KOMSHINJTE DYMINUTESH
Ai dilte cdo dite ne ballkon ne oren 9-te te mengjesit, per te pire nje cigare. Pikerisht ne te njejten ore, dilte dhe ajo, komshija e tij perballe, per te shkuar ne pune. Nuk e di nese ishte nje rastesi dicka e tille, por pikerisht ne te njejten kohe, veshtrimi prej se larti ndiqte levizjen e saj, vetem per dy minuta. Floket e saj te gjate e te dendur, hera - heres merrnin ngjyra te ndryshme, aq sa nese mund t“a pyesnin per to, ai nuk do t“a dinte kurre ngjyren e sakte. Ajo vishte gjithmone taka te larta. Mbase ishin dhe hapat e zhurmshem te saj, qe lajmeronin cdo dite oren 9-te. Ata ishin dy komshinj, qe kryenin prej kohesh te njejtin veprim. Ai pinte nje cigare, ndersa ajo dilte per ne pune. Ajo largohej vetem ne dy minuta, ndersa ai e shihte ate prej se larti. Nese ndonjehere do t“a kishte perballe, mbase nuk do arrinte te kuptonte, qe per muaj te tere ishte pikerisht ajo, shoqja e tij e mengjeseve, qe lajmeronte oren e cigarepirjes. Ai e shihte se larti, ndersa ajo, nuk i ngriti kurre syte ne ballkonin e tij. Ajo kishte taka dhe bente hapa te zhurmshem. Ai pershkruante qetesisht vetem nje rruge, nga njera dere ne tjetren. Banonin ne te njejtin apartament, por kjo nuk luante asnje rol. Ai e njihte vetem dy minuta, prej se larti.
PAlma
Krijoni Kontakt