S`ka shkop magjik, qe mund te zgjedhe qeverine qe ka nevoje Shqiperia.
S`ka shkop magjik, qe mund te zgjedhe qeverine qe ka nevoje Shqiperia.
Eshte shume e veshtire te gjesh nje politikan te pakorruptuar ne shqiperi, pale 11.
Une shkopin tim magik do ta perdorja per te eliminuar korrupsionin ne Sistemin Gjyqesor dhe ne Prokurori, dhe per ti dhene nje pamvaresi te plote ketyre dy istitucioneve . Vetem ne kete menyre nuk do te varemi nga 11, sepse nuk do te kete b.. njeri te tallet me djersen e qytetareve
Liberté, égalité, fraternité
Hahahahhahhaha LoL ku te ka shkuar mendja te shkopi magjik...Po ta kisha une ate shkop nuk u merrja fare me politike po me gjera te tjera te frikshme :P
Trimi Mire Me Shoqe Shume
nuk ka shume rendesi shkopi, kumbora ....
rendesi ka kush e luan shkopin, rrumin e kumbores ...
ne rastin e qeverrise sone, salija mban kumboren, rrumin e luan athin-beogradi ...
Une e kam nje shkop magjik!!! Do ndonjeri ti realizoj ndonje deshire![]()
Po e bej edhe une skuadren time ideale per momentin ...
1- kryeminister
2- minister i mbrotjes
3- minister i punve te jashtme
4- minister i financave dhe ekonomise
5- minister i shkences dhe arsimit
6- minister i bujqesise e ushqimit
7- minister i kultures rinise e sporteve
8- minister i rendit (ministria e brendeshme).
9- minister i punesimit dhe i ceshtjeve sociale
10-minister i ndertimeve, transporteve e ceshtjeve urbanistike..
11- minister i ceshtjeve ambjentaliste (mbrotja e natyres etj)
12. minister i drejtesise
13. kryeprokurori republikes
1. Bamir Topi. Nuk e di, por kam shume kuriozitet per kete njeri sa i afte eshte te komandoje. Sipas meje po pret momentin, po fiton kohe, po tregohet pak strateg.
2. Sokol Olldashi. Ne pamje te pare duket efiēent, per aq sa punoi tek Min. Brendshme. Tek Mbrojtja do te ishte i duhuri per mendimin tim, per t'a rindertuar figuren e shkaterruar te kesaj ministrie.
3. Lul Basha. Megjithese e akuzojne per "Durres - Kukes", dua t'i jap besim ktij ēunit. Ka paraqitjen e rregullt, eshte i kulturuar, dhe me dy tekniciene zv.ministra behet top fare.
4. Rid Bode. Mes nje personi politik jo-profesionist dhe nje personi politik profesionist, zgjedh kete te fundit.
5. Myqerem Tafaj. Eshte i profesionit dhe me aq sa kam lexuar e njef arsimin. Nevojitet nje reforme e thelle ne gjimnaze e uni.
6. Nevojitet nje ekonomist-agrar, dmth profesionist e me vizion. Eshte pertoke fare. Jemin Gjana, eshte i paafte per kete post.
7. Bujar Leskaj. Nuk m'u duk i paafte deputeti Vlores per aq sa qendroi ne kete post. Mund te ishte me efiēent se Pango.
8. Gjergj Lezhja. Aktualisht sekretar i pergjithshem i kryeministrise. Ishte zevendesi Olldashit tek Min. Brendshme. Me duket shume profesionist ne pune dhe shume rigoroz. Per t'u provuar ...
9. Majlinda Bregu. Nje grua mund te bente me shume se nje burre tek ēeshtjet sociale dhe punesimi, me e ndjeshme ndaj shtresave ne nevoje. Nevojitet nje ligj agresiv per punen ...
10. Gazmend Oketa. Djale i ri, profesionist, me nje bagazh te bollshem. S'besoj se mund t'i bejne xhibla as edhe nga ana drejtimit ...
11. Sinqerisht nuk e kam idene se kush mund te jete. Ndoshta ndonje nga ata radikalet e Aleances per Vloren...
12. Enkelejd Alibeaj. Ky ēuni duket pak "i forte". Ndoshta mund te jete i duhuri per t'i vene ne rresht gjyqtaret "e drejte".
13. Kreshnik Spahiu. Me ka pelqyer kur ishte avokat i PD. Duket i shkathet dhe energjik, pak tip "gangsterri" me gangsterrat ...
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Gazeta Tema
Debat i provokuar kundėr reformės elektorale
Nga Mero Baze
Kryeministri, Sali Berisha, ka provokuar me propozimet e tij pėr reformėn kushtetuese njė numėr tė madh aktorėsh dhe institucionesh, qė nė finale mund tė sjellin dėshtimin e reformės elektorale, pėr tė cilėn ėshtė investuar publikisht pro Partisė Socialiste. Zhvillimet pas Gėrdecit dhe rėnia drastike e popullaritetit tė qeverisė dhe imazhit tė kryeministrit kanė shtuar frikėn se njė votim pėr siglėn PD mund tė prodhojė frymė kundėr saj nė zgjedhjet qė vijnė, ndėrkohė qė aleatėt e pėrkėdhelur tė Berishės mund tė shtojnė agresivitetin dhe akuza deri tani tė padėgjuara ndaj tij.
I zėnė ngushtė nga nevoja pėr paqe me opozitėn para NATO-s dhe nevoja pėr tė eliminuar kundėrshtarėt politikė nė parti dhe ndonjė aleat tė bezdisshėm, Berisha zgjeroi dukshėm rrethin e provokimit politik me kėtė reformė, duke pėrfshirė nė tė poshtėrimin e presidentit, eliminimin e mbėshtetėsve tė tij, kontrollin mbi aleatėt, kontrollin mbi Prokurorinė e Pėrgjithshme pėr tė mbyllur rastin kriminal tė Gėrdecit etj.
Por shihet qartė se pas provokimit ai nisi tė tėrhiqet. U detyrua, siē pritej, qė tė tėrhiqej nga amendimi i kompetencave tė presidentit dhe prekja e disa pikave tė debatueshme rreth zgjedhjes sė tij, duke shtuar dhe mė shumė dyshimet dhe mungesėn e seriozitetit pėr reformėn kushtetuese. Iniciativa u forcua dukshėm nga propozimet qė u bėnė nė emėr tė grupit parlamentar tė PD pėr tė amenduar pozicionin e presidentit dhe atė tė kryeprokurorit nė Kushtetutė.
Nevoja pėr reformimin e Kushtetutės lidhur me kėto institucione dhe propozimet partizanēe tė Berishės pėr kėto ndryshime janė dy gjėra krejt tė ndryshme. Kryeministri, nėse do ta kishte seriozisht, e di se pėr tė reformuar institucionin e Presidentit nė Kushtetutė, ai duhet ta diskutojė sė pari kėtė gjė me Bamir Topin, me presidentin e zgjedhur me kėtė Kushtetutė qė kemi. Ashtu sikurse ka biseduar me Edi Ramėn larg syve tė botės reformėn elektorale, ashtu ai duhet tė diskutonte me presidentin reformėn kushtetuese pėr pozicionin e presidentit.
Mosdenjimi pėr ta diskutuar kėtė ėshtė njė provokim i rėndė pėr institucionin e Presidentit dhe njė pėrpjekje pėr ta poshtėruar atė publikisht. Kjo reformė, dhe nėse kryhet, nuk mund tė pėrfshijė kompetencat e kėtij presidenti, pasi ky president ėshtė votuar pėr ato kompetenca qė ka pasur mė 24 korrik tė 2007 dhe jo pėr ato qė dėshirojnė tė ketė kundėrshtarėt e tij.
Nga ana tjetėr, prekja e mėnyrės sė zgjedhjes sė presidentit me votim tė thjeshtė ėshtė vėrtet njė mekanizėm qė mund tė zgjidhė krizėn e zgjedhjes sė presidentit, por ai e bėn presidentin pjesė tė vullnetit tė shumicės politike dhe detyrimisht duhet tė ulim kompetencat e tij. Presidenti i zgjedhur me 60 pėr qind tė votave ka njė pushtet tė caktuar qė diktohet nga njė shumicė mė e madhe parlamentare qė merr pjesė nė zgjedhjen e tij. Njė president i zgjedhur me po aq vota sa zgjidhet kryetari i parlamentit apo kryeministri, natyrisht ėshtė njė president i dėgjueshėm ndaj shumicės sė thjeshtė parlamentare dhe ėshtė nėn shantazhin e pėrjetshėm tė saj, dhe ėshtė thjesht ceremonial. Opsioni i tretė, ai i zgjedhjes sė presidentit nga populli, po ashtu duhet tė shoqėrohet me forcim kompetencash. Njė president i zgjedhur nga populli duhet tė ketė doemos disa tė drejta qė prekin pushtetin e ekzekutivit, drejtimin e mundshėm tė mbledhjes sė qeverisė, tė drejtėn pėr dekret dhe iniciativė ligjvėnėse etj. Pra, ēdo prekje e zgjedhjes sė presidentit duhet tė shoqėrohet me ulje ose rritje tė kompetencave tė tij. Gjithsesi, kjo reformė nuk mund tė bėhet duke injoruar presidentin aktual, i cili ėshtė njė institucion me kompetenca mesatare qė burojnė nga mėnyra sesi ai zgjidhet.
Po kėshtu dhe ēėshtja e kryeprokurores. Mandati ėshtė njė ēėshtje formale, nėse do tė jetė 4, 5, apo 7 vjet. I rėndėsishėm ėshtė raporti i saj me ekzekutivin, KLD, dhe presidentin gjatė kėtij mandati. Propozimet e Berishės nuk nisen nga kėto parime, por thjesht nga emrat e pėrveēėm qė drejtojnė kėto institucione. Kjo do tė thotė se ai ka pasur si synim jo tė realizojė kėto propozime, por tė testojė deri ku mund tė provokojė dėshtimin e njė shumice pėr reformėn elektorale, e cila duket se ishte nė rrugė tė mbarė pėr tu mbyllur shpejt.
Duke bėrė shtesa politike nė kėtė reformė dhe duke synuar tė provokojė njė numėr sa mė tė madh aktorėsh, ai rrezikon tė humbasė mbėshtetjen dhe pėr reformėn elektorale, ēka do ta shumėzonte me zero gjithė investimin e tij politik tė muajve tė fundit nė marrėveshje me opozitėn mė tė madhe nė vend, Partinė Socialiste. Reforma elektorale nisi si bashkėpunim i dy forcave kryesore dhe mund tė mbyllej si e tillė.
Provokimi i institucioneve tė tjera nė klandestinitet dhe nė kushtet e njė mungese tė thellė serioziteti, pa denjuar tė ngrihet asnjė komision pėr ndryshimet kushtetuese, dhe pa u debatuar ato publikisht, mund tė prodhojė realisht njė shumicė tė re dhe kundėr reformės elektorale. Ky bilanc nė dukje mund tė na prezantojė njė Berishė tė pafuqishėm, por nė tė vėrtetė mund tė jetė qėllimi i tij final, pasi kėshtu mbetet tek i njėjti sistem qė kemi me ndonjė ndryshim tė vogėl dhe nuk zemėron deri nė fund aleatė familjarė tė tij si Fatmir Mediu, tė cilėt, kur zemėrohen nėpėr tavolina, bėhen tė rrezikshėm pėr lidhjet e familjes sė kryeministrit me rastin kriminal tė Gėrdecit.
... Ndoshta do te ishte mire qe sistemi qeverisjes te kalonte nga nje republike parlamentare ne nje republike presideciale, duke suprimuar postin e kryeministrit, me ne mandat 5-vjeēar dhe me nje limit zgjedhjesh deri 2 here rrjesht. Nqs nje president ne detyre nuk rifiton rizgjedhjen nuk mund te kerkoje me nje mandat tjeter. Ne kete menyre do te ishte i sigurte rrotacioni i figurave politike ne vend, ku nje fytyre nuk mund te kete nje jetegjatesi politike me shume se 10 vjet ...
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Krijoni Kontakt