Close
Faqja 10 prej 23 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 223
  1. #91
    Gjergj Kastrioti
    Anëtarësuar
    11-02-2008
    Postime
    40
    Citim Postuar më parë nga besi84 Lexo Postimin
    Edhe une e pata fjalen per kete urrejtje mes ketyre dy sekteve muslimane. Kete fakt po e shfrytzojne te tjeret. Kete doja ta thosha, mbase jam keqkuptu .


    per tmira
    Pra mire qe jemi duke pasur te njejtin mendim rreth perqarjes fetare!

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    ti me ket shkrim e me ket nenshkrim nuk ben hiq....

    ncncncncncnccncncncnc

    lexo pak per kryqzatat e kupton mir pse erdhi te ne Islami...

    Formellement, les dernières "croisades" furent celle de 1442-1444 contre les Turcs, menée par Ladislas III roi de Pologne, vaincus par le sultan Murat II, et la Reconquista espagnole contre le Califat de Cordoue.

    firma ime asht bindja ime politike ska t'baj hic em postimin ne ket teme

    frangjisht nuk di, perktheje po deshe

    ti oj ti cik sta mush menjen kerkush, shko e lexo pak historin e kristianizmit e msoje se kush na e pruni e kur na e prun.

    kryqezatat jan kon shum ma von. mso i gatrro ngjarjet me i ba lamsh.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #93
    Gjergj Kastrioti
    Anëtarësuar
    11-02-2008
    Postime
    40

    Magdi Allam dhe raste të tjera kthimi në krishterim në Kosovë

    Magdi Allam dhe raste të tjera kthimi në krishterim në Kosovë
    (26.03.2008 RV)
    Ndegjo tekstin qe vijon

    Pagëzimi i gazetarit italian me origjinë egjiptiane, Magdi Allam, zv.drejtor i gazetës më të njohur të vendit, “Corriere della Sera” shkaktoi polemika në botën myslimane. Ai u pagëzua në fenë e krishterë nga Papa Benedikti XVI në Meshën Solemne të Natës së Pashkëve dhe të nesërmen, me një editorial në gazetën ku punon, shpjegoi se pagëzimi ishte përfundimi i natyrshëm i një rruge personale, që e kishte bërë të zgjidhte krishterimin, në vend të Islamit, duke marrë emrin Kristian. Magdi Kristian Allam pohon se familja e tij ka qenë myslimane, por ai vetë ka kryer shkolla të krishtera, edhe në Egjipt, para se të vinte në Itali dhe vazhdon duke nënvizuar se në këtë moment nuk ekziston një Islam i moderuar. Është pikërisht ky pohim dhe fakti që u pagëzua nga Papa, elementët që acaruan esponentë myslimanë kudo në botë. Në një faqe interneti të Hamasit madje, sulmohet Selia e Shenjtë, e cila akuzohet se me këtë pagëzim publik fyhen ndjenjat e myslimanëve.
    Në artikullin e vet, gazeta e Vatikanit “Osservatore Romano” sqaron se pagëzimi është kërkuar lirisht nga vetë Magdi Allam dhe atij nuk i është dhënë asnjë rëndësi mediatike nga Selia e Shenjtë, deri në minutin kur zv.drejtori i “Corriere della Sera” u pa në televizion. Gjithsesi, shkruan drejtori i Osservatore-s, Xhan Maria Vian, duke cituar drejtorin e Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardin, nuk ekziston nga ana e Selisë së Shenjtë asnjë qëllim armiqësor ndaj një feje të madhe si ajo islamike. Papa, me gjestin e kthimit në krishterim të një myslimani, “afirmon, në mënyrë të përvujtë e të qartë, lirinë fetare”. Asnjë referim nuk i bën gazeta vatikanase deklaratës së Magdi Allam, se nuk ekziston Islami i moderuar.
    Me pagëzimin – tha për Pashkë, Papa Benedikti XVI – drita e Zotit hyn brenda nesh duke shndërruar vetë errësirën, dhe Pashkët na thonë se Krishti është “shpresa e vërtetë për çdo njeri”. Duke e thirrur secilin prej nesh të kthehet nga Zoti, ato na ftojnë “të jetojmë duke e refuzuar urrejtjen dhe egoizmin”. Sepse me të vërtetë, “zemra e Zotit dhe zemra e njeriut u takuan” në dashurinë e Krishtit.
    Pagëzime si ai i Magdi Allam janë bërë edhe në Kosovë në Meshën e Pashkëve. Të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina…

    Lajme perkatse kesaj teme nga korespodentja ne Prishtine Rabije Ibraj

  4. #94
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kure ne qe nukjemi musliman me certifikate shkojme tek forumi musliman,na i fhijne postimet per nje sekond. Kurse ketu e felliqen kete forum dhe njeri nuk reagon!!!!A ka moderator?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #95
    Gjergj Kastrioti
    Anëtarësuar
    11-02-2008
    Postime
    40
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Kure ne qe nukjemi musliman me certifikate shkojme tek forumi musliman,na i fhijne postimet per nje sekond. Kurse ketu e felliqen kete forum dhe njeri nuk reagon!!!!A ka moderator?
    Nje dite edhe keta wahabiste do te braktisin shqiperin etnike.

