Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 92
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sabriut e ju bashkombasve tjere nga kosova.. qe shkruani ne forum..

    dikur neve shqiptareve te shqiperise.. ne koh te enverit.. prej fukarallikut na ish ba zakon.. me kursye fletoret.. me e ba shkrimin sa ma te imet.. e me shfrytezue cdo hapsire te letres.. para e mbrapa.. anash e lart posht e perpjet tuj i rras germat e fjalet.. tuj i shkurtue te mjerat e tuj i ngjesh sa..skish bir k ma me i lexue pervec te zotit.. pra shkruesit vete..
    kjo ka qen nji tragjedi sepse njerzit u shkatrrun sysh tuj zvogelye germat e tuj qit syt me i lexue hera tjera..
    kjo koh ka mbarue..
    tash fletore ka plot e shqiptari nuk e ka ma arsyen me shkrye ngusht.. sidomos ne internet..ku koncepti.. kursim i letres ska fare arsye..

    ku desha me dal..
    pra mos kurseni..kur shkruani.. sepse.. sa ma pak qe shkruani aq ma pak thoni..
    e sidomos kur dhe at pak qe thoni e thoni katundarishto-djallezisht.. nje menyre kjo e kahmotshme.. e te folures..me kunja..me dy kuptime ose me asnji kuptim..

    cka asht forumi..
    nji faqe ku shkruajn te gjithe qe deshirojn te thon dicka..
    kjo deshire lind me arsyen qe ate cka themi ta lexoj dhe lexuesi tjeter.. e ky lexues.. te kuptoj cka ke dasht me than.. e te kuptoj per cfar po flet ..edhe ne se.. eshte krejt i pa ditur per ceshtjen..
    pra kur shkruajm te mendojm se na lexon dhe hasani qe krejt mir e njeh ceshtjen per te cilen shkruajm.. por te mendojm se mund te na lexoj dhe hysejni qe ska asnji lidhje me ceshtjen..
    ata qe me lexojn mua.. qofshin te kosoves apo te shqiperise.. e kuptojn mire cka flas..
    kur flas per shqiperi..mundohem te shkruaj qe dhe ai i shqiperise.. te kuptoj.. por dhe i kosoves qe nuk e njeh ceshtjen te kuptoj dicka..
    kur flas per kosov.. mundohem qe dhe ai i kosoves po se po me me kuptue..por dhe ai i shqiperise te mos mbetet pa kap thelbin e ceshtjes..

    kurse juve.. gati te gjithe..i bini shkurt muhabetit sa vec gruaja mundet me ju kuptue ose.. shoku me te cilin pini kafe cdo dit.. por ktu te lexon dikushi qe kurr ska pi kafe me ty..

    ti sabri.. i thue llapit..

    a e din ti kujt i sherben infopressi.. e kaq..

    pikerisht llapi ndoshta mir e din se kujt i sherben infopressi.. por nuk e din nji lexues prej gjirokastre.. a prej korce..
    mendojeni kte..sepse a jemi per unitet.. per bashkim..
    ne se ceshtjet per kosov a ilirid..kur i debatojm..nuk i bejm te qarta qe me na i kuptue dhe permetari e vlonjati.. ather dhe vlonjati e elbassanlliu.. ka me shkrue qe te mos e kuptoj prishtinaliu apo gazibaba-liu a tetovari pi gostivari ne usa a kanad e gjermani..

    e kjo sjell ndarje.. mure..e shkretina mes njeri tjetrit..

    shkruani gjate.. sepse mendimet ne kryet tuaja.. vlojn e nuk mund te cfaqen me dy fjal..
    e folmja shkurt eshte mendjemadhesi.. kapadajllik.. prepotenc..qe ne fund te fundit jan shenja te magarllikut..

    njeriu i thjesht.. flet.. komunikon.. cfryn..
    kur dikush shkruan pak..dijeni se dicka nuk eshte mir ne mendjen e tij.. ai vuan nga ndonji kompleks ..
    pra dhe arsye kurative ka e folura e shkruara..

    ka dhe nji arsye.. qe quhet edukata..

    nji grup miqsh bisedojn rreth nji tavoline..
    i edukuari.. dallon sepse cdo bised e ben me ze te bollshem e te degjushem per te gjithe..
    tinzari.. ben pesh pesh ne vesh her me njerin her me tjetrin..
    por tinzarrlyku nuk eshte shenj qytetnimi por djallezie..
    pra kur shkruani o shkruani gjat se me gjatesi thellohet qartesia..o mos shkruani hiq..
    ne nji stacion autobusi presin 40 njerez..
    ne se aty vjen nji kombi.. nuk i merr dot te gjith..pra disa do mbeten ne shi e te ftoht..
    prandaj duhet nji autbus qe me i marr te gjith..
    dhe mendimet.. nuk munden te thuhen me 3 fjal.. ndryshe ske than kurgja..
    pra ska arsye me i ra shkurt..

    pse e munden rugoven.. enveristat..
    sepse ai u mbyll e filloj me fol pak e ma pak derisa u ba aspak..

    te flasim sa me shum ndryshe ka me fol e keqja e me na mund..




    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-11-2008 mė 05:59

  2. #32
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu Lexo Postimin
    Duhet tė nėnvizojmė se, Rezoluta 1244 ka qenė valide vetėm deri mė datėn 16 shkurt 2008, ligjėrisht, njė ditė mė pas, mė 17 Shkurt 2008 ka humbur fuqinė e saj juridike ndėrkombėtare, tė detyrueshme pėr tė dy palėt nė konflikt. Andaj, edhe sipas sė drejtės ndėrkombėtare, ashtu edhe sipas Kushtetutės sė Kosovės, Rezoluta 1244, ėshtė e pazbatueshme nė Republikėn e Kosovės, pavarėsisht nga ankesat dhe paditė antiligjore dhe amorale tė Serbisė kolonialiste ndaj Kosovės shqiptare. Kjo Rezolutė famėkeqe, urgjnetisht, duhet tė zhvlerėsohet nga Parlamenti i Kosovės, ndryshe, nė njė tė ardhme tė afėrt, do tė pėrballemi me luftėn e pashmangshme me Serbinė pushtuese.

    Imponimi i “Planit 6-pikėsh”=EULEXIT-2 SERBOMADH Kosovės, para sė gjithash, ėshtė pasojė e mosanulimit tė Rezolutės 1244 tė KS tė KB-sė pėr Kosovėn(10.06.1999) si nga ana e Qeverisė dhe e Parlamentit tė Kosovės, ashtu edhe naga e OKB-sė, e BE-sė dhe e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ky ėshtė njė nonsens juridik i praktikės 60-vjeēare tė Kombeve tė Bashkuara.
    REFERENDUM, REFERENDUM ME PROCEDURĖ URGJENTE

  3. #33
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Brari shkruan (citim)

    shkruani gjate.. sepse mendimet ne kryet tuaja.. vlojn e nuk mund te cfaqen me dy fjal..
    e folmja shkurt eshte mendjemadhesi.. kapadajllik.. prepotenc..qe ne fund te fundit jan shenja te magarllikut..



    I njejti shkruan, kėshillon, sugjeron, etj..etj...o Zot qfar absurdi, jamė ra nė neglizhencė ndaj tijė ,nuk kisha besuar ... kam menduar se ėshtė mė i ngritur dhe mė intelektual.

    Fale o Zot pėr ofendimet e rėnda qė bėnė se tė njejtit nuk i bėra gjė tė keqe dhe i njejti nuk din se qka shkruan.

    Kuriozitet.... a ke pas rastin brar tė flasėsh vetėm njė herė para njė akademije shkencore nė trojet etnike shqiptare apo jashtė tyre dhe nė sa gjuhė tė huaja botėrore shkruan bukur dhe flet rjedhshėm?

    Faleminderit i nderuar dhe i dashur vėlla Brari, tė dua dhe tė respektoi vetėm pėr hatėr tė All-llahut xh.sh.

    Sabri Selmani
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sabriu : 28-11-2008 mė 06:48

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu Lexo Postimin
    E di ti nė shėrbim tė kujt ėshtė “Infopress” ?
    mulla sabri talibani qe te ka hum rruga edhe ty e nuk po e gjen as qaben as kiblen as gjamin e ke fillue me na mbajt ders ketu ne forum haaaaaa e na ke mbet ne forum qitu per taksir me qa drrasa me ty
    kjo gazet eshte ne sherbim te pooullit shqiptar te kosoves
    e jo ne sherbim te hogjallarve e talebanve si ti

    -------------------
    Cila ėshtė gazeta mė
    profesionale?
    1. Koha Ditore – 26 %
    2. Infopress – 24.6 %
    3. Zėri – 17 %
    4. Lajm – 11 %
    5. Kosova sot – 6.9 %
    6. Express – 5.4 %
    7. Epoka e re – 5 %
    8. Bota sot – 4.1 %
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin


    1. Ne, udhėheqėsit e popullit tonė, tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, nėpėrmjet kėsaj Deklarate shpallim Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran.

    Kryeministri i Kosovės, z. Hashim Thaēi

    Prishtinė 17 shkurt 2008 Parlamenti i Kosovės
    A ėshtė kjo qeveri e presidencė tradhtare ?..si do e shpjegoi historia?

    Absurditeti i kesaj qeverie dhe presidence qendron se nė 12 dhe 15 qershorin e 2008. Me 12 qershor Serbia merr garanci nga Ban Ki Moon se 17 Shkurti ne Kosove nuk eshte i qendrueshem dhe se tri dite me vone me 15 qershor nuk do te ndryshoj asgje sa i perket planeve te Serbise per ndarjen e Kosoves ndersa Qeveria e Kosoves vazhdon me aprovimin e kushtetutes me 15 qershor, kushtetute kjo qe e para nuk eshte aprovuar nga populli dhe e dyta, kujt i behen kompromise kur keto kompromise per te cilat zotohen shqiptaret shperfillen me planin 6 Pikesh te Ban Ki Moon te 12 Qershorit.

    Qeveria e Kosoves edhe sot vazhdon te insistoj ne berjen e kompromiseve kur keto kompromise nuk po kerkohen me nga kjo Qeveri. Ajo qe eshte e qarte eshte se nga kjo qeveri po kerkohet Vetem legalizimi i Ndarjes. Se ndarja ka ndodhe, jemi deshmitar te qershorit 1999 kur ne Uren mbi Lumin Iber ne Mitrovice, vendosen trupat e KFORit Francez te cilat jan garanci per ndarjen e Kosoves per gati dhjet vjet.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    nuk i di aq mire punet se cpo ndodh ne kosov e rreth saje..por e pergjithshmja eshte se.. sejdiu dhe thaqi po punojne mire..

    poplli thote..

    ta kem millin e tlynin pa e di un si e baj byrekun ose bakllaven..

    e kjo ne kontekst te temes duhet kuptue..se me aq mundesi sa kane.. sejdiu e thaqi po i bejne detyrat.. para popullit te tyre..

    per me mire.. jepini mendimet tuaja atyre por jo me ba grindje por me gjet mnyra si me i zgidh ma mire punet..

    ka ca gjana qe nuk varen nga ne shqiptaret.. e ne kto gjana ne duhet te punojme me ja kerku maksimumin nderkombetareve..
    ka ca gjana.. sikurse punet e mbrendshme ne kosov..qe jan dhe ne dor te shqiptareve..e ato duhen kry me se miri..

    psh.. ulen tre kater bisnesmena e disktojn bisneset.. ne kafiq..

    le tu shkoj mendja.. se si te hapin pun per djemt e vajzat e familjeve me shum viktima lufte.. qe ato te ndihen te pakten ekonomikisht ma mire e mos me prit sa qeverria tju a ndreqi punet..

    pra sejcili mundet me ba dicka..

    ose psh..

    ca bisnesmena fitojn miljona..ne x bisnese..

    le te mendojne.. po sikur tu japim mesusve te shkolles se katundit a qytetit tone nga nji rrog ekstra shtese.. ose tu blejm material e tu pagujm nji firm ti ndreqi bankat a dritaret e dyshemet a palestren e oborrin e shkolles..

    ose diaspora te organizoje..psh..

    java e ndihmes per nxensit e mesuesit e katundeve te varfra.. x y z o burra me mbledh tesha a pare a paisje shkollore ne gjermani e zvicer e ti cojm ne kosov tek katundet x y z..

    qashtu selman sabria..
    A mundesh te me tregosh se qfar pune te mire po bejn hashim sejdiu per kosoven.
    Asnjeher kosova nuk ka qen me keq se sa sot,e ter lufta eshte ber qe kosova te mos ndahet,dhe kjo po behet ne menyre te qet dhe paqsore fal pikrisht hashim sejdiut.
    Kosova do ishte me fat ne qoftse keta ikun ne shej mospajtimi per ndarjen e kosoves,ne te kunderten mbajn pergjegjesi pikrisht keta dy analfabet te politikes.
    Nuk kam has ne ndonje analist qe nuk ka shpreh frigen se ky plan definitivisht ndan kosoven.
    Dhe kjo eshte rezultat i politikes qe sot udhehiqet nga analfabet qe deri dje ishin lopar e sot po vendosin per fatin ton.
    Une do ish i lumtur nese ti me tregon per ndonje sukses te politikajve tan ne kosove.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anėtarėsuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Citim Postuar mė parė nga MmEeTtIi Lexo Postimin
    jan si jan dyt te mir apo te keqinj, se paku nuk ofendojn si sala e edi rama e kta te tjeret te shqiperis, qe na morren ftyren gjithe shqiptarve.
    jane shume te mire , Sejdiu ka qellu i vogel spo guxon me ba za hiq hahahhhh , kurse kta Sala me Edin kane mbet mbrapa keshtu duke e shaj njeri tjetrin

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Te gjitha partit opozitare kerkuan qe kryeministri dhe kryetari te japin llogari para popullit,ose ne te kunderten te japin dorheqeje te menjehershme.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Te gjitha partit opozitare kerkuan qe kryeministri dhe kryetari te japin llogari para popullit,ose ne te kunderten te japin dorheqeje te menjehershme.

    Thaēi nuk ligėshtohet


    Deklarata Presidenciale e KS’sė ėshtė e balancuar. Festa e Beogradit ishte mashtrim i opinionit. Kurrė mė shumė nuk ėshtė respektuar qėndrimi i Kosovės nga ndėrkombėtarėt. Shtrirja e EULEX’it nė Veri ėshtė fillim i shtrirjes sė autoritetit tonė atje. Disa njerėz janė ligėshtuar pėr interesa tė ngushta politike dhe donacione mediale. Nė intervistėn pėr Express, Kryeministri Hashim Thaēi flet edhe pėr agjentėt e BND’sė, shefin e AKI’t dhe 28 Nėntorin

    Nga B. Buzhala & A. Mustafa mė 29.11.2008 9:32 CET

    Nė njė nga nėntorėt e fundit tė viteve ’90, Hashim Thaēi kishte marrė pėrgjegjėsinė e luftimit tė regjimit serb mbi Kosovėn, nė krye tė UĒK’sė. Mė shumė se njė dekadė mė vonė, 28 Nėntori ėshtė festuar nėn ligjin pėr simbolet si festė kombėtare, ndonėse ai vetė fillimisht kishte qenė kundėr pėrfshirjes sė datave etnike nė fillim tė kėtij viti.

    Ėshtė nėntori i parė nė Kosovėn e pavarur, rrugėtim nė tė cilin Hashim Thaēi ka qenė lider i shqiptarėve nė disa prej ngjarjeve mė tė rėndėsishme. Atij, prandaj, edhe i ka rėnė pesha e bėrjes sė kompromiseve tė mėdha.

    Raporti i fundit pėr Kosovėn i Sekretarit tė Pėrgjithshėm Ban Ki-Moon, qė mori mbėshtetjen e Kėshillit tė Sigurimit, bėri edhe njė kompromis pėr serbėt vėrsės pavarėsisė sė Kosovės.

    Kjo ngjarje, po tė shkonte nė versionin fillestar, ishte gati t’ia cenonte kokėn politikisht. Si asnjė herė mė parė, diplomacia amerikane ishte aktivisht e involvuar pėr tė mbėshtetur Qeverinė e Kosovės.

    Megjithatė, Hashim Thaēi ėshtė i bindur se procesi i nxjerrjes sė raportit tė Sekretarit Ban ka faktorizuar si asnjėherė mė parė institucionet e Kosovės, se ky ėshtė fillimi i shtrirjes sė autoritetit nė Veri dhe se festa e Serbisė ėshtė njė mashtrim i opinionit.

    Express:
    Z. Kryeministėr, si e kanė kuptuar institucionet e Kosovės planin e Sekretarit Pėrgjithshėm tė OKB’sė, Ban Ki-Moon, qė tė mėrkurėn mori mbėshtetjen e Kėshillit tė Sigurimit me Deklaratėn Presidenciale?

    Hashim Thaēi:
    Deklarata Presidenciale e Kėshillit tė Sigurimit ėshtė shumė e balancuar, qė respekton qėndrimin e institucioneve tė Republikės sė Kosovės. Ne i kemi dhėnė mbėshtetje tė plotė EULEX’it, qė ka mandatin e BE’sė dhe ka qenė i ftuar prej institucioneve tona. Por, nė tė njėjtėn kohė, kemi refuzuar kategorikisht gjashtėpikėshin. Me asnjė kusht, nė asnjė rrethanė, gjashtėpikėshi i menduar nga Beogradi, nuk do tė tolerohet nga autoritetet vendore dhe ndėrkombėtare, pėr tė cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial tė shtetit tonė.

    Express: Pėrse ka pasur nevojė pėr njė qasje kaq serioze publike tė diplomatėve tė huaj, deri tek Daniel Fried, karshi opinionit kosovar? A ėshtė ky njė sinjal se raporti ėshtė goxha i dhimbshėm pėr Kosovėn?

    Hashim Thaēi: Qėndrimi i institucioneve tė Kosovės, i Presidentit, i Kryeministrit, i Kuvendit tė Kosovės, ka qenė shumė i qartė: Fillimi aktiv i ushtrimit tė autoritetit shtetėror vendor dhe atij ndėrkombėtar nė tėrė territorin e Kosovės. Kjo ėshtė njė ndodhi e madhe. Njė ngjarje qė i ka munguar Kosovės nė kėto nėntė vjet. Domethėnė, kemi fillimin e procesit tė largimit tė UNMIK’ut, ushtrimin e autoritetit tė ligjshmėrisė nga EULEX’i dhe institucionet e Kosovės edhe nė Veri. Prandaj, kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, sikurse edhe mbėshtetja e jashtėzakonshme e SHBA’sė, BE’sė dhe NATO’s pėr institucionet dhe popullin, tonė si dhe pėrpjekjet tona pėr paqe, stabilitet, bashkėpunim rajonal dhe perspektivė integruese.

    Express:
    Si mund t’i thuhet “PO” EULEX’it e “JO” gjashtėpikėshit? A ėshtė vetėm lojė fjalėsh?

    Hashim Thaēi: EULEX’i ka mandat tė plotė nga Bashkimi Europian, ka qenė ftuar prej institucioneve tona dhe natyrisht tash do t’i japim mbėshtetje dhe bashkėpunim. Ndėrsa, gjashtėpikėshi ka qenė propozim i keq i Beogradit, pėr tė ka pasur refuzim kategorik nga institucionet tona dhe, nė asnjė rrethanė, nuk do tė lejohet cenimi i sovranitetit tė vendit tonė.

    Express: Ju akuzojnė se keni thėnė “JO” tė butė...

    Hashim Thaēi:
    Institucionet e Kosovės i kanė thėnė gjashtėpikėshit JO. Ne JO’nė tonė nuk mund dhe nuk pretendojmė ta ndryshojmė. Ėshtė JO shtetėrore, gjithėpopullore. Ndoshta dikush ka pritur t’i themi PO dhe tash pretendon tė zbutė JO’nė tonė, por kjo ka qenė JO dymilionėshe e Kosovės.

    Express: Disa deputetė tė opozitės kanė kėrkuar dorėheqjen tuaj dhe tė Presidentit...

    Hashim Thaēi:
    Individė nga opozita mund tė kėrkojnė edhe dorėheqjen e Daniel Fried’it ose tė Javier Solanės. Por, fakti se Kosova ėshtė duke shėnuar sukses historik, kulmor, atėherė kjo neve na jep pėrgjegjėsi dhe shtysė edhe mė tė madhe qė tė vazhdojmė me punėn tonė tė mirė.

    Express: Ka pasur kritika tė shumta pėr subordinim tė madh ndaj Ambasadės sė SHBA’sė...

    Hashim Thaēi:
    Unė ndihem tepėr mirė dhe krenar qė jam Kryeministėr i njė populli i cili ėshtė mė pro-amerikani nė botė, qė respekton perspektivėn europiane, qė respekton NATO’n. Tekefundit, vizioni ynė ėshtė qė tė integrohemi nė BE dhe NATO. Ne do tė thellojmė bashkėpunimin tonė me SHBA’nė dhe gjithė partnerėt tanė ndėrkombėtarė. Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do tė ketė luhatje tė partneritetit me SHBA’nė dhe as me BE’nė. Pėrkundrazi. Duhet tė punojmė edhe mė tepėr qė ky partneritet, ky respekt pėr SHBA’nė, tė vazhdohet tė shndėrrohet nė vlerė dhe jo vetėm emocion pėr nevojat qė kemi pasur pėr procesin e bombardimit, tė tranzicionit dhe shpalljes sė pavarėsisė. Raportet Prishtinė-Washington do tė jenė raporte pėrjetėsisht tė shkėlqyeshme.

    Express
    : Z. Kryeministėr, a do tė ketė mė negociata mes Qeverisė sė Kosovės dhe UNMIK’ut?

    Hashim Thaēi: UNMIK tash ėshtė me njė rol tė pakuptimtė dhe jo tė domosdoshėm. Sa mė shpejt qė t’i lehtėsohet rruga e largimit, ėshtė nė interes tė vendit dhe mekanizmave tjerė relevantė ndėrkombėtarė qė tė marrin mandatin e tyre tė plotė. Gjithashtu, edhe Rezoluta 1244 ėshtė njė dokument tashmė i tejkaluar, pas shpalljes sė Kosovės shtet i pavarur dhe sovran. Kosova ka Kushtetutėn e vet, ka dokumentin e Presidentit Ahtisaari, tė cilat do tė vazhdojmė t’i respektojmė nė plotėni.

    Express: T’i shohim gjashtė pikat veē e veē. A do tė ketė pika tė pėrbashkėta doganore me Serbinė, si do t’i refuzoni aranzhmanet pėr policinė...?

    Hashim Thaēi:
    Tė gjitha ēėshtjet qė kanė qenė tė propozuara me qėllim tė keq nga Beogradi nė gjashtėpikėsh janė tė pėrfshira nė formėn e duhur nė dokumentin e Presidentit Martti Ahtisaari. Edhe doganat, edhe policia, edhe drejtėsia. Do tė ketė njė sistem funksional shtetėror tė institucioneve tė Kosovės, tė mbėshtetur prej komunitetit ndėrkombėtar, dhe nuk do tė lejojmė qasje qė tentojmė realizimin e dėshirės sė Beogradit. Serbia, prej 12 qershorit 1999, dhe zyrtarisht edhe prej 17 shkurtit 2008, definitivisht nuk do tė ketė asnjė rol nė Republikėn e Kosovės. Ne respektojmė interesimin legjitim tė Beogradit pėr serbėt qytetarė tė Kosovės, por pėr sovranitetin e vendit vendos Prishtina. Kurrė ndonjėherė mė parė institucionet e Kosovės nuk janė pyetur, nuk janė konsultuar mė tepėr dhe nuk kanė vendosur nė mėnyrė mė unike sesa kėsaj radhe.

    Express: Njė numėr mediash e kanė quajtur triumf tė Beogradit atė ēfarė ka ndodhur nė New York tė mėrkurėn, si dhe mė herėt, gjatė sesionit tė Asamblesė Parlamentare...

    Hashim Thaēi:
    Beogradi ka festuar edhe mė 10 qershor 1999, kur ne, bashkėrisht me ndėrkombėtarėt, kemi larguar Serbinė nga Kosova. Beogradi ka festuar edhe beteja tjera tė humbura. Pothuajse, ēdo betejė e humbur e Beogradit nė Kosovė, festohet nė Kalemegdan. Ėshtė njė traditė e tyre e keqe, e mashtrimit tė opinionit.

    Express: Por, kėsaj radhe ka njė reagim shumė tė madh tė opozitės e shoqėrisė civile kėtu nė Kosovė. Po thoni qė ky ėshtė njė keqkuptim?

    Hashim Thaēi:
    Unė ndihem tepėr mirė qė qėndrimi im, tė cilin e kam prezantuar nė Kuvendin e Kosovės, pėr gjashtėpikėshin dhe EULEX’in, ėshtė duartrokitur nga tėrė Parlamenti, pėrfshirė deputetėt e opozitės. Kushtrimet e ndonjė individi, nuk dėshiroj t’i komentoj, nuk dua ta fus vetėn nė to, sepse janė mllefe, janė reagime, inate tė ulėta. Unė i ftoj tė gjithė qė tė jenė pjesė e pėrkushtimit tė pėrbashkėt tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės, tė vazhdojnė t’i japin mbėshtetje qėndrimit shtetėror tė JO’sė ndaj gjashtėpikėshit, pra tė vazhdojmė tė kemi qėndrim unik shtetėror dhe gjithėpopullor. Sa i pėrket shoqėrisė civile, dėshiroj t’i falėnderoj mediat pėr rolin e tyre shumė konstruktiv. Falėnderoj tėrė spektrin politik dhe shoqėrinė civile pėr qėndrimin unik: JO gjashtėpikėshit, por PO EULEX’it.

    Express:
    A ka vend pėr protesta tė mėtejme tė shoqėrisė civile?

    Hashim Thaēi: Deklaratėn Presidenciale tė Kėshillit tė Sigurimit e ka ndryshuar qėndrimi i qartė dhe i vendosur i institucioneve tė Republikės sė Kosovės, e jo rrugėt e Kosovės. Ėshtė e drejtė legjitime e qytetarėve tė shprehin opinionet e tyre tė cilat i vlerėsojė, por nuk duhet pretenduar qė kjo situatė e ndjeshme, kur po fillohet tė merret kontrolli nė Veri, tė shfrytėzohet pėr tė marrė ndonjė poen politik ose pėr tė fituar ndonjė donacion tė caktuar.

    Express:
    Raporti i Ban Ki-Moon fton pėr negociata tė mėtejme pėr trashėgiminė kulturore, transportin... A do tė ketė mė negociata me OKB’nė, ose indirekt me Beogradin?

    Hashim Thaēi: Ne nuk do tė refuzojmė kontaktet dhe bashkėpunimin me faktorin ndėrkombėtar. Pėrkundrazi, do tė punojmė nė kėtė drejtim. Nė anėn tjetėr, dėshirojmė tė ndėrtojmė fqinjėsi tė mirė, si dy vende tė pavarura me Serbinė. Do tė diskutojmė pėr ēėshtje praktike kur tė krijohen kushtet dhe rrethanat, por do tė respektojmė nė kuptimin mė afirmativ tė mundshėm serbėt qytetarė tė Kosovės, nė pėrputhje dokumentin e Presidentit Ahtisaari edhe pėr trashėgiminė kulturore, pushtetin lokal, edhe pėr pėrfaqėsimin nė institucionet e Kosovės nė nivel qendror. Mua mė vjen mirė qė edhe tash udhėheq njė Qeveri multietnike. Tash ėshtė koha e reagimit, e shpėrbėrjes sė strukturave paralele, ilegale, tė largimit tė njerėzve paramilitarė nė veri tė Mitrovicės, qė tė largohen uzurpatorėt e mbi njė mijė shtėpive dhe banesave nė veri tė Mitrovicės. EULEX duhet t’i bėjė veprimet e para nė veri tė Mitrovicės.

    Express:
    A ėshtė EULEX’i status-neutral?

    Hashim Thaēi:
    EULEX do tė punojė nė pėrputhshmėri me mandatin e Bashkimit Europian dhe do tė punojė ngushtė me institucionet e Republikės sė Kosovės pėr tė respektuar Kushtetutėn dhe dokumentin e Presidentit Ahtisaari. Ēdokush qė vjen nė Kosovė, nuk ėshtė neutral. Kosova ėshtė e pavarur.

    Express:
    Veton Surroi ka deklaruar se ka ardhur momenti pėr njė Qeveri teknike. Si ėshtė puna me Ministrin Skėnder Hyseni?

    Hashim Thaēi: Unė e respektoj punėn e institucioneve tė Republikės sė Kosovės. Ka pasur qėndrim shtetėror refuzues ndaj gjashtėpikėshit dhe mbėshtetės pėr EULEX”in.

    Express:
    Ka mllef nė Ministrin Hyseni edhe nė paraqitjen e fundit nė Kėshillin e Sigurimit..
    .

    Hashim Thaēi:
    Ministri i Jashtėm ka prezantuar qėndrimin e institucioneve tė Kosovės: jo gjashtėpikėshit, po EULEX’it. Ky ėshtė vullnet i popullit tė Kosovės.

    Express:
    Pra, ju nuk jeni pėr njė Ministri tė Jashtme teknike?

    Hashim Thaēi: Ne kemi pasur sukses nė njohje nga 52 shtete, nga mė tė fuqishmet nė botė. Do tė vazhdojmė diplomacinė tonė aktive. Natyrisht, nė rrugėn tonė ka hapėsirė pėr pėrmirėsim. Do tė vazhdojmė me pėrkushtimin tonė mė tė madh qė tė ketė njohje tė reja dhe tė ketė pėrfaqėsim tė dinjitetshėm tė Kosovės. Kemi hapur Ambasadat nė dhjetė vende dhe do tė hapim sė shpejti edhe tė tjera. Prandaj, pėr kėtė periudhė tė shkurtėr kohore, mendoj se ka qenė sukses historik i Kosovės.

    Express:
    Pse ka pasur kujdes kaq tė madh tė Qeverisė sė SHBA’sė ndaj Qeverisė sė Kosovės, kėto ditė kur u vendos pėr gjashtė pikat?

    Hashim Thaēi:
    Qeveria dhe populli i Kosovės kanė mbėshtetje prej Qeverisė sė SHBA’sė, BE’sė, NATO’s, por para kėsaj mbėshtetje kanė partneritet tė ngushtė, qė do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen, do tė jetė i palėkundur, pavarėsisht kush do tė jetė bartės i institucioneve. Ėshtė vullnet i popullit dhe do tė jetė filozofi e njėjtė pėr tė gjithė.

    Express:
    Z. Surroi ka thėnė se me Ambasadėn e SHBA’sė duhet pasur koordinim strategjik e jo teknik, jo nėnshtrim. Si thoni ju?

    Hashim Thaēi:
    Populli i Kosovės duhet tė jetė shumė i kėnaqur me bashkėpunimin me Qeverinė e SHBA’sė. Populli i Kosovės ka votuar institucione qė thellojnė bashkėpunimin dhe besimin nė raport me SHBA’nė dhe jo njerėz tė cilėt do tė sillnin konfrontim me Washingtonin, Brukselin dhe NATO’n. Ne pretendojmė tė ndėrtojmė vend demokratik e tė hapur, e jo tė izoluar.

    Express:
    Por, Surroin, njė pjesė e opinionit, e sheh si Ministėr kredibil tė Punėve tė Jashtme. A do tė ishte mė i mirė se Ministri aktual Hyseni?

    Hashim Thaēi:
    Unė mendoj se populli i Kosovės e ka pėrcaktuar vendin e secilit. Tė dy flasin mirė nė kuptimin e prezantimit tė Kosovės, mirėpo duhet kuptuar edhe rregullat e pluralizmit dhe fuqisė politike. Unė i vlerėsoj tė dy, edhe Ministrin Hyseni edhe z. Surroi. Me tė dy kam punuar gjatė. Z. Surroi ka shprehur gatishmėri pėr tė mbėshtetur institucionet. Idetė e tij qė e ēojnė procesin pėrpara janė tė mirėpritura dhe ftoj tė gjithė qė tė jenė vazhdues tė mbėshtetjes sė punės sė mirė tė institucioneve.

    Express:
    Kur do tė fillojnė njerėzit t’i shohin ndryshimet nė Mitrovicė?

    Hashim Thaēi:
    Dua tė besoj qė nė tė ardhmen e afėrt. Ėshtė pėr herė tė parė qė si Qeveri kemi investuar katėr milionė vetėm pėr infrastrukturė rrugore, kanalizime dhe ujėsjellės. Dhe, pėrfundimisht, me vendosjen e EULEX’it duhet qė tė gjithė qytetarėt, tė cilėve u janė uzurpuar pronat, tė kthehen nė shtėpitė e tyre.

    Express:
    Jeni pjesėmarrės i ngjarjeve me rėndėsi qė nga Konferenca e Rambouillet. Keni bashkėpunuar me politikanė tė cilėt mė nuk janė nė mesin e tė gjallėve dhe tė tjerė qė tash janė jashtė lojės. Sa mė i ndryshėm ėshtė bashkėpunimi me z. Fatmir Sejdiu?

    Hashim Thaēi:
    Gjatė kėtij procesi tė diskutimeve, shumė mė i lehtė sesa negociatat e mėhershme, ka pasur njė qėndrim unik tė institucioneve tė Kosovės. Kam qenė udhėheqės i Delegacionit nė Rambouillet, edhe i procesit tė transformimit tė UĒK’sė, tė Kornizės Kushtetuese. Ka disa njerėz qė ligėshtohen pėr interesa politike, donacione tė ndryshme, etj. Ky ėshtė qėndrimi mė unik nė historinė politike tė Kosovės dhe mė i fuqishmi nė kuptim tė respektimit nga komuniteti ndėrkombėtar, pėrpos marrėveshjes sė arritur nė Rambouillet.

    Express:
    Z. Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK’sė, ka thėnė se nuk mund t’i thuhet “PO” EULEX’it, e “JO” gjashtė pikave dhe se kjo situatė ēon nė ndarje...

    Hashim Thaēi:
    Ftoj tė gjithė qė tė jenė pjesė e procesit aktiv pozitiv politik, mbėshtetės tė pėrkushtimeve dhe suksesit historik tė Kosovės. Suksesin e vendit tė vet, askush nuk duhet ta shikojė me mėri ose mllef, pėr shkak tė pėrbėrjes sė institucioneve qė i ka pėrcaktuar populli i Kosovės. Nė kėtė vit historik kėrkohet unitet politik dhe kombėtar. Edhe ai qė ka 7 ose 8 pėr qind tė elektoratit ėshtė i votuar tė respektojė komunitetin ndėrkombėtar, EULEX’in, NATO’n dhe jo tė dalė kundėr tyre.

    Express:
    Pse qėndrimi i njė pjese tė opozitės qė t’i thuash “JO” gjashtėpikėshit dhe “PO” EULEX’it, nuk ėshtė i pėrshtatshėm me realitetin?

    Hashim Thaēi:
    Kundėrshtimi i EULEX’it nga njerėzit qė e kanė pranuar dhe e pranojnė Kornizėn Kushtetuese, ėshtė mė tepėr se qesharak, ėshtė papėrgjegjėsi. Ajo ėshtė njė Kornizė qė ka shtyrė pavarėsinė pėr disa vjet. Tash, pėr disa poenė politikė, dalin me kėtė qėndrim qė nuk pėrshtatet as me kushtet as me realitetet as kohore e as politike. Ose, njerėzit qė janė ligėshtuar keq nė Rambouillet. Por, nuk dua tė hyj mė thellė. Individė tė opozitės duhet t’i japin mbėshtetje institucioneve pėr sundim tė ligjit nė Veri, duhet t’i japin mbėshtetje institucioneve pėr respektin e ligjit dhe luftėn kundėr korrupsionit e kontrabandės, sepse ka kontrabandė multietnike, tė instaluar edhe para shpalljes sė pavarėsisė. Ky luftim kundėr krimit tė organizuar mund tė prekė shumėkėnd.

    Express:
    A ka mundėsi tė ketė pakėnaqėsi qytetare ndaj shtrirjes sė EULEX’it?

    Hashim Thaēi:
    Populli i Kosovės pėrkrah qėndrimin e institucioneve pėr prezencėn e EULEX’it, e mirėkupton pėrkrahjen e Qeverisė sė SHBA’sė dhe pėrshėndet prezencėn e NATO’s dhe BE’sė. Pėr ēfarėdo situate tė krijuar, ne bartėsit e institucioneve duhet tė flasim. Nuk ėshtė e kuptueshme dhe e drejtė tė ftohet pėr reagime tė dhunshme ndaj NATO’s dhe BE’sė. Populli i Kosovės ėshtė pro-perėndimit. Kjo frymė e lajthitjeve tė thata, qė vėrehet aty-kėtu, ėshtė frymė qė i takon politikės sė kaluar.

    RASTI I GJERMANĖVE S’DĖMTON MARRĖDHĖNIET ME BERLININ

    Express:
    Z. Kryeministėr, a keni ndonjė raport prej institucioneve tė drejtėsisė se ēfarė po ndodh me rastin e tre gjermanėve tė konfirmuar agjentė tė BND’sė?

    Hashim Thaēi:
    Unė jam nė kontakt me Zyrėn e Kancelares Merkel. Politika nuk duhet tė ndėrhyjė. Dua tė besoj se organet e drejtėsisė do ta thonė fjalėn e tyre nė pėrputhshmėri me respektimin e ligjit.

    Express: Ka pasur shkrime nė mediat gjermane, ku ėshtė thėnė se kjo mund tė jetė hakmarrje e Kryeministrit Thaēi pėr shkak tė raportit qė ka pasur me BND’nė...

    Hashim Thaēi:
    Nuk ka pasur diēka tė tillė nė mediat gjermane. Kjo mund tė jetė pyetje juaja. Por, e di qė ka qenė e cituar gazeta Express.

    Express:
    Raporti i vitit 2005 i BND’sė ka qenė shumė negativ ndaj disa liderėve tė Kosovės. A keni ju mėri ndaj BND’sė?

    Hashim Thaēi:
    Raportet e Kryeministrit dhe institucioneve tjera tė Kosovės me Gjermaninė kanė qenė, janė dhe do tė jenė tė shkėlqyeshme. Berlini ka qenė mbėshtetės i fuqishėm i Kosovės, edhe gjatė bombardimeve, njė bashkėpunim ekselent personal qė kam pasur me Ministrin e Jashtėm Fischer, me Kancelarin Schorder dhe gjithashtu edhe njė bashkėpunim shumė tė ngushtė qė tash kemi me Kancelaren Merkel dhe z.Steinmeier.

    Express:
    A do t’i dėmtojė ky rast raportet me Gjermaninė?

    Hashim Thaēi:
    Asnjė incident qė mund tė paraqitet nė kėto rrethana, nuk do tė mund tė lėndojė as minimalisht raportet e shkėlqyeshme mes Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe Qeverisė sė Gjermanisė.

    Express: Ēfarė nėnkuptoni me kontakte me Zyrėn e Kancelares Merkel?

    Hashim Thaēi:
    Kemi diskutuar pėr rastin konkret.

    Express:
    Personalisht me Zonjėn Merkel?

    Hashim Thaēi: Kemi diskutuar, dy kabinetet tona.

    Express:
    A kanė hidhėrim pėr qasjen e gjyqėsisė kosovare?

    Hashim Thaēi:
    Gjermania i jep pėrkrahje tė plotė sundimit tė ligjit nė Kosovė, edhe vetė kanė rol aktiv, por natyrisht se secili vend interesohet pėr qytetarėt e vet.

    Express:
    A kanė bėrė presion tek autoritetet kosovare pėr lirimin e tyre?

    Hashim Thaēi:
    Nė asnjė kohė, nė asnjė rrethanė.

    Express:
    A do tė lirohen sot (e premte) tre agjentėt?

    Hashim Thaēi: Qeveria nuk vendosė pėr kėtė ēėshtje, vendosin organet e drejtėsisė.

    Express:
    A do tė dėshironit tė dilnin tė pafajshėm tre agjentėt gjermanė?

    Hashim Thaēi:
    Unė jam pėr sundimin e ligjit.

    Express:
    A e ka rrezikuar stabilitetin nė Kosovė shpėrthimi nė Zyrėn e ICO’sė, ndėrkohė qė keni qenė nė kulmin e refuzimit tė gjashtėpikėshit?

    Hashim Thaēi:
    Tė menduarit pėr tė sulmuar objektin e ICO’sė, ėshtė edhe njė mendim edhe veprim i keq, qė e dėmton imazhin e Kosovės. Unė, Presidenti dhe Kuvendi i Kosovės, kemi dalė me qėndrimin, qė ėshtė edhe vullnet i qytetarėve: dėnimin e kėtij veprimi, tė izoluar.

    Express:
    Pėrderisa ka agjentė tė huaj nė vend, neve na mungon shefi i agjenturės vendore...

    Hashim Thaēi:
    Do tė emėrohet sė shpejti. Do tė respektoj pėrgjegjėsinė time qė del nga Kushtetuta e Kosovės pėr emėrimin e shefit tė inteligjencės, edhe tė Policisė edhe FSK’sė.

    Express:
    A punoni sot, mė 28 nėntor?

    Hashim Thaēi:
    Sot ėshtė dita e madhe, dita e shqiptarėve, Dita e Flamurit. Natyrisht se punoj meqė ėshtė nė vizitė shefi i opozitės shqiptare. Pastaj, do tė jem pjesė e festės edhe shtetėrore edhe kombėtare.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Te gjitha partit opozitare kerkuan qe kryeministri dhe kryetari te japin llogari para popullit,ose ne te kunderten te japin dorheqeje te menjehershme.
    Express: Disa deputetė tė opozitės kanė kėrkuar dorėheqjen tuaj dhe tė Presidentit...

    Hashim Thaēi:
    Individė nga opozita mund tė kėrkojnė edhe dorėheqjen e Daniel Fried’it ose tė Javier Solanės. Por, fakti se Kosova ėshtė duke shėnuar sukses historik, kulmor, atėherė kjo neve na jep pėrgjegjėsi dhe shtysė edhe mė tė madhe qė tė vazhdojmė me punėn tonė tė mirė.

    haaaaaaaaaaaaaaaa ju ka ter lu ka iq. e u ka lan pa lar haaaaaa
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1405
    Postimi i Fundit: 09-09-2017, 20:20
  2. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  3. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •