Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2008
    Postime
    224

    Unë dhe të tjerët

    Keni vene re kur po trajtoni dicka teper te rendesishme dhe shume te dobishme, praktike, thelbesore, por per cudi i merzit te tjeret qe pa ia kapur fare kuptimin e asaj qe thua kthejne koken ne krah tjeter. Habia me e madhe ishte kur shoku im e konsideroi nje diskutimin tim treguesin qe une isha shume i stresuar dhe i deshperuar nga problemet dhe ngaqe nuk shkoja mire me pfamiljen. Une jam njeri qe dua te qendroj vetem por jo te heq dore nga kenaqesite e jetes. Dua te kem miq, te dashura, familje por jo te qendroj shume kohe i shoqeruar. Habitem me seriozitetin qe i vene disa njerez marredhenieve shterpe. Habitem qe nuk duan te shpetojne nga mediokriteti dhe kenaqen me mbeturinen e pare qe jeta i ofron. Aq me keq i konsiderojne fjalet e mia te deshperuara. Une, qe kam nje optimizm te pashkaterrueshem, force te shkelqyer, te jashtezakonshme. Po keshtu jane te forte edhe te tjeret, por ata nuk duan ta dine. Sa fatkeqesi e madhe qenka mungesa e inteligjences. Barazon nje qenie superiore si njeriu me nje kafshe. Pa dashur te paragjykoj njeri per mentalitetin e tij dhe per tipin e inteligjences se tij do doja te dija si mendoni ju per te tjeret dhe pse mendoni ashtu.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    AJSBERG per temat qe hapni ju kam simpati te vecant por mendoj se tek kjo tema me zemerimin qe ke ke gabuar pak ne te shprehur ose ndoshta une nuk po te kuptoj mire por kjo nuk do te thote qe une s'kam inteligjenc. Keshtu ndodh dhe me miqte e tu: ose nuk te kuptojn ose ti nuk shpjegohesh mire ose ata pretendojne ne jete shume here me pak se sa ti. Meqe ti ke nje optimizem te pa shkaterrueshem (dhe me behet qejfi sepse personat qe luftojn ne jete i admiroj) nuk duhet ta paragonosh veten me njerez pa ambicje ose me ambicje por qe s'dine o s'duan te luftojne per ti arritur.ekziston dhe ajo shprehja qe" fatin si ta kerkosh te vjen"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Une nuk dua te ofndoj inteligjencn e asnjerit. Perderisa ti ke ide dhe i ke treguar ne temat e mia konsiderohet qe ke inteligjence te mire te ciln une e respektoj. Vleresoj edhe inteligjencen e te tjereve qe nuk shprehen n tmat e mia. Sigurisht eshte e drejta e tyre te flasin me ke te duan ku te duan dhe si te duan. Por ajo qe me shqeteson mua eshte dicka tjeter. Une dua te poshteroj huqin e atyre qe duan te percmojne ate qe eshte per tu vleresuar. Disa gjera e lartsojne njeriun dhe disa te tjera e poshterojne. Te merresh me diskutime praktike te dobishme thelbsore tregojne seriozitet, inteligjence. Te pretendosh te kunderten aq me keq te ngulmosh, do te thote te fryhesh kot si tollumbac. Mungese inteligjence po e zeevendesoj me njeri me idera te pakta meqe eshte fjale e rende.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Nuk e mora personale thjesht shembull per tu kuptuar. Nuk mund ti poshterosh huqin nje njeriu qe:ngrihet ne mengjes,lane syte,rregullon balluket ve syzet kur bie shi dhe krekoset gjithe diten sepse kete ka zgjedhur si profesion dhe nuk njeh as ambicie dhe grada inteligjence(ketu ke vetem humbje kohe). n.q.s. po flet per tjeter kategori njerezish o shokesh qe jane pak me larte apo me poshte inteligjences tende d.m.th qe njohin nota diskutimi,vleresimi,konkluzioni(imponimi jot mund te zere vend) pastaj nese personave u pelqen mendja e tyre "e ditur" quhen inteligjent me kafk boshe. Gjithesecili ruan teorit e tij po mire eshte te jene te dobishme qe te fitoj dhe une qe i degjoj dicka.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Kjo eshte normale. Por cdo te ndodhte sikur secili te degjonte vetem ato qe thote vete dhe asnjeri te mos ia dinte per fjalet e tjetrit. Kjo duhet te jete ne rregull se inteligjenca korigjohet. Ne fakt ne po i japim rendesi me shume sec duhet inteligjences. E them kete sepse ka njerez qe e njohin mire ceshte e mire e ceshte e keqe po nuk kane fuqi jane te pazote te korigjojne veten e tyre. Prandaj jeta i kalon ne zbrazeti dhe pa lumturi. Nuk marrin vendime te medha ose nuk i cojne ato deri ne fund. Me kete nuk dua te ul aspak vleren e inteligjences qe pak me pare e lartesova, por njeru duhet te jete dikush me shume dhe jo nje kufome e gjalle.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga AJSBERG Lexo Postimin
    Kjo eshte normale. Por cdo te ndodhte sikur secili te degjonte vetem ato qe thote vete dhe asnjeri te mos ia dinte per fjalet e tjetrit. Kjo duhet te jete ne rregull se inteligjenca korigjohet. Ne fakt ne po i japim rendesi me shume sec duhet inteligjences. E them kete sepse ka njerez qe e njohin mire ceshte e mire e ceshte e keqe po nuk kane fuqi jane te pazote te korigjojne veten e tyre. Prandaj jeta i kalon ne zbrazeti dhe pa lumturi. Nuk marrin vendime te medha ose nuk i cojne ato deri ne fund. Me kete nuk dua te ul aspak vleren e inteligjences qe pak me pare e lartesova, por njeru duhet te jete dikush me shume dhe jo nje kufome e gjalle.
    Ku eshte inteligjenca tek nje njeri qe veshet i perdor per te degjuar ato cka thote vete???(ai s'shkemben gje me boten jashte vetes) ku eshte inteligjenca kur ti e ke por nuk e perdor per te miren e vetvetes imagjino ta tresmetosh me tej???? "rasti pare quhet budalla i zgjuar" ndersa i dyti "ke po s'di ta menazhosh"

  7. #7
    Wilma Maska e xhuliana
    Anëtarësuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    Emilia-Romagna
    Postime
    824
    Cdo njeri ka ate boten e tij, keshtuqe te tjeret o do ti marresh ashtu sic jane, ose do ti evitosh. ky eshte principi i raportit qe instauroj me te tjeret.
    La Lussuria, La Superbia e L'Avarizia ostacolano il Pentimento

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Nuk eshte tersisht problemi tek inteligjenca. Njerezit ketu konsiderojne vullnetin cmenduri. Konsiderojne ambicjen si gje te kote. Nje jete te rehatshme pa lufte quhet arritje e madhe. Te kenaqesh me mbeturinen e pare qe jeta te ofron konsiderohet virtyt. Ketu njerezit i ka marre lumi. Duhet me u zhduk nje sahat e me pare qe ketej. Jo se une jam me i mire. Edhe une kam dobesite e mia, por une jam ne lufte te perhershme me to. Deshira ime me e madhe eshte te realizoj fuqizimin e vullnetit e ne momentin qe do te mundem e do dua ta arrij vendosmeria dhe kembengulja ime do te jene te plotefuqishme. Ne jete ose do dominosh ose do te dominojne. E une nuk dua te dominohem nga ca tollumbace te fryra nga ca qe jane bere te fuqishem ne menyre spontane. Keshtu duhet konsideruar jeta. Nesu nuk lufton kunder realitetit , kunder rrethanave, kunder te tjereve nuk mund te pretendosh per beteja me te medha ne jete.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2008
    Vendndodhja
    Ne kete fshat elektronik!
    Postime
    56
    Mos u anko & buzeqesh.Njeriu i mencur perdor humorin per te thyer akullin qe krijon keqkuptimi!

    Deep down underground

  10. #10
    Wilma Maska e xhuliana
    Anëtarësuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    Emilia-Romagna
    Postime
    824
    Njerezit qe kenaqen me pak ne ekonomi quhen "averse te rrezikut" dmth qe nuk e duan rrezikun ,e evitojne ate. Ky eshte motivi pse njerez nuk arrijne shume gjera ne jete; jo se nuk kane vullnet, por kane frike te rrezikojne,edhe si perfundim kenaqen me ate PAK qe kane te sigurte.

    Te kesh vullnet do te thote edhe te rrezikosh!
    shembull:
    individi 1: investon ne nje titull me rendiment 50%,probabilitet qe ajo shoqeri te falimentoje 90%
    individi 2: investon ne nje titull me rendiment 15%, probabilitet qe shoqeria te falimentoje 20%
    individi 3: investon ne tituj te shtetit, te cilet nuk kane rrezik me rendiment 2%.

    Ti ne cilin grup e fut veten?

    Nuk eshte se "keta njerez i ka marre lumi", aspak; ky eshte perceptimi yt i realitetit. Keta njerez ndihen mire me jeten qe bejne sepse ato jane preferencat e tyre per jeten.
    Ata shume mire i dine mundesite qe kane, por gjithcka varet nga karakteri i tyre dhe nga menyra se si duan ta bejne jeten
    La Lussuria, La Superbia e L'Avarizia ostacolano il Pentimento

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. cfar na dallojne ne si shqipetar nga te tjeret
    Nga brumarfed në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 23:11
  2. A ju pengon fakti i te qenit shqiptar ne raportimin me te tjeret?
    Nga SKUTHI në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 09:09
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Nuk e di per te tjeret, por une jam nga Prizreni
    Nga deep_blue në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 12:24
  5. Jam dhe ketu si gjithe te tjeret
    Nga Livena në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 24-01-2003, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •