Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Shume Gabim!

    Kush eshte Berisha qe ben si plaku vitit te ri me parate e taksapaguseve shqiptare?

    A KA SHTETI SHQIPTAR LIGJE PER SIGURIMIN E BISNEZEVE, SIDOMOS TE BIZNEZEVE ME REZIKSHMERI TE LARTE PER JETEN DHE AMBIENTIN?

    A ISHTE E SIGURUAR KOMPANIA E DELIJORGJIT?

    Atehere shoqerite e siguracioneve jane te parat qe duhet te paguajne dhe jo qeveria. Ose qeveria tia prezantoje faturen e shpenzimeve ketyre te fundit.
    Kujtoj ketu qe ne menyre te tille jane perballuar shpenzimet e tragjedive shume here me te medha. 11 shtatori ne Amerike, tragjedia natyrore qe ndodhi ne Alaske (Exxon Mobile vazhdon e po paguan akoma) etj etj.

    Nese shoqeria e Delijorgjit nuk e kishte te siguruar aktivitetin per demet potenciale qe mund te shkaktonte, atehere le ti shtohet nje nen me shume ne aktakuze dhe ti konsifikohet pasuria. Per ortakun e tij ne USA te shikohet mundesia per ta paditur ate atje se demshperblimet jane akoma dhe me te majme.

    Nese nje ligj i tille nuk egziston nje minus me shume per Berishen dhe gjithe atyre ko-qeve ne parlament me ato komisione dhe nenkomisione qe kane.

    Besoj se ne kete rast eshte e udhes ti konsifikohet pasuria parlamentareve. Besoj se vetem makina e Josefines dhe makinat e Nanos, Finos do i mbulonin shpenzimet. LOL
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si eshte ceshtja e makines se jozefines..?

    kush na sqaron me kopetence..?

    cdo pune e qeverise qe ben muuu qe eshte per mire duhet pershendetur..
    cdo shkop nen rrota ne keto situata eshte tregues se dikush akoma vazhdon festen e gerdecit..
    pra per disa gerdeci eshte feste..
    mafia e ka gerdecin nje dhurat nga qielli (deri sa sdime akoma komplikime te saja ne tragjedine gerdecore) ose si thon kosovaret..shi ne kallamoq te tyrin..
    arta dadot e edvin braco velite aldo baret e altin arapet ben blushet e arben malot jan mprehur mire..
    endrra me thase me dallers po shikojn cdo nate.. te pa ngopurit me nick socialist..
    97-tshit jan ne ekstaze.. kanibalet po temperojne hanxharet..

    dhe populli duket krejt i pa fuqishem.. per te ndalur marshimin e xhelatve enveriste per marrjen e pushtetit ne 100 vjetorin e dulles..

    thx berish qe na cove perseri nen satėrrin e polpotistave miljardare.. te armanizuar..


    ..

  3. #13
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    cituar prej postimit me siper:

    thx berish qe na cove perseri nen satėrrin e polpotistave miljardare.. te armanizuar..
    jo vetem faljuni nderes, sali rri, mos ik!

    ku do te gjejne nomenklaturistet e pasuruar nje marionete me te mire se ti!

    ku e mbajne shpresen me shume se ti ish-et e kthyer ne blu, roze e gjelber!

    kush mund te flase pa pergjegjesi si ti?

    kush mund te shperfytyrohet me shume se ti!

    kush mund ti njohe me mire se ti rivalet e tu te se njejtes race parazitare!

    kush mund te genjeje me teper se ti diten per diell?

    kush mund ti trimeroje me shume se ti sigurim-punistet?

    sale rri, mos ik!


    PS: edhe sikur te duash ti, nuk te lejne ty ata, se nuk mund te gjejne me hajvan e me shkarravine se ti - shihni tv e zgerboquni o trashegimtare e mbeturina te sigurim-punizmit, qe tragjedia e Gerdecit (mallkimi do te bjere realisht mbi ju) jua hoqi petat e lakrorit!

  4. #14
    Pėrfundon vlerėsimi i dėmeve nga tragjedia e Gėrdecit dhe sot nis vlerėsimi financiar i tyre


    Departamenti Informacionit nė Kėshillin e Ministrave njofton se, sipas Komisionit Ndėrministror tė Emergjencave Civile, pėrfundoi procesi i vlerėsimit tė dėmeve materiale tė shkaktuar nga tragjedia e Gėrdecit. Ky vlerėsim, i bėrė nga grupet e ekspertėve tė ALUIZNI-t, prefekturės dhe bashkisė sė Vorės arriti nė pėrfundimin se janė dėmtuar 4200 banesa, nga tė cilat 412 banesa janė shkatėrruar plotėsisht dhe 3800 tė tjera paraqesin dėmtime tė mesme apo tė lehta.



    Komisioni informon se dje nė mbrėmje pėrfundoi vlerėsimi material i dėmeve dhe sot fillon vlerėsimi financiar, nė bazė tė dosjeve tė pėrpiluara nga grupet e ekspertėve dhe tė firmosura nga tė gjithė kryetarėt e familjeve, pronarė tė objekteve tė dėmtuara. Grupet e vlerėsimit financiar do tė pėrbėhen nga njė numėr i madh ekspertėsh tė specializuar nga ALUIZNI, Enti Banesave dhe prefektura e Tiranės.

    21/03/2008

  5. #15
    Kryeministri Berisha viziton tė plagosurit e Gėrdecit nė Spitalin Ushtarak


    Pas takimit tė zhvilluar nė Bashkinė e Vorės, Kryeministri Berisha vizitoi sot tė plagosurit e shpėrthimit tė Gėrdecit, ne Spitalin Ushtarak dhe u interesua pėr ecurinė e mjekimit tė tyre. Kryeministri bisedoi me mjekėt dhe u njoh nga afėr me gjendjen e deritanishme tė tė lėnduarve, e cila sipas ekipit mjekėsor ėshtė drejt pėrmirėsimit tė sigurt.

    Kryeministri falėnderoi personelin shėndetėsor pėr pėrkujdesjen e treguar ditė pas dite dhe pėr trajtimin me sukses tė plotė tė shumė rasteve tė ndėrlikuara.



    Mė pas, kryeministri Berisha iu pėrgjigj interesimit tė medieve tė pranishme, duke i njohur ata me situatėn aktuale. Kryeministri informoi se nė ditėn e sotme janė gjetur edhe dy viktima tė tjera , pėr tė cilat po punohet intensivisht pėr identifikimin e tyre nėpėrmjet analizės sė ADN.

    Nė Bashkinė Vorės, u shpreh kryeministri, ushtria ka shpėrndarė tė gjitha ndihmat e akorduara nga emergjenca civile dhe bashkia pėr tė gjitha familjet e zonės.



    Gjithashtu, Kryeministri informoi se sot bashkia e Vorės ka shpėrndarė ndihmat pėr familjet e viktimave, si dhe ka nisur shpėrndarja e ndihmave tė pėr tė gjitha familjet qė kanė humbur shtėpinė, si dhe pėr ata, shtėpitė e tė cilėve janė tė rrėnuara apo tė dėmtuara rėndė. Kryeministri u shpreh se kėsaj kategorie tė dėmtuarish, i shtohen me njė vendim tė veēantė, tė Kėshillit tė Ministrave edhe punonjėsit tė cilėt ishin nė punė dhe mbijetuan.



    Kryeministri vlerėsoi punėn e shkėlqyer dhe tėrėsisht profesionale, tė njėsive ushtarake pėr pastrimin nė kohė dhe me shpejtėsi tė territorit. “Deri tani, kėto njėsi, kanė mbledhur rreth 490 predha tė pa eksploduara, jashtė tė gjitha kushteve normale, i kanė grumbulluar ato vetėm e vetėm, qė tė mund tė hapin hapėsirėn pėr lėvizjen e lirė tė qytetarėve. Gjithashtu ata kanė mbledhur mbi 1400 predha tė eksploduara, duke punuar me vetėmohim ditė e natė.”, u shpreh kryeministri.



    Duke vlerėsuar ndjeshmėrinė e medieve ndaj qytetarėve tė lėnduar, Kryeministri i ftoi gazetarėt ti paraqesin kėto operacione nė tėrė kompleksitetin e tyre, pėr tu dhėnė nė kėtė mėnyrė njė informacion tė vlefshėm tė gjithė banorėve tė zonės. “Unė vlerėsoj shumė ndjeshmėrinė tuaj ndaj qytetarėve tė lėnduar, por ju bėj thirrje qė ta paraqisni tė gjithė operacionin nė kompleksitet, pasi ky ėshtė edhe njė informacion i vlefshėm pėr banorėt e asaj zone.” tha Kryeministri



    Ndėr tė tjera , kryeministri informoi se ka pėrfunduar tėrėsisht pėrllogaritja materiale e dėmit, me pranimin e plotė tė banorėve dhe grupeve tė vlerėsimit. Po sot, u shpreh kryeministri duhet tė pėrfundojė edhe dixhitalizmi i plotė i kėtij procesi.



    Kryeministri tha se ditėn e sotme nisin nga puna me njė vendim tė veēantė, 20 grupe tė vlerėsimit financiar, tė pėrbėrė nga ekspertė tė qarkut, sipas ligjit, tė ALUIZNI-t dhe tė Entit tė Banesave. Kryeministri u shpreh se ēdo njėsi dėmi do tė zhdėmtohet siē duhet, me ēmimin dhe jo me koston.



    Kryeministri bėri tė ditur se ka kėrkuar nga Kryetari i Bashkisė sė Vorės dhe autoritete tė tjera vendore ndėrmarrjen e njė dialogu me qytetarėt, pėr ndėrtimin e fshatrave tė reja sipas njė plani urban.



    Nėse banorėt do tė ishin dakord, u shpreh kryeministri, t’u ndėrtonim fshatra tė reja, sipas njė plani urban, atėherė me shpejtėsi duhet tė angazhojmė tė gjitha institucionet pėr hartimin e planit, regjistrimin e tokės dhe kryerjen sa mė shpejt tė tė gjitha procedurave. Nė kėtė rast, vijoi Kryeministri, paratė do t’u jepeshin nė dorė atyre, por ne do tė bėnim shėrbimet e urbanizimit dhe shėrbimet e tjera tė domosdoshme. Nė rast tė kundėrt, tha mė tej ai, shumė shpejt do tė marrim aksionin e evadimit tė rrėnojave, nė mėnyrė qė tė fillojė ndėrtimi nė tė katėr anėt e kėtij fshati.



    Mė pas, Kryeministri iu pėrgjigj pyetjeve tė gazetarėve tė pranishėm:



    Pyetje: Zoti Kryeministėr, ju nė Vorė keni lėnė tė kuptohet se ka njė pistė shumė serioze dhe ėshtė pista e terrorizmit.



    Kryeministri: Unė e kam krahasuar me 11 shtatorin, jo si pistė terroriste. E kam krahasuar me 11 shtatorin sepse dėmi ėshtė jashtėzakonisht i madh. Ne nuk kemi kulla binjake, nuk ka njė dėm nė njerėz sa ē’kishte aty, por ju them tė vėrtetėn nėse shkollat do tė kishin qenė plot, dėmi do tė kishte qenė shumė herė mė i lartė. E kam quajtur edhe pėr njė arsye tjetėr, sepse pėr kėtė fabrikė vdekjeje, ta quajmė ashtu siē ėshtė, nuk ka ekzistuar asnjė informacion, po flas pėr veten si kryeministėr, apo pėr Presidentin e Republikės, as pėr rrezikun e saj, as pėr masat qė janė marrė aty, as se ēfarė bėhej aty, as edhe se ekzistonte. Nuk kam asnjė tė dhėnė se kemi tė bėjmė me pistė terroriste, por aspekte tė tjera janė njė apel shumė i fuqishėm pėr tė ndėrmarrė reforma mė tė thella. Me gjithė kėtė sistem tė kėtij shteti, qė ka shumė e shumė ligje dhe nuk dua ta justifikoj nė mėnyrė absolute, kjo nuk ka ardhur nga mungesa e ligjeve, por nga mosrespektimi dhe zbatimi i ligjeve. Sistemi duhet tė funksionojė edhe mbi bazėn e bashkėpunimit dhe tė kontrolleve tė dyfishta e tė shumėfishta. Sistemi duhet tė funksionojė nė njė mėnyrė tė atillė qė kjo situatė tė mos pėrsėritet mė. Kėsaj here erdhi, le tė themi nga njė gabim njerėzor, nuk kam tė dhėna, ėshtė prokuroria qė heton, por njė herė tjetėr mund tė vijė edhe nga njė shkak i qėllimtė, njė herė tjetėr mund tė vijė nga shumė shkaqe. Ēėshtjet e sigurisė janė ēėshtjet e para pėr ēdo njeri, pėr ēdo qytetar e ēdo jetė. Atėherė, gjykoj se janė vetėm reformat shumė tė thella tė bashkėveprimit, bashkėrendimit e koordinimit tė veprimtarisė sė institucioneve, ato tė cilat do tė garantojnė integritet tė plotė tė sistemit tė sigurimit tė vendit.



    Pyetje: Por qė t’i bėni kėto reforma, zoti Berisha, besoj se do t’ju duhet bashkėpunimi i opozitės, e cila e ka humbur besimin tej ju dhe ju kėrkon dorėheqjen, madje sot ka edhe njė homazh paqėsor.



    Kryeministri: Unė mbetem totalisht i pėrkushtuar pėr kėto reforma. Duke kėrkuar nxjerrjen e ēdo pėrgjegjėsie personale tė cilitdo, duke i shprehur besim e mbėshtetje prokurorisė pėr punėn e saj tė pavarur, do tė pėrkushtohem tėrėsisht pėr njė sistem reformash tė thella qė tė mos lejojmė mė kurrė pėrsėritjen e dramave tė tilla. Do tė mbetem i hapur tė bashkėpunoj ngushtėsisht me opozitėn, sikundėr ne jemi njė vend i lirė dhe opozita tė bėjė pėrzgjedhjen e saj. Nė qoftė se opozita do tė vendoste njė kontakt tė ngushtė me zonėn dhe ju jeni nė kontakt tė ngushtė me banorėt e saj, do tė kuptonit se kėrkesa absolute e tyre ėshtė rindėrtimi i zonės sė tyre, ėshtė kontributi i gjithanshėm qė tė shėrohen sa mė shpjet. Kjo nuk mjafton, janė tė domosdoshme reforma tė thella qė kėto tė mos ndodhin. Opozita tė bėjė zgjedhjen e saj, unė do ta respektoj e do tė udhėheq e drejtoj reformat e njė proces tė thellė reformash qė shqiptarėt tė bėhen gjithnjė e mė tė sigurtė.



    Pyetje: Zoti Kryeministėr, kėto reforma me tė njėjtin kabinet qeveritar?



    Kryeministri: Unė marr pėr bazė dy gjėra. Nuk them kush e ndezi zjarrin, por disa gjėra i them, se ka patur njė dėshtim tė fortė, tė njė numri tė konsiderueshėm institucionesh. Parandalimi i kėtij dėshtimi kėrkon reforma shumė tė thella, pėr ndryshe, ju siguroj, do tė mund tė na rikthehen dhe kjo ėshtė mė e keqja.



    Pyetje: Kė mendoni se kanė dėshtuar?



    Kryeministri: Dėshtim ėshtė nė Ministrinė e Mbrojtjes, nė Shtabin e Pėrgjithshėm, nė dy shėrbimet, nė institucionet e tjera tė tatimeve, tė inspektimit, nė shtrimin e informacionit, nė sistemin e prokurorisė, sepse ju e keni tė qartė se Delijorgji kishte procese, por nuk i hynte ferra nė kėmbė. Kėtu ėshtė njė problem shumė madhor. Unė ju ndjek ju nė tė gjitha analizat tuaja dhe janė tė drejta, por problemi ėshtė se kėto parandalohen, para sė gjithash e mbi tė gjitha, nėpėrmjet reformave tė thella, qė garantojnė se kėto ngjarje nuk mund tė pėrsėriten. E them edhe njė herė asgjė nuk ka ardhur nga mungesa e ligjit.



    Pyetje: A ėshtė ky rasti qė tė uleni me zotin Rama nė njė tavolinė dhe jo nė distancė?



    Kryeministri: Deri mė datėn 16-17 mars, me zotin Rama mendoj se kam qenė nė njė valė pėr reformat. Atė qė e quajnė marrėveshje tė fshehtė, ishte absurditet, se ne po diskutonim secili me aleatėt tanė pėr t’i shtyrė. Duke qenė se ishim nė njė valė, ne kaluam edhe ligjin pėr drejtėsinė dhe po diskutohej pėr projekte tė tjera. Pas datė 17 mars, opozita i shtroi pyetjen vetes: ne jemi nė opozitė. Edhe unė nėse do tė isha nė opozitė, do tė mendoja: jam nė opozitė dhe tė tjerėt mund tė kujtojnė se opozita ėshtė shuar dhe kjo ėshtė normale. Opozita bėri njė debat nė parlament dhe dėshtuan, unė iu pėrgjigja ēdo ēėshtjeje qė ngriti. U tregua njė pėrgjegjėsi e dyanshme. Opozita kritikoi dhe jo pa tė drejtė. Por nėse opozita thotė se mund tė fitojė politikisht prej situatės, unė mendoj se opozita dhe Shqipėria mund tė pėrfitojė nėpėrmjet reformave. Politikisht nuk mund tė nxjerrėsh shumė nė kėtė situatė.

    21/03/2008

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dujsiv..

    edhe para gerdecit i njejti ishe..
    edhe para gerdecit tu luta dhjetra here.. ke do deshe ti.. kryeminister te vendit..
    ti nuk flet..

    pse..

    thuaj mor djal ca emra..
    pse ruhesh ..
    apo altin arapet ke parasysh.. e nuku do ti cfaqesh..

  7. #17
    Kryeministri Berisha takohet me Shtabin e Emergjencės nė bashkinė e Vorės


    Kryeministri Berisha zhvilloi sot njė takim me Shtabin e Emergjencės nė bashkinė e Vorės, ku u informua mbi situatėn e ditės sė sotme nė zonėn e tragjedisė nė Gėrdec dhe pėr tė siguruar qytetarėt e kėsaj bashkie se qeveria dhe shteti janė tėrėsisht tė mobilizuar e tė angazhuar pėr tė kapėrcyer sa mė shpejt pasojat e kėsaj tragjedie. Kryeministri i konsideroi pasojat e tragjedisė sė 15 marsit tė ngjashėm me atė tė 11 shtatorit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.



    “Erdha t’ju takoj sėrish e tė pėrshėndes tė gjithė qytetarėt e bashkisė suaj dhe t’ju siguroj se qeveria dhe mbarė shteti janė totalisht tė mobilizuar e tė angazhuar pėr tė kapėrcyer sa mė shpejt pasojat e kėsaj tragjedie qė, dua ta theksoj, pėr pėrmasat e Shqipėrisė ishte njė 11 shtator, jo i shkaktuar nga terrorizmi islamik, por ishte nė shumė aspekte, pėrveē shkakut, i ngjashėm me kėtė tragjedi. Ne jemi njė vend i vogėl, vėrtet patėm humbje tė thella, por pėr shkak tė kėsaj mund tė ishin edhe shumė mė tė thella,” u shpreh Kryeministri.



    Duke u ndalur nė masat e marra pėr lehtėsimin e banorėve tė prekur nga kjo tragjedi, Kryeministri informoi se, pas pėrfundimit tė vlerėsimit material tė dėmeve, fillojnė nga puna grupet qė do tė pėrcaktojnė vlerėn financiare tė dėmit, duke bėrė pėrllogaritjen e ēmimit tė ēdo njėsie tė dėmtimit.



    “Dua t’ju njoftoj se, pasi ėshtė bėrė vlerėsimi material i dėmeve, me teknikėn mė tė mirė e mė transparente e totalisht konsensuale, tani fillojnė punėn 20 grupe, tė pėrbėra, sipas ligjit, nga ekspertė tė qarkut, ekspertė tė ALUIZNI-t, tė Entit tė Banesave, tė cilėt do tė pėrllogarisin ēmimin e ēdo njėsie tė dėmtimit, do tė pėrcaktojnė vlerėn financiare. Qeveria disponon ēdo gjė pėr tė filluar me shpejtėsi disbursimin e parave.”



    Kryeministri kėrkoi nga kryetari i bashkisė sė Vorės tė zhvillojė takime tė gjėra me banorėt e zonės sė dėmtuar pėr tė vendosur sė bashku me ta pėr rindėrtimin e shtėpive tė tyre.



    “Ashtu siē ratė dakord me qytetarėt e zonės sė dėmtuar, - tha Kryeministri - do tė kėrkoja nga ju njė konsultė sa mė tė shpejtė e sa mė tė gjerė me ta, pėr tė ditur nėse ata dėshirojnė tė ndėrtojnė fshatra tė reja, nė pėrputhje me njė plan urbanistik, paratė do t’u jepen banorėve nė dorė, ndėrsa ne do tė bėjmė planin dhe projektin pėr fshatra tė reja, apo dėshirojnė qė t’i ndėrtojnė shtėpitė e tyre aty ku i kanė tė shembura. Nė rast se komuniteti vendos tė ketė fshatra tė reja mbi bazėn e njė plani urban, atėherė duhet me shpejtėsi tė angazhojmė, sė bashku me ju specialistėt e urbanistikės, tė ndėrtimit, tė zyrės sė regjistrimit tė pasurive, tė ujėsjellėsit, KESH-it, etj. Kjo duhet tė bėhet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, sepse duhet tė fillojė rindėrtimi i shtėpive. Nė rast se banorėt dėshirojnė t’i ndėrtojnė shtėpitė aty ku i kanė pasur, ne jemi tė hapur, sipas dėshirės sė tyre tė veprojmė. Por duhet ta zgjidhim sa mė shpejt kėtė problem.”



    Kryeministri bėri tė ditur se qeveria do t’i akordojė ndihmė financiare edhe punonjėsve tė fabrikės, njėsoj si pėr familjet qė kanė humbur strehėn.



    “Sot vijnė kėtu shumat e pėrcaktuara si ndihmė pėr familjet qė kanė humbur strehėn, pėrveē ndihmave ushqimore dhe veshje, njė ndihmė nga 50 mijė deri nė 200 mijė lekė, sipas familjeve. Deputeti i zonės mė informoi se janė edhe njė grup punėtorėsh tė kėsaj fabrike vdekjeje qė kanė mbijetuar dhe qė nuk kanė asgjė. Kam urdhėruar pėrgatitjen e njė vendimi tė ri, ku do tė pėrfshihen tė gjithė nė kėtė trajtim qė kemi parashikuar. Ne kemi listėn prej 120 punėtorėsh, ashtu siē na e ka dorėzuar ndėrmarrja, dhe, sipas saj, ne jemi tė gatshėm t’u pėrgjigjemi edhe kėtyre punėtorėve. Ne do t’i ndihmojmė dhe lehtėsojmė traumėn qė pėsuan,” u shpreh Kryeministri.



    Kryeministri, duke falėnderuar banorėt pėr pėrgjegjėsinė, solidaritetin dhe kurajėn e lartė qė kanė dėshmuar nė qėndrimet e tyre, i siguroi ata se qeveria do tė bėjė gjithēka pėr t’i rikthyer fshatrat e tyre dhe bizneset e kėsaj zone nė normalitet.



    “Dua tė falėnderoj banorėt pėr pėrgjegjėsinė e lartė, solidaritetin dhe kurajėn qė kanė dėshmuar nė tė gjitha qėndrimet e tyre. Ne do tė bėjmė gjithēka qė fshatrat e tyre t’i bėjmė mė mirė se sa ishin dhe kėtė do ta faktojmė, do tė bėjmė gjithēka qė bizneset e zonės tė ngrihen me shpejtėsinė mė tė madhe.”



    Kryeministri nėnvizoi se vazhdon identifikimi i disa viktimave, qė janė ende tė paidentifikuara. “Mė e dhimbshme sot ėshtė mungesa e identifikimit tė disa viktimave, tė cilat ndodhen ende nė morg. E kam ndjekur kėtė ēėshtje nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe sipas mjekėve po bėhet analiza e ADN-sė dhe sot pasdite mund ta pėrfundojnė.”



    Ne duhet tė punojmė me dy e tre turne, 24 orė nė mėnyrė qė ta rindėrtojmė zonėn dhe tė kthejmė tek qytetarė besimin tek vetja, fshati i tyre, tek familja dhe shoqėria shqiptare.



    Kryeministri theksoi se do tė ndėrmerren reforma tė thella pėr tė parandaluar pėrsėritjen e ngjarjeve tė tilla rėnda.



    “Ne do tė bėjmė ēdo gjė, - vijoi Kryeministri - qė 15 marse tė tillė tė mos kemi mė. Presidenti thirri mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar dhe unė aty theksova se pėr ne ky ishte njė 11 shtator. Nuk u shembėn kulla, por ne kėto shtėpi kemi. Kjo ndodhi nė mesditė, pa pasur asnjė informacion. Kjo dėshmon se nė kėtė vend janė tė domosdoshme reforma shumė tė thella e tė gjithanshme pėr t’i parandaluar. Pavarėsisht nga agresiviteti i lartė i terrorizmit ndėrkombėtar, nuk u ndėrmor dot as njė hap tjetėr ndaj Shteteve tė Bashkuara, sepse u ndėrmorėn reforma tė fuqishme tė institucioneve. E theksoj se nuk kam asnjė tė dhėnė se ėshtė akt terrorist, por fakt ėshtė se ndodhi ditėn pėr drekė, nė njė kohė kur institucionet nuk kishin asnjė informacion mbi rrezikshmėrinė apo ēfarė ndodhte nė fabrikėn e vdekjes, gjė e cila nuk mund e nuk do tė pėrsėritet mė. Janė shumė depo e magazina, por mė e rėnda nga tė gjitha ėshtė mungesa e informacionit pėr rregullat, pėr sigurinė nga tė gjitha institucionet qė duhet ta trajtonin kėtė problem. Prokuroria po heton me shumė angazhim dhe po ndihmohet, siē e di unė, nga tė gjitha institucionet.”





    21/03/2008

  8. #18
    Presidenti Topi i kėrkon prokurorisė tė gjejė fajtorėt e ngjarjes sė Gėrdecit

    Ilirian Agolli
    21-03-2008



    Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, i kėrkoi sot prokurorisė qė tė kryejė hetime tė hollėsishme pėr aksidentin e Gėrdecit , ku nga shpėrthimi i armatimeve nė njė qendėr tė shkatėrrimit tė tyre humbėn jetėn tė paktėn 20 persona, dhe u plagosėn mbi 200 tė tjerė.

    Zoti Topi mblodhi Kėshillin e Sigurimit Kombėtar, ku u shqyrtua ngjarja e Gėrdecit. “Tragjedia e Gėrdecit nuk mund tė mbetet jetime. Ajo ka fajtorė dhe pėrgjegjės me emra dhe mbiemra. Nevojitet njė hetim serioz, rigoroz, transparent pėr zbardhjen e kėsaj ngjarje tė paprecedent. Kėrkohet qė institucionet e pavarura tė hetimit tė bashkėpunojnė ngushtė me tė gjitha institucionet e tjera tė shtetit, pėr nxjerrjen e fajtorėve para ligjit dhe ndėshkimin e tyre. Institucioni i Prokurorisė duhet tė vazhdojė tė punojė nė mėnyrė shumė tė pavarur dhe profesionale” - tha zoti Topi.


    Presidenti tha se shprehte zhgėnjimin e tij tė madh pėr punėsimin e njerėzve tė patrajnuar nė punime ushtarake, dhe pėr mungesėn e informacionit mbi veprimtarinė e carmatimit nė Gėrdec, pėr tė cilin “asnjė institucion shtetėror nuk kishte raportuar asnjė rresht nė letėr” mbi atė repart. “Ėshtė e pafalshme, askush nuk ka thėnė asgjė, mbi njė punishte tė paligjshme dhe shumė tė rrezikshme pranė aeroportit tė vetėm ndėrkombėtar nė vend dhe tė autostradės kryesore tė vendit. Nuk e besoj se askujt nuk i kishte rėnė nė sy kjo situatė, ndaj kėrkoj qė me transparencė tė nxjerrim pėrfundimet e duhura nė lidhje me punėn qė institucionet dhe agjencitė e specializuara nė vend nuk e kanė kryer” - tha zoti Topi. Ai kėrkoi nga ekspertėt e ushtrisė qė tė gjejnė zgjidhje pėr shkatėrrimin e armėve tė tepėrta.

    Zoti Topi tha se Shqipėria duhet t’I dėshmojė NATO-s aftėsitė e strukturave tė saj. “Ne nuk mund tė harrojmė se jemi shumė pranė anėtarėsimit nė NATO. Do tė ishte e pafalshme pėr ne tė lejonim qė proēesi historik i Integrimit Euro-Atlantik tė vendit tonė, tė kompromentohej nga papėrgjegjshmėria apo nga veprimtaria e paligjshme e ndonjė individi cilido qoftė ai, tė ndonjė zyrtari tė korruptuar dhe tė cilitdo qė i ėshtė kundėrvėnė interesave kombėtare tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Ne duhet t’i dėshmojmė opinionit ndėrkombėtar se Shqipėria e meriton NATO-n dhe integrimin Euro-Atlantik” - tha zoti Topi. Duke kėrkuar tė bėhet gjithēka pėr tė gjetur tė humburit dhe pėr tė dėmshpėrblyer viktimat, zoti Topi tha se puna nė tė zezė duhet tė marrė fund dhe u bėri thirrje nga zyrtarėt qė tė sekuestrojnė pasuritė e paligjshme tė kujtdo firme qė abuzon me regullat dhe ligjet. “Nuk mund tė ketė mė tolerancė mbi ata qė duan tė pasurohen mbi kurrizin e fėmijėve. Zero tolerancė, pėr cilindo qė mendon se mund tė rikthejė marrėdhėniet poshtėruese tė punės nė Shqipėri. Pres nga Shėrbimet Informative, nga Policia dhe nga Inspektoriatet e ndryshme shtetėrore, tė godasin pa mėshirė kėdo qė shfrytėzon njė njeri tjetėr, pėr tė pasuruar veten. Duhet tė zhdėmtojmė ekonomikisht viktimat e tragjedisė dhe familjet e tyre. Gjithashtu duhet tė punohet pėr sekuestrimin e ēdo pasurie tė paligjshme tė vėnė nga aventurierė, tė cilėt mendojnė se janė mė tė fortė nga ligji dhe shteti” - tha zoti Topi.

    Mbledhja e Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare u mbajt sot njė javė pas aksidentit me municionet nė repartin e Gėrdecit, ku nga shpėrthimet humbėn jetėn tė paktėn 20 persona, u plagosėn mbi 200 tė tjerė dhe u shkatėrruan mbi 400 shtėpi.

    VOA

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2008
    Postime
    39
    Mire mo Brari meqe dashke nje pergjigje qe Duaje si veten nuk mund te ta jape po te jap une ca emra politikanesh me te ndershem e me te afte se Berisha!
    Neritan Ceka, Gaqo Apostoli, Sabri Godo,

  10. #20
    Kryeministri Berisha: Drejtėsia duhet tė nxjerrė pėrgjegjėsitė dhe personat pėrgjegjės pėr tragjedinė e Gėrdecit



    Kryeministri Berisha u shpreh sot se drejtėsia duhet tė nxjerrė tė gjitha pėrgjegjėsitė dhe personat pėrgjegjės pėr tragjedinė e Gėrdecit, dhe t`i vendosė ata para ligjit, si kushti mė i domosdoshėm pėr t`i dhėnė pėrgjigjen ligjore asaj qė ndodhi.

    “Sė pari dua tė them se tre janė problemet mė madhore tė asaj qė ndodhi. E para qeveria dhe institucionet duhet tė bėjnė ēdo gjė pėr rindėrtimin sa mė tė shpejtė tė zonės. Sė dyti drejtėsia duhet tė nxjerrė tė gjitha pėrgjegjėsitė personat pėrgjegjės dhe t`i vendosė para ligjit si kushti mė i domosdoshėm pėr t`i dhėnė pėrgjigjen ligjore asaj qė ndodhi. Sė treti pėrveē pėrgjegjėsive personale ekzistojnė pėrgjegjėsitė institucionale, tė cilat ju siguroj ju se si kėtu dhe nė ēdo vend tjetėr kanė vetėm njė pėrgjigje reformimin dhe vetėm reformimin”, u shpreh Kryeministri Berisha.

    E them kėtė, vijoi mė tej Kryeministri Berisha, jo pėr tė shmangur pėrgjegjėsitė personale e individuale, por problemi ėshtė se duhet tė parandalohen situata tė tilla dhe nė qoftė se ne duam qė sistemi ynė i sigurisė tė jetė tjetėr, tė gjitha institucionet e sigurisė kombėtare duhet t`i nėnshtrohen njė reforme tė thellė, e cila do tė synojė bashkėrendimin, koordinimin dhe bashkėveprimin e tyre nė njė sintoni dhe harmoni tė plotė nė mėnyrė qė tė parandalohen.

    “Ky ėshtė sensi i reformave dhe unė mbetem shumė i vendosur tė bėj ēdo pėrpjekje nė kėtė drejtim. Institucionet e sigurisė sė shtetit kanė nevojė pėr njė reformim tė thellė. Institucionet duhet tė funksionojnė dhe secili duhet tė mbajė pėrgjegjėsinė e tij. Por, nuk u ndėrmorėn kėto reforma situata tė tilla mund tė pėrsėriten nė mėnyrė periodike”, u shpreh Kryeministri Berisha duke nėnvizuar se janė reeformat ato qė duhet t`i japin pėrgjigjen mė tė shpejtė dhe tė sigurtė problemeve tė sigurisė.

    “I bėj thirrje prokurorisė, e cila po punon intensivisht tė nxjerrė ēdo pėrgjegjėsi ligjore dhe individuale me vendosmėrinė mė tė madhe, por krahas kėsaj duhen reforma”, u shpreeh Kryeministri Berisha.

    Lidhur me procesin e shpėrndarjes sė ndihmave, Kryeministri Berisha tha se po ecet me shpejtėsi shumė tė madhe nė vlerėsimin financiar tė dėmit material.

    “Janė vlerėsuar deri tani 1400 banesa dhe kam shumė shpresė qė vlerėsimi pėrfundimtar tė bėhet brenda fundjavės. Qeveria ėshtė e gatshme tė mblidhet nė ēdo kohė pėr tė bėrė rialokimin e buxhetit pėr tė rregulluar fondin e nevojshėm pėr disbursim, i cili do tė fillojė shumė shpejt”, nėnvizoi Kryeministri Berisha.



    22/03/2008

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •