Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 67
  1. #1

    Smile Gjuha e tabelave anës rrugës, Bollano sfidon qeverinë

    Jepu doren te te marrin krahun


    Policia bashkiake e Himarës shkul tabelat nga rruga kombëtare. Ministria e Kulturës: I duan edhe në greqisht, ligji nuk e parashikon

    Himara do të jetë memece edhe sivjet. Vizitorët nuk do të mund të informohen për plazhet, kishat e vjetra dhe monumentet e kulturës. Edhe këtë verë, në rrugët që të çojnë për në Himarë do të jenë vendosur vetëm pak tabela rrugore, që tregojnë kthesat e rrezikshme dhe qendrat e banuara, si dhe parullat që dëftejnë luftën politike që bëhet mes shqiptarëve dhe grekëve në këtë zonë.

    Në fakt, në Himarë u instalua në vjeshtën e vitit të shkuar gjithë sinjalistika kulturore-turistike. Në afërsi të çdo plazhi, të çdo kishe të vjetër, kështjelle apo siti arkeologjik, u vendosën tabela udhërrëfyese në shqip dhe në anglisht, me qëllim që t‘u shërbenin turistëve vendas dhe të huaj.

    Por, pa mbaruar mirë instalimi i sinjalistikës, Bashkia e Himarës vendosi t‘i shkulë gjithë tabelat e vendosura nga Llogaraja deri në Borsh. Që të ishin të denja për të qëndruar në rrugët që kalojnë nëpër Himarë, këto tabela na duhet të ishin shkruar edhe në greqisht, ndaj bashkia veproi shpejt, edhe pse vendimi për vendosjen e tabelave ishte marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve (DPRRSH), që është enti pronar i rrugëve kombëtare.

    Vendosja e sinjalistikës kulturore-turistike në bregdetin e jugut ishte një projekt i Bankës Botërore, që u financua edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, si dhe nga qeveritë e Austrisë dhe Holandës.

    Majlinda Hoxha, eksperte teknike në njësinë e koordinimit të projektit "Menaxhimi i integruar dhe pastrimi i zonës bregdetare", tregon se zbatimi i projektit për sinjalistikën kulturore-turistike në aksin Orikum-Butrint nisi në muajin gusht të vitit 2007 dhe përfundoi në shtator të po atij viti.

    "Më 2 shtator 2007 na erdhi një shkresë e policisë bashkiake të Himarës, që urdhëronte një person me emrin Gramoz për heqjen e tabelave të vendosura në territorin e Himarës. Përndryshe, policia bashkiake do t‘i hiqte vetë tabelat", tregon specialistja. Gazeta "Shqip" ka siguruar një kopje të shkresës së policisë bashkiake të Himarës, pa numër protokolli dhe pa vulë, që është nënshkruar nga përgjegjësi i kësaj policie, Aleks Dedi. Duke iu referuar një vendimi të Këshillit Bashkiak të Himarës, të 21 majit 2007, zoti Dedi urdhëron të heqë tabelat zotin Gramoz, të cilit meqë nuk ia di mbiemrin, ia ka zëvendësuar me numrin e telefonit.

    Në fakt, Gramozi, i cili e ka mbiemrin Dalipaj, është njeriu që ka importuar tabelat për llogari të projektit të Bankës Botërore dhe nuk ka kurrfarë detyrimi për vendosjen apo për heqjen e tyre.

    Megjithëse shkresa nuk drejtohej asgjëkund, koordinatori i projektit "Menaxhimi i integruar dhe pastrimi i zonës bregdetare", Jamarbër Malltezi, i dërgoi Bashkisë Himarë një shkresë me anë të së cilës kërkonte zhbllokimin e situatës.

    Zoti Malltezi sqaron në këtë shkresë që mban datën 4 shtator 2007, se projekti për sinjalistikën kulturore-turistike është kërkuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe është miratuar nga Këshilli Teknik i DPRRSH. Ai sqaron gjithashtu, se edhe tabelat që nuk janë në rrugën nacionale, por në monumentet e kulturës, nuk kanë përse të hiqen, përderisa administrimi i këtyre monumenteve bëhet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës pranë MTKRS.

    Korrespondenca përfundon këtu. Bashkia e Himarës nuk kthen më përgjigje, por shkul të gjitha tabelat, që nga Llogaraja deri në Qeparo. Nga ana tjetër, zoti Malltezi ka kërkuar që për këtë çështje të shprehet Drejtoria e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, në mënyrë që të sqarohet se kujt i jep të drejtë kodi rrugor për vendosjen e sinjalistikës turistike-kulturore në rrugët kombëtare.

    Kanë kaluar pesë muaj që kur tabelat u shkulën dhe asgjë nuk ka lëvizur më për zgjidhjen e kësaj çështjeje, as në Tiranë e as në Himarë, ku ka një këshill bashkiak që fatmirësisht nuk zotërohet nga "Omonia" e Vasil Bollanos.





    PD e Himarës


    "S‘ka vendim të këshillit bashkiak për tabelat"


    Savo Prifti, kryetar i degës së PD-së në Himarë dhe kryetar i grupit të këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak të Himarës thotë se nuk ka vendim të këshillit bashkiak për heqjen e tabelave. "Këshilli bashkiak ka marrë një vendim që ka lidhje me vendosje tabelash në territorin e bashkisë dhe Bollano mund të ketë shfrytëzuar këtë. Por nuk ka vendim që sanksionon përdorimin e gjuhës greke. Kjo është e pamundur, sepse PBDNJ nuk ka shumicën në Këshill Bashkiak, për të marrë një vendim të tillë. Unë e di që ekziston një konflikt mes bashkisë dhe Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit për këtë çështje. E di që ka një korrespondencë për këtë punë, por në këshillin bashkiak nuk kemi zhvilluar ndonjë debat për këtë", thotë Savo Prifti.




    Ministria e Kulturës


    "Bashkia e Himarës kishte pretendime për gjuhën"


    Genc Bejleri, specialist i muzeve në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është një nga njerëzit që ka diskutuar me krerët e Bashkisë së Himarës për çështjen e sinjalistikës kulturore-turistike. Ai tregon: "Patëm një takim me krerët e bashkisë, për çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e zonës bregdetare. Detyra ime nuk ishte të merresha me çështjen e tabelave, sepse ai është projekt tjetër, por në takim na u ngrit edhe ky shqetësim. Ata thoshin se tabelat nuk janë të përshtatshme, sepse emërtimet e vendosura në to nuk përputhen me emërtimet popullore të objekteve. Po marr për shembull Kishën e Gjithë Shenjtorëve, që sipas Bollanos njihej nga banorët e zonës me një emër grek, që unë nuk e kujtoj dot dhe ai kërkonte që kështu të ishte edhe në tabela".




    Ironia


    Berisha: Të gjitha tabelat, në shqip


    Në mbledhjen e qeverisë, të datës 27 shkurt 2008, Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës të përgatisë vendimin për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha emërtimet e tabelave dhe etiketave. "Gjuha shqipe, u shpreh Kryeministri, duhet të mbizotërojë në të katër anët e vendit. Të gjitha tabelat dhe etiketat duhet të jenë në gjuhën shqipe. Pas gjuhës shqipe, t‘i vendosin në gjuhën që dëshirojnë. Ne duhet të tregojmë respekt më të madh për këtë gjuhë të mrekullueshme që kemi".


    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=37773
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Epo ca ben policia qe nuk e rras ne burg tabeleshkulesin?

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po thote krye-salamandristi,
    Pas gjuhës shqipe, t‘i vendosin në gjuhën që dëshirojnë.
    po pse mor puthadorist i athines, do te vendosim gjuhet sipas deshirave, apo sipas ligjit?

    apo do ti mbushim udhet e qytetet e vendit me turli gjuhesh, si te na taket, e si te na tuket, cirilisht, arabisht, herioglifisht?

    po pse je kryeminister, per respekt gjuhe, apo per shtet ligjor?

    nuk ke faj ... ke mbetur ai nomenklaturist arkaik puthadoras, klepto-salamandrist ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    ju dhjefsha mu ne qeveri fantazem, o popull injorant je bere vetes bam!

  5. #5
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Por, pa mbaruar mirë instalimi i sinjalistikës, Bashkia e Himarës vendosi t‘i shkulë gjithë tabelat e vendosura nga Llogaraja deri në Borsh.
    Deri ne Qeparo thuaj , se Borshi eshte i komunes Lukove dhe ska lidhje fare me Himaren. Le qe nuk ua mban te shkulin tabela ne Borsh.

    Po shteti ka nderhyre apo ben sehir si gjithmon?
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  6. #6
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    ceshtja bollano ka nje zgjidhje mjaft te thjeshte demokratike dhe efikase. rendesi ka te kete vullnet e mire nga porositesi

    http://www.google.com/search?ie=UTF-8&q=l96

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga riu Lexo Postimin
    ceshtja bollano ka nje zgjidhje mjaft te thjeshte demokratike dhe efikase. rendesi ka te kete vullnet e mire nga porositesi

    http://www.google.com/search?ie=UTF-8&q=l96
    Vallah shum mir e that Po ky pis vertet plumb tlul balit be dojka. Pe pis tradhtar shpiuno Kreko-Sllavofon koka bre Pse be lejohet i tille te jetoj ne shqypni

  8. #8
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    shume te lumtur do behen greket kur ta marin vesh qe Bollanoja ngriti kembet nga dielli. Kete po presin dhe ata, te martirizojne vorioepirotet.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #9
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    shume te lumtur do behen greket kur ta marin vesh qe Bollanoja ngriti kembet nga dielli. Kete po presin dhe ata, te martirizojne vorioepirotet.
    C'vorio-epiriote dhe ti. Epo sa e urrej kete term qe s'gjendet gjekundi.

    Nejse, nuk po them te ngre kembet nga dielli ky Vaska, pikerisht per kete arsyen e shprehur me lart. Por ta marr djalli ta marre, si s'paskemi nje shtet per te qene.
    Kur isha ne vere dhe i rashe kryq e terthore nga Vlora ne Sarande, per bukuri ishin tabelat, te gjitha ne shqip.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-03-2007
    Postime
    5
    bollanos duhet ti shterngohen Bullonat dhe jam isigurte qe do ti shterngohen.Fatkeqesia eshte qe Himara po qeveriset nga njerez pa identitet .bollona nuk eshte as grek dhe as shqipetar nga qendrimet qe mban .ai duhet te jete dobic serb qe eshte kaq i poshter dhe i neveritshem sa nuk pelqen gjuhen e nenes.Nuk duet harxhuar shume benzine per keta bollona sepse nuk kane cfare ti bejne himares qe ka mbijetur ne shekuj shqipetare edhe ne koherat qe ne ishim pa shtet e te dobet dhe jo tani qe u beme me shume eme te forte dhe me dy qevri ne tirane e prishtine.Per kete rast duhet te permend thenien qe bollona pret qe himara te behet e pavarur dhe ai president ashtu si dhelpra pret e ndjek dashin ti bien ***** ne ndonje kethese.bollona mblidh mendjen sa nuk eshte vone sepse te shiturit ne SHqiperi gjithmone kane dale te humbur.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata e Apelit rrëzon akuzat për shpërdorim detyre nga Bollano
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 28-06-2010, 10:58
  2. Akademia e filmit Marubi sfidon qeverine mbi pronesine e sheshit
    Nga Pratolini në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:07
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  5. Bllokohet rruga nacionale në Himarë në formë proteste
    Nga Kryeplaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 05:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •