Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Shqyrtime pėr shtetin

    Written by Esat Stavileci
    Monday, 17 March 2008


    Vrojtime hyrėse

    Pėrkufizimi i shtetit sot paraqet njė prej detyrave mė tė rėnda dhe mė tė vėshtira tė teorisė. Pėrkufizimi i deridjeshėm ėshtė pjesėrisht i pranueshėm dhe mė shumė i kontestueshėm. Zhvillimi objektiv i shoqėrisė ka ndikuar dhe vazhdon tė ndikojė nė ndėrlikueshmėrinė e pėrkufizimit tė shtetit.

    Nuk ekziston njė pėrkufizim i pėrgjithshėm i shtetit, edhe pse nė teori ka afrime pikėpamjesh, sa i pėrket elementeve prej tė cilave do tė mund tė sajohej njė pėrkufizim i tillė.

    Problemi i parė paraqitet pėr shkak tė diversitetit tė tipeve tė shtetit.Cdo tip i mėvonshėm i shtetit paraqitet mė i zhvilluar dhe mė kompleks.Ky fakt e bėn edhe mė tė vėshtirėsuar pėrpjekjen pėr tė ofruar njė pėrkufizim tė pranueshėm tė shtetit pėr tė gjitha tipet e tij dhe pėr tė gjitha kohėt nė tė cilat ai ėshtė paraqitur.

    Por, a janė vetėm kėto dy rrethana qė e kushtėzojnė pėrkufizimin e shtetit ? Cdo pėrgjigje nė kėtė pyetje ėshtė me mė shumė elemente mohimi se pohimi.Nėse pranohet ky gjykim, vėshtirėsitė pėr tė ofruar njė pėrkufizim gjithėpėrfshirės tė shtetit bėhen edhe mė tė mėdha.

    Nga duhet tė fillojnė shqyrtimet teorike mbi shtetin ? Nga rezultatet tashmė tė arritura tė teorisė apo menjėherė nga pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar njė teori tė re mbi shtetin ? Mendojmė se tregohen iluzionistė tė mėdhenj ata qė anashkalojnė rezultatet tashmė tė njohura tė teorisė dhe hidhen nė aventura pėr hir tė ndėrtimit tė njė teorie tė re mbi shtetin.

    Kėrkimi i njė rruge midis kėtyre dyjave, ndoshta, do tė mund tė tregohej mė shumė rezultativ, veēanėrisht nėse ajo rrugė do tė ndėrtohej mbi vėshtrimin kritik tė teorisė ekzistuese mbi shtetin dhe me njė shkallė tė formėsimit tė teorisė sė re pėr tė.

    Ne kemi pėrzgjedhur pikėrisht kėtė rrugė, jo si tė vetmen tė mundshme, por si mė racionalėn, pėr t’i ofruar lexuesit, jo vetėm njė panoramė pikėpamjesh tė njohura, por edhe njė laryshi opsionesh tė reja tė cilat do tė presin gjykimin e kohės pėr t’i vendosur nė tė pranueshme ose tė papranueshme pėr tė.Prandaj, autori i librit qė po i ofrohet lexuesit nėpėrmjet ėeb faqės sė tij, nuk ka menduar vetėm nė atė qė do tė mund tė merrte prej librit njohuri pėr shtetin, por edhe nė lexuesin qė do tė mund tė provokohej pėr kėndvėshtrime tė reja, duke e provuar edhe vetėn si autor i mundshėm i tyre.

    Kur pata propozuar pėrfshirjėn e kėtij libri nė botimet e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės pėr vitin 2008, kisha parasysh faktin se Kosova, brenda kėtij viti, do tė deklarojė pavarėsinė e saj, sado e kufizueshme qė tė jetė ajo pėr njė periudhė kohore qė shumė vėshtirė do tė mund tė parashikohet, meqė do tė jetė e varur nga zhvillimet, si tė brendshme, ashtu dhe tė jashtme.

    Me rastin e propozimit tė kėtij projekti, gjykoja se njohuritė pėr shtetin, nė shtetin e porsalindur tė Kosovės, nė mos asgjė tjetėr, do tė mund tė luanin rolin e mamisė qė ndihmon “daljen e foshnjės nė dritė”.

    Kosova, edhe pėr njė kohė, do tė qėndrojė “nė inkubator” dhe do “tė mbahet me infuzion”.

    Bėrja e shtetit ėshtė shumė mė shumė se deklarimi i tij.

    Shkrimet e mia nė kėtė vit do t’i kushtohen, ekskluzivisht, shtetbėrjes.Eshtė koha qė pėrzgjedh temėn, por edhe anasjelltas.


    Paraqet,Sabri Selmani

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Shteti

    Shteti lindi si nevoje e shoqerise ose e nje populli per mbrojtjen e tij ne formen me te larte te organizimit shoqeror.
    Shteti lindi si nevoje e koordinimit te punes dhe pasurive te kesaj shoqerie per nje nivel me te larte shoqeror ne dobi te asaj shoqerie.
    Pra ishte nevoja shoqerore pra e interesave te individive qe lindi shteti dhe jo se shteti lindi sepse dikush pregatiti nje teori apo disa teori dhe ja imponoj shoqerise per zbatim.
    Shtetet e krijuara mbi kete baze "artificiale " e kane te veshtire jetesen dhe jane gjithmon me probleme shoqerore.
    Shembull per kete eshte ish Jugosllavia,ish URSS etj.

    Shteti meqense lind si nevoje e individeve te nje shoqerie per nje shkalle me te larte organizimi dhe jetese duhet t'ju sherbeje idivideve te asaj shoqerie qe e kane krijuar, pra duhet te jete sherbetore e tyre dhe qe ky shtet te luaj kete rol duhet te kotrollohet dhe te ndryshohet po nga keta individe.

    Ndersa realiteti flet ndryshe:

    Shteti sot ne te gjith boten nuk eshte sherbetor i shoqerise qe e ka pjelle, nuk shikon interesat e individeve apo te asaj shoqerie perkundrazi ai e ushtron pushtetin e tij pikerisht per shfrytezuar kete shoqeri dhe individet e saj ne intetres te tij interes qe nuk eshte me ai i pari pra i koordinimit te punes dhe pasurive te shoqerise por ai i shperdorimit te ketyre pasurive per individ (diktatoret) klane dhe shoqeri qe shkeputen nga shoqeria baze duke krijuar keshtu nje shoqeri te re mbi shoqerine egzistuese , shoqeri kjo qe perdor pikerisht te ardhurat e shoqerise baze per tu pasuruar e ushtruar pushtetin e tyre .Kjo shoqeri e re eshte e interesuar qe te mbaje nen presion dhe kercenim te vazhdueshem shoqerine baze per te mos humbur privilegjet e tyre.
    Dhe per tja arritur kesaj ajo mundohet ta lere injorante shoqerine baze duke e ndare kete shoqeri ne skllever dhe pronare por kujdes jo ne pronare privat, por shteteror te cilet perfitojne nga ky pushtet pa pasur asnje aktivitet korcial.
    Biles nje shtrese e shoqerise baze mundohet te shkeputet nga kjo skllaveri duke punuar si pronar per aktivitete komerciale personale, dhe shpesh kur del i sukseshem futet ne shoqerine e re dhe behet pjese e saj ne menyre qe te rrise me shume te ardhurat e tij.
    Por kjo nuk ndodh me te gjithe ka shum prej tyre qe punojne dhe fitojne ndershmerisht dhe shtypen gjithnje e me shume nga shteti njesoj si per shoqerine baze.

    Si perfundim dua te them se shteti i sotem eshte shtypes, i lirive dhe te drejtave te individit eshte nje shtet hajdut i djerses dhe gjakut te shoqrise baze , ku me shume e ku me pak.
    Per te rifituar keto te drejta keta individ dhe kjo shoqeri duhet te ndertojne nje tip te ri shteti , dhe qe eshte pikerisht shperberja e tij duke e lene kete klase shtypse pa burimin e tyre kryesor financiar.
    Pra per mendimin tim shteti duhet te shperbehet plotesisht dhe shoqeria e re te organizohet ne forme tjeter ku shteti te funksionoje si objekt imagjinar dhe jo konkret pra qe preket, por qe ne te njejten kohe te funksionoje realisht.
    Ne momentin e sotem te zhvillimit njerezor nga njera ane kemi nje hap te madh perpara ne teknologji dhe ne vitet pasardhese do jete edhe me i madh dhe nga ana tjeter kemi nje organizim shoqeror qe ka filluar te mos i pergjigjet me ketyre ndryshimeve nga ku lind si nevoje edhe nje organizim i ri shoqeror e shteteror.
    larguar forever

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Shteti ka lindur si nevoje e aristokracise. Lindja e pabarazise ekonomike beri qe te shpikej nje menyre e mire per te ruajtuar pasurine e fituar. Shteti ishte menyra me e mire e mundshme.

    Kush mendon se shteti eshte mbrojtes i te varferit gabon rende.shteti ka lindur jetuar e do vazhdoje te jetoje per te mbrojtur te pasurin.

    Ne kosove ekziston pabarazia keshtu qe do automatikisht do ekzistoje edhe shteti,prandaj ceshtja eshte se cfare forme shteterore duhet te ekzistoje e kush do e kete pushtetin.

    Faktikisht per t'iu pergjigjur kesaj pyetjeje duhet ne radhe te pare te shikojme se kush ka sovranitetin.
    Sovraniteti eshte karakteristika themelore e shtetit. Kur thua shtet ke thene njekohesisht edhe sovranitet....Aktualisht sovraniteti i kosoves i takon Europes,keshtu qe forma shteterore dhe pushtetin real e kane europianet,te cilet do bejne normalisht kohen e mire dhe te keqen.

    Ceshtja e shtetberjes ne fakt i takon krijimit te administrates ,burokracise se nevojshme por ketu shkeputemi nga teoria se c'eshte shteti e futemi ne praktiken e ndertimit te shtetit.

    Me ka ngelur ne mendje shprehja e Nices : Shteti eshte krijuar per te tepertit
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Luigj Gurakuqi mbi shtetin ne Shqipni
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 03:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •