Aty me lart kam dashur te them Empathie e jo emathie.
(nuk ma paska pranuar tastatura nje te shtypur, t'me falni)
Aty me lart kam dashur te them Empathie e jo emathie.
(nuk ma paska pranuar tastatura nje te shtypur, t'me falni)
homazh Frojdit prej Eric Clapton:
http://www.youtube.com/watch?v=vBzY7...eature=related
Psikoanaliza u formua nga Sigmund Freud, i cili edhe e krijoj atė duke u bazuar sė pari ne mendimet e tij personale dhe pastaj qė tadijė vetė se; si dhe perse ai ishte i frigėsuar nga vdekja , fobia dhe dhimbja.Ai filloj duke e analizuar sė pari veten e tij cka kjo dergoj mė vonė deri tė ajo , kur ky filloj edhe ti analizoj njerezit e tjerė,pra pacinetet e tij. Psikoanaliza ėshtė vetem ajqė tė tregoj dhe hulumtoj se perse njerezitė sillen ne menyra tė ndryshme ne terė jeten e tyre te perditeshme,dhe se do tė ishte mirė qė tė dihet se perse njeriu frigohet nga lashtesia,erresira, nga insektet etj etj , por do tė ishte edhe mirė qė tė dihej nga kjo se , perse njerezit kan nganjehere edhe sjellje kriminele dhe cka fshifet prapa tyre.
E tera u pasqyrua nė njė pjesė tė madhe tė njerezve pėr shkak tė psiqikes sė tyre tė semurė,por edhe tė gjendjes sė pergjtheshme psiqike. Psikoanaliza i pėrkushtohet njohuris dhe shpirtit te njeriut. Freud ishte vetė mjekė dhe se gjendjet neurotike tė pacienteve tė tij pėr tė ishin shumė interesante pėr ti studjuar.Psikoanaliza i sqaron ankthet dhe ankthet e detyruara si njė llojė perjetimi tė tronditjes tė cilat kan lenė gjurmė qysh ne fėmijeri. Njeriu nuk duhet qė tė ketė problemet ė medha ose thjeshtė tė jetė i sėmurė psiqik qė tė kerkoj ndihmen nga Psikologu pėr trajtim nė ndonjė terapi. Por shumica e njerezve e kan njė frigė ne veten e vetė qeØtė mos jenė si tė shenuar ose regjistruar, mendojnė se kjo ėshte njė punė qe duhet te mbahet seket .
E verteta ėshtė se“psikoterapia nė tė shumten e rasteve mirretme problemet e jetes sė perditshme tė psikologjisė njerzore, tė cilat probleme , ēdo njeri i njef ne veten e vetė por lufton kunder tyre duke i mbajtur si sekret ne brendesin e vetė.Por psikoterapia ka tė bejė mė se shumti me mjekimin tė lirė mental sesa me atė te psikiatrisė,qe nė ēdo rast qellimi i terė kesaj ėshtė qė njeriu tė jetė mirė dhe i menqur me veten e vetė , ta zbulojė ”unin” e vetė, sesa tė mjekohet me medikamente oset ek ndoj llojė qendre psikiatrike me pa nevojė.
Mbrenda ketyre viteve , shumica me kan kontaktuar dhe thuja se ēdo njėri ka thenė se ”Une nuk kam probleme tė mėdha psiqike qė tė kerkoj mjekin nė psikoterapi.” , dhe nga kjo ka rezoltuar se ata nuk e kan marrur si rast seriz nevojen e mjekimit tė tyre nė ketė drejtim , por nė filllim janė mbyllur ne vete , duke i ikur tė vertetes , dhe mė pas pas njė kohe , ur nuk kan mundur tė rezistojnė , janė lajmeruar prapė qė tė kerkojnė ndihmė. Psikoterapia nuk ėshte asgjė tjeter vetem terapi e lirė dhe udhezim pėr mirqenjen shpirterore. Ėshte normale tė jetė jonormale.Shumica e njerzve kan njė mardhenje tė mirė siq edhe e quajnė mardhenje dhe dije normale. Tė jesh sikur qė je vetė dhe tė kesh njė vetbesim tė plotė, kerkohet qė njeriu tė largohet nga ai mendim duke e bėre nė vetė ketė qė ta vlersoj veten si tė tjeret dhe tė filloj qė ti bejė pyetje vetevetes se kush neØte vertet ai ose ajo janė, ose kush jam. Źshtė e pamundur qė njeriu tė ketė mundesi qė te jetė sikur ata te tjeret , sepse ketu njeriu bie ne ndeshė me origjinalitetin e tij personal.Nese ti mendon se je si tė githė te tjeret , s“duhet pėr tė harruar se ti je me ndryshe nga tjeret dhe origjinal ne veten tende. Edhe nese je i sėmurė psiqikishtė , ke te drejtė tė llogarisesh se ti je njė pjesė e njerezis dhe kerkon respekt nga rrethi, pra pamvarsishtė nga bindja e jote njerzore ose nga momentet e ndoj llojė semundje nė jeten tėnde.Cdo njeri vlenė aq shumė sa i tjeteri. Njė Psikoterapeut mundet shpesh qe tė
ndihmoj ty qė te kuptosh dobesit e tua dhe tė mesohesh tė jetosh me njė penges tėnden tė cilen e mbanė ne brendesi , ose ne anen fizike tė trupit, me njė fjalė te mesohesh tė jetosh edhe si handikap sepse je qenje njerzore si tė gjithė. Nese ke problem serioz do tė ishte mė mire qe ta kuptosh natyren e atij problemi dhe si tė tjeret e kuptojnė ketė llojė problemi , e jo tė rrish i fshehur nen hijen e marres (turpit)ose tė luftosh me veten tėnde dhe me ajrin qė tė rrethon.
Mendimet joreflektuese
Njė pjesė e mendimeve tona formulohen nė njė kohė te larget ose tė harruar dhe nga njė situatė e vėshtirė e femijeris, dhe kjo ėshtė njė shenjė e pershtypjes infratile dhe keto mendime munden qė tė na e bejnė njė erresirė dhe jovullnet qe ti planifikojmė ardhmeritė tona dhe mundesit tona ne jeten e mė tutjeshme. Keto mendime me te cilat as nuk mundemi tė mendojmė na vijnė nė kokė pa deshiruar dhe keto e bejnė njė llojė bllokade ku ne nuk mundemi tė refkleksohemi mė pėr se afermi, nese ndoj person tjeter nuk na kshillon qė te llogarisim ne ardhmerin tonė,sepse keto mendime te lartė permendura zoterojnė mbi ndjenjat tona nė menyren mekanike dhe ne atė automatike dhe e zvogėlojnė edhe deshiren tonė jetsore. Keto janė mendime qe nuk benė tė mendojmė me to.Procesi i mendimit ndalet dhe futen mendime tė cilat nė menyren e pakontrolluar sillen vetem ne njė rrethė , nuk shokjnė mė perpara por vetem aty, ndersa ne behemi te papjekur qe te mesohemi nga pervoja e hidhur.
Nganjehere , keto lloje te mendimeve janė large nesh dhe nuk gjindem me ne pėr tė miren e uni-t tonė , por vijnė ne koken tonė aq shpejtė ne njė citat tė pa pershtateshme , kur as ne nuk e dijmė se qka po ndodhe me te vertet me ne. Ne "e dijm" se qdo here jemi pafat,dhe se nuk ėshtė ide e mirė qė te provojmė dhe tė ndryshojmė , se ne nuk mundemi ti bejmė disa gjėra, se tė tjeret kan qdo here te drejtė,se te gjitha femrat janė joreale (fals) burrat janė zullumqar,dhe se te tjeret do tė largoheshin nga ne , nese ata na njohin ne dhe brendesin tonė se qka fshehim dhe bajmėne nė veti. Nė keto rrethan lindė asgjė me shumė se vetbesimi i ultė i cili mė pa tjeter duhet qė tė kėrkoj kėshillen dhe ndihmen e Psikoterapeutit.
Wapedia Wiki
"Carpe Diem"
Shkruan: Dr. Naser H. EJUPI
NEUROZA KONVERZIVE (HISTERIA)
Fjala histeri rrjedh nga gjuha greke - HYSTERA qė d.m.th. mitėr (shtrat i fėmijės). Hipokrati ka supozuar se kjo sėmundje paraqitet te femrat qė nuk lindin fėmijė (sterile), ku mitra e tyre qė kėrkon fėmijė shėtiti nėpėr trup dhe duke u ndalur nė ndonjė organ ose pjesė tė trupit shkakton ērregullimin e funksionit tė tyre ose paralizėn. Mė vonė ėshtė paraqitur mendimi se histeria paraqitet nė raste tė abstinencės seksuale, ku mitra e pakėnaqur shkakton simptomat e sėmundjes.
Neuroza konverzive (histeria) si sėmundje shpirtėrore (mentale) ka qenė e njohur qysh moti, qė nga koha e Hipokratit dhe Galenit. Me emrin histeri kėtė sėmundje e ka emėrtuar Hipokrati (shek. IV p.e.r.).
Fjala histeri rrjedh nga gjuha greke - HYSTERA qė d.m.th. mitėr (shtrat i fėmijės). Hipokrati ka supozuar se kjo sėmundje paraqitet te femrat qė nuk lindin fėmijė (sterile), ku mitra e tyre qė kėrkon fėmijė shėtiti nėpėr trup dhe duke u ndalur nė ndonjė organ ose pjesė tė trupit shkakton ērregullimin e funksionit tė tyre ose paralizėn. Mė vonė ėshtė paraqitur mendimi se histeria paraqitet nė raste tė abstinencės seksuale, ku mitra e pakėnaqur shkakton simptomat e sėmundjes.
Shumė shekuj mė vonė u vėrejt se kėto supozime nuk ishin tė vėrteta, pasi qė nga histeria ishin sėmur edhe meshkujt.
Nė disa vende, disa njerėz edhe sot mendojnė se nė trupin e tė sėmurit nga histeria ėshtė i pranishėm djalli i cili i shkakton tė gjitha mundimet. Sigmund Frojdi (1856-1936) kėtė sėmundje e ka quajtur si neurozė konverzive. Sipas tij te tė sėmurėt nga histeria, konflikti psikik konvertohet (transformohet) nė simptomė trupore. Simptoma trupore pėrbėhet nga shumė ērregullime qė do tė shohim te tabloja klinike.
Shkencėtarėt mendojnė se histeria paraqitet me shpesh tek ata persona qė kanė predisponim gjenetiko-biologjik pėr tu sėmurė nga kjo sėmundje, dhe se mė tepėr sėmurėn femrat se sa meshkujt.
Rreth etiologjisė sė kėsaj sėmundjeje mė tepėr hulumtime ka bėrė Frojdi, i cili ka ardhur nė pėrfundim se te histeria mė tepėr kemi tė bėjmė me pėrjetimin e traumave tė ndryshme psikike, tė fantazive dhe dėshirave tė parealizuara qė shprehen me afekt tė fortė dhe janė me prejardhje gati gjithmonė nga sfera seksuale.
Shumė probleme tė sferės seksuale, si: impotenca, frigjiditeti, mosarritja e orgazmit, ndarja e partnerėve etj. sjellin deri te kjo sėmundje e rėndė shpirtėrore.
Tabloja klinike
Kjo sėmundje shoqėrohet me shumė simptome tė cilat paraqiten pėr shkak tė ērregullimeve funksionale tė organeve tė ndryshme, por jo edhe dėmtimit organik, e qė janė si rezultat i transferimit tė konfliktit psikik nė kėto simptome. Mė interesante ėshtė paraqitja e sulmit tė madh histerik, kur i sėmuri rrėzohet pėrtokė, por nuk lėndohet. Ky sulm ėshtė i karakterit teatral dhe kryhet nė prani tė shumė njerėzve. Zakonisht pas ndonjė shqetėsimi a hidhėrimi, ose edhe nga njė qetėsi e plotė i sėmuri rrėzohet pėrtokė duke marrė pozitėn e harkut (jarc de sercle), duke prekur dyshemenė me thembra dhe me pjesėn e pasme tė kokės (zverk) dhe mandej duke bėrė rrotullime tė trupit. Nė kėtė rast i sėmuri ka forcė tė jashtėzakonshme, smund ta mbajė 2-3 persona.
Tė sėmurit i shtrėngohen duart dhe kėmbėt, dridhet, vetėdijen e ka tė ruajtur ose pjesėrisht tė ndėrruar. Gjatė kėtij sulmi tė sėmurit nuk i paraqitet shkuma nga goja, nuk e kafshon gjuhėn dhe nuk ka urinim tė pakontrolluar, gjė qė e dallon nga sulmi i madh epileptik.
Pėrveē kėtij sulmi, tek i sėmuri paraqiten edhe tė ashtuquajtura paraliza histerike qė shoqėrohen me marrjen (paralizėn) e muskujve tė dorės ose tė kėmbės. Kėtu reflekset fiziologjike janė tė ruajtura kurse reflekse patologjike nuk ka. Kėtu kemi tė bėjmė vetėm me njė paralizė funksionale-psikike tė muskujve, por jo edhe me paralizė pėr shkak tė dėmtimeve organike.
Afonia histerike karakterizohet me humbjen e papritur tė zėrit, ku i sėmuri nuk mund tė flasė. Anestezioni histerik manifestohet me humbjen e ndjeshmėrisė pėr prekje, dhembje dhe temperaturė.
Kokėdhembja histerike paraqitet pėr shkak tė tensionit neurotik dhe ėshtė rezistent nė terapi dhe analgjetikė, ndėrsa mjekohet vetėm me psikoterapi dhe sedativ. Ėshtė interesante tek tė sėmurit neurotiko-histerikė edhe paraqitja e verbimit dhe shurdhimit. Fusha e tė pamurit e personave histerik mund tė ngushtohet nė formė tė tubusit ose personi tė mos shohė fare - verbim histerik (amaurosis hysterica). Personi nuk dėshiron disa gjėra ti shohė, prandaj ėshtė i kėnaqur shpirtėrisht. Edhe shurdhimi histerik ėshtė fenomen i ngjashėm. Njė paciente ėshtė shurdhuar nė atė moment kur ėshtė informuar se bashkėshorti i saj ėshtė mbytur.
Si fenomen histerik numėrohet edhe shpejtimi i punės sė zemrės (takikardia), zėnia e frymės, pengesa nė kapėrdimje, vjella, anoreksia, ērregullimet e menstruacionit, frigjiditeti, impotenca etj. Tek i sėmuri histerik kemi edhe paraqitjen e njė varg ērregullimesh psikike, nga turbullimi i vetėdijes e deri te paraqitja e iluzioneve dhe halucinacioneve. Kur ērregullohet funksioni i memories paraqitet fenomeni i pėrgjegjėsisė sė gabuar p.sh. pacienti pyetet sa bėjnė 2+2, ai pėrgjigjet: 2+2=5. Te datat gabon pėr njė ditė etj.
Ecuria e sėmundjes dhe prognoza
Sėmundja zakonisht fillon nė fėmijėri, nė adoleshencė ose nė rini. Nė mėnyrė tipike sėmundja zhvillohet me acarimin e qetėsimeve, por rrallė ndodh qė i sėmuri tė mos ketė asnjė simptomė. Shumė nga kėta tė sėmurė nuk pėrmirėsohen. Ata janė aq tė gjymtuar nga histeria sikur tė kishin ndonjė ndryshim organik.
Ndėrlikimet kryesore tė histerisė janė: depresioni, vetėvrasja, divorcet etj. I sėmuri qė mbanė etikėn e histerisė mund tė vizitohet shpesh te mjeku dhe kėshtu tė mos diagnostifikohet njė ērregullim organik tek ai.
Trajtimi klinik
Trajtimi i personave tė sėmur nga histeria ėshtė shumė i ndėrlikuar. Ata shpesh e nervozojnė mjekun, meqenėse nuk pėrmirėsohen ose zhvillojnė simptoma alternative sapo njė grup tjetėr simptomash ėshtė qetėsuar.
Histerikėt i ndėrrojnė mjekėt dhe kėrkojnė vėmendjen nga ata. Tė sėmurėve mė sė shpeshti u preferohet psikoterapia, por shumica e tyre e ndėrpresin atė. Pėr njė trajtim afatgjatė janė tė domosdoshme e thelbėsore marrėdhėniet e mira nė mes mjekut dhe tė sėmurit.
Qėllimi kryesor ėshtė qė tė parandalohen shėtitjet e panevojshme nėpėr mjekė, ndėrhyrjet kirurgjike tė paarsyeshme, divorcet dhe vetėvrasjet. Pėr mjekim pėrdoren edhe medikamente antineurotik p.sh. ansilin, demetrin, librium, adumbran, xanax, lexilium etj.
Shumė mirė ndikojnė edhe sugjestionet dhe hipnoza nė disa seanca.
"Carpe Diem"
Frojdi dhe Jungu, kolosėt e psikologjisė
Nga Lorena Pyze
Pėrderisa mjedisi kulturor nė tė cilin lindim dhe rritemi ndikon nė sjelljen tone, mund tė duket sikur ne jemi pa asnjė individualitet ose vullnet tė lire. Ne mund tė dukemi si tė gatuar nė forma tė paracaktuara qė shoqėria i ka pregatitur pėr ne . Fakti se qė nga lindja deri nė vdekje ne jemi nė marrėdhėnie me tė tjerėt, sigurisht e kushtėzon personalitetin tone, vlerat qė kemi dhe sjelljen qė manifestojmė. Megjithatė jeta jonė me tė tjerėt ėshtė nė origjinė tė individualitetit dhe lirisė sonė. Gjatė shoqėrizimit , seicili prej nesh zhvillon njė kuptim pėr indetitetin e vetvetes dhe aftėsinė pėr mendim dhe mendim tė pavarur . Tė karahasosh dy psikologė tė mėdhenj si Frojdi dhe Jungu. nė terma sa mė tė thjeshtė pėrcaktohej si tė rrezikshme. Ata, nė fillim ishin shokė tė ngushtė, qė kishin mendime tė njėjta. Kjo shoqėri nuk u zgjati shumė mbas disa mospajtimeve qė hasen nė psikologji . Jung nuk u pajtua kurrė me disa gjėra qė Frojdi do tė thoshte. Kemi dy shkolla dhe disiplina tė ndryshme psikologjike: Psikoanaliza nga Frojdi, dhe Psikologjia Analitike nga Jungu. Kėto tė dyja pėrbėjnė thelbin e shkollės moderne tė mendjes e njohur si Psikologjia e Thellė , dhe kanė pėr qėllim hulumtimin e shtresės sė thellė tė nėndijes. Zigmund Frojd, psikolog dhe psikiatėr austriak, ka ndikuar sė tepėrmi me teorinė e tij mbi jetėn psikike, jo vetėm nė zhvillimin e psikologjisė; Adleri, Jungu e tė tjerė, por me modifikime tė ndryshme dhe korrektura tė shumta, ėshtė e pranishme edhe nė disa teza filozofike deri nė kohėn tonė; E. Fromi , H.Markuze e tė tjerė, ndonėse Frojdi refuzonte vendosmėrisht qė t’i atribonte ēdo lloj sentence filozofike koncepsionit tė tij natyror shkencor. Ēdo individ punon pėr vetveten, individualisht me rrezikun e vet dhe jo dukshėm nė bashkėpunim me tjetrin. Por nuk ėshtė njė Robinson Kruzo, ai ka nevojė pėr tė tjerėt, si klientė, si nėnpunės ose si punėdhėnės, duhet tė blejė dhe tė shesė, tė japė dhe tė marrė. Tregu, si ai i mallrave dhe ai i fuqisė punėtore, i rregullon kėto lidhje. Kėshtu individi i vetėm dhe i vetmjaftueshėm hyn nė marrėdhėnie ekonomike me tė tjerėt si mjeti pėr njė qėllim tė vetėm tė blejė dhe tė shesė . Ndėrsa Karl Jung, psikiatėr dhe psikolog zvicerian, mjek dhe themelues i shkollės psikoanalitike tė Cyrrnihut, quajtur ndryshe psikologji analitike. Nė bazė tė raportit tė individit dhe tė rrethit njerėzit i ndan nė dy tipa karakteri, kryekėput tė ndryshėm. 1. tė ekstravetuar, tė kthyer nga bota e jashtme aktiv dhe 2. tė introvetuar tė kthyer nga bota e brendshme, pasiv. Nė emėr tė qendrimit metafizikisht mė tė lirė dhe psikologjikisht tė palidhur, Jung refuzon ēdo simplifikim tė problemit tė psikikes dhe konsideron, se ėshtė jo kritike tė pranohet njė i vetmi instikt themelor, i cili do tė duhej tė shpjegonte ēdo gjė dhe tė bėhej themel i gjithė jetės shpirtėrore. Duke mbrojtur kompleksitetin e psikikės dhe me kėtė psikologjinė e relativizuar, Jung ndahet nga Psikoanaliza dhe konsiston nė njė Psikologji tė re, karakteristika e tė cilės ėshtė tipologjia e jetės shpirtėrore. Kjo ndarje e tij nga analiza tė jep tė kuptosh ndryshimin e raporteve FROJD - JUNG. Ēfarė e detyron njė njeri t’i pėrshtatet pothuajse tė gjitha kushteve tė jetės sė konceptueshme dhe cilat janė limitet e pėrshtatshmėrisė sė tij. Pėrgjigja do tė ishte dashuria, implulsi shkatėrrues, sadizmi, prirja pėr nėnėshtrim, etja pėr pushtet, indiferenca, dėshira pėr lavdi, pasioni pėr kursim, pėrmbushja e kėnaqėsisė epshore dhe frika ndaj sensualitetit. Kėto dhe shumė aspirate dhe frika tė tjera qė takohen tek njeriu zhvillohen nė reaksion me disa kushte tė jetės. Ta rendisėsh nė njė formulė tė thjeshtė do tė ishte: njeriu duhet tė hajė, tė pijė, tė flejė, tė mbrohet nga armiqtė dhe kėshtu me rradhė. Qė nė lindje, njeriu e gjen tashmė tė pėrgatitur skenėn. Duhet tė hajė dhe tė pijė e pėr kėtė duhet tė punojė. Kjo do tė thotė se duhet tė punojė nė kushte dhe nė mėnyra tė veēanta qė pėr tė, do tė pėrcaktohen nga shoqėria e pėrcaktuar qė kur ka lindur. Tė dy kėta faktorė, nevoja pėr tė jetuar dhe sistemi shoqėror, janė nė linjėn e parimit tė pandryshueshėm pėr tė, si individ dhe janė faktorė qė pėrcaktojnė zhvillimin e atyre tipareve qė paraqesin njė plasticitet mė tė madh. Koncepti Frojdist mbi marrdhėniet njerėzore nė thelb ėshtė i tillė, individi paraqitet i paisur nga njė seri e plotė impulsesh biologjike. Qė tė mund t’i kėnaqė ata, individi hyn nė marrėdhėnie me objekte tė tjera. Kėshtu, individėt e tjerė janė mjete pėr t’u pėrdorur pėr qėllimin tone, kėnaqjen e aspiratave, qė nga ana e tyre e kanė origjinėn tek individi para, se ata tė hyjnė nė kontakt me tė tjerėt . Frojdi e pranonte idenė tradicionale pėr njė diktonomi thelbėsore midis njeriut dhe shoqėrisė, si dhe doktrinėn tradicionale tė ligėsisė sė natyrės njerėzore. Sipas tij njeriu ėshtė thellėsisht antisocial, shoqėria duhet ta zbusi, duhet t’i plotėsojė disa kėnaqėsi qė vijnė nga impulset biologjike, qė si tė tilla janė tė domosdoshme, por nė pjesėn mė tė madhe shoqėria duhet ta rafinojė dhe tė frenojė, nė mėnyrė tė shkathėt, impulset themelore tė njeriut. Nė teorinė e Frojdit raporti midis individit dhe shoqėrisė ėshtė nė thelb statik, virtualisht individi ėshtė i njėjtė dhe shndėrrohet nė masėn, qė shoqėria ushtron njė presion mė tė madh mbi impulset natyrore. Duke i hedhur njė vėshtrim analizės sė shpirtit tė turmave nga Le Boni, Frojdi fillimisht nė shėnimet e tij Psikologjia e turmave, hedh njė qasje kritike pėr psikologjinė individuale. Sipas tij, ajo ka objekt njeriun e izoluar, duke kėrkuar tė tregojė rrugėt nėpėr tė cilat ai pėrpiqet tė pėrfitojė kėnaqėsi nga impulset e veta instiktive, por duke e bėrė kėtė gjė, vetėm shumė rrallė, nė disa rrethana tė paralizueshme, mund tė shkėputet nga marrėdhėnia e kėtij individi me tė tjerėt. Tek njė turmė ēdo ndjenjė e ēdo veprim ėshtė ngjitės, ēka nėnkuppton se individi flijon me mjaft lehtėsi, interesimin vetjak pėr interesimin kolektiv. Ka, gjithashtu shumė aspekte bazė, qė mė pas u nxorrėn si fundamente esenciale, tė cilat pėrshkruajnė gjendjen e inidividit qė bėn pjesė nė turmė. Individi nuk ėshtė mė i vetėdijshėm pėr veprimet e tij. Turma ėshtė impulsive, e lėvizėshme dhe e irrituar. Ajo udhėhiqet, pothuajse vetėm nga e pavetėdijshmja. impulse tė cilave u nėnshtrohet turma, qė sipas rrethanave mund tė jenė tė buta ose tė egra, heroike ose tė dobėta. Ajo nuk duron asnjė tė ēarė ndėrmjet dėshirės dhe realizimit tė asaj qė dėshiron. Ajo ka ndjenjėn e tė gjithėfuqishmes, beson me lehtėsi dhe ėshtė zhveshur nga shpirti kritik, e pamundura nuk ekziston pėr tė, as dyshimi, as e pasigurta. Turma shkon menjėherė nė ekstrem, fillimi i njė antipatie kthehet menjėherė nė urrejtje tė egėr. Pėr individin nė turmė nocioni i tė pamundurės zhduket. Kushdo tė veprojė mbi tė, nuk ka nevojė tė peshojė logjikėn e argumentave tė tij, mjafton tė paraqesė tablotė mė tė fuqishme duke ekzagjeruar e pėrsėritur vazhdimisht tė njėjtėn gjė. Nė njė grumbull individėsh nė turmė, veēoritė individuale zhduken, kurse instiktet e egra brutale, shkatėrruese, mbeturinat e viteve tė barbarisė qė flejnė tek secili prej tyre, rizgjohen duke i dhėnė liri kėnaqjes sė instikteve. -”… turma nuk ka kurrfarė organizimi, e nėqoftė se e ka, mezi e meriton tė quhet ashtu…” Turma ushtron mbi individin e veēuar njė fuqi tė pakufizuar e me rrezikshmėri tė lartė tė parashikueshme. Individi i veēuar nė turmė, braktis individualitetin e tij dhe stugjestionohet nga tė tjerėt. Kėtė ai e bėn, sepse tek ai ekziston nevoja pėr tė qenė mė tėpėr dakort, se sa nė kundėrshtim me ta, e pra ndoshta kėtė e bėn “vetėm pėr hir tė dashurisė sė tyre”. Turma ka plot besim dhe autoritetin e vet, i hap rrugė pėrkushtimit ndaj njė ideali dhe ka qėndrim tolerant. Ajo i nėnshtrohet forcės magjike tė fjalėve. Me to i qetėson, por mund edhe tė ndezi stuhitė mė tė tmerrshme. Arėsyeja dhe argumentet nuk mund t’i luftojnė dot kundėr disa fjalėve e disa formularėve. Turmat kėrkojnė iluzione, tė cilat nuk mund t’i kundėrshtojnė. Vet mungesa e realizimit, irealja ndikon mbi to gati njėsoj si realja. Turma ėshtė njė kope, e bindur se nuk do tė jetojė kurrė pa zotėri. Ajo ka etje pėr t’u bindur , se duhet t’i nėnshtrohet dikujt, tė cilin e pėrfytyron si zotin e saj.
"Gazeta Ndryshe"
"Carpe Diem"
Si nuk ke pertuar ti mbledhesh gjithe , keto informacione-Diana, qe duken shume teknike.
Sidoqofte gjithe modeli neurofiziolgjik Frojdjan sipas axhornimeve te fundit duket i gabuar.
Jane zbuluar shume gjera; P sh eshte zbuluar qe enderrojne edhe kafshet ( enderrohet me pak , duke zbritur gradualisht shkallen evolutive; duket sikur krokodilet nuk enderrojne fare)
Eshte zbular qe enderrojne femijet ne bark te nenes.Eshte zbuluar qe sa me i ri te jete individi, aq me shume gjume te gjate dhe intensiv ben. Po ashtu kush ka shume aktivitet mendor gjate dites.
Konkluzioni ,ne rastin e enderrave,eshte se ato nuk kane asnje lloj kuptimi por duhen per metabolizmin (trasformimin kimik) e informacionit duke e seleksionuar ate.
Tendenca ,gjithnje ne rritje per enderrat eshte se ato konsiderohen bashkim i lire memoriesh.
Por kjo nuk do te thote qe cdonjeri te mos vere "konsideratat" e tij.
Por shume te tjere ftojne njerezit e shendoshe per ti harruar enderrat pasi ne te vetete enderrohet per te harruar.Le te enderrojne ata qe kane nevoje.
Sidoqofte eshte teper shpejt per te dhene pergjigje te sakta.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 12-04-2008 mė 18:54
La vida es un carnaval
Unė cmoj shumė Frojdin (Freud)!
Nė amerikė , ėshtė zhvilluar dhe zhvillohet njė fushat e tėrė kundėr Frojdit.
Ata kapen mė sė shumti tek ajo se Frojdi ka keqpėrdorur njerzit nė "eksperimentet" e tija . Mė sė shumti bėhet pėr keqtrajtimin e tė miturve.
Ata akuzojnė Frojdin se ishte edhe pedofil!
Natyrish gjėrat qė na i solli brandon kan vleren e vet , por janė , bile unė ashtu mendoj , teori posikurse ato tė Frodjit , dhe na mbetet tė krahasojmė nė mes veti .
Se a janė tė mėrzitshme shkrimet e Frojdit , mund tė them se unė nuk e kam pasur problem tė lexoj Frodjin , bile nė gjuhė tė ndryshme.
mendoj se ilustrimi me shembuj nė spjegimin e teorive tė tijė e bėnė mjaft interesant leximin e shkrimeve tė tijė.
Kili
SHQIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!
Krijoni Kontakt