firma ime asht bindja ime politike ska t'baj hic em postimin ne ket teme
frangjisht nuk di, perktheje po deshe
ti oj ti cik sta mush menjen kerkush, shko e lexo pak historin e kristianizmit e msoje se kush na e pruni e kur na e prun.
kryqezatat jan kon shum ma von. mso i gatrro ngjarjet me i ba lamsh.
JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE
Magdi Allam dhe raste të tjera kthimi në krishterim në Kosovë
(26.03.2008 RV)
Ndegjo tekstin qe vijon
Pagëzimi i gazetarit italian me origjinë egjiptiane, Magdi Allam, zv.drejtor i gazetës më të njohur të vendit, “Corriere della Sera” shkaktoi polemika në botën myslimane. Ai u pagëzua në fenë e krishterë nga Papa Benedikti XVI në Meshën Solemne të Natës së Pashkëve dhe të nesërmen, me një editorial në gazetën ku punon, shpjegoi se pagëzimi ishte përfundimi i natyrshëm i një rruge personale, që e kishte bërë të zgjidhte krishterimin, në vend të Islamit, duke marrë emrin Kristian. Magdi Kristian Allam pohon se familja e tij ka qenë myslimane, por ai vetë ka kryer shkolla të krishtera, edhe në Egjipt, para se të vinte në Itali dhe vazhdon duke nënvizuar se në këtë moment nuk ekziston një Islam i moderuar. Është pikërisht ky pohim dhe fakti që u pagëzua nga Papa, elementët që acaruan esponentë myslimanë kudo në botë. Në një faqe interneti të Hamasit madje, sulmohet Selia e Shenjtë, e cila akuzohet se me këtë pagëzim publik fyhen ndjenjat e myslimanëve.
Në artikullin e vet, gazeta e Vatikanit “Osservatore Romano” sqaron se pagëzimi është kërkuar lirisht nga vetë Magdi Allam dhe atij nuk i është dhënë asnjë rëndësi mediatike nga Selia e Shenjtë, deri në minutin kur zv.drejtori i “Corriere della Sera” u pa në televizion. Gjithsesi, shkruan drejtori i Osservatore-s, Xhan Maria Vian, duke cituar drejtorin e Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardin, nuk ekziston nga ana e Selisë së Shenjtë asnjë qëllim armiqësor ndaj një feje të madhe si ajo islamike. Papa, me gjestin e kthimit në krishterim të një myslimani, “afirmon, në mënyrë të përvujtë e të qartë, lirinë fetare”. Asnjë referim nuk i bën gazeta vatikanase deklaratës së Magdi Allam, se nuk ekziston Islami i moderuar.
Me pagëzimin – tha për Pashkë, Papa Benedikti XVI – drita e Zotit hyn brenda nesh duke shndërruar vetë errësirën, dhe Pashkët na thonë se Krishti është “shpresa e vërtetë për çdo njeri”. Duke e thirrur secilin prej nesh të kthehet nga Zoti, ato na ftojnë “të jetojmë duke e refuzuar urrejtjen dhe egoizmin”. Sepse me të vërtetë, “zemra e Zotit dhe zemra e njeriut u takuan” në dashurinë e Krishtit.
Pagëzime si ai i Magdi Allam janë bërë edhe në Kosovë në Meshën e Pashkëve. Të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina…
Lajme perkatse kesaj teme nga korespodentja ne Prishtine Rabije Ibraj
Kure ne qe nukjemi musliman me certifikate shkojme tek forumi musliman,na i fhijne postimet per nje sekond. Kurse ketu e felliqen kete forum dhe njeri nuk reagon!!!!A ka moderator?
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Ruju se po te merr CIA i ati shteti ku po jeton dhe ku po han buke ne qafe.
tzz Tradhtar ... SHBA-ja eshte miku me i mire i shqiptarve e ti merresh me pune te Talibanve ... ne kofte se ishte 11 shtator nje "inside job" pse athere Bin Ladeni me gjithe fanatiket e ti u deklaruan qe jan pergjegjes te vetem per kete akte kriminal?
Ja ka fshir trunin serbi i Maqedonis .. te shkretet ....
Une te vleresoj shume per postimet e tua ne kete forum.
Besoj se e di se nga nisesh ti per kete pergjigje. Polemikat e tua me Albon qe do te ngreje ortodoksine e shqiptareve deri ne Prishtine i kam lexuar: me pelqen fryma jote e argumentimit dhe me pelqen te mendoj qe ke te drejte, por Albo thote gjera te drejta me menyre te gabuar e te paedukate, kurse ti shpeshhere thua gjera te gabuara ne menyre bindese.
Se pari, Shen Pali nuk kishte pse te kalonte nga Greqia per te shkuar ne Durres pasi Greqia nuk ekzistonte. Zona ne lindje te Shqiperise ishte ne shumice arumune dhe trakase asokohe. Greket ishin neper brigje dhe ishuj e shume pak neper malet nga te cilat kalon Egnatia. Kishte vetem pak tregtare greke qe rrihnin rruget, por popullsia nuk ka qene greke.
Se dyti, Shen Pali ka shkuar ne Rome per t'u paraqitur ne gjygj, dhe anija e tij u fundos ne Malte. Ne Shqiperi ai ka qene ne udhetimin e tij te trete. Eshte e sigurt qe nje nga kishat e Durresit eshte themeluar prej tij. Nuk dihet se cila dhe se ku eshte, po shume historiane e kane lokalizuar Durresin si nje nga qytetet ku Shen Pali ka pagezuar xhentile. Asokohe rruga Egnatia ishte autostrada kryesore e Perandorise Romake. Ka shume dokumentacion qe flet per kete.
Kosova: Vendi ku shqiptaret bene serbet njerez. Ka shume gjasa qe ne Kosove te kete pasur shume prifterinj shqiptare, por duke qene popull i vogel kishim nje kishe shume me te dobet sesa ajo greke dhe serbe. Megjithate kleri lokal i Kosoves ka shume gjasa te kete qene shqiptar.
Fatkeqesisht, nepermjet kishes serbet serbizuan shume shqiptare, te cilet ndryshuan emrat e tyre dhe mohuan gjuhen e vet. Peja eshte nje rast tipik ku shume shqiptare jane serbizuar. Pejane te vjeter e dine mire kete gje.
Doruntina, para se te me quash mua "Qubrilla", futi nai te tundme asaj gropes tende te qelbur, dhe nuk e kam fjalen per gojen.
NENTORI I PARE: 28/11/1443
NENTORI I DYTE: 28/11/1912
NENTORI I TRETE: 28/11/2012???
Nuk asht keq me pas dialog , por jo te tepert, mete vertet ekam pa ni emision ne te MDR te gjermanit ku bahet fjal per extremista te fes baptiste ne usa dhe duke shpernda bibla neper irak me ushtri amerikane dhe me miliona dhurata dhe duke u deklaru se kjo luft asht per fe, njashtu edhe presidenti bush ty e per krah ket,po nejse e verteta dote dal ne shesh , heret a von.
Pa koment Kandili,at që desha ta them e that Ju.....respekt
Unë do shtoj vetëm diçka tjetër pa bër ndarje fetare ktu por tu jap t'kuptojn atyre që nuk arrijn ta ndajnë fenë Muslimane prej imazheve televizive e instrumentalizimi që ju ka bërë Muslimanve në Botë.
Për mua Fe=Shpresë,si t'doni qujeni ndryshe!...çdo njeriu i duhet shpresa,nëse aty beson ku beson,lus Zotin që ti sjell qetsi atij shpirti që kërkon shpres e mbështetje,e gjithashtu lutem që ti udhëzoj ata si është më së miri.
klnm
Verdana]Bota sillet për ti dhënë marramendje njerzimit që t'mos e kuptojnë jetën! ! !. . .(nga unë)
Krijoni Kontakt