Fisniku dhe horri
Nga Shpendi Topollaj
Kur e dėgjon pėr herė tė parė emrin e Kampit tė Vlashukut, sepse pandeh se po flitet pėr ndonjė kamp pushimi. Nuk e di se kush tė ngatėrron mė shumė; fjala kamp apo ajo Vlashuk qė tingėllon butė e gati me pėrkėdhelje. E vėrteta ėshtė se kemi tė bėjmė me diēka krejt tjetėr. Ai ka qenė njė vend pune tė detyruar, ku mundimet kanė qenė kaq tė mėdha, sa dhe vetė atyre qė kanė vuajtur dėnimin mes asaj baltovine tė pafund, ku ta pinin gjakun mushkonjat e shushunjat, gati u duket si njė ėndėrr e keqe.
Tė burgosurit e kėtij kampi, kryesisht i kishin sjellė nga ai i Urės Vajgurore, ku i kishin vėnė tė ndėrtonin aeroportin ushtarak. E rėndė kishte qenė puna dhe atje, por kjo kėtu, pėr hapjen e njė kanali tė madh vaditės qė merrte ujin e Devollit pėr ta ēuar nė kėnetėn e Thanės, ishte ēishte. Ēahej njė kodėr tej pėr tej nė formė skarpati, mbi njėzet metra e thellė, me qėllim qė tė betonohej tuneli e pastaj tė mbulohej me dhe nga sipėr. Mirėpo, sapo nisnin shirat, gjithė mundi ikte kot, pasi dheu, duke qenė i butė dhe faqet anėsore shumė tė larta, kishte shembje masive. Jo se nuk mėrziteshin tė burgosurit, por nė vetvete ngushėlloheshin duke thėnė se ishin me fat qė shembjet ngjisnin kur ata flinin, se po ti zinte kur punonin, zor se shpėtonte ndokush gjallė. Vėshtirėsitė e pėrbashkėta dhe puna nė kolektiv, pa folur pėr fatin e njėjtė; se tė gjithė thuajse ishin dėnuar fare kot, i kishin lidhur fort tė burgosurit qė ishin nga tė katėr anėt e vendit. Kurse gardianėt, sikur tė mos mjaftonte halli qė i kishte zėnė, silleshin shumė keq me ta, madje dhe i godisnin e fyenin pa asnjė shkak. Mirė profesor Hysni Alimerkon, nga Tragjasi qė e akuzonin pėr formimin e njė grupi opozitar, por ēdreqin kishin me avokatin Jani Konomi nga Narta e Vlorės i cili duke qenė me punė nė Peshkopi, ku nderohej e respektohej nga tė gjithė, kishte vėnė kandidaturėn pėr deputet i pavarur, pasi kėshtu kishte lexuar nė gazetat komuniste dhe vetėm pėr kėtė i hėngri plot njėzetepesė vjet dhe tani orė e minutė e vinin nė lojė:
-Ec, deputet! Jepi belit, deputet!
Ndjehej keq avokati i gjorė, por skish nga tia mbante. Me gardianėt bėnte si bėnte, se fundja analfabetė ishin, por inatin mė tė madh e kishte me operativin e sigurimit, Axhemin, qė ishte nga Progjia e Gjirokastrės. Ky duke qenė si mė i shkolluar dhe me shumė pushtet, i nxiste dhe tė tjerėt qė tia nxinin jetėn avokatit. Jani kishte shumė arsye ta urrente me gjithė shpirt kėtė oficer sigurimi zemėrkatran, tė cilin, sa herė e ndeshte, ndėrronte rrugė. Axhemi, si shumica e kuadrove qė shėrbenin nė Kampin e Vlashukut, e kishte marrė me vete dhe familjen, kėshtu qė shtėpinė e kishte pranė kampit. Njė ditė u hap fjala se Axhemi e kishte djalin shumė tė sėmurė, pasi kishte marrė njė tė ftohtė tė rėndė. Ishte viti 1953 dhe antibiotikė ishte gati e pamundur tė gjeje. Ato sapo kishin hyrė nė Shqipėri me pakicė dhe ishin shumė tė kushtueshme. Si balta e Vlashukut ishte bėrė nė fytyrė Axhemi. E kishte humbur fare pusullėn.
-Paska ndjenja dhe ky derr, tha dikush.
-Sidoqoftė ėshtė baba, ia priti njė tjetėr, qė vazhdoi: Te fėmija askush nuk duron.
Sidoqė Axhemi, vetė, ishte i pamėshirshėm, tė gjithė tė burgosurve u erdhi shumė keq pėr tė birin. Fundja ēfaj kishte ai? Dha e mori doktori i kampit Isuf Hysenbegasi (Starova), i dėnuar si pjesėmarrės nė grupin e deputetėve, por nuk kishte ētė bėnte mė shumė se sa ti vinte kompresa me ujė tė ftohtė dhe ti jepte pėr tė pirė ndonjė aspirinė. Ai mė mirė se kushdo tjetėr e kuptonte se jeta e djalit, nė kėto kushte, ishte e pashpresė. Doktori, vetė, kishte njė vajzė, qė tani duhej tė ishte nja nėntė vjeēe. Atė kishte shumė pa e parė, pasi bashkė me tė ėmėn italiane, qenė larguar nga Shqipėria, fill pas arrestimit tė tij. Sa mirė kishin qenė atėherė. Ai ishte dashuruar me tė shoqen kur kishte qenė student nė Romė. Pastaj ishin martuar dhe kishin ardhur nė Vlorė, ku, pėr tė, si otorino, kishin shumė nevojė. Mirėpo mė pas, e kishin arrestuar sė bashku me tė vėllanė, i cili kishte vdekur gjatė torturave nė hetuesi. E shoqja skishte nga tia mbante, ndaj mori tė bijėn dhe shkoi te njerėzit e vet. Papritur dikush trokiti nė infermieri dhe doktori, duke menduar se mund tė ishte ndonjė i dėnuar, qė donte tė vizitohej, hapi derėn. U gėzua kur pa Jani Konomin.
-Eja, avokat. Ēe mirė tė solli?
Ai, nė tė vėrtetė, e priste me kėnaqėsi takimin me tė, pasi kishin se ētė bisedonin. Kam dėgjuar... - tha avokati, qė nuk e kishin lėnė as tė mbronte veten e tij, - Kam dėgjuar se Axhemi e ka shumė tė sėmurė djalin.
-Sėmurė ėshtė dhe sdihet se si do ti vejė filli. Sma ha mendja se shpėton. Unė nuk di ētė bėj me tė. Po e shkrin temperatura.
-Pėr kėtė kam ardhur, - foli me njė zė tė shtruar Jani. - Para ca kohe, ata tė familjes mė sollėn tre flakon penicilina, pėr ēdo tė papritur. Ti solla qė tia bėsh atij fėmije.
Doktori gati u pėrlot.
-Fisniku po fisnik mbetet. - Dhe, pasi i rrahu shpatullat me dashuri avokatit, shtoi: - Tė lumtė, or burrė.
Pastaj, gati duke fluturuar, pasi mori ēantėn, shkoi drejt e tek operativi qė po mundohej tė lidhej me aparatin e vjetėr tė telefonit, tek zyra e oficerit tė rojes, me ata tė qendrės.
-Zoti operativ, shpejtoi tė fliste gati duke iu marrė fryma, - E shpėtuam djalin.
Axhemi i hutuar spo dinte ētė pyeste. Por doktori nuk e la gjatė nė atė gjendje:
-I gjetėm gjilpėrat.
-Si i gjete?
-I gjetėm dhe janė penicilina tė mrekullueshme. Pėr dy ditė djali do tė ngrihet nė kėmbė.
Po tė mos e pengonte detyra, Axhemi do ta kishte pėrqafuar doktorin. Por u mjaftua vetėm duke bėrė pyetjen:
-Po ku?..
-Deputeti - i shpėtoi doktorit. - Atij ia kishte sjellė familja dhe ai i dha pėr djalin tėnd.
Axhemi mbeti ngushtė. Ndjehej dhe si i turpėruar. Si pa kuptim, nga qė sdinte ētė thosh tjetėr, pėshpėriti:
-Qerratai... Kurse me vete mendoi: Dhe unė budallai tallesha me tė nė sy tė tė tjerėve. Sa gabim.
Por nuk kishte kohė pėr tė tilla arsyetime. I dha urdhėr njė ushtari tė armatosur ta ndiqte pas dhe, sė bashku me doktorin, dolėn nga postblloku dhe u drejtuan pėr nga shtėpia.
Djali pėrpėlitej nė kllapi, mes njė temperature pėrvėluese. E ėma i rrinte te koka dhe qante nė heshtje me lot nėne, po aq tė nxehtė.
-Mos qaj se tani ia hodhėm. - i tha Axhemi.
Ajo me zė tė dridhur, vetėm pyeti:
-Si?!
-Ja, do ti bėjmė kėto gjilpėra dhe ēdo gjė do tė kalojė. Janė penicilina.
-Po ku i gjete, o doktor vėllai?! nxitoi te thosh gruaja qė ende spo u besonte veshėve.
-Na i dha njėri, dhe se zgjati shumė Axhemi.
-Epo, iu shtoftė ymri atij dhe fėmijėve tė tij. Edhe ty doktor qė u bėre copė pėr djalin tonė, si ta kishe fėmijėn tėnd!
Doktori su ndie. Hoqi nė zemėr dhe vetėm kaq. Ai ishte i zėnė me pėrgatitjen e gjilpėrės.
Nė darkė djalit tė operativit, i ra temperatura. Ai hapi sytė dhe filloi tė reagojė. I dhanė nja dy lugė kos pėr tė ngrėnė. Tė nesėrmen nė tėrė kampin u hap fjala se vogėlushi shpėtoi. Tė dėnuarit u ndjenė shumė mė tė lehtėsuar. U nisėn nė punė me forca tė reja.
Pas gjilpėrės sė tretė, kur tė burgosurit kishin ngrėnė drekėn, doktor Isufi thirri nė ambulancė Jani Konomin. Jani pastroi lopatėn dhe pak nė qejf, u nis pėr tek dhoma e doktorit. E dinte se me tė mund tė bisedoje pėr gjėra interesante, por ai i gėzohej edhe faktit se doktori mbante nė dhomė edhe njė breshkė, qė e quante Ana, njė lejlek, qė ia kishte vėnė emrin Saip, dhe njė qen, qė e kishte quajtur shkurt anglisht, Dog. Tė gjithė tė burgosurit ishin miqėsuar me kėto kafshė. Breshka nuk dilte nga kutia ku e kishte futur doktori, por Saipi dhe Dogu, sa herė tė burgosurit rreshtoheshin dhe niseshin me kazma e lopata pėr tek kanali, i ndiqnin nga pas. Dhe prisnin aty me orė tė tėra, gjersa mbaronin punė, pėr tu kthyer sė bashku me ta. Edhe tė burgosurit do tė hiqnin diēka nga goja e tyre, pėr ti ushqyer kėto kafshė, qė i donin mė shumė se ata njerėzit e veshur me uniforma. Jani si zuri vend nė anė tė krevatit tė vizitave dhe pėrkėdheli kafshėt, qė u gėzuan sa e panė e pa doktorin drejt e nė sy, sikur deshi ti thotė: Pėrse mė thirre?
-Pardje, filloi doktor Isufi, nuk pata kohė tė tė falėnderoja. Ti e pe, koha nuk priste. Sot tė thirra ta pimė bashkė njė kafe.
-Tė faleminderit, doktor, u pėrgjigj avokati qė kish kohė pa e provuar shijen e kafesė.
Doktori vazhdoi:
-Si mjek e si prind, tė them se ke bėrė njė mirėsi tė madhe. Ai djalė jetėn e ka nga ty. Shpėtove njė fėmijė edhe pse i ati i tij me shokė, vetė ne na ndanė nga fėmijėt tanė pėr sė gjalli dhe na bėnė qė dashurinė prindėrore ta tregojmė te ky qeni.
-Unė bėra atė qė do tė bėnte secili nga ne, doktor.
-Ata pėr ne nuk do ta bėnin kurrė kėtė, or vėlla. Ja pėrse ne jemi shumė mė tė mirė se ata. Pastaj tė gjithė e dimė se Axhemi... Jani nuk e la tė vihej mė tej nė siklet:
-Sprish punė. Mbase do ta vrasė ndėrgjegjja, pas kėsaj.
-Sidoqoftė ai mė porositi tė tė them se sa kushtojnė ato gjilpėra, se dihet, kėtu ti ke nevojė dhe pėr dhjetė lek. Jani ndjeu njė tė skuqur tė lehtė nė fytyrė.
-Ēkuptim do tė kishte nderi, sikur tė mė paguanin pėr tė?
-Ke tė drejtė. Por unė e kisha porosi.
Pastaj duke pirė kafetė, e ndėrruan bisedėn. Qė atė ditė ata u afruan akoma mė tepėr.
Njė mbasdite, te doktori erdhi me vrap dikush dhe e njoftoi se ėshtė shumė keq Bejo Vrazhdo. Ky ishte njė fshatar trim nga Bolena, qė e kishin dėnuar me pesėmbėdhjetė vjet burg, ngaqė kishte strehuar vėllanė e tij qė ishte diversant. Sapo dėgjuan kėtė lajm, doktori dhe Jani, qė u ndodh aty, vrapuan te kapanoni dhe u gjendėn te krevati i Bejos. Ai nuk nxirrte zė, por merrej vesh qė po kalonte njė situatė kritike. Doktori, si i vuri stetoskopin, konstatoi se ai ishte ftohur keq. Kishte duruar sa kish duruar, por kur panė se po e mbyste kolla, shokėt vendosėn tė thėrresin mjekun. Ky menjėherė u nis pėr te komisari Shyqyri Pojani, qė, nė tė vėrtetė, nuk ishte njeri i keq, por i thanė se ishte larguar pėr nė Fier. Meqenėse komandanti ishte nė njė kurs, qė organizonte Ministria dhe atė e zėvendėsonte operativi, doktori dhe Jani shkuan tė takonin Axhemin. Pėr ēudinė e tyre, ky po u qėndronte rėndė.
-Ēdoni ? i pyeti me arrogancė.
Ata si tė turpėruar i shpjeguan se Bejoja, kishte nevojė pėr ilaēe se ishte shumė i sėmurė.
-Tė nisim ndihmės mjekun nė qendėr pėr furnizim se nuk kemi fare ilaēe, e mori fjalėn doktori.
Ndihmės mjeku ishte nėnoficer aktiv, por donte urdhėr qė tė largohej nga reparti.
-Ty tė vjen keq pėr Bejon, qė ka strehuar armikun e pushtetit popullor? iu hakėrrye operativ Axhemi doktorit. Mua mė shumė mė dhimbset Dogu yt, se ai. Le tė ngordhė qeni!
Kur dėgjoi kėto fjalė, Jani bėri dhe njė pėrpjekje nga ana e tij, se mos e thyente ai operativin:
-Zoti Axhem, ėshtė njerėzore...
-Kujt i thėrret nė emėr, mor harbut. Mos mė ke prerė kėrthizėn, mor burgjez i fėlliqur, qė mė thėrret nė emėr. E di ētė punoj!
Tė dy borgjezėt, si e panė se ēdo gjė ishte e kotė, u larguan tė dėshpėruar. Operativit nuk iu durua pa i thėnė edhe njė herė:
-Jepi belit deputet! dhe qeshi me qesėndi duke mbajtur duart nė ije.
Doktor Isufit nuk iu ndenj pa thėnė si nėpėr dhėmbė:
-Ec or mik. Kėshtu si e kanė nisur kėta, tė shohim se ku do venė. Se kuptojnė se kanali qė po hapim ne sėshtė gjė hiē, para kanalit qė po hapin ata pėr tė na ndarė. Ėshtė diēka qė do ta vuajmė gjatė. Mjerė Shqipėria! Gjithė ato ditė doktori e mori bolenasin nė infermieri. I shėrbeu sa mundi, por ai mbylli sytė nė duart e tij. Aty ishte Jani Konomi qė ato ditė i sillte racionin e tij tė ēajit, dhe tė heshtur qėndronin: njė qen, njė lejlek dhe njė... breshkė.
P.S. Gjynaf qe nuk behen filma te tilla histori te verteta.
Krijoni Kontakt