Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    o hyj njeriu mos fol keshtu se percan shqiptaret.me vjen keq per ata qe flasin per fene me shume se per shqiptarine.
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Sot, 17 Prill 2008

    Himara shqiptare dhe teatri politik i ballanëve


    Nga Daut GUMENI

    Javën që shkoi vizitoi Tiranën zyrtare një zëvendës/ministër i jashtëm i Greqisë. Asgjë e pazakontë në marrëdhëniet zyrtarisht të mira mes dy vendeve fqinje. Madje do të ishte mirë që vizitat e frytshme të qenë më të shpeshta edhe në rangje më të larta. Greqia është një nga fqinjët tanë anëtarë të BE-së dhe doemos që janë gjithnjë të dobishme për të dyja palët vizitat, që përfundojnë me nënshkrime marrëveshjesh për rritjen përherë e më shumë të shkëmbimeve ekonomike e kulturore midis fqinjëve me një synim të përbashkët, rritjen e mirëqenies dhe për pasojë garantimin më të mirë të drejtave dhe lirive të qytetarëve në të dyja anët e kufirit. Këtë shpresojnë gjithnjë qytetarët shqiptarë, kur shohin sesi përgjërohen të gjithë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve qeveritare të Tiranës në pritjen e një zv/ministri grek, sikundër ndodhi edhe javën e shkuar.

    Megjithatë, pritja e qytetarëve të këtij vendi për ndonjë marrëveshje të dobishme, nuk u përligj as nga vizita në fjalë. Zv/ministri i jashtëm grek, në përfundim të vizitës së tij për forcimin e miqësisë midis dy vendeve, na bëri publike vetëm dy gjëra; që diti të qetësonte shqiptarët e Himarës të kthyer në “minoritarë grekë” duke kënduar tok me ta himnin e vendit të zv/ministrit dhe që Omonia duhet të bëhet më aktive dhe të zgjerojë hartën e minoritetit grek në Shqipëri (!).

    Do të mjaftonin vetëm këto dy dëshmi të kaluara në “heshtje vëllazërore” nga pushtetarët tanë, për të kuptuar të gjithë shqiptarët kudo që janë se, teatri i shëmtuar i luajtur javën e shkuar në sheshin e qytezës së vogël të Spilesë, e ka regjinë larg Himarës së bukur. Një vulëhumbur, që dhe karrigen e bashkisë e ka marrë me një telefonatë të Athinës zyrtare, i del kot për zot atij teatri të shpëlarë.

    Bollanua i Omonias është vetëm një figurant i zgjedhur pa shije. Ai teatër e ka dhe skenarin të huajtur nga politika greke e fillimit të shekullit të kaluar. Shfaqja, që u dha javën e shkuar në prani të zv/ministrit grek në Himarën shqiptare me histori të madhe, e ka regjinë larg Himarës. Dhe nuk janë dorëjashtë as ballanët e Tiranës zyrtare. Ai teatër politik i dalë boje me regji jashtë Shqipërie, vërtet që luhet në sheshin e vogël të Spilesë së Himarës, por aktorët kryesorë janë ballanët e pushtetit të Tiranës. Çfarë shkelje tjetër pritet të bëjë bashkiaku omonist i Himarës, që drejtuesit e institucioneve qendrore përkatëse të Tiranës, të paktën ta pushojnë nga detyra? A nuk është ai bashkiak omonist, që e ngarkojnë të kërkojë publikisht “për Himarën po atë që kërkojnë shqiptarët për Kosovën”?.

    A nuk është po ai bashkiak omonist i Himarës, që merr pjesë në mbledhjet e zhvilluara në Athinë për “pavarësinë e Vorio Epirit”?. A nuk është po ky bashkiak omonist edhe në krye të “protestës” së zhvilluar javën e shkuar në pritje të zv/ministrit të jashtëm grek në Himarë ‘një gurgule’ e montuar aq keq sa të bëheshin thirrje për të kërkuar “mbrojtje nga policia greke” kundër “genocidit” të ushtruar prej policisë shqiptare?! Çka prefekti i Vlorës, që i merret goja në krah të bashkiakut që shkel ligjet e shtetit shqiptar, në vend që t’i kërkojë llogari me të drejtën që i jep ligji? Ç’kanë pushtetarët tanë të Tiranës, që u ka ikur zëri fare e nuk hapin dot gojën as për të mbrojtur nga shkulja tabelat rrugore, që kanë vendosur aty me taksat e shqiptarëve?

    Pushtetarët tanë të Tiranës bëjnë mirë që hapin shkollë greke edhe vetëm me dy nxënës minoritarë, por do të bënin po aq mirë të kërkonin nga miqtë tanë fqinjë që dhe ata të hapin shkolla shqipe për minoritarët shqiptarë në trojet e veta brenda kufijve të shtetit grek. Bëjnë mirë pushtetarët tanë që lejojnë hapjen e shkollave greke nëpër Shqipëri, por do të bënin po aq mirë të kërkonin edhe hapjen e shkollave shqipe në Greqi, të paktën për të mos harruar gjuhën amtare fëmijët e atyre qindra-mijërave mërgimtarëve tanë që jetojnë në shtetin fqinjë. Po qe se miqtë tanë grekë i tremben aq shumë gjuhës shqipe, edhe vetëm për shqiptarët që jetojnë në shtetin grek, atëherë le të kërkojnë pushtetarët tanë një marrëveshje që mbase na shpëton miqtë tanë grekë nga ajo frikë ndaj gjuhës shqipe, të futim në programet shkollore të të dy vendeve tona të dyja gjuhët, veç anglishtes.

    Asnjë e keqe nuk na vjen nga mësimi i gjuhës së fqinjit. Jemi të detyruar të jetojmë bashkërisht në një botë, që po bëhet përherë e më e vogël për të mbajtur ende rraqet e shekujve të shkuar, rraqe të mykura që na pjellin ballanët dhe “protestat” e shqiptarëve dygjuhësh të Himarës, me fishekë të Gërdecit e me flamuj grekë në duar (!). Bota jonë e bukur po bëhet vërtet shumë e vogël për të mbajtur ende nëpër këmbë të institucioneve tona të zgjedhura edhe ca figurantë, të aftë vetëm për të inskenuar “genocide” policore edhe aty ku jo vetëm policët e shkretë, por edhe vetë pushtetarët tanë rrapëllitës të tribunave, kthehen në pula të lagura, sapo të shohin një referent të qeverisë së Athinës.

    Jemi të detyruar të jetojmë bashkarisht në paqe, por këtë duhet të mos e harrojnë as fqinjët tanë të mirë, që ruajnë ende për ne shqiptarët politikën e ndryshkur të kohëve kur me trojet shqiptare zgjerohej harta e shtetit grek dhe në podiumet ndërkombëtare vihej kuja për t’u mbrojtur nga sulmet e shqiptarëve(!) Nuk mund të na mbushin mendjen se janë vërtet aq miq sa thonë, po qe se na inskenojnë herë pas here shfaqje bajate si ajo e javës së shkuar në sheshin e Spilesë. Nuk mbulohen dot problemet e pazgjidhura, duke stisur probleme të paqena. Nuk zgjerohet dot artificialisht minoriteti grek në Shqipëri, duke paguar pensione me paratë e BE-së. Në vend që të rendin pas këtyre “bamirësive” me paratë e të tjerëve, fqinjët tanë të pasur le të investojnë që fusha e Dropullit dhe fusha e Vurgut, ku është i përqendruar kryesisht minoriteti i vërtetë grek në Shqipëri, të mos mbeten më gjatë të shkreta por të kthehen në burime begatie për banorët e tyre.

    Duke parë teatrin politik që na inskenuan në Himarë javën që shkoi, duket se, fqinjët tanë më të pasur edhe në marifete, nuk e kanë kuptuar se kanë ikur kohët kur motoja e tyre politike :”Mbrojtja më e mirë është sulmi” rrekej të përligjte në sytë e botës çdo zullum të tyre ndaj shqiptarëve. Duke parë atë shfaqje me frymë të vjetër e me rekuizitë të ronitur nga përdorimi, e kupton mirë edhe deklaratën e fundit të politikës greke se “çështja e Kosovës do të zgjidhet përfundimisht kur të hyjë Serbia në BE”(!). Këto të vërteta kaq të qarta nuk arrijnë t’i kuptojnë dot vetëm pushtetarët tanë të tranzicionit. Vetëm ata tremben të thonë një fjalë, si qeveritarët dhe opozitarët, në mbrojtje të ligjeve të shtetit që përfaqësojnë, ashtu siç po e përfaqësojnë vetëm ata… Prandaj është detyrë qytetare t’ua kujtojmë këtë harresë, edhe kur pushtetarët e opozitarët tanë mbeten pa gojë nga përgjërimi për “marrëdhënie të shkëlqyera” me fqinjët, apo nga përgjërimi për pushtetin e tyre personal.

    Ka ardhur një kohë e bekuar, kur bashkëjetesa në paqe është detyrim jo vetëm për të vegjlit po edhe për të mëdhenjtë e kësaj bote. Jemi vërtet të detyruar të bashkëjetojmë në paqe me të gjithë fqinjët tanë, të vegjël e të mëdhenj qofshin, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë e të mbyllim gojën edhe përpara shkeljes së hapur të të drejtave tona themelore njerëzore e kombëtare, vetëm sepse nuk u duhet prishur qejfi fqinjëve më të pasur apo sepse nuk u duhet prishur qetësia pushtetarëve tanë, që kjo kohë e bekuar na i paska gjetur (vetëm ndaj fqinjëve) kaq symbyllur e gojëkyçur(!)

    Jo, zotërinj pushtetarë, vendas e fqinjë qofshi! Kjo kohë e bekuar e lirive në Evropë nuk nxjerr dot “Mitrovica” nga Himara e bukur shqiptare me histori të lavdishme. Edhe vetë jugoviçët, që dogjën pikat doganore në kufirin verior të Kosovës së pavarur, po e kuptojnë më në fund këtë zhvillim të mbarë jo vetëm për shqiptarët, por për tërë rajonin dhe për shtëpinë tonë të përbashkët, Evropën e popujve të lirë e të bashkuar për të përballuar më mirë sfidat e kohës së re.


    Vetem kaq : I lumte goja/dora Daut Gumeni-t.

    Hera e par qe lexoj nje artikull nga ky shkrimtar/gazetar? Por,shume i goditur dhe

    domethenes.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Sa thelbësore është pamja e jashtme e zyrtarit?
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 06:32
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Ministria e Jashtme çeke: Mos udhëtoni në Kosovë dhe Maqedoni
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 10:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •