Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    “Si dhame jeten per clirimin e Tiranes”

    Luljeta Ndoka

    Ishte vetem 15 vjec kur e vendosi: Do te dal partizan! E kishte shume te qarte qe ky vendim mund te ishte edhe fatal per te. E megjithate nuk u lekund. Sepse, si bir Peze qe ishte, Idriz Shehi nuk mund te bente sehir teksa gjermanet merrnin jete te pafajshme njerezish: Gra, femije, pleq. Edhe pse ishte ende femije, Idrizi nuk kishte frike. Fryma revolucionare qe kishte perfshire Tiranen (dhe jo vetem ate) ne vitet e luftes i jepte force, guxim dhe etje per liri. Dhimbja e Idrizit teksa shihte t’i vriteshin m’u para syve shoket e tij, ishte e madhe. Megjithate nuk e frikte, por i jepte me shume force qe pushka e tij te mos kursente asnje gjerman. Idriz Shehi, zv. kryetar i Komitetit Kombetar te LANC-it dhe kryetar per Tiranen, i cili tashme i ka kaluar te tetedhjetat, rrefen per gazeten momentet e luftes dhe te clirimit final te Shqiperise.

    Ku ndodheshit me 17 nentor 1944, dite kur gjermanet u shpartalluan?

    Megjithese doja shume qe te gjendesha ne vendin tim te lindjes, nuk arrita dot. Lufte kishte gjithandej dhe si rrjedhoje edhe ne, partizanet e atehershem, duhej te luftonim ne te gjithe Shqiperine. Ne ato dite, kur dukej qarte se armiqte po shpartalloheshin, une udhetova nga Peza ne Vishegrad. Cliruam Puken, Tuzin, Podgoricen, Shkodren.

    A e mbani mend clirimin e Tiranes?

    Sigurisht qe po. Mobilizimi filloi qe me 29 tetor te vitit 1944. Nen komanden e Mehmet Shehut, Tuk Jakoves, por edhe Gogo Nushit filluan luftimet. Brigadat luftuese koordinoheshin me njera-tjetren, derisa arriten te merrnin kazermat e xhenios dhe spitalin civil. Me pas, duke luftuar shtepi me shtepi, partizanet dolen te Pazari i Ri dhe ura e vjeter e Lanes. Ndersa Brigada e Katert sulmuese luftonte ne drejtim te Tiranes se Re, shpartalloheshin objektet e fortifikuara ne Sauk, te kisha e Shen Prokopit. Ne ditet e mevonshme, grupe te vecanta depertuan ne thellesi te mbrojtjes armike, ne pallatet e Moskatit dhe Banka Kombetare. Ne afersi te hotel “Dajtit”, lufta vazhdoi e ashper ne te dy krahet, ndersa nga dita ne dite lufta e armikut po dobesohej.

    Kur ndodhi goditja e madhe e forcave gjermane?

    Rreth 12 dite pasi nisi lufta per clirimin e Tiranes, ne krah te Brigades se Katert u vendos edhe Brigada e Tete me detyre sulmin ne sektorin Tirane-Vore. Ndersa Brigada e 24-t kishte detyre te sulmonte ne drejtim te Zogut te Zi, Poliklinikes dhe Maternitetit. Komanda gjermane filloi te dobesohej. Ajo ndertoi nje kolone me rreth 3 mije trupa, te shoqeruar me tanke e mjete te tjera te blinduara, me qellim levizjen Elbasan-Qafe Kerrabe-Tirane. Kjo behet qe ata t’u dilnin prapa shpine forcave partizane qe luftonin per clirimin e Tiranes. Forcat tona me ato armike luftuan 3 dite rresht trup me trup ne betejen qe njihet me emrin “Beteja e Mushqetas”.

    Kur hoqen dore pushtuesit nga lufta?

    Dy dite pas kesaj beteje. Pas goditjeve te gjithanshme nga forcat partizane, gjermanet i hoqen shpresat per rezistence te metejshme. Ata pesuan humbje te medha si njerezore, ashtu edhe materiale. Duke shfrytezuar erresiren e madhe dhe kohen me shi, me 16 nentor 1944 forcat armike dolen nga rrethimi, me drejtim fushen e Aviacionit dhe qe andej ne drejtim te rruges Vore-Shkoder. Mengjesin e 17 nentori,t populli i Tiranes doli ne rruget e kryeqytetit duke pershendetur fitimtaret qe per 19 dite cliruan perfundimisht kete qytet.

    Idriz Shehi

    “Nuk kisha frike se do te vritesha”

    Pyetjes nese kishte frike se ne betejat me gjermanet do te humbiste jeten, veterani i pergjigjet se kurre s’e ka cuar neper mend kete gje. “Te gjithe ishin te mobilizuar per te cliruar vendin. Nuk donim gje tjeter vecse te fitonim lirine”, tregon ai. Ndersa pohon se jo rrallehere ka ndjere dhimbje, teksa i shihte shoket e tij te vrare m’u para syve. “Nuk kishte gje me te rende. Ishin te pajete dhe te shpartalluar nga plumbat. Ne njeren prej betejave me jane vrare 10 shoke. Megjithate, kjo me dha force per te vazhduar perpara dhe tani ja ku jam”, rrefen veterani.

    Partizanet, 19 dite lufte per clirimin e Tiranes

    Idriz Shehi e mban mend mire diten e pare te mobilizimit te tiranasve per ta cliruar njehere e mire kryeqytetin. “Ishte data 29 tetor 1944, kur forcat e Divizionit te Pare, nen komanden e Mehmet Shehut dhe Tuk Jakoves, u mobilizuan se bashku me forcat e tjera te Korparmates se Pare, drejtuar nga Dali Ndreu dhe Hysni Kapo”, kujton veterani Shehi. Sipas tij, ne bashkepunim me njesitet guerile dhe ne mbeshtetje nga populli i Tiranes, Gogo Nushi filloi sulmin kunder armiqve. “Forcat pushtuese ne Tirane perbeheshin nga 3500 ushtare dhe oficere gjermane”, tregon Shehi. Edhe pse kane kaluar 63 vjet nga ajo dite, veterani kujton me detaje luften e pergjakshme. “Ne fazen e pare te sulmit, disa brigada sulmuese godisnin forcat armike, qe leviznin ne rrugen Vore-Shkoder. Ndersa brigada te tjera pengonin hyrjen e kolonave armike qe i drejtoheshin Tiranes”, kujton Shehi. Qe diten e pare te sulmit, Brigada e Pare arriti te merrte kazermat e xhenios, spitalin civil dhe me vone arriten te dilnin te Pazari i Ri dhe Ura e Lanes. Bilanci ishte tragjik. Qindra partizane humben jeten ne menyre heroike, ndersa gjermanet pesuan humbje akoma me te medha ne njerez, te cilet u vrane gjate luftes. Gjithashtu, Shehi tregon se ka pasur edhe mjaft armiq te zene rob.

    Clirimi i Tiranes “hengri” 227 koka partizanesh

    Lufta e pergjakshme kishte bilanc tragjike. Plot 227 partizane rane ne beteja. Ata u “grine” nga makinacioni gjerman, i cili nuk kurseu jo vetem partizanet, por edhe pleqte, femijet dhe grate. Sipas Shehit, numri i forcave gjermane te vrara ka arritur ne 2 mije, ndersa 500 te tjere ishin rober, ushtare dhe oficere. Rreth 800 trupa te tjera perbeheshin nga xhandare dhe balliste, ndersa edhe numri i pajisjeve luftarake te “sekuestruara” ishte i jashtezakonshem. Idriz Shehi thekson se numri total i deshmoreve ka qene 28 mije, dhe cdo deklarate tjeter e historianeve eshte e shtrember. “Shume pseudo-historiane perpiqen te hedhin balte mbi vlerat dhe figurat e Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare, por e kane te kote. Sepse ne te vertete LANC solli lirine dhe pavaresine e atdheut”, deklaron zv. kryetari i Komitetit Kombetar te LANC-it dhe kryetari i veteraneve per Tiranen, Idriz Shehi. Sipas tij, Tirana eshte i vetmi kryeqytet i Evropes qe u clirua me forcat e veta. “Dita e 17 nentorit do te mbetet e pashlyeshme ne historine e vendit tone dhe do te kujtohet brez pas brezi, si epopeja me e lavdishme e Luftes Nacional-Clirimtare”, perfundon ai.

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Deri para ca kohesh ishin 127 partizanet e vrare, tani qenkan bere 227. Po raprezaljet ndaj popullsise se Tiranes, ka harruar t'i permende Idrizi, apo ishin xhandare e forca ballisto-zogiste. Mjaft me luften civile ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    “Ishte data 29 tetor 1944, kur forcat e Divizionit te Pare, nen komanden e Mehmet Shehut dhe Tuk Jakoves, u mobilizuan se bashku me forcat e tjera te Korparmates se Pare, drejtuar nga Dali Ndreu dhe Hysni Kapo”,

    thote mes tjerash idrizi..

    pra.. sot me 2008 guxon nje ish partizan te permende.. Tuk Jakoven e Dali Ndreun.. si clirimtare te tiranes.. e kjo jo fale PPSH-se.. qe i vrau luftaret e shquar Tuk e Dali.. e shpifi per ta 50 vjet rresht.. por fale lirise se fjales qe solli azem hajdari..
    E kur edvin shalso tahiro blusho erionet-stalino-naziste nuk i japin 3 metra toke Azemit per nje lapidar.. (sepse lapidarin ekzistues e ka ne plan ta rrafshoje ujku i betonit.. edvin mafiozi.. ) nuku ndihet veterani idriz me lukunine tjater te veteranve enveriste..
    e pra .. ate status ketyre veteranve qe me se fundi ti permendin komandantet e tyre e te mos ken frike nga plenumet.. nga hetuesite e pushkatim internimet.. ja dha ai.. malsori azem..

    lavdi Azemit.. qe i berri pak burra keta burracake qe u pajtuan 50 vjet me mashtruso kriminelin enver.. e hodhen plumba sharje e shpifje per shoket e tyre.. dje.. ne kor me shefin e madh.. te tyre..enverin qe.. nuk hodhi nje pushke kunder fashizmit..

    Nuk eshte aspak e vertete se tirana u clirua me forcat e veta.. pra te partizanve..
    ishte ruzvelt cercilli qe e detyruan hitlerin ti mbledhe ushtaret drejt berlinit..
    aviacioni anglez bombardonte cdo nate tiranen.. e autokolonat gjermane..

    dhe e dyta..idrizi me shoke.. nuk sollen clirim.. (sigurisht nuk i ka fajet per kete idrizi pi peze..) por nje diktature te tmerrshme gjakatare.. e cila diktature.. qe ne fillimiet e saja.. e tregoj vehten kur pushkatoi.. pikerisht komandantin e pergjithshem te forcave partizane qe bene..clirimin e tiranes..pra gjeneralin Dali Ndreu.. me gjith gruan e tij..gjeneralen liri gega.. e sebashku me ta..dhe femijen ne bark te heroines partizane liri gega.. e i hodhen ne nje grope..
    pra nje femije pushkatohet.. pa pasur asnje faj..




    pra 17 nentori duhet kujtuar si..dita kur fillon mathauzen-izmi 50 vjecar enverist..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    a din dikush te me tregoj a ishin qlirimtar te shqiperise dhe kosoves partizanet apo ballistet.e kam pyet nje prof te historise edhe sme ka dhan pergjigje.

  5. #5
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Brari, une qe kam familjare te rene ne ate lufte, e kujtoj diten ndryshe.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga gjilan55 Lexo Postimin
    a din dikush te me tregoj a ishin qlirimtar te shqiperise dhe kosoves partizanet apo ballistet.e kam pyet nje prof te historise edhe sme ka dhan pergjigje.
    Historia ne pak fjale eshte,partizanet luftuan kunder gjermanit ndersa ballistet u bashkuan me gjermanin.Te thuash se Partizanet e cliruan shqiperine eshte e ekzagjeruar por sidoqofte dhane kontributin e tyre,duke i shkaktuar deme gjermaneve,gjat qendrimit dhe me pas gjat terheqjes.

  7. #7
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Nuk eshte aspak e vertete se tirana u clirua me forcat e veta.. pra te partizanve..
    ishte ruzvelt cercilli qe e detyruan hitlerin ti mbledhe ushtaret drejt berlinit..
    aviacioni anglez bombardonte cdo nate tiranen.. e autokolonat gjermane..
    Edhe diten e clirimit kalonin ne qiellin e Tiranes aeroplane aleate, edhe qendra e Tiranes ishte e mbushur me flamure amerikane e angleze. Por keto fotografi nuk i treguan ndonjehere. Edhe ato fotografi nga Tirana qe tregonin ishin te ceketa pasi ishin hequr Xoxe, me vone Shehu etj...

    Ja nje origjinale e atyre korave.

    Nga e majta ne te djathte (ne plan ne pare): Mehmet Shehu, Koci Xoxe, Baba Mustafa Xhani (alias Baba Faja, alias Baba Mustafa Martaneshi), Enver Hoxha, Spiro Mojsiu, dr. Omer Nishani, Behar Shtylla, Myslim Peza.



    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  8. #8
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Koçi Xoxe, nje teneqexhi injorant, i thyente kockat intelektualeve dipllomuar neper universitetet e evropes, plus ato langaraqet e tjere qe ka verdalle ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum sakte ke sqaruar o bizant..
    ke nje pasaktesi te vogel tek fotoja.. nuk eshte behar shtylla aty por dr medar shtylla..

    skuth.. nuk je kot i vogel.. sepse i vogli nuk di shume..
    ca llafe per ty e per shum te tjere..

    ka qene ne mode.. qe te perdorej emri i koci xoxes si gogol.. nga propaganda enveriste e ppsh-se dhe llustraxhinjte e saje.. per te mbuluar me shoshe diellin...
    ku suynonte kjo..

    duke perdorur emrin e koci xoxes si gogol.. enveri qellonte larg..

    kushedi si vijne kohet ka menduar ai..
    do thone neser mileti.. more ki enveri mor aman.. po sa doktorat e profesorat e ushtaraket me akademira e inxhinierat e agronomet.. e veterineret e gjeologet e mesuesit e filozofet e rilindasit e soj rilindasish e firmetare te pamvaresise.. (qe qe te gjithe ishin te diplomuar ne universitetet me te mira te botes fale sakrificave familjare e qeverisjes se ahmet Zogut te madh nga i cili dhe vet enveri kish pas pa hajr..sepse e coj ate ne lice francez e me von ne universitetin monpelje e me von e punesoi ne konsulate te brukselit) i mbyti e i genocidoi aq barbarisht e aq rrufeshem.. kur vendi inë aq shume kish nevoje per tru.. e vizionare e eksperte e dije-dhenes e kultur dhenes e emancipues..etjetj..
    he mo si eshte qo pune o malo..
    e mo se nuku qe enveri po o kozi po koci xoxja ai qe i beri keto punera.. do thoshte malua .. i indoktrinuari me pallavrat .. "armiku koci xoxe.." teneqexhiu koci xoxe.. agjenti jugosllav koci xoxe etjetj..
    mirpo pse na i ka dhene ment perendia e pse na e solli demokracine azemi me shoke..

    pikerisht qe ti japim udhe mendimit te pamvarur..

    po dale nje here.. kur u shkarkua e u denua e u pushkatua ki ko.qi xoxe mor aman..
    hmm.. kete smund ta ndryshoje dot pallavra enveriste e ndihmuar aq bukur nga llustraxhijte.. ku nder ta perfshihen dhe romanet e kadarese se asaj kohe.. pra letrsia pseudo kinse me njerzore e viteve pas 60-tave..
    koci xoxe u denua e e u pushkatua diku ne vitin 1947-48 e ne 1949.. skish me era koci xox e shok te koxi xoxes ne parti shtet sigurim e me the te thashe..
    ishte enveri qe (mbas kesaj kohe smund te thote dot se.. Koci xoxe nga varri ku as nuk i dihej se ku e kish.. vazhdonte te mbillte te keqen..) qe komandonte direkt kudo e per cdo gje.. deri ne fund kur shoku diabet e mori dhe e coj ne te shumtet..
    por.. a mbaruan arrestimet birucat gjyqet me dhe pa avokat .. denimet .. gulagezimet pushkatimet .. torturat.. plenumet kok-ngrenese me zhdukjen e xoxe kocit me 47-48-ten?
    Joooooooo.. e kete fakt smund ta ndryshojne dot propaganda enveriste.. sepse nuk u mbyllen burrelet aso kohe.. perkundrazi u hapen me vone dhe space e qaf bara etjetj.. as hetuesit nuk i mbaruan tortura kanibalizmat neper biruca.. as kerrat e degeve te permbrendshme nuk i dhan fund.. "ne emer te popullit" je i arrestuar zoti x a y..
    joo keto vazhduan deri ne fund.. deri ne ditet kur zylyftari i i ramizit te ramizit te enverit.. hidhte nga kati i 15 i 15 katshit.. njerez qe kishin thene ndonje llaf kunder partise.. si psh.. sna del rroga..apo .bosh dyqanet.. sepse jan gjalle ata qe e provuan ate ferr dhe jan gjalle ata qe e provuan tek te afermit e tyre .. burgun ..luften e kllasave e perndjekjet per biografite "bloze" etjetj prapesira te 50 vjetshit enverist te cilave u dha fund.. dhjetori studentor..
    As kanibalizmi ndaj klerit te te 4 feve ..katolik ortodoks musliman e bektashi.. nuku mbaroj me Koci Xoxen.. qe mbaroj me 48.. perkundrazi u shkallezuan deri ne kulme te papara..
    Mos valle lejoj pluripartizmin enveri mbas 48 qe ra Koci xoxe..?
    Mos valle lejoj privatizmin qe aq shum e duan enveristet sot..?
    Mos valle lejoj daljet jashte shteti mbas 48-tes ?
    jo mo jo..
    Denuan e pushkatuan Koci Xoxen e gulagezuan femijet e tij te pafajshem.. por asnje te keqe qe u cfaq ne "koh te Kocit" nuk ju hoq shqiptareve.. perkundrazi erdhen e u perkeqesuan gjerat deri ne ate pike sa shqiptaret bene ate me te tragjikshmen cfaqje.. eksodin kombetar..ku nje popull i beri m.unë atdheut kolektivisht..

    e mo e more vesh.. do te te jap nje lajm te gezuar o irfan..
    e mo cfar lajmi..
    koci xoxe ra.. e nashi patjater do na lirojne nga burgjet..

    nje fraze kjo nga nje bisede mes dy te burgosurish ne vitet 47-48-49 qe me tregonte dikur nje plak..
    mirpo tha.. hareja nuk zgjati shume se jo vetem nuk na liruan tha por erdhen dhe tjere neper burgje.. e nga 4-5 ne biruca tha u beme 25-se..e pra na vate hareja ne hale ne te mjereve qe u genjenim gjithmone..

    Po Koci vete a ishte nje teneqexhi?

    Nuk besoj.. sepse kish bere aq shkolle sa te quhej intelektual per kohen.. sepse dinte disa gjuhe te huaja.. sepse vinte nga nje familje atdhetare nga ata qe kishin luftuar qe ne rilindje per ceshtjen kombetare.. sepse nuk e kish votuar kot populli i Korces.. ne zgedhjet bashkiake te zhvilluara demokratikisht diku nga vitet 36-a 37 a 38-39.. ne ate kohe.. ku Koci fitoj vota si njeri me vlera per ate kohe ne shoqerine korcare te kohes..
    Ka gabime Koci Xoxja ka plot.. e kryesori qe e mbajten enverin ne krye e sja numeruan .. e ne vend te conin ate mullaqe madh neper luftra e aksione iknin vete an e kend shqiperise e rrezikonin kryet e ate e mbanin te majmej me milladinin duke ngrene pula e qengja te pjekur neper shpit e tregtareve tiranas e ne labinot te bahollve.. te pertype cokullata te inglizit e duke fend duhan cesterfield pa pare te misionit britanik qe ja conte me aeroplan..

    Ka dhe krime qe rendojne mbi Kocin qe jane pra arrestimet e mbas 44-tres e deri sa ai qe gjalle.. pra deri ne 48-ten..
    Por perdorimi i emrit te tije per te mblue mu.tin me shu.rre te 50 vjetshit enverist..eshte djallezor e larg se vertetes..
    Ne 97 -ten kanibalet nuk u organizuan e nuk u frymezuan nga koci xoxe.. por nga xhelatet enveriste te 50 vjeteve..

    kaq sa per sot o skuth.. e thuja kto dhe fahriut ne 55 sepse sdine tjater vec te artikulojne e ri artikulojne ato cka thosh enveri per "armiqte".. edhe sot..

    Ti ndajme gjerat.. qarte e sakte.. sepse e paverteta nuk ndihmon..

    thote Kico ngjela ne kujtimet e tije .. do shkoja ne kine tha..diku nga vitet 70 e ca..me detyre nga enveri per ceshtjet tregetare e te ndihmave qe na ofronte mao ceduni e cuni i lales.. (pra 25 vjet mbas pushkatimit te koci Xoxes) e me therret dulla e me thote.. kur te kaloc nga beogradi.. se andej kalonin udhehqja shqiptare kur shkonte ne Kine.. pra me aeroplanet e JAt-it ..kerkoji takim qeveritareve jugosllav e ftoi per biseda qe te zhvillojme maredhenjet tregetare etjetj.. e vajta une thot kicua i takut ne kine e ja hodha llafne jugosllaveve e ata sa mberrita ne beograd me ftuan ne takime e u a bera propozimet e nenshkruam mareveshje etjetj..
    Mbas ca vitesh thot Kicua.. ma futi enveri e me akuzoi si agjent jugosllav.. dhe e mohoi qe.. ai me kish urdheruar per ato lidhjet tregetare..
    Keshtu ka bere dhe me Koci Xoxen..keshtu dhe me Nako spirun..keshtu dhe me ramadan citakun etj..
    vet u thosh cojini te fala marshallit e Dushanit e velimirit e lesh me kimes e vet pastaj kapej ne zoterinj te tjere e ja u a fuste ketyre tarallakve..
    edhe bekir ballukut vet ja dha direktivat per cunin e Lales e pastaj i tha ik more tradhtar se deshe te na lidhje me rumanine e jugosllavine me direktiv te cunit te lales..

    keshtu.. afrojuni te vertetave e hiqni lakrat nga kryet..




    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 17-03-2008 më 05:05

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    O brar ke gri sallatë një faqe për një palo komunist. Koçi osht vra sepse ishte njeriu Titos... leji kto filma "ishte intelektual", "familje patrioti", ishte një *** muti si të gjithë ata... Enveri nuk e vrau për patriotizëm, por se ky muti donte ti merrte venin... leji retorikat e leshit...

    ...dhe ai Skuthi e ka mirë, se nëse osht i vogël atëherë ai për menderen Koçi Xoxe ka nigju nga prindërit të cilët duhet ta dinë nai gjo më mirë... dakort?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dragut : 17-03-2008 më 08:59

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  2. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  3. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 22:31
  4. Sheriati, xhihadi dhe shtetësia e muslimanit.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-02-2005, 05:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •