Kosova po përgatit Ministrinë e Mbrojtjes
(
Dërguar më: 23/03/08) Projekt-ligji parashikon formimin e forcave të armatosura të Kosovës, të cilat edhe simbolikisht do të marrin pjesë në operacionet e NATO-s.
Qeveria e Kosovës është në përfundim të përgaditjeve për projekt-ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. Ly lajm eshte bere I ditur ne baze te nje njoftimi zyrtare te zëdhënësit te Qeverisë kosovare, Hajredin Kuçi.
Sipas tij, Parlamenti i Kosovës pritet të miratojë këtë projekt-ligj dhe ai të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit të kushtetutës së re, që duhet të ndodhë në fillim të muajit prill.
Projekt-ligji parashikon formimin e forcave të armatosura të Kosovës, të cilat edhe simbolikisht do të marrin pjesë në operacionet e NATO-s. Forcat e Armatosura më pas do të duhet të formojnë Armatën e Republikës së Kosovës.
(INA/Balkanweb
Krijoni Kontakt