  6. #96
    Gjergj Kastrioti
    Anëtarësuar
    11-02-2008
    Postime
    40
    Ruju se po te merr CIA i ati shteti ku po jeton dhe ku po han buke ne qafe.

    tzz Tradhtar ... SHBA-ja eshte miku me i mire i shqiptarve e ti merresh me pune te Talibanve ... ne kofte se ishte 11 shtator nje "inside job" pse athere Bin Ladeni me gjithe fanatiket e ti u deklaruan qe jan pergjegjes te vetem per kete akte kriminal?

    Ja ka fshir trunin serbi i Maqedonis .. te shkretet ....

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Sipas teje, i bie qe krishterimin ne ta kemi marre nga greket, meqe rruga per nga Jeruzalemi ne Iliri i bie permes vendeve me popullata greke.
    Mirepo, kjo nuk eshte logjika e argumentimit te historise. Se pari, krishterimi ne Rome ka qene prezent para se Pali te shkonte atje. Se dyti, Pali s'ka pase nevoje me kalu patjeter ne vian Egnatia per te shkuar ne Rome. A se di ti se ai, kur vajti atje, i ra nga Malta me rruge detare?
    Se treti, nuk ka asnje historian kishtar qe do thosh se Roma e ka mar krishterimin prej shqiptareve apo ilireve.
    Se katerti logjika ta kerkon qe Roma te kete qene nga qendrate mirefillta te para te perhapjes se krishterimit, per shkak te te qenit te saj kryeqytet.


    Po keshtu mund ta kaloj ne analize te te gjithe pikepamjeve te tua historike.


    Sidoqofte, dua te ndalem pikerisht ne mesazhin se, nese sot shqiptare jo te krishtere pagezohen te krishtere, duhet ta bejne kete me pikenisje te besimit te paster personal ne ate cfare eshte krishterimi, e jo per te korrigjuar ndonje gabim historik te ndonje grupi parardhesish. Sepse nje gabim i tille, nqs do ta quajme keshtu kthimin e shqiptareve nga kristiane ne myslimane, u takon vete individeve qe kane bere apostazi, e asesi dikujt qe nuk merr pjese ne te.
    Se dyti, eshte i gabuar mendimi se duhet kthyer ne fene e te pareve. Nder shume arsye, sepse nuk eshte e vertete ndarja historike ne shqiptare te kulluar kristiane para pushtimit turk, e apostazi nga ky krishterim i mirefillte pas pushtimit turk.

    Jo! Krishterimi, nder shume arsye, ra nder shqiptare sepse 1) nuk ka pase rendesine, dmth depertimin e duhur ne popull, pra ska qene jeta ideale shpirterore e te pareve tane 2) sepse, cfare mund te jete burimi i pikes se pare, nuk ka qene kurre feja qe i dha identitet te vecante etnik shqiptareve, por i maskonte ata ne identitete te tjera fetaro-etnike, si greke, sllave (serbe e bullgare) dhe latine (te mos harrojme se po te mos kishte qene turqit, bregdeti adriatik nen Venedikun sot ndoshta do te perbehej nga nje popullate e tjetersuar, dhe nqs albane ne emer, latinofone, ku rol luante edhe katolicizmi)!


    Pra, ballafaquar me historine reale te se kaluares, eshte gabim te thuhet se shqiptaret duhet te konvertohen sot ne kristiane si pasoje e shqyrtimit te gabimit qe bene para disa shekujsh.
    Nje pozicion i tille kundrejt Islamit ne Shqiperi, eshte nje kompleksitet negativ kristian i perbashket katolik-ortodoks, nga i cili duhet te ruhemi, se nuk do sjelle asnje te mire!
    Une te vleresoj shume per postimet e tua ne kete forum.

    Besoj se e di se nga nisesh ti per kete pergjigje. Polemikat e tua me Albon qe do te ngreje ortodoksine e shqiptareve deri ne Prishtine i kam lexuar: me pelqen fryma jote e argumentimit dhe me pelqen te mendoj qe ke te drejte, por Albo thote gjera te drejta me menyre te gabuar e te paedukate, kurse ti shpeshhere thua gjera te gabuara ne menyre bindese.

    Se pari, Shen Pali nuk kishte pse te kalonte nga Greqia per te shkuar ne Durres pasi Greqia nuk ekzistonte. Zona ne lindje te Shqiperise ishte ne shumice arumune dhe trakase asokohe. Greket ishin neper brigje dhe ishuj e shume pak neper malet nga te cilat kalon Egnatia. Kishte vetem pak tregtare greke qe rrihnin rruget, por popullsia nuk ka qene greke.

    Se dyti, Shen Pali ka shkuar ne Rome per t'u paraqitur ne gjygj, dhe anija e tij u fundos ne Malte. Ne Shqiperi ai ka qene ne udhetimin e tij te trete. Eshte e sigurt qe nje nga kishat e Durresit eshte themeluar prej tij. Nuk dihet se cila dhe se ku eshte, po shume historiane e kane lokalizuar Durresin si nje nga qytetet ku Shen Pali ka pagezuar xhentile. Asokohe rruga Egnatia ishte autostrada kryesore e Perandorise Romake. Ka shume dokumentacion qe flet per kete.

    Kosova: Vendi ku shqiptaret bene serbet njerez. Ka shume gjasa qe ne Kosove te kete pasur shume prifterinj shqiptare, por duke qene popull i vogel kishim nje kishe shume me te dobet sesa ajo greke dhe serbe. Megjithate kleri lokal i Kosoves ka shume gjasa te kete qene shqiptar.

    Fatkeqesisht, nepermjet kishes serbet serbizuan shume shqiptare, te cilet ndryshuan emrat e tyre dhe mohuan gjuhen e vet. Peja eshte nje rast tipik ku shume shqiptare jane serbizuar. Pejane te vjeter e dine mire kete gje.

    Doruntina, para se te me quash mua "Qubrilla", futi nai te tundme asaj gropes tende te qelbur, dhe nuk e kam fjalen per gojen.
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

  8. #98
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Nuk asht keq me pas dialog , por jo te tepert, mete vertet ekam pa ni emision ne te MDR te gjermanit ku bahet fjal per extremista te fes baptiste ne usa dhe duke shpernda bibla neper irak me ushtri amerikane dhe me miliona dhurata dhe duke u deklaru se kjo luft asht per fe, njashtu edhe presidenti bush ty e per krah ket,po nejse e verteta dote dal ne shesh , heret a von.

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2004
    Postime
    96
    Citim Postuar më parë nga Kandili 1 Lexo Postimin
    A e dini ju sa katolike jane kthye ne fene Islame?Ka shume te tille.Ata behen muslimane e jo Talibane.
    Pa koment Kandili,at që desha ta them e that Ju.....respekt

    Unë do shtoj vetëm diçka tjetër pa bër ndarje fetare ktu por tu jap t'kuptojn atyre që nuk arrijn ta ndajnë fenë Muslimane prej imazheve televizive e instrumentalizimi që ju ka bërë Muslimanve në Botë.

    Për mua Fe=Shpresë,si t'doni qujeni ndryshe!...çdo njeriu i duhet shpresa,nëse aty beson ku beson,lus Zotin që ti sjell qetsi atij shpirti që kërkon shpres e mbështetje,e gjithashtu lutem që ti udhëzoj ata si është më së miri.

    klnm
    Verdana]Bota sillet për ti dhënë marramendje njerzimit që t'mos e kuptojnë jetën! ! !. . .(nga unë)

  10. #100
    Perjashtuar Maska e besi84
    Anëtarësuar
    29-12-2003
    Vendndodhja
    n'toke t'Zotit!!
    Postime
    440
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    Nuk asht keq me pas dialog , por jo te tepert, mete vertet ekam pa ni emision ne te MDR te gjermanit ku bahet fjal per extremista te fes baptiste ne usa dhe duke shpernda bibla neper irak me ushtri amerikane dhe me miliona dhurata dhe duke u deklaru se kjo luft asht per fe, njashtu edhe presidenti bush ty e per krah ket,po nejse e verteta dote dal ne shesh , heret a von.
    Ku permende Bushin, me sjelle ne mende nje thenje te tije qe tashme e dine te gjithe. Ai e quajti veten si shpetimtar i frymezuar nga Zoti.
    Kjo flete me se miri se sa thell ka depertuar kristianizmi ne politiken amerikane.

Faqja 10 prej 23 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mbi konfliktin në Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  2. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  3. Per hir te Allahut lexo kete o musliman (Perqarja)
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 14:58
  4. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02
  5. Nano- Shqipëria nuk është me shumicë muslimane
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 17-05-2004, 17:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •