këto ditë në fakultet kemi bëri disa studime rreth temave të ngjashme... ky është një punim i imi, nuk dua të promovohem, por besojë se është interesant dhe se do t'i hyjë ndokujt në punë...
Format e të menduarit dhe të vepruarit politik shqiptar
Tradicionalisht shqiptarët si njëri ndër popujt më të lashtë indo-europian, e padyshim më i lashti në Ballkan, përgjatë historisë së tyre kanë qenë të eksperiencuar nëpër fazone të ndryshme sfiduese të cilat kanë ardhur si reperkursion i konjukturave të ndryshme politike. Marrë nga kjo, potencialisht kapaciteti i të menduarit politik dhe të vepruarit politik shqiptar ka rezultuar parimisht me krijimin e dy periudhave të ndryshme historike e ku në fakt janë etabluar edhe format e prakticitetit politik të shqiptarëve.
Nga ky konstelacion periudha e parë përkon me tërë atë ravijëzim kohor, kur shqiptarët ishin objekt i narracioneve politike, ndërkaq periudha e dytë me të qenurit subjekt politik. Në kontekst të studimit periudha e parë i subordinohet pak a shumë abstraktivitet, ngase është periudhë kur shqiptarët potencialisht nuk kanë qenë faktorë gjenerues të konsekuencave politike. Ndërkaq periudha e të qendurit subjekt, shënon arritjen e stadit kur shqiptarët arrijnë kapacitetin e gjenerimit të konsekuencave politike. Për më tepër periudha e të qenurit objekt, përkon me konstelacionin zhvillimor të politikës relative në Ballkan, ndërkaq periudha e të qenurit subjekt interferon me dilpomacinë, përkatësisht Real-Politikën si formë e veçantë e politikbërjes në këtë rajon.
Së këndejmi periudha e parë anipse pa ndonjë traditë të trashëguar, dhe me gjithë sforcimet në kontekst të etablimit të mirfilltë si pasojë relativitetit politik, ka arritur të formësojë një kontinualitet të eksitencës dhe evoluimit të vet. Nga kjo periudhë konkretisht kanë dalur dy tradita (nëse nisemi nga konceptimi psiko-social dhe kulturor i shqiptarëve) fundamentale të të menduarit dhe vepruarit tradicionalo-politik tek shqiptarët, apo dy rryma ose linja ekskluzivisht politike të praktikës politike ndër shqiptarët.
Tradita, përkatësisht linja e parë politike e krijuar tek shqiptarët është ajo që vazhdimisht përgjatë historisë ka denjuar të jetë e prirur drejt bashkëpunimit tradicional dhe politik me popujt (etnitë) e më vonë edhe me kombet-shtetet fqinje ballkanike në rradhë të parë me bizantinët, serbët, malazezët, grekët e më pak me bullgarët dhe vllehët, kundër popujve, përkatësisht kombeve-shteteve jashtëballkanike, në rradhë të parë kundër turqëve, austro-hungarezëve, gjermanëve dhe italianëve, gjithnjë në fazon të nisjes nga "qëllimi i mirë" i realizimit të aspiratave dhe kërkesave eksistenciale, tradicionale kombëtare e politike të shqiptarëve. Në kontekst të të perceptuarit të realitet politik, apo të raportit hobsian Mik/Armik, linja e parë miq i konsideron fqinjët e lartëcekurë ballkanikë, ndërkaq armiqë popujt respektivisht kombet-shtetet jashtëballkanike poashtu të lartëcekura. Pikënisja gnoseologjike e realititet politik nga përfaqësuesit e kësaj linje është e këtillë : Popujt e Ballkanit (bashkërisht) i kanë armiqë të përbashkët - "agresorët jashtëballkanikë", dhe nëse Ballkani (tërësia) rrezikohet nga të lartëpërmendurit, atëherë po i njejti rrezik i'u kanoset edhe trevave shqiptare përkatësisht shqiptarëve (pjesës), që është mbivlerësim i përkatësisë gjeografiko-rajonale ndaj asaj kombëtare. Nëse nisemi nga këndvështrimi analitiko-politik i "Game Theory", atëherë del se linja në fjalë preudikon aleancën e "miut" (shqiptarëve), me "macen" (fqinjët ballkanikë), kundër "luanit" (popujve, kombeve-shteteve apo protektorëve jashtëballkanikë(!)).
Edhe tradita apo linja e dytë e bashkëpunimit me jashtëballkanikët kundër ballkanikëve, linjë kjo nga e cila dolën nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar, historikisht ka qenë e fudamentuar në koncepcionin hobsian të raportit Mik/Armik, ku armiqë të shqiptarëve janë konsideruar fqinjët ballkanikë, ndërkaq miq protektorët jashtëballkanikë. Pikënisja gnoseologjike e kësaj linje, është e këtillë : Popujt, kombet-shtetet apo protektorët ndërkombëtarë janë armiqë të ballkanikëve, andaj duke u nisur nga sintagma filozofike që preudikon se "Armiku i armikut tënd, është miku yt", atëherë del se jashtëballkanikët janë miqë të shqiptarëve. Miqë të shqiptarëve konsiderohen në rradhë të parë turqit, më vonë austro-hungarezët, gjermanët, italianët dhe krejt së voni në rastin e Kosovës miqë konsiderohen të gjithë ata që e ndihmuan paraprakisht çlirimin e së fundi pavarësimin e Kosovës, në rradhë të parë amerikanët. Nisur nga pikëvështrimi i "Game Theory-s", kjo linjë preudikon aleancën e "miut"(shqiptarëve) me "luanin"(popujt, kombet-shtetet apo protektorët ndërkombëtarë), kundër "maces"(fqinjëve ballkanikë). Si rrumbullakësim, këto pra qenë dy linjat kryesore politike të periudhës, ku shqiptarët ishin objekt i narracioneve politike.
Ndërkaq që periudha kur shqiptarët u bënë subjekt dhe gjenerues të konsekuencave politike përkon me shek. XIX konkretisht me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ku zuri fill edhe vetë nacionalizmi shqiptar. Nacionalizmi shqiptar në rradhë të parë, si pikëpamje gnoseologjike të realitetit politik adopton koncepcionin e Eric Gellnerit mbi nacionalizmin, ku avokohet teza se "Tërësia kombëtare duhet të jetë e përputhur me kriijesën politke", pra kombi si elementë shoqëror duhet të jetë i përputhur me shtetin si kreaturë politike. Për më tepër nacionalizmi shqiptar ngërthen në vete tezën pellazgjike të popullit më të vjetër të Ballkanit, pastaj nuk i jap vetes rolin mesianik të të qenurit "shpëtimtar" i popujve tjerë, është realist dhe pragmatist në konceptimin e politikës, ka karakter modernizues dhe pro-perendimorë, dhe është jo-ksenofobik në raport me kombet tjera. Nacionalizmi shqiptar për sa i përket raportit hobsian Mik/Armik, si miq i konsideron të gjithë popujt, kombet-shtetet që shqiptarëve mund t'iu astojnë në realizimin e aspiratave të tyre kombëtare, megjithkëtë veçanërisht vërehet një favor ndaj jashtëballkanasëve. Ndërkaq që në kontekst të observimit analitik të "Game Theory-s", del se nacionalizmi shqiptar kategorikisht, mohon të qenurit e shqiptarëve mjet, duke i dhënë këtyre atributin e faktorit, faktorë ky i cili i kërkon mjetet për arritjen e synimeve të veta kombëtare dhe politike, dhe nuk e pranon dot faktin e të qenurit shërbyes i ndonjë interesi të huaj.
Mirëpo pikërisht në konstelacionin e ndërthurjes shumë komplekse të të menduarit dhe vepruarit politik shqiptar në kohën e formimit të kombit shqiptar, lind edhe një rrymë e re, e që është Unicentrizmi. Fillimisht unicentrizmin duhet dalluar nga një ngatërrim absurd të mundshëm me Egocentrizmin që është një fenomen (jo linjë), krejtësisht parapolitik, ka karakter individualist, fundamentohet në egoizmin personal dhe mbi të gjitha është dukuri psikologjike, e mbase edhe psiko-patologjike, apo edhe me Etno-Centrizmin që ka karakter ksenofobik racor. Unicentrizmi përkundrazi është formë e tjetërsuar e nacionalzimit shqiptar, që fundamentohet veçanërisht në fenomenin e vetë-aktualizimit dhe vetë-afirimimit të shqiptarëve si popull (etni), dhe si komb, që preudikon se për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët, këta do të duhej të vendosnin ekskluzivisht vetëm vetë dhe pa imponime nga jashtë. Në kontekst të perceptimit të raportit hobsain Mik/Armik, unicentrizmi nuk është i çartë ngase paradoksalisht pa dashje i jep shqiptarëve rolin e të plotfuqishmëve, duke mos e konsideruar askënd mikë, e të gjithë jo-shqiptarët (si ballkanikët ashtu edhe jashtëballkanikët) si armiqë. Tek Unicentrizmi nuk kemi një definim të çartë as të "Game Theory-s", apo më mirë thënë kemi një definim labil dhe jo konsistent, andaj ai nuk mund të konsiderohet si akceptueshëm.
Përmbledhësisht në të menduarit dhe vepruarit politik shqiptar kanë eksistuar edhe shumë linja e rryma tjera politike, por këto janë më fundamentalet. Një konkluzë gjeneralizuese rreth asaj se cila, nga linjat ka shkuar në favor të qenësisë fiziko-biologjike dhe kombëtare të shqiptarëve, pa dyshim se flet në favor të nacionalizmit, mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së situacioneve dhe fakteve historike, dhe parimit të mos-kontradiksionit, nuk duhet flakur as format e tjera të të menduarit dhe të vepruarit politik, ngase secila ne një formë apo tjetrën ka frymëzuar si një lloj katalizatori i proceseve politike ndër shqiptarët.
Krijoni Kontakt