Nga Steve Forbes
E Premte, 21 Mars 2008
Ja te gjitha reformat ekonomike qe ka bere Shqiperia ne kendveshtrimin e analistit amerikan
Kosova, e cila eshte e dominuar nga popullsi etnike myslimane, ka pushtuar kryetitujt kohet e fundit, per shkak te shpalljes se pavaresise. Skeptiket mendojne se vendi nuk mund t'ia dale ekonomikisht. Por, atje eshte nje vend mysliman qe tashme eshte duke vepruar drejt. Dy vitet e fundit qeveria shqiptare ka vene ne jete nje numer te madh reformash. Ne frontin ekonomik, Kryeministri Sali Berisha ka krijuar qeverine me te vogel na raport me numrin e popullsise. Gjithashtu eshte ne vene ne jete aplikimi i takses se sheshte, si per te ardhurat personale te individeve ashtu edhe per fitimet e bizneseve. Kjo perqindje eshte e ulet po te kemi parasysh me pare se kjo takse per bizneset ishte 23 per qind. Sigurimet shoqerore gjithashtu jane ulur rreth nivelit 31 per qind. Tarifat doganore me vendet e Bashkimit Evropian jane eliminuar. Personeli i qeverise eshte reduktuar 30% dhe kostoja e prokurimeve eshte ulur me 20%. Totali i te ardhurave buxhetore nga 22% eshte rritur ne 27 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto. Nuk eshte surprize qe fuqimisht Fondi Monetar Nderkombetar ka qene kunder reduktimit te taksave. Por disa nga keto keshilla jane injoruar. Te beje qeverine eficiente Kryeministri ka iniciuar shembullin Estonez, duke sjelle teknologjine e larte ne grumbullimin e taksave dhe ne kontratat qeveritare.
Investimet e huaja direkt, pavaresisht nje baze te ulet, kane pesuar rritje te admirueshme, duke u dyfishuar ne 2007, ne krahasim me 2005. Shqiperia eshte nje vend i pasur me minerale, te tilla si kromi, nikeli dhe gjithashtu ka burime te bollshme te ujit te fresket. Qeveria eshte duke promovuar turizmin. Bregdeti atje eshte mjaft me i bukur se i Bullgarise. Shqiperia eshte shume afer anetaresimit ne NATO dhe kjo do te ndikoje shume pozitivisht ne besueshmerine e investitoreve te huajve. Gjithashtu, vendi ka forcuar bashkepunimin me Bashkimin Evropian per nje anetaresim te shpejte atje. Qeveria ka qene e suksesshme ne luften kunder korrupsionit dhe krimit, duke perfshire edhe trafikimin e femrave ne tregun evropian te prostitucionit. Ish prokurori i pergjithshem eshte larguar nga detyra per shkak te mosangazhimeve te mjaftueshme ne luften kunder krimit dhe korrupsionit. Qeveria ka punuar gjithashtu ne drejtim te permiresimit te klimes se biznesit, duke krijuar "one-stop shop" per regjistrimin brenda nje dite te bizneseve. Arsimi gjithashtu eshte permiresuar nga zgjerimi i sherbimeve qe po ofron sektori privat ne kete fushe. Qe nga renia e komunizmit ka qene ne bashkepunetore e ngushte e SHBA, sidomos me dergimin e trupave ne Irak. Ekonomia e saj dhe antikorrupsioni jane modele per vendet e tjera myslimane.
Marre nga revista "Forbes"
kohajone
"A do te jete tani fundi i panikut",
Shkrimi eshte pjese nje analize qe Steve Forbes ka bere mbi zhvillimet me te fundit ne ekonomine amerikane dhe pozicionin e SHBA ne raport me lufterat ne Irak dhe Afganistan. Ne shkrimin "A do te jete tani fundi i panikut", Forbes merr si shembull pozitiv Shqiperine dhe ekonomine e saj. Nje "histori e suksesshme myslimane" eshte konsiderata e Forbes mbi zhvillimet ekonomike te dy viteve te fundit ne vendin tone. Steve Forbes eshte presidenti dhe kryeredaktori i revistes prestigjioze ekonomike "Forbes".
Te interesuarit mund te lexojne analizen e plote ne http://www.forbes.com/forbes/2008/0407/015.html
Krijoni Kontakt