Nga Arben LLALLA
Ishujt e detit Egje dikur pėrbėnin njė pjesė tė pandarė tė sundimit frank nė Greqi dhe njėri nga kėta ėshtė ishulli Jo, i cili banohej nga popullata arvanitase, por me kalimin e viteve shumė familje arvanite pėr arsye tė ndryshėm janė larguar nga ishulli Jo. Me gjithatė sot ka ende familje greke me origjinė shqiptare qė jetojnė nė kėtė ishull tė vogėl qė ka njė histori tė lashtė interesante. Nė ishull janė gjetur enė prej balte qė i pėrkasin shekullit tė dytė dhe tė tretė para Krishtit. Kėto sende tė gjetura tregojnė se ishulli Jo ka qenė i banura qė nė lashtėsi.
Nga viti 1207-1566, ishulli Jo, ashtu si dhe ishujt e tjerė tė detit Egje, ishin nėnsundimin franko-duka vit ku turqit bėnė pushtimin e plotė tė Greqisė. Shumė herė ishulli pushtohej nga piratėt tė cilėt plaēkitnin, merrnin skllav banorėt dhe kėshtu vendasit u detyruan ta braktisnin ishullin Jo, duke mbetur nė shkretim. Ky ishull kishte toka pjellore dhe njė bregdet tė bukur qė piratėt e dėshironin aq shumė.
Marko Krispos, vėllai i Joanit tė Dytė-Dukė i Naksos, bėhet zot i ishullit Jo. Pėr tė zhvilluar ishullin e braktisur, pėr punimin e tokave pjellore dhe mbrojtjen, sjellė nė ishull arvanitas nga Morea. Kėshtu arvanitėt filluan fortifikimin e ishullit dhe punimin e tokave. Pėr kolonizimin e ishullit Jo me popullatė arvanite nga Marko Krispos, na njeh Jezuiti P.Robert Sauger, i cili shkruante se: Marko Krispo ftoi disa familje arvanite nga Morea pėr punimin e tokave pjellore tė ishullit Jo. Kėtė gjė e pohojnė edhe Taurnefort, Paschvon Krienen dhe Hasluch.
Njohuri pėr kėshtjellėn qė ndėrtoi Marko Krispos me arvanitėt nė ishull, na jep udhėtari klerik italian Buondelmonti qė udhėtoi ishujve tė detit Egje nė vitet 1416-1420, dhe murgu italian Cosola. Sipas tyre, banorėt ngjiteshin natėn nga ultėsirat dhe arat, nė kėshtjellė, ku jetonin nė kushte tė vėshtira, si kafshėt nė thark, nga frika e sulmeve tė piratėve, shėnon murgu Cosola. Banorėt arvanitė tė ishullit ishin tė rrezikuar dhe tė frikėsuar nga piratėt sa qė, ēdo mėngjes nisnin anės detit disa plaka, pėr tė vėrtetuar se ishulli ishte i lirė prej piratėve dhe mandej dilnin tė gjithė banorėt.
Nga viti 1420 e deri nė vitin 1494, kur ishulli Jo, i kaloi Venedikasve ka shumė pak tė dhėna pėr jetėn e banorėve arvanitė qė ishin nė ishull.
Kur e morėn Venedikasit ishullin nė vitin 1494, ishulli kishte dy kėshtjella, dhe tok me ishullin tjetėr Santorino kishin 800 frymė banorė. Por piratia mbetet tė jetė rreziku dhe frika e njerėzve tė ishullit.
Mė 1517 sundimtari i ishullit Jo, Alvaro Posani vendos 100 dukatė taksė pėr tė shpėtuar plaēkitjes dhe marrjes rob tė banorėve nga piratėt e ndryshėm. Nė vitin 1537-1538 ishulli Jo bie nė duar e turqėve, dhe si tronfe ata morrėn banorėt skllavė duke plaēkitur tė tėrė ishullin nga pirati turk Hajredin Barbaroza qė kishte gradėn Admiral i ushtrisė turke. Kėshtu arvanitasit qė u vendosėn nga Marko Krispos, u zhdukėn tė gjithė rreth vitit 1558, kur nė ishull erdhėn 14 anije piratėsh tė cilėt morėn tė gjithė banorėt arvanitas pėr skllav dhe ishulli mbeti i shkretė pėr rreth 20 vjet. Mė 1579, turqit dėrgojnė nė ishullin Jo, popullsi arvanitase nga ishujt e tjerė tė detit Egje, si dhe 200 arvanitė nga krahina e Moresė. Kėtė tė dhėnė nė vitin 1579 e pėrcjellė njė dorėshkrim qė gjendet nė Manastirin Hozoviotios nė Amargo, qė thotė se ishulli Jo u bė pėrsėri me popullatė arvanite me urdhėr mbretėror tė admiralit Ali Pashė Uēuk Aliut nėn klerikun Pothit tė Kritit. Gjithashtu, tė gjithė emrat qė pėrmendėn nė librin e Manastirit nga viti 1579 janė nė gjuhėn arvanite.
Popullimi i ishullit Jo dhe i ishujve tė tjerė tė Egjeut me arvanitas ėshtė njė pėrpjekje e turqve qė kishin dy synime.
a-Duke parė turqit qė arvanitasit ishin luftėtarė trima, donin qė arvanitėt tė ishin roje tė armatosur qė tė ruanin brigjet nga sulmet e piratėve, duke u siguruar turqve qetėsinė.
b-Arvanitėt ishin buqė tė mirė dhe turqit donin qė kėta buqė tė mirė tė punonin tokat e shkreta tė ishujve tė detit Egje.
Nga viti 1579 e mė pas kemi njoftime tė udhėtarėve tė ndryshėm pėr banimin e ishullit Jo me shumicė popullatė arvanitase.
Nė vitin 1638 Franēesko Lupacoli i drejtohet dorėshkrimit qė ruhet nė Muzeun Britanik ku thuhet: ka pak vite qė ishulli banohet nga arvanitas me rreth 200 shtėpira dhe se ishulli ka 300 banorė.
Mė 1650 abati katolik Franēesko Rikardo pėrmend se banorėt e ishullit Jo, ishin me prejardhje arvanite dhe i pėrshkruante si mbrojtės burrėrorė tė ishullit pėrballė piratėve.
Nė vitin 1655 Thevenoti pėrmend se arvanitėt e ishullit Jo, janė luftėtarė tė rreptė dhe ruajnė natėn tė armatosur bregdetit.
Mė 1670 jezuiti Robert Sauger thotė se qyteza e vetme e ishullit banohet nga grekė, arvanitė qė flasin arbėrisht dhe piratė tė kombėsive tė ndryshme. Ato vite ishulli Jo ishte njė vend mbrojtės i sigurt, kishte njė port tė bukur, ku qėndronin rreth 20-25 anije me ushtarė frankė kryesisht, dhe piratė. Ndaj dhe turqit e quanin Malta e vogėl ishullin Jo.
Nė vitin 1673 ishulli Jo kishte 1000 banorė. Turneforti shėnon se rreth vitit 1700, praninė e arvanitėve nė ishull dhe i pėrshkruan si edhe udhėtarėt e pare nė ishull.
Por nė vitin 1779, pasi viziton ishullin Jo, Sonini nuk flet pėr praninė e arvanitasve nė ishull. Mospėrmendja e arvanitasve prej Soninit don tė thotė se ata e kishin braktisur tashmė gjuhėn amtare arvanite pėr shkak tė pėrthithjes dhe asimilimit gjuhėsor. Shkaqet e kėsaj dukurie tė braktisjes sė gjuhės janė:
a-Nga mesi i shekullit XVII bėhet popullimi shkallė-shkallė dhe i vijuar me banorė grekė, tė cilėt dal ngadalė bėhen shumica e banorėve nė ishull.
b-Njė pjesė e arvanitėve e njihnin edhe gjuhėn greke, sepse ata nuk erdhėn nė ishullin Jo, nga Shqipėria, por nga Morea.
Siē shihet nga shėnimet e shumė udhėtarėve tė ndryshėm ishulli Jo ka qenė i banura nga arvanitasti dhe ende banohet sot nga grekė me origjinėl shqiptare. Ishulli ju bashkangjit Greqisė sė pavarur me dekret protokolli tė nėnshkruajtur nė Londėr mė 10-22 mars 1829.
Gjer mė sot Jotėt quheshin opingaxhinj, sepse ata deri vonė mbathnin njė lloj opinge. Kjo ėshtė dėshmi dhe kujtim i prejardhjes arvanitase tė shumė banorėve tė ishullit Jo.
Pėrtej kėtyre dėshmive tė pranisė sė hershme tė arvanitėve nė ishullin Jo, e vėrtetojnė edhe mbiemrat dhe llagapet, e disa toponime dhe disa fjalė arvanite, kryesisht fjalė qė ruhen nė dialektin lokal tė ishullit Jo. Kemi mbiemra si: Leka, Lapi, Kola, Koka, Kali, Gjini, Gjika, Maēe, Boti, Bulmeti, Burri, Rushi, Skipi(Shqipi), Helmi etj. Pra siē shihet edhe nga mbiemrat qė mbajnė banorėt e sotėm tė ishulli kanė kuptimsinė vetėm nė gjuhėn shqipe.
Revista Milosao
Krijoni Kontakt