Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Vetvetja

  1. #1
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Vetvetja

    Ajo qe ne quajme "vetvete",ka fytyrat e meposhtme:

    Vetvetja qe mendon.

    Vetvetja qe ndjen.

    Vetvetja qe vepron ne dobi te jetes,te egzistences,mbijeteses.

    Gjithe keto fytyra bashke,perbejne veten tone,ashtu si mund ta pershkruajme.

    Ne keto zona,nuk ka asgje,te cilen nuk mund te pershkruajme,psh,veprimet e trupit tone.

    Ndjenjat,zakonisht,mund t'i pershkruajme,gezim,zemerim,nerva etj.

    Mendimet tona,mundemi gjithashtu,t'i pershkruajme.

    Gjithe keto fytyra,perbejne faktet kryesore te jetes.

    Se fundi,eshte edhe nje fytyre tjeter(me te cilen vijme ne kontakt,gradualisht)vetvetja vezhguese.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  2. #2
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Vetvetja eshte nje koncept shume i nderlikuar. Ka te beje me cdo aspekt qe ti mendon se eshte pjese e jotja dhe njekohesisht me shume aspekte qe te tjeret mendojne se jane pjese e jotja. Vezhgimi i jashtem eshte pjese e dobishme e njohjes se vetvetes.
    Duke qene se nuk e njohim vetveten ,perkufizimi yne per veteveten eshte gjithcka qe ndergjegjesisht na takon. Njih vetveten; eshte nje 'urdher' i mocem i cili ne praktike perkthehet;Njih sa me shume vetveten.

    Tek njeriu une shoh 3 shtresa:
    1- shtresa gjenetike natyrore, e cila eshte gjithcka ne kemi trashegimi ,qe nga instiktet natyrore te cdo njeriu deri tek instiktet e races apo fisit.

    2- shtresa qe quhet Uni, e cila perbehet nga endrrat e deshirat te cilat burojnenga gershetimi i shtreses se pare dhe shtreses se trete.

    3- shtresa qe i tregojme botes, e cila perbehet nga gjithcka qe ne fitojme gjate jetes e qe shpeshhere bie ndesh me shtresen e pare .
    Kjo quhet edhe 'fytyra jone',pra cka u tregojme te tjereve se jemi,pavaresisht se shpeshhere ne jemi te nje lloji sepse duhet te jemi e jo sepse duam te jemi.

    Njih vetveten ! Kjo do te thote qe duhet te kalojme pertej asaj qe tregojme se jemi,pra drejt Unit. Sapo njohim Unin zakonisht fillon frika se kush jemi . Studimi i Unit ben qe te shquhet edhe shtresa e trete, ajo e instikteve e karakeristikave mbarenjerezore,atyre raciale e atyre fisnore. Kush arrin tek kjo shtrese tmerrohet prandaj ne pergjithesi njerezit qendrojne tek njohja e vetvetes tek shtresa e trete,fytyra qe i tregojme botes.

    Ka edhe njerez qe kane zhvilluar 2 nenshtresa tek shtresa e trete. Ky quhet njeriu me 2 fytyra.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyj-Njeriu : 10-06-2008 mė 12:33
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Egziston nje histori e vjeter(koan)me nje njeri te shenjte,i cili shkoi tek mesuesi i tij,ne moshen e rinise dhe i tha:"Jam nje njeri me shume nerva,dhe dua te me ndihmoni".Mesuesi i tha:"Me trego nervat e tua."Njeriu i tha:"Por ne kete moment,nuk kam nerva.Nuk mund t'ua tregoj."Dhe mesuesi i tha:"Atehere eshte e qarte,qe nuk je ti nervat,perderisa disa here,as qe egzistojne."

    Ajo qe jemi,ka shume fytyra,por keto fytyra,nuk jane ne.

    Jemi bere qenie shume te cuditshme.Por edhe pse kemi veshtiresi te medha,kemi nje dicka qe na eshte dhene,te cilen shume qenie te tjera,nuk e kane.Nje mace,eshte nje mrekulli,por macja,nuk e di,thjesht e jeton.Ne,si qenie njerezore,kemi mundesine ta jetojme dhe ta kuptojme.Nga sa di,jemi njerezit e vetem ne bote,qe kemi kete mundesi.Perderisa na eshte dhene kjo mundesi,duhet te jemi krenare per kete dhe ta jetojme jeten tone,ne baze te vezhgimit te vetevetes,si pasqyre e keaj jete.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Tema tė Ngjashme

  1. Vetėbesimi
    Nga Ermali-AL..... nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-12-2024, 22:55
  2. Ē'ka ju pėlqen mė shumė tek vetvetja?
    Nga mitjuk nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 16-12-2007, 13:42
  3. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  4. Plasaritje
    Nga fisnik nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 09-11-2004, 02:17
  5. Ku jeni o TRIMA?!
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 15:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •