr kėtė tokė…
    Aq shpejt, fill pas demonstratave, pat arritur nė Kosovė Dyl Tahiri. Pritej se ēfarė do tė fliste ai, dhe vetė isha mes dy zjarreve: si do t’i vlerėsojė ngjarjet Dyli ynė? Ashtu i thoshim sa veta. Dyli, siē pandehnin sa veta, sė pari e kishin futur nė burg nė Boegrad, e pastaj kishin biseduar pėr demonstrata. Atje e kishin qortuar ashpėr gjoja se vetė i kishte organizuar demonstratat nė Kosovė, po edhe gjetkė. Dylit ia kishin shkruar fjalimin dhe caktuar detyrėn:
    - Tė shkosh nė Kosovė dhe t’i shtypėsh demonstratat armiqėsore!
    Kushedi ēfarė i bėnė tjetėr Dylit? Qarkullonin shumė thashetheme pėr Dyl Tahirin, por edhe pėr shokė tė tij.
    Ishte 27 nėntori i vjetit l968. Nga tė gjitha anėt e Jugosllavisė shkonin nė festėn e AVNOJ-it nė Jajce udhėheqėsitė e orkestrinės si dhe delegacione nga bota e jashtme. Kishte edhe shumė gazetarė. Jajca ishte bėrė e madhe, se atje e kishin lidhur hilenė tė kurorėzuar e tė kulmuar me AVNOJ! AVNOJ-i ishte vulė e zezė mbi tė gjitha vulat e republikave dhe tė krahinave autonome. Kushdo qė ishte kundėr AVNOJ-it ishte edhe kundėr Jugosllavisė, pėr tė mos e thėnė kundėr Serbisė! Nėn aureolėn e gjoja se tė Jugosllavisė, Serbia i kishte frenat e AVNOJ-it nė dorė.
    Njė ditė para se tė fillonte solemniteti qė ishte paraljamėruar pėr AVNOJ-in, Dyl Tahiri duhej tė udhėtonte pėr nė Jajcė, mirėpo me shpėrthimin e demostratave tė studentėve, nga renegati Tito, mori urdhėr qė tė kthehej nė Kosovė. Vlerėsimin pėr cilėsimin e demostratave e kishte marrė tė shkruar nė Beograd. Kėrkesat e studentėve pėr pavarėsinė e Kosovės as qė pėrfilleshin! Aktivistėt shqiptarė nuk ishin tė gatshėm tė bėjnė asnjė hap pozitiv tė njė politike tė re. Askush s’e pėrshėndeste vullnetin e kosovarėve, nė mos asgjė, tė shqyrtojė luftėn e shqiptarėve pėr pavarėsi. Protesat nė kėrkim tė pavarėsisė nuk pushonin. Dyli dėrdėlliste me sa zė qė kishte kundėr demonstrantėve. Nder tė tjera, e tha njė mendim qė mendoja se e zu veten pisk, apo mos edhe mua mė hapi udhė tė re. “Kėto punė ne do t’i ndreqim pėr njėzetė e katėr orė!” Kur kishte folur Dyli nė televizor, kisha qėlluar nė shtėpi, dhe kisha reaguar ashpėr:
    - O Dyl Tahiri, ti s’do tė mundėsh tė ndreqėsh gjė mė! A sheh se mjaft tė ka shtrydhur e ndrydhur Serbia? Tė ka mjelur e ē’mjelur? Dėshiron tė mjel ende? Paj, s’ka mbetur mė asgjė nė ty! Tė kanė shtrydhur si limonin e tash tė hedhin!
    Ndėrkohė Tito nė solemnitetin e AVNOJ-it si padron lavdėrohej para tė gjithė partnerėve pėr tė arriturat e Jugosllavisė, duke mos e brengosur gjendja e sigurisė nė Kosovė. Pasi organizoj konferencėn pėr shtyp me gazetarė, ndėr pyetjet e tjera, njė gazetar anglez, i mėrdhezur nė fytyrė, e kishte pyetur:
    - Ēfarė po ndodh nė Kosovė? Na thuaj ē’kėrkojnė studentėt shqiptarė?
    - Asgjė e re s’ka ndodhur nė Kosovė. Janė ngritur disa zėra kalamajsh tė lagjeve! - dhe mė kaq kishte pėrfunduar pėrgjigja e Titos pėr Kosovėn.
    Nora ma pa pėr tė madhe pėr kėtė qė kisha folur, dhe nė atė ēast, kishte ardhur gruaja e Halil Balajt, Remzia, qė jemi nė fqinjėsi tė mirė me ta. Kishte dėgjuar se shtėpia jonė trazohej, e si tė mos trazohej, kur ishin katėr studentė tė mi nė valė tė demostrantėve. Duke dalė prej shtėpisė sonė, shprehu njė porosi:
    - Heshtni! - tha ajo. - E shihni se bota po kallet flakė. Po t’u dėgjoj kush se flitni kundėr kėtij shteti, shkoni atje ku ju kalbet trupi!
    Pėr ēudi, s’kisha folur, por Norėn e pashė se kėrceu si gjarpri nė bisht:
    - Oj Remzie, ne e dimė para kujt po flasim. Nėse ti hap fjalė kundėr nesh, atėherė ēfarė tė themi pėr fqinjėsinė tonė? Lehtė e ke ti kur i ke fėmijėt e vegjėl. Unė katėr, po tė gjithė janė nė zjarr.
    Dhe, me gjasė u krijua njė lloj heshtje. Remzia ishte tėrhequr nė shtėpi tė saj, e ne pėr ēdo ditė pėrcillnim se ē’po ndodhte nė Kosovė dhe gjetkė... Tė gjithė i bėnim sy e veshė katėr. Radiostacionet e ndryshme s’pushonin dot duke informuar se ē’po ndodhte me studentėt shqiptarė nė Kosovė, por edhe nė Maqedoni. Shqipėria sikur i kishte futur veshėt nėn lesh!... Askush nuk bėnte pėrpjekje qė tė arrihet zgjedhja politike nė Kosovė...
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Vjeshta e Prishtinės, 1968

    Sikur parandieja apo parashikoja se do tė mė ndodhte diēka nė sistemin e kompjuterit. Kisha shkruar tri ditė, dhe njė mbrėmje, i pata thėnė Veliut qė tė nxjerrė tėrė atė material nė disketė apo nė letėr, por meqė nuk i premtoi koha, gjithnjė rrija si nė ethe: “Mos po mė zhduket ajo qė kisha shkruar?”. Dhe, askush s’mė arsyeton, e as qė do tė mė kuptojė, se shepsh them: krijuesi ėshtė sikur ajo vajza qė ėshtė nėn unazė, dhe i ka lėvizjet e caktuara, posi unė, qė s’dėshiroj tė fėrkohem me gjithkėnd, sepse droj se mė kthen nė njė botė tjetėr. Dhe, ja po rrėfehem se ē’mė ndodhi.
    Isha duke e pėrfunduar kapitullin shumė intersant, dhe e kisha titulluar:”Jeronim De Rada nė Shqipėri”, qė ishte njė shkrim deritash i panjohur i Luigj Gurakuqit mbi De Radėn. As vetė s’e hetova sesi u ndalė rryma elektrike, dhe mbeta duke e shikuar kompjuterin. Droja mos ishte bėrė ndonjė prishje e madhe, por s’mė ndodhi ashtu. Pashė se edhe kėngėt nė Radio-Tiranė u ndėrprenė. Desh ta prek kompjuetrin, por kisha frikė, mos po e prek ndonjė sustė dhe bėj kėrdi me ato shkrime. Dola prej dhomės sime dhe m’u desh tė pyesja Besimin, e mendja mė thoshte mos do tė kishte ndodhur diēka nė orėn elektrike. Preka njė ēelės tė dritės, dhe pashė se edhe nė katin tjetėr ishte ndėrprerė rryma. O Zot, ēfarė do tė bėhet me ato shkrime tė mia? Do tė mė shlyhen... Besim, o Besim, eja sa mė shpjet!, e thėrrisja e ai vraponte shkallėve pėrpjetė. Rryma elektrike u ndalė pėr dhjetė minutė. Prisja se do tė kam fat, dhe vetėm qė s’lėshoj zė: “O fat, fati im!” Besimi do tė lutej shepsh pėr kohėn kur shkonte nė peshkim:”Zarė, zarė, tė paqa zarė!”. Kėshtu janė mėsuar edhe fėmijėt e tij, dhe shpesh i dėgjoja duke kėrkuar zar pėr babain, apo pėr vete. Erdhi Besimi dhe pasi rryma e kėputur dha shenjė se erdhi rishtas, mori nė dorė gjendjen nė kompjuter. Ai preku sa susta andej - kėtej, por mėkot. Mė dukej se parasyve m’u tret tėrė ajo qė kisha hartuar. Rreth katėrdhjetė faqe proze! Oho, ore Besim baba, s’e di ti ēfarė ėshtė t’i hysh prapė rikrijimit! A e di se asnjėherė s’mund tė gjendem nė tė njėjtėn botė tė mendimeve? Kjo krijmtari ėshtė xhidavi mbi xhidavi!
    Edhe pas dreke kur erdhi Veliu, ishte pėrpjekur qė tė bėjė hulumtime nė kompjute dhe ta gjejė atė qė kisha shkruar. E pashė gabimin tim, thashė, por ēdo gjė ishte me vonesė. Isha djersitur, dhe prisja ēfarė titujsh shihja. Titujt qė i kisha shėnuar me shkronja tė mėdha, askund s’mė ranė nė sy. Ishin shėnuar dhe trajtur temat rreth:”Vdiq dhe u varros Kristaq Moliku, pishtar i Letėrsisė Jugosllave (Serbe), por edhe njohės i Letėrsisė Shqipe. Pastaj tiulli tjetėr:”Buqetė lulesh nė Sheshin e Tiranės”, si dhe “Re tė bardha mbi Shqipėri”. Ka edhe tituj tė tjerė qė s’po mė kujtohen…
    Edhe gjatė vitit 1979, si dhe viteve tė tjera, pėrkundėr asaj se udhėheqėsia serbo-shqiptare mendonte se do t’i shuaj demonstratat e studentėve, ato vazhdonin sipas ritmit tė pėrcaktuar nga studentėt pėrparimtarė. Megjithatė, edhe pėrkundėr tėrė atij potenciali tė aktivistėve nėpėr ēdo vend tė punės, si dhe nėpėr fshatra, qysh para ardhjes sė Titos nė Kosovė, zotoheshin qė pritja tė jetė sa mė madhėshtore. Mendohej se Tito do tė ishte i kėnaqur se nuk po ngriten demonstrantėt nė Kosovė. Mirėpo, aktivistėt, pas detyrave qė i merrnin nga organet politiko shoqėrore si dhe tė vet shtetit, bėnin ēmos qė Tito tė fitojė besimin e plotė se kosovarėt (shqiptarėt, serbėt, malazezėt) e tė tjerė, e adhuronin dhe dėshira e tyre ishte qė prijėsi i tyre tė jetojė, dhe ti zgjatej jeta.
    Institucionet profesioniste e mediat si nė gjuhėn shqipe, serbe e turke kudo qė gjenin bashkėpunėtorė, kėrkonin tė shkruajnė enkas pėr Titon. Shkėnctarėt pėr veprat e tij, krijuesit prozė dhe poezi, kėngėtarėt, kėngė pėr Titon, kurse elita e politikanėve organizohej nė pritjen e kryetarit tė Jugosllavisė. Sa poetė pėrpiqeshin qė t’i “vjelin” muzat e tyre dhe tė krijojnė vargje qė mendonin se do tė pėrfshiheshin nė ndonjė enciklopedi tė kohės!
    Zotimi i krijuesve pėr t’i pėrkushtuar kryetarit Tito poezi, ishte njė kėnaqėsi e shpresė, se ata nė udhėn e tyre krijuese, nuk do tė kenė pengesa dhe do tė jenė shkrimtarė pa censurė! Kėshtu nisi diferencimi i shkenctarėve, i shkrimtarėve, por me kėtė lindi edhe pėrqarja e re. Pėr Titon zotoheshin edhe disa bashkėpuntorė tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės, dhe ata e kishin hartuar njė regjistėr me emra tė bashkpuntorėve tė jashtėm qė t’ju dėrgojnė kėngė popullore kushtuar Titos, sepse pėrgatitej njė pėrmbledhje enkas me kėngė tė tilla.
    Isha takuar nė Udhė tė Blirėve me disa bashkėpuntorė, prej tė cilėve njėri mė pyeti:
    -A ke shėnuar ndonjė kėngė popullore pėr shokun Tito?
    -Jo, nuk kam shėnuar kėngė tė tilla.
    -Po a je folklorist shqiptar?
    -Me dashtė jam, me dashtė s’jam! – i thashė.
    -Si ashtu? Duhet ta pasurosh letėrsinė popullore edhe me kėngė tė tilla pėr Josip Broz Titon.
    -Sa keq! Do tė afirmoheshe si folklorist dhe kėshtu do tė hapje udhė pėr t’i botuar veprat folklorike.
    Tė gjitha revistat dhe gazetat, nė faqet e kulturės, pėrherė gjenin krijues tė mjerė, kur ua falnin ndonjė shkrim pėr Titon. Por sa veta, sipas asaj qė flitej, edhe kompromitoheshin me shkrimet e tyre.
    Edhe Radio Prishtina si dhe Radio Televizioni vepronin nė forma tė ndryshme dhe gjenin bashkėpuntorė qė shkruanin dhe kėndonin pėr Titon.
    Tė rinjtė qė morėn pjesė nė demonstratat e vitit 1968, disa u burgosėn, sa tė tjerė u larguan nga Kosova, u pėrjashtuan edhe nga fakultetet e tė tjera. Kjo ishte gjenerata e parė e studentėve qė kėrkonin Kosovėn republikė. Ėshtė e dhimbshme qė republikanėt ikėn nga Kosova, duke parė se kėrkesat e tyre nuk sendėrtoheshin. Talentėt dolėn jasht. Askush nuk ngritej nga udhėheqėsit dhe t’i mbrojė tė rinjtė. Mirėpo ēdo akcion e ka edhe kundėraksionin e vet.
    Kishte filluar lufta e brendshme nė familje, grindjet manifestoheshin kudo, nė tė gjitha poret e jetės, nė arsim, nė kulturė dhe ēdo kund flitej pėr prosperitetin e politikanėve tė cilėt ushtronin tutelė mbi demonstrantėt. Ishtė koha kur me vėshtirėrsi bėhej lirimi i individit, pastaj edhe lufta pėr diferencim ishte shumė e rreptė, qė ndikonte drejtpėrdrejt nė personalitetin e tė rinjve. Shihej se ishim shumė larg nga tė tjerėt. Kosova kishte nevojė pėr njė moral tė ri. Tė rinjtė, siē shihej i mbajmė pėr fasadė!, vetėm sa nuk thoshin politikanėt e mbrapshtė.
    Ėshtė e dhimbshme qė tė rinjtė kosovarė me aftėsitė e tyre e ngrehin flamurin e shteteve tė tjera e jo flamurin shqiptarė, ku kanė lindur dhe janė rritur.
    Shqiptarėt nė demonstratat e vitit 1968 organizuan anėt e tjera me kėrkesėn kryesore pėr Republikėn e Kosovės. Ata organizuan demonstrata edhe nė Tetovė dhe Ulqin.
    Demonstrata mė e madhe, dhe mė e organizuar ishte nė Prishtinė (mė 27 nėntor 1968), ku mori pjesė rinia studentore dhe shkollore.
    Nga veprimet e qeverise Jugosllave ndaj shqiptarėve tė Kosovės u duk e qartė se ajo pėrherė kishte shumė kundėrshtarė. Ndaj shqiptarėve sėrish nuk pushonte dhuna. Gjyqet speciale dėnonin studentė e njėrėz tė tjerė, tė pafajshėm, vetėm se kishin pikėpamje antikomuniste. Edhe ushtria jugosllave kryente njė varg spastrimesh anekėnd Jugosllavisė, veēanėrisht ndaj shqiptarėve nuk kursente asgjė. Ato drejtoheshin mė shumė kundėr elementeve antikomuniste – shqiptare. Regjimi komunist i shkelte tė drejtat dhe liritė e njeriut. Gjithnjė vazhdonde mohimi i tė drejtave tė njeriut. Cilido qė shprehte mendime tė kundėrta, cilėsohej armik! Ka shumė e shumė raste kur njerėzve tė pafajshėm u ngarkoheshin gabime tė paqena.
    Por, koha punonte pėr brezin e ri…
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Grupi - "HANA BAND"
    Nga Davius nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 31-01-2007, 22:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •