Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 63 prej 63
  1. #61
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    sipas logjikes dragutiane, duhet patjeter te jesh dora e dikuj qe te maresh pjese ne forum ... dhe nga sa merret vesh, perkatesia e dragut-it do te jete dosmosdoshmerisht i klanit kapo-gjoni-kondi, te ciles me aq besnikeri te shkelqyer i sherben laboranti i urines se hysniut ...

    sigurisht jam komplet per mendimin se ekstremet puqen edhe kozmopolitisht, nisur nga foto qe aq vendosmerisht ka postuar vetull ngrysuri poshte emrit ... ne papershtatshmeri qe te vendose nje her per nje here fotografine e enverit ose te hysniut ...

    ndjehem pakufizimisht mirenjohes qe draguti nuk eshte moderator, se ndryshe do te merrte masa historiko-herkuliane, jo vetem duke fshire postime, por edhe duke me ndjekur nje here e pergjithmone nga forumi ...

    kam bindjen e patundur, eshte ne misionin tim etik qe te mos besoj se draguti eshte alias i ndonje administratori ...

  2. #62
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli Thu, 29 May 2008

    Revansh hakmarrės

    Nga Arben Rrozhani

    Lidershipi i PD-sė prej mėse shtatė javėsh ėshtė futur nė njė betejė mediatike, me tė gjithė zėrat kundėr, duke i shndėrruar ato nė sulme tė egra dhe qė tė kujtojnė frymėn e qeverisjes sė parė tė saj nė mesin e viteve ’90. Nė qendėr tė sulmeve ėshtė vėnė media vendase, e cila pas tragjedisė sė Gėrdecit, pėrpos pasqyrimit tė ngjarjes, ka ngulmuar edhe ndėshkimin e fajtorėve tė krimit qeveritar.

    Sulmet nuk kanė pėrjashtuar as shoqėrinė civile, e cila i ėshtė bashkuar pushtetit tė katėrt, duke kėrkuar edhe sensibilizimin e komunitetit ndėrkombėtar pėr pasojat qė do tė ketė vijimi i kėsaj mėnyre qeverisjeje nė Shqipėri, pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e vendit, qė sheh drejt anėtarėsimit nė NATO dhe marrjes sė ftesės si vend kandidat pėr nė Bashkimin Europian.

    Retorika agresive dhe jonjerėzore qė PD-ja e drejtuar nga z.Berisha pėrdori tre ditėt e fundit pėr mediat, vetėm mori shkas nga vdekja aksidentale e manjatit tė medias, Dritan Hoxha. Por nė thelb, ėshtė shprehje e vrerit tė akumuluar shtatė javėt e fundit, kur mediat kritike ndaj qeverisjes, po venė nė dukje kancerin qė po gėrryen qeverisjen vertikale tė PD-sė, e cila zbaton verbėrisht direktivat politike tė njė individi tė paaftė pėr tė prodhuar sukses dhe tė vėnė poshtė nga pesha e dhjetėra mashtrimeve elektorale, qė do mjaftonin pėr t’i hequr vizėn nė ēdo vend normal tė planetit.

    Mė 19 mars 2008, vetėm 4 ditė pas tragjedisė sė pėrgatitur nėn kujdesin e autoriteteve shtetėrore nė Gėrdec, Kryeministri i quajti mercenarė reporterėt qė raportonin nga zona e shpėrthimit, qė mblidhnin qindra dėshmi qė vinin me shpatulla pėr muri kabinetin qeverisės dhe tė gjitha ministritė e linjės apo agjencitė e tij.

    Nė fakt media, duke u bazuar nė sjelljen e pastragjedisė, pa dashje kishte bėrė edhe parashikimin qė nuk kishte mundur ta bėnte as mė vizionari nė PD: se ashtu si beteja mė e mirė ėshtė sulmi, qeveria e z.Berisha do tė pėrdorte kartėn e marrjes sė ftesės pėr anėtarėsim nė NATO, pėr tė nxjerrė dhėmbėt si qeverisje qė punon pėr integrimin e vendit nė strukturat Euroatlantike; se pas angazhimit fillestar, ashtu siē bėn krimineli pėr tė rregulluar vendin ku ka kryer krimin, qeveria do tė linte viktimat e Gėrdecit jetime nė tragjedinė qė u kish ardhur nga qeveria; se pėsimi nga masakra e Gėrdecit nuk do tė bėhej mėsim pėr autoritetet shtetėrore, qė tė bėnin kthesė nė keqqeverisjen e ofruar pėr shqiptarėt para 15 marsit 2008 dhe, sė fundi, se qeveria do tė jepte shembuj konkretė pėr seriozitetin qė duhet tė ketė nė marrėdhėniet me vendet qė i kanė ndenjur afėr Shqipėrisė.

    Pėr fatin e keq tė qeverisė sė z.Berisha, hamendėsimet e medias shqiptare pak javė mė parė, sot janė realiteti qė i errėson sytė piramidės qeverisėse. Ditėt e fundit, kryeministri ėshtė sulur tė presė shirita pėrurimesh nė disa vepra publike, qė janė investime tė pushtetit vendor, pėr tė ngritur lart vizonin e kabinetit qeverisės.

    Por krateri i Gėrdecit, vepra mė antipublike qė njė qeveri mund t’u bėjė shtetasve tė vet, ėshtė ende nė gjendjen e 15 marsit. Nė mėnyrė ironike, Shqipėria ka dėrguar njė kompani demontimi municionesh nė Bosnje, por nuk ka njė plan shqiptar pėr pastrimin e zonės sė kthyer nė njė rrezik vdekjeje. Mijėra tė pastrehė janė nė mėshirė tė ndihmave qeveritare, pa tė cilat nuk mund tė nisin rindėrtimin e banesave. Qindra biznese tė shkatėrruara presin gjithashtu lėmoshėn qeverisėse pėr tė dalė nga kolapsi.

    Por fakti mė domethėnės qė ka denoncuar media qė sulmohet sot, ėshtė shmangia e objektit tė diskutimit qė nuk mund tė mbyllet: vonesa me sa ėshtė e mundur e ēuarjes para drejtėsisė tė atyre qė gatitėn krimin nė Gėrdec. Nė pararojė ėshtė Kryeministri, i cili edhe shtatė javė pas krimit qeveritar ende nuk i ėshtė pėrgjigjur kėrkesės sė deputetėve tė opozitės dhe opinionit publik pas tyre, se cili ishte roli i tij nė biznesin qeveritar tė municioneve.

    Kryetarja e Kuvendit prej shumė ditėsh po zgjat vizitėn nė Bruksel, nė njė tentativė qė pėrkthehet nė Tiranė si lodhje in extremis tė atyre qė ngulmojnė nė heqjen e mandatit tė deputetit Mediu, ministėr Mbrojtjeje nė kohėn e Gėrdecit, duke sfiduar hapur autoritetin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme.

    Aspekti tjetėr dėshpėrues qė vetėdenoncon qeverinė ėshtė status-quoja nė mėnyrėn e bėrjes sė qeverisjes nė vend, me tė njėjtėn frymė dhe me tė njėjtėn mėnyrė si prej shtatorit 2005 kur u mandatua kabineti qeverisės. Ėshtė mė e madhe rrumpalla mes aleatėve nė qeverisje qė kontrollojnė dikastere tė rėndėsishme, falė formulės sė votave nė Kuvend qė pėrbėjnė shumicėn e brishtė parlamentare, se sa zbatimi nė praktikė i premtimeve elektorale tė dhėna tre vite mė parė.

    Mediat vijojnė tė denoncojnė gėrdecizimin e ekonomisė dhe tė shoqėrisė shqiptare, pasojat e tė cilės do tė ishin shumė mė tė rėnda dhe me pasoja tė pariparueshme pėr vendin. Pikėrisht, nxjerrja lakuriq e “mbretit” aktual tė pushteteve nė Shqipėri, reflektohet nė kundėrsulmin e javėve tė fundit, i cili nuk e shpėton qeverisjen nga llumi ku ėshtė zhytur, por vetėm e fundos atė edhe mė thellė.

    Dhe ky nuk ėshtė faji i pushtetit tė katėr, por i pushtetit tė papėrgjegjshėm qė ėshtė ulur kėmbėkryq nė lidershipin e PD-sė.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    PD para dhe pas Gerdecit qe edhe eshte nje bande kusaresh te pacipe e te paskrupullt qe beri e qe po ben namin. Ska sipas mendimit tim perkufizim tjeter per kete organizem qe as parti smund te quhet.
    Edhe ata pak burra te mire qe ka o jane lene jashte loje o si ndihet zeri fare.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  2. Gazeta Shqiptare veteinskenon "bllokim te gazetes" per te krijuar sensacion
    Nga Bledari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 13:45
  3. Kush janė 9 spinoff-et e Soros qė krijojnė Partinė G99
    Nga bnik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 12:30
  4. Sot 1 vit nga tragjedia e Gėrdecit
    Nga RaPSouL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  5. Tragjedia e Gerdecit dhe politizimi i tij
    Nga AVataj nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •