Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966

    Divorcohen prindërit, vetëvaret 15-vjecari

    Divorcohen prinderit, vetevaret 15-vjecari

    Ardian Bushi
    E Premte, 25 Prill 2008


    Nje nxenes i vitit te pare ne shkollen e mesme te pergjithshme "At' Shtjefen Gjecovi" ne qytetin e Lacit, i ka dhene fund jetes, duke u vetevarur. Shkak per vendimin ekstrem, sipas policise se Kurbinit, dyshohet te jete ndarja mes dy prinderve te te miturit, e cila nuk eshte kaperdire prej tij. Duke qene nje adoleshent teper i ndjeshem, i mituri ka vendosur te veteflijohet ne dhomen e tij te gjumit. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen numer gjashte te qytetit te Lacit. Ndersa i mituri Valter Voci, eshte kthyer nga mesimi, ka hyre ne dhomen e tij te gjumit, duke zbatuar me perpikmeri edhe synimin qe i kishte vene vetes. Sipas policise se Kurbinit, i mituri ka marre carcafin dhe e ka lidhur ne traun e baneses se tij ne katin e trete. Me pas, ka futur koken ne lakun e pergatitur dhe eshte leshuar ne zbrazetire. Sipas personave, te cilet kane qene rastesisht duke kaluar prane baneses se 15-vjecarit, ka qene e motra e tij binjake, e cila e ka gjetur vellane e saj te vetevarur. E mitura ka filluar te bertase dhe te kerkoje ndihme. Por ne momentin qe ka dale te porta e baneses, vajzes i ka rene te fiket. Personat qe kane qene duke kaluar i kane dhene ndihmen e pare 15-vjecares, duke e sjelle ne vete. Por koha qe jane marre me motren e viktimes per ta mbajtur ne jete ate, ka mjaftuar per qe Valter Voci te jape shpirt. Ndersa ka ardhur ne vete, vajza ka treguar se vellai i saj ishte vetevarur ne dhomen e tij te gjumit. "Jam perpjekur per ta ngritur, por nuk kam mundur", eshte shprehur ajo e deshperuar. Ndersa banoret kane mesuar se 15-vjecari ishte varur ata kane nxituar te mberrijne ne dhomen e gjumit, per ta shpetuar, por pa rezultat. Te njejtat burime shprehen se trupi i Valterit ne momentet qe eshte gjetur ka qene i ngrohte, shenje qe tregon se ai kishte vdekur vetem pak minuta me pare. Nderkohe burime nga policia e Kurbinit bejne te ditur se viktima nuk ka lene asnje leter. Por, sipas te dhenave paraprake, dyshohet se shkak i vetevarjes se tij ka qene ndarja e nenes se tij me te atin, para dy muajsh, ndonese ky divorc nuk ishte zyrtarizuar me vendim te gjykates. Babai i Valter Vocit jetonte ne Tirane dhe, sipas shokeve te tij, adoleshenti nuk kishte dashur te ndahej prej tij.

    Nga KohaJone
    Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 26-04-2008 më 06:25
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  2. #2
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Postime
    325

    Exclamation ?...

    je i sigurtè qè kjo èshtè shkaku ?!

    sa prindèr ndahen nè botè dhe fèmijtè nuk reagojnè kèshtu ?!

    kjo èshtè hera e parè qè dègjoj diçka tè ngjashme...mos ka pasur abus seksual kundèr tij dhe nuk dihet akoma sepse ngjan me disa raste kètu nè perèndim edhe pse sebepi èshtè i ndryshèm...

  3. #3
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Raste te tilla si ky kerkojne nje ekspertize per tu hetuar, ndryshe shkaqet ngelen pergjithmone ne erresire!

    Nuk eshte rasti i pare qe nje gje e tille ndodh ne Shqiperi. Divorcimi i prinderve duket si shkak i pamjaftueshem per ta derguar nje njeri ne nje akt te tille, sidocofte njerzit reagojne ndryshe kundrejt dramave te tilla familjare. Edhe nje here, pergjegjesia bie shume tek prinderit per mendimin tim.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #4
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Po dhe kjo e motra mo, 15 vjece dhe te mos arrije njeriu te shkoje e te marre nje gershere a nje thike te mprehte e me nje karrige ta shqyeje carcafin sa del e lemeriset ne rruge.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  5. #5
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Natyrisht, sic kunder thote edhe Zim, ne raste te tilla kerkohet nga specialistet perkates nje thellim me i gjere ne ceshtje, perpara se te dilet ne konkluzione.
    Gjithsesi eshte po aq e vertete se ndarja apo divorci te kjo grupmoshe sjell edhe pasoja te tilla.
    Me poshte po sjell disa nga efektet qe mund te kete divorci tek adoleshentet.

    Cilat jane efektet e divorcit tek adoleshentet (12-18) ?

    - Pergjigjia ndaj ndarjes se prinderve mund jete: depresion akut, mendime suicidale dhe ndonjehere edhe me veprime violente.
    - Priren te fokusohen me teper ne ceshtje morale rreth divorcit.
    - Behen ankthioz dhe shpeshhere ndiejne frike per te ardhmen e tyre ne aspektin e dashurise.
    - Kan aftesine per te perceptuar mardheniet pas divorcit.

    Kjo grupmoshe e di cfare do te thote termi "divorc" por kane veshtiresi per te pranuar realitetin e ndryshem qe ai sjell ne familjen e tyre.

    Edhe pse mendojne ne nje nivel e kompleks te caktuar ata perseri fajesojne veten per divorcin.

    Ata ndihen te abandonuar nga prindi ose prinderit qe jane larguar nga shtepia.
    Lene pas dore shoket/shoqet dhe aktivitetet e tyre te preferuara.
    Fillojne te pesojne ndryshime ne temperament, behen agresiv dhe rebel.
    Fillojne te shqetesohen per ceshtje te rriturish.
    Ndihen te obliguar per te mbajtur pergjegjesi ne familje.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  6. #6
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Booo ca tmerri
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  7. #7
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Lajm i tmerrshem kjo tregon qe deri ketu ka shkuar mentaliteti Shqiptar,jeta vazhdon nuk duhet ta kishte fikur vetem per nje shkak
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  8. #8
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Postime
    325

    Exclamation ?...

    Citim Postuar më parë nga J@mes_Douglas Lexo Postimin
    Natyrisht, sic kunder thote edhe Zim, ne raste te tilla kerkohet nga specialistet perkates nje thellim me i gjere ne ceshtje, perpara se te dilet ne konkluzione.
    Gjithsesi eshte po aq e vertete se ndarja apo divorci te kjo grupmoshe sjell edhe pasoja te tilla.
    Me poshte po sjell disa nga efektet qe mund te kete divorci tek adoleshentet.

    Cilat jane efektet e divorcit tek adoleshentet (12-18) ?

    - Pergjigjia ndaj ndarjes se prinderve mund jete: depresion akut, mendime suicidale dhe ndonjehere edhe me veprime violente.
    - Priren te fokusohen me teper ne ceshtje morale rreth divorcit.
    - Behen ankthioz dhe shpeshhere ndiejne frike per te ardhmen e tyre ne aspektin e dashurise.
    - Kan aftesine per te perceptuar mardheniet pas divorcit.

    Kjo grupmoshe e di cfare do te thote termi "divorc" por kane veshtiresi per te pranuar realitetin e ndryshem qe ai sjell ne familjen e tyre.

    Edhe pse mendojne ne nje nivel e kompleks te caktuar ata perseri fajesojne veten per divorcin.

    Ata ndihen te abandonuar nga prindi ose prinderit qe jane larguar nga shtepia.
    Lene pas dore shoket/shoqet dhe aktivitetet e tyre te preferuara.
    Fillojne te pesojne ndryshime ne temperament, behen agresiv dhe rebel.
    Fillojne te shqetesohen per ceshtje te rriturish.
    Ndihen te obliguar per te mbajtur pergjegjesi ne familje.
    jam nè njè mèndje vetèm pèr depresionin, ankthin, frikèn dhe veprimet violente por jo me mendimet vetèvrasèse...

    aman mor djalè se nuk vritet vetja pèr ndareje.

    kur banojsha nè Tiranè nè lagjen time kisha nja 2 shokè edhe komshi qè jetojshin tè ndarè nga nèna...

    mund tè thuash qè ishin tè prapè apo me komplekse por asnjèrit nga ata nuk i ka shkuar nè mèndje vetè vrasja

    le tè presim çthonè hetimet pastaj flasim qè mos tè dalim nè konkluzione tè shpejta.

    Pèrshèndetje

  9. #9
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Redo qenke njesh

    Po je ne nje mendje per depresion akut automatikisht ne 90% te rasteve ke mendime vetevrasje, tentative vetevrasje, vetevrasje.

    Normalisht ne keto 18 vitet e fundit jane mjaft te shpeshta te tilla raste.
    Keto mendime mund te zgjasin edhe per vetem pak minuta, mirepo ceshtja eshte se nese vazhdon perpara nuk ka kthim mbrapa. Nuk e di ne me kuptove.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Kur prinderit jane kokrra e injorantit do ndodhin keto gjera,cifti mund te divorcohet e te shkoj ne syfetqen por para grindjeve,xhelozive sherreve ne cift mendo per femjen,aq me teper qe eshte 15vjecar, nuk mendojn si ta bejne me te lehte per femijen divorcin por i detyrojn te kultivoj urrjtje per nenen apo baben.turp per prinerit e fatkeqesi per jeten e tij

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  2. Prindërit dhe Fëmijët
    Nga Gimi3 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  3. Disa Këshilla Për Prindërit
    Nga shefqeti11 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 17:41
  4. Vetëvaret 13- vjeçari, “Dëshmitar i Jehovait”
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 05:20
  5. Debaton me prinderit per notat ,dhe veteflijohet 17-vjecarja.
    Nga kolombi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •