Radio Europa e Lire
Qeveria e Republikės sė Kosovės
23.03.2008
Arton Konushevci
Zyrtarė qeveritarė thonė se janė kryer tė gjitha pėrgatitjet pėr fillimin e procesit tė zbatimit tė decentralizimit. Sipas tyre, Qeveria e Kosovės ende s'ka ndarė buxhet pėr kėtė vit pėr krijimin e komunave me shumicė serbe.
Sekretari permanent i Ministrisė sė Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Besnik Osmani, thotė se janė nė pėrfundim tė tė gjitha pėrgatitjeve tė nevojshme pėr fillimin e procesit tė zbatimit tė decentralizimit.
"Kemi kryer edhe pjesėn bazike tė legjislacionit; tri ligjet e domosdoshme pėr vetėqeverisjen lokale, pėr kufijtė administrativė tė komunave dhe emrat e tyre dhe ligji pėr financat lokale tashmė kanė kaluar nė Kuvendin e Kosovės dhe janė aprovuar. Do tė presim zbatimin e tyre. Kemi bėrė edhe koston financiare tė komunave tė reja pėr vitin 2008 dhe pėr vitin 2009", tha Osmani.
Ai ka shtuar se pėr vitin e parė tė krijimit tė pesė komunave dhe njė njėsie komunale ėshtė llogaritur kostoja prej 7 milionė e 100 mijė eurosh. Sipas zotit Osmani, nė kėtė shumė tė parave nuk do tė pėrfshihen projektet pėr investimet e mėdha.
Nga ana tjetėr, eksperti pėr decentralizim dhe qeverisje, Arben Gashi, thotė se me miratimin e ligjeve pėr decentralizim, ka filluar tė zbatohet ky proces. Ai shton se ndarja faktike dhe riorganizimi territorial, janė ēėshtje politike.
"Nė aspektin real, ne kemi tendenca tashmė tė fillimit tė procesit tė decentralizimit, me dhėnien e disa kompetencave shtesė komunave, me riorganizimin e ri brenda administratave komunale dhe me tendencėn e hartimit tė ligjit pėr Prishtinėn, i cili do tė jetė njė ligj pėr kryeqytetin, qė ėshtė po ashtu pjesė e procesit tė decentralizimit. Sa i pėrket procesit tė decentralizimit nė aspektin politik, pėr tė cilin ėshtė folur shumė dhe i cili ka qenė i bazuar kryesisht nė bazė etnike, ajo ėshtė njė problematikė e veēantė, sepse dihet se duhet tė ketė njė qasje pozitive nga grupi etnik serb, qė tė ketė njė implementim tė saktė tė tij", tha Gashi.
Zoti Gashi shpreson se me kalimin e kohės do tė rregullohen raportet e brendshme ndėretnike nė Kosovė dhe, sipas tij, decentralizimi nė Kosovė do tė ndodhė atėherė kur nivelet lokale mund tė pėrballojnė vetė funksionimin e tyre.
"Decentralizim do tė kemi atėherė kur tė krijohen kapacitete qė nė nivel lokal tė ketė vetefikasitet ekonomik, qė do tė thotė tė krijohen kapacitete dhe mundėsi nė nivel lokal, qė tė gjenerojnė tė ardhura dhe nė bazė tė kėtyre tė tė ardhurave, tė gjenerojnė mirėqenie sociale, mirėqenie ekonomike dhe nė bazė tė kėtyre pastaj tė kemi njė zhvillim ekonomik tė qėndrueshėm dhe njė zvillim lokal tė qėndrueshėm", tha Gashi.
Qeveria e Republikės sė Kosovės ende nuk ka ndarė buxhet pėr kėtė vit pėr krijimin e komunave me shumicė serbe. Kjo konfirmohet nga vetė sekretari permanent i Ministrisė sė Pushtetit Lokal, Besnik Osmani.
"Ky ėshtė realiteti. Janė tabelat qė janė treguar tashmė edhe para publikut, qė kanė tė bėjnė me ligjin vjetor tė buxhetit pėr vitin 2008. Ky ligj nuk e ka ngėrthyer nė vete koston e statusit tė Kosovės, pjesė e tė cilit ėshtė edhe procesi i decentralizimit", tha Osmani.
Komisioni evropian nė kuadėr tė projekteve tė tij pėr vitin 2007-2010 ka ndarė 12.4 milionė euro pėr krijimin e pesė komunave tė reja dhe njė njėsie komunale. Sipas pakos sė Ahtisaarit, parashihet tė krijohen gjashtė komuna tė reja apo komuna me kompetenca shtesė me shumicė serbe tė Kosovės dhe ato tė jenė nė Mitrovicėn veriore, Graēanicė, Ranillukė, Bardesh, Kllokot, Verboc dhe Novobėrdė.
Krijoni Kontakt