Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1

    Ministri serb Samarxhiç propozon zyrtarisht ndarjen e Kosovës

    Ministri serb Samarxhiç propozon zyrtarisht ndarjen e Kosovës

    22-03-2008


    Ministri serb për Kosovën tha se Beogradi ka propozuar zyrtarisht ndarjen e serbëve dhe të shqiptarëve në Kosovë.

    Gazeta serbe Politika citon sot ministrin Slobodan Samarxhiç të ketë thënë se propozimi, i cili i është dërguar Misionit të Kombeve të Bashkuara në Prishtinë, do të krijonte ndarjen funksionale të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

    Ai tha se Beogradi njeh juridiksionin e policisë, gjyqësorit dhe doganave të UNMIK-ut në territorin e Kosovës. Por ai shtoi se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës vetëm serbët me ndihmën e Serbisë mund të realizojnë autoritetin e Kombeve të Bashkuara.

    Zoti Samarxhiç tha se nëse administratorët e OKB_së dëshirojnë paqe dhe stabilitet, atëhere ata duhet të arrijnë një marrëveshje të qendrueshme. Zëvendës shefi i UNMIK-ut, Larry Rossin tha se dokumenti është dërguar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

    VOA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    shum shtete te ballkanit jan duke prit ndrrimin e kufijve, nese qfardo e drejte per ndarje i pranohet serbve asnje shtet i ballkanit nuk do te mbetet brenda kufijve te sotem.Preshev ulqin kumanov...........

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SERBIA ZBULON QELLIMET



    Projekti Serb

    PROPOZIM:

    Marrëveshje mes UNMIK'ut dhe Republikës së
    Serbisë për Implementimin e Përbashkët të
    Rezolutës 1244 të KS të OKB, pas shpalljes ilegale
    të pavarësisë nga IPVQ'të.
    Pas shpalljes së paligjshme të pavarësisë nga
    Serbia, nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes
    më 17 shkurt 2008 dhe vendimit të
    Bashkimit Europian për të dërguar një mision në
    Kosovë bazë legale adekuate, që krijon nevojën
    për një përgjigje të përbashkët në këtë situatë,
    Duke vërtetuar faktin se populli serb në Kosovë
    nuk i pranon këto vendime ilegale dhe e konsiderojnë
    vetën si qytetarë të Serbisë, sikurse edhe të
    drejtën e tyre të patjetërsueshme për të qeverisur
    çështjet e tyre,
    Duke pasur parasysh vendimin e Qeverisë dhe
    të Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbisë që
    anulon aktet ilegale të IPVQ've dhe BE'së,
    UNMIK, i përfaqësuar nga Përfaqësuesi Special i
    Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të
    Bashkuara për Kosovën z. Joachim Ruecker, dhe
    Republika e Serbisë, e përfaqësuar nga Ministri i
    saj për Kosovën dhe Metohinë, Dr. Slobodan
    Samardzic:

    1Rikonfirmon validitetin e Rezolutës 1244 (1999)
    të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të
    Bashkuara dhe bindjen e njëjtë se Rezoluta mund
    të implementohet me sukses vetëm me përpjekje
    të përbashkëta të UNMIK'ut dhe Republikës së
    Serbisë.

    2Riafirmon autoritetin e pasfiduar të UNMIK'ut
    për të implementuar Rezolutën 1244 të KS të
    OKB dhe nevojën për prezencën e vazhdueshme
    të mandatit të saj që i ishte dhënë me Rezolutën
    1244 të KS të OKB.

    3Riafirmon përkushtimin për të gjitha marrëveshjet
    e mëparshme mes UNMIK'ut dhe
    Republikës së Serbisë, përfshirë marrëveshjet mes
    UNMIK'ut dhe Republikës Federale të Jugosllavisë,
    trashëgimtari ligjor i së cilës është Republika e
    Serbisë.

    4Rikonfirmon përkushtimin për bashkëpunim
    mes UNMIK'ut, në njërën anë, dhe Republikës
    së Serbisë, në anën tjetër.

    5Njeh Zyrën e Ministrisë së Republikës Serbisë
    për Kosovën dhe Metohinë në Mitrovicë si trashëgimtare
    të Zyrës së Qendrës Koordinuese për
    Kosovën dhe Metohinë. Zyra është ngritur me qëllim
    të lehtësimit të implementimit të ndihmës dhe
    programeve të zhvillimit të Republikës së Serbisë
    në Kosovë, sikurse edhe bashkëpunimin mes
    UNMIK'un dhe KFOR'in.
    Prandaj, UNMIK'u dhe
    Republika e Serbisë pajtohen:
    �� Të intensifikojnë bashkëpunimin në fushat e
    mëposhtme:

    1. Politikat Policore
    UNMIK dhe Republika e Serbisë me vendosmëri
    përsërisin përkushtimin për vazhdimin e zhvillimit
    dhe përforcimit të sigurisë dhe parrezikshmërisë
    për komunitetet. Oficerët policorë serbë të
    Kosovës janë llogaridhënës tek autoritetet lokale
    serbe dhe nën komandën ekzekutive të policisë së
    UNMIK'ut.

    2. Gjyqësori
    UNMIK dhe Republika e Serbisë riafirmojnë
    gatishmërinë e tyre për të zhvilluar sundimin e ligjit
    dhe të mundësojnë qasje të barabartë në gjyqësor
    për të gjithë. Serbët e Kosovës kanë të drejtën
    të qeverisin çështjet e tyre gjyqësore. Gjyqtarët
    ndërkombëtarë të UNMIK'ut janë përgjegjës për
    procedime gjyqësore, ku palët janë nga komunitete
    të ndryshme etnike.

    3. Doganat
    UNMIK dhe Republika e Serbisë shprehin përkushtimin
    e tyre për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e
    tregtisë së lirë mes Kosovës dhe pjesës tjetër të
    Republikës së Serbisë. Asnjë barrierë tjetër tregtare
    nuk do të imponohet në të. Nëse një palë e
    tretë imponon barriera tarifore ose jotarifore, serbët
    e Kosovës kanë të drejtë të vendosin autoritetin
    e tyre doganor.

    4. Transporti
    UNMIK dhe Republika e Serbisë janë plotësisht
    të dhëna pas lirisë së pakufizuar të njerëzve dhe të
    mirave. Serbët e Kosovës mbajnë lehtësitë e tyre
    të transportit dhe infrastrukturës të cilat mundësojnë
    lëvizje të sigurt, të pacenuar, të lirë dhe të
    pakufizuar të njerëzve dhe mallrave në tërë
    Kosovës dhe mes Kosovës dhe pjesë tjetër të
    Republikës së Serbisë.

    5. Kontrolli i vijës kufitare administrative mes
    Kosovës dhe pjesës tjetër të Republikës së Serbisë
    UNMIK dhe Republika e Serbisë e përkushtojnë
    veten në lëvizshmërinë dhe qarkullimin e lirë e të
    pakufizuar të personave dhe të mirave mes
    Kosovës dhe pjesës tjetër të Republikës së Serbisë.
    UNMIK dhe autoritetet legjitime të Kosovës ndajnë
    përgjegjësinë e administrimit për lëvizje të tillë të
    pavështirësuar të lëvizjes.

    6. Trashëgimia fetare, historike dhe kulturore
    UNMIK dhe Republika e Serbisë vendosmërisht
    përkrahin lirinë e religjionit dhe mospengimin e të
    drejtave të njeriut të secilit individ dhe komunitet,
    për t'iu gëzuar dhe mbajtur trashëgiminë fetare
    dhe kulturore. Republika e Serbisë ka të drejtën e
    veçantë për të mbrojtur dhe rindërtuar objektet e
    rëndësisë fetare, historike ose kulturore për komunitetin
    serb. Në realizimin e këtij qëllimi, Republika
    e Serbisë do të bashkëpunojë me UNMIK'un,
    UNESCO'n dhe Këshillin e Europës. KFOR'i ka mandatin
    dhe përgjegjësinë për të mbrojtur objektet e
    trashëgimisë fetare, historike dhe kulturore serbe.
    �� Se mbikëqyrja e implementimit të politikave
    në këto hapësira do të ushtrohet në bashkëpunim
    të trupave të UNMIK'ut dhe
    Republikës së Serbisë. Këta trupa do të vendosen
    në një periudhë sa më të shkurtër, me
    qëllim që të jenë plotësisht në funksionim
    prej 1 Majit 2008

    gazetaexpress
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Per Llapin ,

    Faliminderit per postim sepse per mendimin tim ky dokument ka nje domethenje tejet te rendesishme per te ardhmen laboratorike te aspekteve politike e sosiopolitike jo vetem per Kosoven e Serbine por edhe te rajoneve tjera.

  5. #5
    Iliro-Thrakas Maska e Sturmgewehr
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Postime
    315
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ministri serb Samarxhiç propozon zyrtarisht ndarjen e Kosovës

    22-03-2008


    Ministri serb për Kosovën tha se Beogradi ka propozuar zyrtarisht ndarjen e serbëve dhe të shqiptarëve në Kosovë.

    Gazeta serbe Politika citon sot ministrin Slobodan Samarxhiç të ketë thënë se propozimi, i cili i është dërguar Misionit të Kombeve të Bashkuara në Prishtinë, do të krijonte ndarjen funksionale të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

    Ai tha se Beogradi njeh juridiksionin e policisë, gjyqësorit dhe doganave të UNMIK-ut në territorin e Kosovës. Por ai shtoi se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës vetëm serbët me ndihmën e Serbisë mund të realizojnë autoritetin e Kombeve të Bashkuara.

    Zoti Samarxhiç tha se nëse administratorët e OKB_së dëshirojnë paqe dhe stabilitet, atëhere ata duhet të arrijnë një marrëveshje të qendrueshme. Zëvendës shefi i UNMIK-ut, Larry Rossin tha se dokumenti është dërguar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

    VOA

    le te fantazojn edhe pak kto se skan pun tjeter do e bokan ndfarjen e Kosoves, Plani i Ahtisarit eshte i qart Kosova eshte nje e Pavarur dhe Serbia nuk mer asje nuk mun keta tja ndajn Kosoves Mitrovicen ajo nuk eshte ne planine Ahtisarit.
    Mia San Mia

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Edhe une mendoi se serbet e ruset le te bejn plane sa te doin se nuk do te ket ndarje te kosoves ndarja nuk eshte ne planin e Ahtisarit edhe grupi i kontaktit e ka ber te qart ket kunder ndarjes jan edhe Amerikanet.

    _____________________________________________

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    Nuk do të lejojmë ndarjen e Kosovës, thotë Frid

    Pragë, 21 mars 2008 (Kosovapress) Koha 11:16
    Nuk do të lejojmë ndarjen e Kosovës, thotë Frid

    Ne e hedhim poshtë ndarjen e Kosovës. Ne e kemi njohur pavarësinë e Kosovës dhe atë tërë Kosovën, dhe në të njëjtën kohë, kemi insistuar, ndërsa Qeveria e Kosovës është pajtuar se duhet të respektohen të drejtat e komunitetit serb, ka thënë ndihmës-sekretari i Shtetit, Daniel Frid.
    ------------------------------------------------------------------------------
    Voker: Në Samitin e NATO konkuzione të reja për Kosovën

    • Nënsekretari amerikan për çështje evropiane dhe evroaziatike deklaroi se SHBA-të janë kundër ndarjes së Kosovës, sepse sipas tij kjo nxit jostabilitet dhe dhunë në Ballkan

    Administrate amerikane do të mbështes kalimin e kompetencave të UNMIK-ut në duart e misionit të ri evropian EULEX. Keshtu ka deklaruar nënsekretari amerikan për çështje evropiane dhe evroaziatike, Kurt Voker. Sikurse citon agjencia e lajmeve INA sipas Voker NATO në koordinim me misionin e ri EULEX të BE-së është plotësisht e gatshme që të sigurojë qëndrueshmëri, lëvizjen e lirë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës. Diplomati amerikan eshte shprehur se në Samitin e NATO-s në fillim të prillit në Bukuresht do të miratohen konkluzione të posaçme për Kosovën.
    Voker theksoi se SHBA-të janë kundër ndarjes së Kosovës, sepse siç nënvizoi ai kjo nxit jostabilitet dhe dhunë në Ballkan. Kurt Voker ka qenë analist i CIA dhe këshilltar i kandidatit presidencial Xhon Mekejn.
    ----------------------------------------------------------------------------

    Casey: SHBA-të janë absolutisht kundër ndarjes së Kosovës


    Kosova ishte sërish një nga temat në brifingun e Departmenti të Shtetit, me çrast zëdhënësi Tom Casey tha se besonte se Kosova do të vazhdojë me zbatimin e planit Ahtisaari i cili është i qartë me garancionet për të drejtat e pakicave, ndërsa ritheksoi qëndrimin kundër ndarjes së veriut.
    Ai i bëri thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb dhe grupeve të tjera që të angazhohen në procesin politik në institucionet e Kosovës për realizimin e të drejtave të tyre. "Ne jemi absolutisht kundër ndarjes", tha Casey. /S.gashi/
    rtk 20 mars 2008 - 10:36:39
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 23-03-2008 më 10:03
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Çmenduria serbe

    Prof. Dr. AGIM ZOGAJ
    Serbia, udhëheqja e saj shtetërore, qeveritare,
    thuajse i tërë populli serb, në raport me çështjen
    e Kosovës vazhdon të jetë peng e ideologjisë serbomadhe,
    e ideologjisë ekspansioniste, si dikur
    në kohërat e Pashiqit dhe kështu me radhë. Politika
    shtetërore serbe, në veçanti ajo qeveritare
    po e mban të njëjtin kurs politike ndaj Republikës
    së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, si dikur
    në epokën e Milosheviqit, dhe, madje nuk nguron
    të hedhë bombë dore edhe në territorin e shtetit
    sovran të Kosovës, të vrasë policë ndërkombëtarë,
    dhe me çdo kusht të nxisë situata konfl iktuoze.
    Është kjo e njëjta politikë, tradicionalisht e
    njohur serbe, e cila në vend të fqinjësisë së mirë
    me shqiptarët, me shtetin e Kosovës, ne na ofron
    dhunë, gjak, varre, pse jo edhe kërcënim me luftë.
    Thënë me gjuhën diplomatike, veprimet e këtilla
    të qeverisë serbe, dëshmojnë se, në fakt Serbia
    ka bërë agresion të armatosur ndaj shtetit sovran
    të Kosovës, pra e ka prekur direkt integritetin dhe
    sovranitetin territorial të Kosovës. Dhe, gjithnjë
    në kontekst të agresionit më të ri të armatosur
    serb ndaj shtetit të Kosovës, udhëheqja serbe
    nuk mund të fshihet pas deklaratave të rreme
    sikur sulmet e armatosura në veriun e shtetit të
    Kosovës i kanë bërë huliganët serbë. Jo, në fundament
    të kësaj politike dhe të akteve vandale
    të armatosura të serbëve kosovarë, por edhe të
    shtetasve serbë që ia mësynin kufi rit të Kosovës,
    qëndron politika zyrtare serbe, politika shtetërore!
    Është pra kjo e njëjta Serbi si para një shekulli, e
    cila politikat e saj shtetërore i ngrit mbi mitologjitë
    më ekstreme serbe siç ishte dhe vazhdon të jetë
    edhe miti i rrejshëm serb për Kosovën. Prandaj,
    pjesë dhe refl ektim i kësaj çmendurie ishte edhe
    akti barbar anticivilizues i sportistit serb i cili, në
    garë sportive nuk mundi ta fshehë ideologjinë e
    fashizmit serb dhe të promovojë paturpshëm, politikat
    e miteve serbe në lidhje me Kosovën.
    Nuk ka dyshim, nuk ka dilemë se politikisht Serbia,
    në veçanti në lidhje me qëndrimin ndaj çështjes
    së Republikës së Kosovës, ndaj lirisë së popullit
    të Kosovës, ndaj fqinjësisë në raport me shtetin
    tonë, vazhdon të jetë thellësisht e verbuar nga
    mitologjia serbe, mitologji kjo e ndërtuar jo vetëm
    nga doktrinat e politikave shtetërore serbe, por
    edhe nga ideologët e doktrinave kishtare serbe,
    pra të Kishës Ortodokse Serbe. Prandaj, serbet,
    jo vetëm në Serbi, por kudo qo ndodhen edhe me
    fuqishëm vazhdojnë t’i besojnë mitit, gënjeshtrës,
    mashtrimit, tanimë të shndërruar ne ideologji
    shtetërore serbe, sikur ata vërtetë na qenkan
    “popull qiellor”. Dhe, derisa populli serb vazhdon
    të jetë rob i politikave të tilla, që në fakt shpijnë në
    ideologjitë më ekstreme të fashizmit modern, krejt
    deri atëherë populli serb, politika shtetërore, qeveritare
    serbe nuk do të arrijë të lirohet nga doktrinat
    pushtuese, nga etjet për pushtime, agresione
    dhe luftëra. Nga ana tjetër, Serbia, jo që nuk u
    ndëshkua ndërkombëtarisht për luftërat në ish-
    Jugosllavi, për gjenocidin mbi popujt, pra edhe
    mbi popullin shqiptar, por vazhdon të joshet me
    favoret më të mundshmet nga Brukseli zyrtar. Kjo,
    rrethanë, ky fakt, mosndëshkimi ndërkombëtar
    Serbisë duket se nuk i shërben urtimit të politikës
    shtetërore serbe, por, përkundrazi ashpërsimit
    deri në deilirum të çmendurisë politike serbe.
    (Autori është shef i Departamentit të
    Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Volker: NATO do të jetë e gatshme të sigurojë stabilitetin dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës

    Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit për çështjet evropiane dhe evroaziatike, Kurt Voker, ka përsëritur mbështetjen e administratës së kryetarit Bush ndaj transferimit të kompetencave nga UNMIK-u në misionin e BE-së EULEX. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin këtë marrëveshje të Brukselit, meqë transferimi i kompetencave është në proces. Me koordinimin e transferimit të kompetencave në EULEX, NATO do të jetë tërësisht e gatshme që të sigurojë stabilitetin, funksionimin e institucioneve të Kosovës dhe lirinë e lëvizjes, për të cilën gjë do të miratohen konkluzionet të veçanta në Samitin e NATO-s, i cili mbahet në fillim të muajit prill në Bukuresht. Volker përsëriti me këtë rast Amerika nuk e pranon opsionin e ndarjes së Kosovës, sepse në një rast të tillë destabilizohen shumë shtete në Ballkan.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Volker: NATO do të jetë e gatshme të sigurojë stabilitetin dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës

    Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit për çështjet evropiane dhe evroaziatike, Kurt Voker, ka përsëritur mbështetjen e administratës së kryetarit Bush ndaj transferimit të kompetencave nga UNMIK-u në misionin e BE-së EULEX. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin këtë marrëveshje të Brukselit, meqë transferimi i kompetencave është në proces. Me koordinimin e transferimit të kompetencave në EULEX, NATO do të jetë tërësisht e gatshme që të sigurojë stabilitetin, funksionimin e institucioneve të Kosovës dhe lirinë e lëvizjes, për të cilën gjë do të miratohen konkluzionet të veçanta në Samitin e NATO-s, i cili mbahet në fillim të muajit prill në Bukuresht. Volker përsëriti me këtë rast Amerika nuk e pranon opsionin e ndarjes së Kosovës, sepse në një rast të tillë destabilizohen shumë shtete në Ballkan.
    Kjo tregon se sa e "pavarur dhe sovrane" eshte Kosova.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Kjo tregon se sa e "pavarur dhe sovrane" eshte Kosova.
    gabim me doli dy here
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 24-03-2008 më 11:04
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  4. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •