Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 64 prej 64
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Transplantet, padi Karla del Pontes

    Abdulla Katuēi kėrkon ndihmėn e shtetit pėr t‘u pėrballur me ish-kryeprokuroren e Hagės


    "Shteti", thotė 74-vjeēari Katuēi, "duhet tė mė ndihmojė pėr tė hapur padi penale ndaj Del Pontes, jo vetėm thjesht pėr dėmin e madh moral qė i ėshtė shkaktuar familjes sime nga kjo akuzė krejt e pavėrtetė, por edhe pėr dėmin e madh qė i sjell imazhit tė vendit tonė njė akuzė e tillė krejt absurde dhe e pabazuar nė fakte e prova.

    Gazeta Shqip

    I lumte.
    Po pra,duhet shteti te ndihmoj e te kerkoj nga Carla Del Ponte te kuptoj PSE dhe KU QENDRON POENTA E GJITHE KETYRE PALLAVRAVE?
    Pse Carla?

  2. #62
    Takimi Rama-Vukceviē mbi trafikun e organeve njerėzore

    Zėri i Amerikės
    27-10-2008


    Kryeprokurori serb pėr krimet e luftės, Vladimir Vukēeviē, zhvilloi sot nė Shqipėri bisedime me Kryeprokuroren Ina Rama mbi pretendimet qė tė burgosur serbė tė kapur gjatė konfliktit tė Kosovės, ishin transferuar nė Shqipėri, ku sipas disa njoftimeve u janė marrė dhe shitur organet.

    Prokurorja e Pėrgjithėshme, Rama, bėri prezente gjatė takimit rezultatet e njė procesi inspektimi dhe verifikimi tė pėrbashkėt nga hetues tė ardhur nga Haga dhe nga prokurorėt e rrethit tė Matit nė disa ambiente nė zonėn e Burrelit. Hetuesit e Hagės sė bashku me prokurorėt e Matit arritėn nė konkluzionin se tė dhėnat qė posedonin hetuesit e Hagės pėr atė qė pretendohej se kishte ndodhur nė Burrel nuk rezultuan tė vėrteta.

    Gjatė takimit tė zhvilluar sot nė prokurorinė shqiptare, palės Serbe i ėshtė sqaruar pozicioni dhe tė drejtat procedurale tė prokurorisė Shqiptare nė lidhje me veprimet e kėrkuara pėr t'u kryer nga autoritetet serbe nė lidhje me kėtė ēėshtje.

    Hetimi qė u hap para disa muajsh, pason pretendimet e ish-kryeprokurores sė Gjykatės sė Hagės, Karla del Ponte, sipas sė cilave mbi 300 tė burgosur serbė ishin transferuar nė Shqipėri. Zonja Del Ponte shkruan nė librin e saj, se tė burgosurve iu hoqėn organet pėr t'iu shitur klinikave tė huaja, para se tė vriteshin. Zyrtarė tė gjykatės pėr krime lufte thanė nė prill se njė hetim paraprak nuk nxorri ndonjė tė dhėnė qė tė mbėshteste pretendimet e zonjės del Ponte. (ze)

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vladimir Vukēeviē: "Trafiku i organeve? Shqipėria refuzoi hetimin pėr arsye politike"
    » Dėrguar mė: 19/11/2008 - 11:17


    Lajme te ngjashme
    Media, Shqipėria e fundit nė Ballkan
    • Datė: Oct 23, 2008


    Elira Ēanga

    Shqipėria na ndaloi hetimin pėr trafikun e organeve tė 300 serbėve qė u zhdukėn gjatė luftės sė Kosovės dhe e gjithė kjo ka motive politike". Akuzat vijnė nga prokurori serb pėr krime lufte, Vladimir Vukēeviē, qė vizitoi disa javė mė parė Shqipėrinė ku mori edhe "Jo"-nė zyrtare ndaj kėrkesės pėr hetim. "Pėrgjigja e Ministrisė sė Drejtėsisė ishte njė pamflet politik, nuk kuptoj pse Tirana refuzon hetimin pėr zgjidhjen e njė ēėshtjeje kaq delikate", thekson ai. Nė njė intervistė ekskluzive pėr "Gazetėn Shqiptare", Vukēeviē zbulon detajet e dosjes serbe pėr trafikun e organeve dhe akuzon Tiranėn zyrtare pėr dhėnien e urdhrave pėr zhdukje tė dokumentacionit. Ai deklaron se Beogradi do tė vijojė hetimin e ēėshtjes dhe se do ta paraqesė atė edhe nė institucionet ndėrkombėtare tė drejtėsisė.

    Z.Vukēeviē, ēfarė biseduat me Prokuroren e Pėrgjithshme tė Shqipėrisė, Ina Rama, gjatė vizitės suaj nė Tiranė?
    Takimi ynė u zhvillua si rezultat i pėrpjekjeve pėr tė vendosur bashkėpunimin dypalėsh dhe rajonal mes zyrave tė prokurorisė, nė pėrputhje me marrėveshjen e nėnshkruar nga autoritetet e prokurorisė shqiptare dhe asaj serbe nė vitin 2005. Ne diskutuam pėr mėnyrat e mundshme tė bashkėpunimit nė lidhje me dosjen nė 33/08, "Trafikimi i organeve tė serbėve gjatė luftės sė Kosovės". Pėrshtypja ime ishte pozitive, pasi unė e konsideroj zonjėn Rama njė profesioniste.
    Media njoftoi se ju nuk arritėt tė siguronit bashkėpunimin e plotė tė Shqipėrisė nė lidhje me hetimin e trafikut tė organeve. Ēfarė kėrkuat konkretisht?
    Ne jemi nė kėrkim tė 300 serbėve tė zhdukur dhe individėve tė tjerė jo shqiptarė, qė sipas informative tona, janė zhdukur nė veri tė Shqipėrisė pas konfliktit tė armatosur mes NATO-s dhe Serbisė e Malit tė Zi. Njė pjesė e tyre pėrfundoi nė qendrat mjekėsore ilegale dhe ka dyshime se kėta persona u janė nėnshtruar ndėrhyrjeve kirurgjikale tė paligjshme dhe tė detyruara.
    Sipas mendimit tuaj, pse zonja Rama e refuzoi hetimin tuaj pėr kėtė ēėshtje?
    Ajo tha se hetimi kishte pėrfunduar nė vitin 2005, pa i marrė parasysh dokumentet qė ne i paraqitėm asaj me kėtė rast. Ajo paraqiti pėrgjigjen e ministrisė pėrkatėse, qė datonte mė 13 tetor 2008, qė ende nuk ka mbėrritur nė Ministrinė tonė tė Drejtėsisė. Ky dokument pėrcakton se Shqipėria nuk ka asnjė qėllim qė tė bashkėpunojė me hetuesit apo autoritetet tona.
    Ēfarė informacioni keni nė dosjen tuaj lidhur me trafikun e organeve?
    Kemi material tė mjaftueshėm pėr tė kryer njė hetim serioz.
    Ēfarė lloj provash zotėroni? Ėshtė e vėrtetė se provat tuaja vijnė nga informatat e siguruara nga media?
    Nuk ėshtė e vėrtetė; duhet tė kemi parasysh se hetimi ynė ka nisur nė maj 2008. Unė jam prokuror qė prej 33 vitesh, ndaj mė besoni, mund ta bėj diferencėn mes provave dhe raporteve qė vijnė nga media.
    Ēfarė informatash keni atėherė nė lidhje me "shtėpinė e verdhė" nė Burrel, vendi ku mendohet se janė kryer transplantet e organeve?
    Ne kemi dokumente nga terreni. Nėse e krahasoni raportin mjekoligjor tė lėshuar nga UNMIK-u dhe deklaratat e bėra nga prokuroria shqiptare, do ta shihni se ka diēka qė nuk shkon. Nėse i shtoni atyre edhe deklaratat e banorėve tė zonės lidhur me tė ashtuquajturėn "shtėpia e verdhė", atėherė do ta kuptoni se diēka e rėndė ka ndodhur atje - diēka domethėnėse pėr sa i pėrket procedurave kriminale. Nuk shoh asnjė arsye pse kolegėt nga Shqipėria nuk duhet tė nisin njė hetim dhe mendoj se e vėrteta pėr krimet e luftės ėshtė e nevojshme pėr tė dyja palėt.
    A mendoni se refuzimi i autoriteteve shqiptare pėr tė bashkėpunuar ka motive politike?
    Fatkeqėsisht mendoj kėshtu - pėrgjigja e Ministrisė shqiptare tė Drejtėsisė ėshtė njė pamflet politik.
    Sipas mendimit tuaj, si do tė ndikojė kjo ēėshtje nė marrėdhėniet mes Beogradit dhe Tiranės?
    Jam njė njeri qė dua tė vendos bashkėpunim dhe urat e miqėsisė dhe jo tė krijoj armiq. Ne u detyrohemi familjeve tė viktimave pėr pėrgjigjet. Mendoj se dy vende demokratike si Shqipėria dhe Serbia, do tė duhet tė bashkėpunojnė pėr rastet kriminale nėpėrmjet institucioneve tė tyre, pavarėsisht nga qėndrimet politike.
    Unė nuk shoh vend pėr pėrfshirje politike, vetėm nevojėn pėr tė mėsuar tė vėrtetėn dhe pėr tė vendosur drejtėsinė nė vend.
    Pavarėsisht nga refuzimi i bashkėpunimit nga Shqipėria, a do tė nisni hetimet tuaja?
    Hetimi zgjat pak, po ashtu si dhe transferimi nė institucionet ndėrkombėtare qė janė tė interesuara pėr kėtė ēėshtje. Unė mendoja se nė fillim ishte mė mirė t'i drejtoheshim prokurorisė shqiptare pėr kėtė. Hetimi ėshtė i mundur vetėm me marrėveshjen e kolegėve nga Shqipėria. Por ne kemi mėnyra tė tjera nė dispozicion, qė janė mė pak tė kėndshme dhe mė tė ndėrlikuara si pėr Shqipėrinė ashtu dhe pėr ne. Unė do tė doja tė vija nė dukje njė fakt: zyra e Prokurorisė sė Krimeve tė Luftės nė Beograd, nė krye tė sė cilės unė jam ka paraqitur akuza ndaj kriminelėve serbė tė luftės qė kanė kryer krime kundėr civilėve shqiptarė tė pafajshėm nė vitin 1999. Deri tani kemi ngritur akuza ndaj 17 policėve serbė, mes tė cilėve edhe atyre tė rangut tė lartė. Kjo ėshtė arsyeja pse ne shpesh jemi vėnė nė shėnjestrėn e politikanėve nacionalistė dhe fraksioneve radikale.
    Ju keni akuzuar direkt Kryeministrin shqiptar pėr dhėnien e urdhrave pėr zhdukjen e dokumentacionin lidhur me ēėshtjen, nėn ndikimin e ish-kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj. Ku bazohen akuzat tuaja?
    Ne bazohemi te transkriptet e takimeve tė zhvilluara nė Tiranė mė 15 shtator 2008, kur Ramush Haradinaj erdhi vetėm nė Shqipėri pėr tė takuar zyrtarėt shqiptarė dhe princin Leka, me tė cilin bashkėshortja e tij ka njė lidhje familjare. Vizita e tij erdhi menjėherė pas lajmit se prokurori serb pėr Krime Lufte do tė vizitonte Shqipėrinė. Bazohemi edhe tė llogaritė bankare nė disa vende tė huaja, qė janė shumė interesante, dhe kishin si qėllim kryerjen e pagesave nė lidhje me kėtė ēėshtje. FBI-ja amerikane zbuloi llogarinė e parė bankare qė ėshtė e lidhur direkt me Haradinajn, ndėrsa ata po kėrkonin personat e lidhur me financimin e akteve terroriste. Llogaria ndodhet nė bankėn Dardania nė Tiranė. Ne kemi edhe informata pėr veprime "spastrimi" nė zonėn e Shqipėrisė veriore.
    Si e shihni vijimėsinė e hetimit? A do t'i drejtoheni pėr kėtė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė?
    Unė mendoj se subjektet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare do tė merren me kėtė ēėshtje nė periudhėn qė do tė vijojė. Nė zemėr tė Europės, pas luftės, zhduken rreth 500 persona. Mendoni se kjo duhet tė mbetet njė ēėshtje e pazgjidhur?

    gazeta shqiptare

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Protesta nė Gurre te Matit kunder ..

    moderator.. po e gjete temen per kte teme.. bashkoja asaj teme e fshije kte si tem te re..


    BalkanWeb.com

    URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=31546

    Mat, protesta ndaj akuzave te Del Pontes


    (Dėrguar mė: 27/12/08) Protesta nė Gurre te Matit kunder akuzave te Karla Del Pontes per transplante te supozuara organesh ne nje shtepi te fshatit Rripe. Megjithe temperaturat e uleta dhe deboren, qindra banore nga fshatra te ndryshem jane mbledhur perpara shtepise se familjes Katuci duke i konsideruar akuzat e ish- kryeprokurores se Hages nje fyerje per gjithe zonen e tyre. Ne proteste ka marre pjese deputeti i zones Qemal Minxhozi nderkohe qe jane hedhur parrulla kunder Del Pontes e Milloshevicit duke kerkuar drejtesi per shpifjet.

    MAT- Qindra matjane kane vendosur te mblidhen e te protestojne publikisht ndaj akuzave te hedhura prej ish kryeprokurores se Hages Karla Del Ponte e qe jane perseritur kohet e fundit nga media e zyrtare serbe, se ne nje shtepi te fshatit Rripe ne komunen e Gures jane mbajtur rober serbe gjate kohes se konfliktit te Kosoves e mbi ta jane kryer tortura deri dhe transplante organesh. Mbi 300 banore nga zona te ndryshme te Matit jane mbledhur perpara shtepise se Abdulla Katucit, pikerisht shtepia e perfolur ne librin e kujtimeve te Del Pontes. Ne proteste ka marre pjese deputeti i zones Qemal Minxhozi nderkohe qe jane hedhur parrulla kunder Del Pontes e Milloshevicit duke kerkuar drejtesi per shpifjet.
    Ne hetimet e zhvilluara deri tani ne lidhje me akuzat e Del Pontes, asnjehere nuk eshte konfirmuar ndonje nga dyshimet qe ngriti teza e ish-kryeprokurores.
    Reshjet e vazhduara te debores ne prefekturen e Dibres po mbajne te angazhuar shtabin e emergjencave civile. Trashesia e debores ne zonat malore i ka kaluar 25 cm, por siaps prefektit Xhaferr Seiti deri nuk ka fshatra te bllokuar. Megjithate probleme serioze paraqiten ne rrugen nacionale, sidomos ne segmentin qe pershkon rrethin e bulqizes ku levizja pa zinxhire ehste e pamundur. Ne komunat e thella si Lure, Kala e Dodes, Ostren, Macukull, Xiber etj gjendja paraqitet gjithashtu e renduar si pasoje e motit.

    (a.r/news24/balkanweb)

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •