Auron Tare
Teksa punėtorėt e fshatit hidhnin kolonat e betonit brenda territorit tė rrethuar mjaft mirė nga Metropolia e Gjirokastrės dhe tė ruajtur nga roja e kishės, me njė grup gazetarėsh tė huaj sapo ju afruam territorit tė manastirit u shtangėm. Ndėrtimi prej betoni shumė pranė kėtij Monumenti la pa gojė, jo vetėm gazetarėt e huaj, tė cilėt kishin marrė njė leksion nė Ministrinė e Kulturės mbi mirė administrimin e vlerave tė Kulturės Kombėtare, por mė la pa gojė edhe mua, qė tashmė jam mėsuar me realitetin shqiptar.
I alarmuar mora nė telefon Artan Shkrelin, nga tė paktėt njerėz qė akoma pėrpiqen tė bėjnė diēka nė kėtė amulli qė ka kapluar monumentet tona. Pas pak Shkreli mė njofton se askush nė Institutin e Monumenteve nuk e kishte idenė se ēfarė po ndodhte nė kėtė monument. Nė Ministrinė e Kulturės, drejtoresha e madhe e Turizmit dhe Kulturės, qė ministri me sa duket kėrkon ta dėrgojė nė njė strukturė qė drejtoresha e krijoi pėr vete, nuk gjendet gjėkundi. Me kė tė flasėsh nė kėtė Ministri? Pėr ata qė e njohin zonėn e Sarandės, e dinė se ky Manastir ėshtė shumė pranė rrugės nacionale dhe kushdo mund ta shikojė betonin qė hidhet pėrditė pranė manastirit. Pėr ironi, ministri kaloi aty pranė kur hapi sezonin turistik nė Sarandė. Tė dashur lexues, mund ta imagjinoni se si i ruan Instituti jonė i Monumenteve tė Kulturės dhe Ministria e Kulturės monumentet qė janė me orė larg ēdo rruge nacionale. Z. Pango ėshtė i zėnė me konferenca shtypi pėr numrin e turistėve, drejtoresha Pojani po i jep dorėn e fundit njė drejtorie qė e ndėrtoi pėr vete qė tė bėjė arkeologji tė pavarur, drejtori i IMK-sė, Bejko ka nė dorė ēelėsat e kashtės tė Monumenteve. Ore zotėrinj tė Ministrisė sė Kulturės, po si ka mundėsi qė nėn hundėn Tuaj vazhdojnė pėrditė qė monumentet tona tė shpartallohen nė kėtė farė mėnyre? Turizmi kulturor ėshtė sot njė prej sloganeve mė tė pėrmendura prej Ministrisė sė Turizmit dhe Kulturės. Mos harrojmė qė jo mė larg se njė muaj mė parė, trashėgimia kulturore shqiptare u reklamua nė njė prej mediave mė tė rėndėsishme tė globit, CNN. A ėshtė trashėgimia jonė nė njė gjendje normale pėr ti shėrbyer kėtij qėllimi? Ndėrtimi i njė objekti fare pranė mureve tė Manastirit tė Mesopotamit ėshtė njė prej shembujve me tė fundit se nė ēfarė gjendje ėshtė trashėgimia jonė kombėtare.
Shumė pranė Qytetit Antik tė Finiqit, ndodhet Manastiri i Shėn Nikollės nė Mesopotam, i vendosur midis lumit Bistricė dhe
lumit Kalasė. Manastiri, pėr vlerat e mėdha qė mbart ka qenė objekt studimi ndėr
vite nga njė numėr studiuesish si Baras, Versakis, Evangelidis, Soustal dhe Koderi, A. Meksi, Karaiskaj, P. Vokotopoulos si edhe K. Giakoumis. Specialistė nga Universiteti i Venecias ka filluar kohėt e fundit njė tjetėr ekspeditė shkencore pėr tė studiuar mė nė thellėsi vlerat e kėtij Monumenti Unikal. Studimet pėr historinė dhe arkitekturėn e Manastirit kanė filluar relativisht herėt. Ka qenė studiuesi grek, Versakis, i cili shkroi i pari njė monografi pėr monumentin. Megjithėse ai shkroi nė fillim tė shekullit XX, puna e Versakit mbeti literatura standarde e manastirit pėr shumė vjet. Gjithsesi, do te ishte studiuesi i njohur, A. Meksi i cili qė nga 1966 e nė vazhdim, ka trajtuar disa prej komponentėve me te rėndėsishėm tė kėtij Monumenti tė cilat qėndrojnė padyshim si studimet mė tė mira monografike pėr arkitekturėn e manastirit dhe pėr problemet e tij. Ishte Prof. Meksi ai i cili beri edhe krahasime shkencore me disa prej manastireve apo kishave tė ndėrtuara nė Epirin antik, tė cilat kanė pėrqasje me Manastirin e Mesopotamit. Prof. Meksi, por edhe disa studiues tė mėvonshėm hodhėn mendimin se nė kodrėn ku ėshtė ndėrtuar ky Manastir duhet tė ketė qenė njė tempull antik. Kjo vjen duke gjykuar nga mbetjet e shumta arkeologjike tė gjetura rastėsisht apo gjatė gėrmimeve arkeologjike. Por gjithsesi, do tė jenė studimet e mėtejshme dhe gėrmimet arkeologjike tė cilat mund tė sjellin fakte tė reja nė kėtė drejtim. Manastiri i Mesopotamit pėrmendet nė mėnyrė tė tėrthortė nė veprėn monumentale tė shkruar nga kronikania bizantine, Ana Komnena, vajza e dashur e perandorit Aleks Komneni nė veprėn e saj Aleksiada. Ana shkruan se pararoja e Perandorit ndeshi trupat normane, tė cilat pasi kishin zbarkuar nė Gjirin e Vlorės nėn udhėheqjen e tė famshmit prijės norman Bohemund (mė vonė princi i Antiokisė), tė cilėt pasi pushtuan kėshtjellat e Vlorės, Kaninės dhe Jerikos, pėrparuan drejt Butrintit pėr tu bashkuar me forcat e Guiskardit, prijėsi suprem i Normanėve, i cili kishte sjellė flotėn e tij nė kėtė qytet historik. Nė kėtė pėrplasje tė parė me normanėt, forcat vendase bizantine i udhėhoqi nė betejė njė farė Vasil Mesopotamiti, i cili ndoshta mund tė ketė qenė primati i manastirit. Njė fakt ky akoma i pavėrtetuar plotėsisht, por gjithsesi studiuesi K. Giakumis mendon se ky udhėheqės lokal ėshtė i njėjti person me Vasil Mesopotamitin, i cili shfaqet nė njė vulė qė daton nė fillim tė shekullit XII. Kjo vulė, citon emrin e tė zotit pranė portretit tė Shėn Nikollės, dhe mund tė shėrbente edhe si njė tregues i pėrhapjes sė nderimit tė shenjtit nė atė zonė, nė njė periudhė pėrpara ndėrtimit tė manastirit nė fjalė. Sipas studiuesit Laskarit, ky antroponim vjen nga krahina e Mesopotamit, - shkruan Kosta Giakumis.
Megjithatė, legjendat vendore tregojnė se themelimi i manastirit i kushtohet Perandorit Kostandin Monomakus, nėn mbretėrimin e tė cilit (1042-1054), thuhet se ėshtė ndėrtuar ky Manastir. Studiues tė ndryshėm kanė shprehur njė larmi tė konsiderueshme mendimesh pėr datimin e ndėrtimit tė kishės qendrore. Sipas Prof. Meksit, ndėrtimi i manastirit duhet ti kushtohet kėsaj periudhe, duke lėnė tė kuptohet njė datė tė mėpasshme pėr ndėrtimin e Kishės qendrore. Prof. Gjerak Karaiskaj, njohėsi mė i mirė i fortifikimeve shqiptare, ka hedhur njė tezė interesante mbi ekzistencėn e kėtij Manastiri. Ai shkruan se muret qė rrethojnė manastirin sot nuk i pėrkisnin atij qė nė fillim, por ishin pjesė tė Kėshtjellės sė Mesopotamit, tashme tė zhdukur. Manastiri duhet tė jetė ndėrtuar mbi rrėnojat e njė fortifikimi bizantin. Studiuesi A. Ducellier argumenton se muret e manastirit shėrbenin si banesa tė fortifikuara duke strehuar nė to murgjit e shumtė qė mund tė kishte ky Manastir. Gjithsesi, deri mė sot nuk kemi ndonjė tė dhėnė historike mbi ekzistencėn e ndonjė fortifikimi bizantin nė kodrėn ku sot ndodhet ky Manastir.
Muret rrethuese tė Manastirit mbulojnė njė sipėrfaqe eliptike 100 m me 80 m (K. Giakumis, Gj. Karaiskaj) dhe pėrforcohen nga shtatė kulla drejtkėndėshe. Tė gjitha janė tė ruajtura keq, pėrveē njėrės kullė 10 m tė lartė nė anėn perėndimore. Hyrja, qė ndodhej nė anėn lindore, bashkonte fasadėn e manastirit mė njė kullė drejtkėndėshe. Muri i manastirit mendohet se ėshtė mė i vjetėr se kisha qendrore (katholikon) e manastirit tė Shėn Nikollės. Por elementėt mė tė hershėm tė kėsaj fortese (sipas studiuesve qė mbrojnė kėtė tezė), gjenden nė anėn perėndimore tė sė vetmes kullė qė ruhet e paprekur, e cila ka mundėsi tė ketė mbijetuar pėr shkak se shėrbente si kambanore. Kėto mure mund tė kenė qenė pjesė e fortifikimit tė kėshtjellės sė Mesopotamit. Prof. Karaiskaj mendon se kėto elementė i pėrkasin fazės sė parė mesjetare tė ndėrtimit tė kėtyre fortifikatave. Nė Akropolin e Butrintit kėto mure kanė qenė tė shkatėrruar plotėsisht dhe janė zėvendėsuar nga disa faza tė mėvonshme ndėrtimi, qė datojnė nga shekulli XII e nė vazhdim. Pėr mė tepėr, teknika e ripėrdorimit tė blloqeve tė vjetra tė gurit, fugat vertikalė tė tė cilėve ishin tė mbushur me fragmente tullash tė vendosura horizontalisht, si nė rastin e Butrintit, ndeshet edhe nė fortifikime tė tjera nė Shqipėri. Kėto elemente datojnė nga faza e parė e tyre ndėrtimore mesjetare, ndėrsa nė Azinė e Vogėl, kolonat trekėndore dhe katėrkėndore janė datuar mė herėt, nė fillim tė shekullit IX, nė Kėshtjellėn e Kütahya-sė. Pėr kėto arsye, ne sugjerojmė se faza e parė e mureve rrethuese tė Manastirit tė Mesopotamit nuk daton mė vonė se shekulli X pas Krishtit, periudhė nė tė cilėn ky vend mund tė ketė shėrbyer si fortesė, - shkruan Prof. Karaiskaj. Sė fundi, por jo mė pak i rėndėsishėm, ėshtė theksimi se Mesopotami ėshtė ndoshta i vetmi rast i kthimit tė njė fortese tė vogėl bizantine nė njė manastir tė fortifikuar qė ekziston akoma deri mė sot nė vendin tonė.
Mbishkrimet
Njė fakt tjetėr shumė i rėndėsishėm ėshtė lidhja e kėtij Manastiri me sundimin Anzhuin. Familja Mbretėrore Franceze e Anzhuinėve, e cila ėndėrronte njė shtrirje sa mė tė gjerė nė territoret e Bizantit, pėr njė periudhe rreth 120-vjeēare pati njė ndikim shumė tė fuqishėm nė brigjet e Adriatikut Lindor, duke krijuar edhe tė parėn Mbretėri tė Arbrit. Profesor Meksi, ndoshta njohėsi mė i mirė i kėtij Manastiri, vė nė dukje se mozaiku me tre zambakė duhet ti atribuohet ndikimit tė Anzhuinėve nė kėtė zonė. Tre Zambakėt ishin pjesė e emblemės sė Familjes sė Anzhuve. Ndėrkohė, Prof. Meksi thekson se mozaikėt e kishės qendrore kanė ngjashmėri me ato tė kishės sė Vllahernės nė Artė, datuar mė 1282. Duke konsideruar sundimin e periudhės sė Anzhuinėve nė rajon, Meksi e daton kishėn qendrore midis 1272 dhe 1286. Me interesim shumė tė madh janė edhe dy mbishkrime tė gjetura rishtazi nė kėtė Manastir, tė cilat mendohet se datohen mė 1224-25. Kėto mbishkrime pėr herė tė parė janė botuar nga studiuesi K. Giakumis. Gjithsesi, mbishkrimin e parė e ka transkriptuar Prof. Aleksandėr Meksi, ndėrsa tjetrin e transkriptoi Theofan Popa.
Mė poshtė po japim tė plotė pėrshkrimin e bėrė nga studiuesi K. Giakumis pėr kėto mbishkrime pėr tė njohur lexuesin me pėrmbajtjen e tyre, por edhe me rėndėsinė qė kanė kėto mbishkrime pėr historinė e Manastirit tė Mesopotamit. Mbishkrimi i parė ėshtė i gdhendur me germa tė mėdha mbi njė pllakė guri. Ai ka pėsuar dėmtime tė vogla nė pjesėn e sipėrme, ndėrsa pjesa e djathtė poshtė ėshtė hequr plotėsisht. Pėrmasat e gurit janė 41.6 x 19.7 cm, ndėrsa madhėsia e shkronjave ėshtė 2.3 x 1.3-1.6 cm dhe hapėsira midis rreshtave mesatarisht 0.6 cm. Duke ndjekur metodat standarde pėr transkriptimin, sipas tė cilave kllapat pėrmbajnė germa qė shpjegojnė shkurtime, mbishkrimi lexon:
+ ÅÉŠÅĶ Ļ Ź(ÕŃÉĻ)Ó Ļ ŌŃĻĆŁĶ ĢĻÕ
ŌĒĶ ÓĮŃŹĮĶ ŹĮÉ ŠĻÉĶĻĶ ĢĻÕ ŌĻ
ĮÉĢĮĶ Å×ĻÉ ĘĻĒĶ ĮÉŁĶĻÉĻĶ
ÅŌĻÕÓ ņŁĖĆ (6733=1224/5).
[Zoti ka thėnė, ai qė ha mishin tim dhe pi gjakun tim
do tė ketė jetė tė pėrjetshme. Nė vitin 6733(1224/5)]
Mbishkrimi, pavarėsisht nga gabimet drejtshkrimore, ėshtė relativisht i lehtė pėr tu deshifruar.
Edhe mbishkrimi i dytė ėshtė me germa tė mėdha dhe shkruan:
É ŠĮŌÅÉ: ŹÉ Ē
(Š)ĻĶÅÉ É Ć ŌĻÉ
Ē: ĆÅŁŃĆÉĻÓ
×ŃÉĻÕ: ÓŌĮÕŃĻĶ Ē
ÅŠŌĮ ŠĮŃÉŹĖĒÓĒĮ
ĻÕŌĻĶÉ ŌÕŠŁĶ ×ŃĻĶŁĶ:
(Š)ŁÓ: ĮÉĻŃ ĀĮÓĮĶŁĶ ÅÉÓ Å
Õ×ÅÓČÅ ÖÉĖĻÉ ŌĒĶ ÅĢ(Ē)Ķ ÓŁ(ŌĒŃÉĮĶ)
[............. Gjergj ........... Kryq ............ Shtatė kishėza ............ tė kėtij lloji nė vitin ........... si .......torturon .......... lutu, o mik, pėr shpėtimin tim]. Edhe ky mbishkrim duket se ka shumė gabime drejtshkrimore, ndėrkohė qė pėrmend njė farė Gjergji, si dhe shtatė kishėza. Megjithatė, meqė nuk mund tė shohim vetė mbishkrimin, ėshtė me shumė dyshim lidhja qė mund ti bėjmė Gjergjit me shtatė kishėzat, ndėrkohė qė nuk duhet bėrė asnjė koment i mėtejshėm pa dalė nė dritė tė tjera tė dhėna.
Megjithatė, epigrami i mbishkrimit tė parė pėrmban njė ngjyrim tė qartė eukaristik. Ai ėshtė njė perifrazim i pėrgjigjes sė Jezuit pėr mosmarrėveshjen e judenjve, qė habiteshin se si Ai mund tu jepte atyre mishin e tij pėr ta ngrėnė: «Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetė tė amshuar dhe unė do ta ringjall nė ditėn e fundit» (Joani 6:54). Kjo pjesė sė bashku me njė tjetėr; «Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim mbetet nė mua dhe unė nė tė» (Joani 6:56), ėshtė pėrdorur nė mėnyrė tė pėrsėritur nė lutje tė ndryshme qė lidhen me Kungimin e Shenjtė. Pasazhi i parė i referohet tėrthorazi Kanonit tė Pėrgatitjes pėr Kungimin e Shenjtė nė troparin e Kėngės I dhe nė troparin e dytė tė Kėngės II. Citime tė tėrthorta tė pasazheve tė sipėrpėrmendura ungjillore mund tė gjenden gjatė gjithė uratave parapėrgatitore pėr Kungimin e Shenjtė si dhe nė uratat e falėnderimit pas Kungimit tė Shenjtė. Ky mbishkrim ishte vendosur pėr ti kujtuar lexuesit rėndėsinė e Kungatės sė Shenjtė dhe pėr kėtė arsye, pėrmbajtja e tij tė lė tė kuptosh vendin e tij fillestar. Duke qenė njė epigram i tillė liturgjik, ky mbishkrim nuk mund tė vendosej fillimisht nė asnjė ndėrtesė tjetėr manastiri, pėrveē kishės qendrore (nuk kemi dijeni pėr ndonjė kishėz brenda mureve tė manastirit). Pėr mė tepėr, duke pasur njė pėrmbajtje tė qartė eukaristike, ai duhej fillimisht tė vendosej nė altarin e kishės qendrore, nė tė vetmin vend ku pėrgatitet Eukaristia Hyjnore. Nė njė kohė tė panjohur, mbishkrimi u zhvendos nga vendi i tij fillestar dhe u pėrdor thjesht si gur, pėr tė riparuar njė pjesė tė dėmtuar tė murit tė jashtėm rrethues tė manastirit.
Kjo do ti pėrshtatej jo vetėm datės se aktit tė zgjidhjes sė mosmarrėveshjes midis Patriarkanės sė Kostandinopojės dhe Dioqezės sė Himarės mbi statusin stravropegjik tė Manastirit tė Mesopotamit (1220-1230), por edhe dy letrave tė padatuara tė Metropolit Joan Apokaukut tė Nafpaktit (ka qenė prelat: 1199/1200-1232), adresuar Metropolitit tė Durrėsit. Tė dyja janė gjetur nė MMS Gr. 250 tė Shėn Petėrburgut, gjetur nė kodikun e Isakut, murg i Mesopotamit
Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt