Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1

    Qeveria dhe vendimet per rimekembjen e zones pas tragjedise

    Kryeministri Berisha: Bizneset e dėmtuara nga tragjedia e Gėrdecit, do tė rimbursohen pėr dėmet e pėsuara


    Kryeministri Berisha tha sot, gjatė mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave, se bizneset e dėmtuara nga shpėrthimi nė Gėrdec do tė rimbursohen pėr dėmet e pėsuara. “Njė problem tė veēantė pėrbėjnė bizneset qė duhet tė rindėrtohen me shpejtėsinė mė tė madhe,” u shpreh kryeministri.



    Kryeministri Berisha bėri tė ditur se Ministria e Financave dhe organet tatimore kanė pėrpunuar skemėn e pėrllogaritjes sė dėmit pėr biznesit, duke u bazuar nė investimet e deklaruara prej tyre.



    “Organet tatimore dhe Ministria e Financave kanė pėrpunuar dje skemėn e pėrllogaritjes sė dėmit pėr biznesit, duke u bazuar nė investimet e deklaruara tė tyre dhe do t’u disbursohet shuma e humbur pėr ngritjen sa mė shpejt tė bizneseve tė tyre. Disa prej tyre kanė qenė tė siguruar dhe kompanitė e sigurimeve kanė dėshmuar gatishmėri tė plotė pėr t’iu pėrgjigjur detyrimeve qė rrjedhin nga sigurimi,” tha Kryeministri, duke siguruar se qeveria do tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr rindėrtimin sa mė tė shpejtė tė kėsaj zone thellėsisht tė traumatizuar.

    19/03/2008

  2. #2
    Qeveria do t'u lidhė pension familjeve tė viktimave tė tragjedisė sė Gėrdecit


    - Familjeve me shtėpi tė pabanuara do t’u jepen 50 mijė lekė pėr frymė



    Kėshilli i Ministrave do t'u akordojė dhėnien e pensionit familjeve tė viktimave nga tragjedia nė Gėrdec. Vendimi, i propozuar nga Kryeministri Berisha, synon t’u vijė nė ndihmė dhe lehtėsojė jetėn kėtyre familjeve, pas humbjes sė familjarėve tė tyre nė kėtė tragjedi.



    “Sot, i propozoj qeverisė qė familjeve tė viktimave t’u lidhet pension pėr tė humburit e tyre njėlloj si pėr ata qė bien nė detyrė. Kjo ėshtė e domosdoshme nė mėnyrė qė, tė paktėn materialisht, tė mund t’u lehtėsojmė atyre jetėn.”



    Gjithashtu, Kėshilli i Ministrave vendosi t’u japė familjeve me shtėpi tė pabanuara njė shumė prej 50 mijė lekė (tė reja) pėr frymė. Kryeministri Berisha tha se kjo shumė do tė shkojė pėr familjet qė gjenden nė kushte tė veēanta.



    “I kam kėrkuar Ministrisė sė Financave tė miratojmė sot njė vendim, me tė cilin t’u japim familjeve me shtėpi tė pabanuara njė shumė prej 50 mijė lekė (tė reja) pėr frymė, sepse ata, duke mos qenė nė shtėpitė e tyre, kanė probleme dhe janė nė kushte tė veēanta. Nė tėrėsi, si mesatare kjo pėrbėn rreth 2 milion lekė (tė vjetra) pėr familje. Kjo masė merret pėr tė lehtėsuar situatėn e veēantė, nė tė cilėn ata ndodhen,” u shpreh Kryeministri.



    Dy ditė mė parė, Kėshilli i Ministrave, pėr t’i ardhur nė ndihmė familjeve tė viktimave, miratoi vendimin pėr akordimin e njė ndihme financiare prej 2 milion lekė (tė reja) kėtyre familjeve.

    19/03/2008

  3. #3
    Kryeministri Berisha: Shumė shpejt do tė nisė rimbursimi financiar pėr dėmet e pėsuara


    Kryeministri Berisha tha se, pas pėrfundimit tė procesit tė vlerėsimit tė dėmeve, do tė nisė rimbursimi financiar i familjeve pėr dėmet e pėsuara.



    “Ne do t’i rimbursojmė kryefamiljarėt e familjeve tė dėmtuara pėr tė gjitha dėmet. Sapo tė pėrfundoi vlerėsimi, Ministria e Financave po bėn gati vendimin dhe skemėn e disbursimit tė shumave pėr ēdo familje, nė pėrputhje me dėmin qė ka pėsuar”.



    Kryeministri tha se nė komunikim tė autoriteteve vendore tė bashkisė Vorė me banorėt, si mėnyra mė e mirė e rimbursimit shihet akordimi direkt i fondit tė lekėve familjeve pėr ndėrtimin e shtėpive tė tyre.



    “Kryetari i bashkisė Vorė, sė bashku me kryepleqtė e fshatrave tė zonės, - tha Kryeministri - kanė bėrė takime tė gjėra komunitare dhe po predominon mendimi se mėnyra mė e mirė pėr tė riparuar ėshtė akordimi direkt i fondeve tė lekėve familjeve pėr tė ndėrtuar shtėpinė e tyre. Kjo mund tė jetė edhe mėnyra mė e shpejtė.”



    Kryeministri falėnderoi firmat ndėrtuese, tė cilat kanė shprehur gatishmėrinė pėr tė kontribuar nė ndėrtimin e shtėpive, duke i ftuar qė kėtė ndihmė t’ua ofrojnė direkt banorėve tė kėsaj zone.



    “Kompani ndėrtimi kanė treguar gatishmėri pėr tė dhėnė kontributin e tyre, pėr tė ndėrtuar vetėm me lekėt e kostos. Unė i falėnderoj pėr ofertat qė kanė bėrė, por i ftoj qė kėto oferta t’ua bėjnė, nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė komunitetit, banorėve tė zonės, tė cilėt sipas rastit mund t’i pranojnė ose jo.”



    Duke informuar mbi ecurinė e procesit tė vlerėsimit tė dėmeve, Kryeministri bėri tė ditur se dje kanė operuar 40 grupe vlerėsimi, tė cilėt kanė bėrė vlerėsimin e 1300 banesave dhe pritet qė ky proces tė pėrfundojė shumė shpejt.



    “Ekipet, me tė gjitha mjetet e domosdoshme pėr vlerėsimin mė tė saktė, kanė bėrė vetėm dje vlerėsimin e 1300 banesave, deri tani kryesisht me punonjės tė prefekturės dhe tė bashkisė. Ata kanė bėrė vlerėsimin, sė bashku me tė zotėt e shtėpive, tė cilėt nė fund tė vlerėsimit nuk kanė shprehur asnjė vėrejtje dhe kanė firmosur tė gjithė dokumentin qė identifikonte dėmin material nė banesėn e tyre. Sot ose nesėr pėrfundon vlerėsimi i plotė i dėmit.”



    Kryeministri falėnderoi dhe pėrgėzoi tė gjithė punonjėsit dhe ekspertėt e pėrfshirė nė kėtė proces, pėr punėn e shkėlqyer qė kanė bėrė deri tani.



    19/03/2008

  4. #4
    Kryeministri Berisha viziton familjen Deliu tė prekur nga tragjedia e Gėrdecit


    Kryeministri Berisha vizitoi sot paradite familjen Deliu, e cila humbi tre pjesėtarė nė tragjedinė e Gėrdecit. Kryeministri u shprehu familjarėve ngushėllimet mė tė sinqerta, pėr humbjen e rėndė tė njerėzve mė tė dashur, shtėpia e tė cilėve ndodhej shume pranė vendit tė shpėrthimit.

    Kryeministri siguroi se qeveria ashtu siē ka informuar gjatė kėtyre ditėve, do tė ndėrmarrė tė gjitha masat pėr dėmshpėrblimin deri nė imtėsi tė tė gjitha dėmeve tė shkaktuara. Deri tani, u shpreh Kryeministri grupet e punės kanė bėrė vlerėsimin e shumė objekteve dhe pas kėtij vlerėsimi, do tė shpėrndahen fondet qė do tė pėrcaktohen pėr ēdo familje, sipas dėmeve tė pėsuara.

    Gjithashtu, Kryeministri u shpreh se janė tė shumta kompanitė e ndėrtimit qė kanė shfaqur dėshirėn pėr kontribuar nė ndihmė tė kėtyre banorėve, nėpėrmjet ndėrtimit tė shtėpive vetėm me vlerėn e kostos. Por, kryeministri garantoi se qeveria do tė shohė mundėsinė mė tė mirė pėr dėmshpėrblim, nė interes tė qytetarėve.



    Ndėr tė tjera, kryeministri siguroi se qeveria ėshtė e vendosur pėr zbardhjen deri nė fund tė kėsaj ēėshtjeje dhe nxjerrjen nė dritė tė pėrgjegjėsive, nėpėrmjet njė procesi tė drejtė dhe transparent.



    Duke shprehur dhimbjen e thellė pėr humbjen e njerėzve mė tė dashur, familjarėt falėnderuan Kryeministrin pėr vizitėn dhe pėr angazhimin e tij personal dhe tė qeverisė nė pėrballimin dhe lehtėsimin e fatkeqėsisė sė tyre. Ata shprehėn besimin se qeveria do tė mbajė premtimet e dhėna, lidhur me ndėrtimin e shtėpive dhe kompensimin e tė gjitha dėmeve tė shkaktuara nga shpėrthimet.

    19/03/2008

  5. #5
    Kryeministri kėrkon masa energjike pėr kujdesin ndaj fėmijėve dhe stabilizimin e shkollave


    Gjatė mbledhjes sė sotme tė Kėshillit tė Ministrave, Kryeministri Berisha kėrkoi nga Ministria e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale tė marrė masa energjike pėr tė siguruar pėrkujdesjen mė tė madhe pėr fėmijėt dhe tė moshuarit e familjeve tė prekura nga tragjedia e Gėrdecit.



    “Ministria e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, nė rast se ėshtė e nevojshme, tė improvizojė kopshte ditore apo javore, si tė jetė mė e mirė pėr banoret, fėmijėt e tjerė, tė cilėt pėr shkak tė humbjes sė familjarėve kanė mbetur tė vetmuar apo gjysmė tė vetmuar, tė merren nė qendrėn e kujdesit tė fėmijėve. Tė moshuarit, tė cilėt kanė humbur mbėshtetjen, tė sistemohen nė shtėpitė e kujdesit pėr tė moshuar. Veprimi duhet tė jetė energjik,” u shpreh Kryeministri.



    Ndėrkohė, Ministria e Arsimit duhet tė fillojė planin e masave pėr stabilizimin e shkollave. Pėr kėtė, tha Kryeministri, do tė pėrdoren fonde nga buxheti dhe donacione tė huaja.

    19/03/2008

  6. #6
    Kryeministri Berisha: Solidaritet dhe menaxhim si asnjėherė mė parė nė raste fatkeqėsish


    Nė mbledhjen e sotme tė kėshillit tė Ministrave, Kryeministri Berisha bėri njė bilanc tė gjendjes sė deritanishme pas tragjedisė sė Gėrdecit, si dhe tė masave emergjente qė po ndėrmerren nė vazhdimėsi nga qeveria pėr pėrballimin e situatės.

    “Qeveria ka funksionuar 'non stop', ka marrė disa vendime me qarkullim dhe ka ndjekur nė mėnyrė tė pėrminutshme situatėn. Nė operacione kėrkim-shpėtimi, nė operacione ndihme emergjence, nė operacione vlerėsime tė dėmit, janė mobilizuar mijėra e mijėra qytetarė, specialistė, mjekė infermierė, ushtarakė, forca tė ndėrhyrjes sė shpejtė, oficerė policie, ekspertė tė kėrkimit- shpėtimit tė minierave.” u shpreh Kryeministri.



    Duke falėnderuar ekipet e punės, tė cilat po punojnė me kurajė dhe pėrkushtim pėr pastrimin e territorit dhe bėrjen e tij sa mė tė sigurtė, Kryeministri theksoi se kjo fatkeqėsi nxori nė pah solidaritetin mė tė madh kombėtar dhe shėnoi menaxhimin mė tė pėrgjegjshėm tė ēdo krize apo fatkeqėsie tė ndodhur mė parė.

    “Dua tė falėnderoj tė gjithė ata, tė cilėt me pėrkushtim tė madh punuan dhe vazhdojnė tė punojnė, sepse sot, kishin shkuar larg e ishin pėrhapura nė fshatra rreth 130 predha topi tė pa eksploduar dhe mund tė ketė e tė tjera. Nė kėto kushte, nuk u mor parasysh asnjė rrezik, por u tejkaluan tė gjitha me pėrkushtim e guxim pėr t'u vendosur situata nėn kontroll e pėr t'u dominuar. “Kjo javė shėnoi solidaritetin mė tė madh dhe menaxhimin mė tė pėrgjegjshėm tė ēdo krize a fatkeqėsie tjetėr mė parė.” tha kryeministri.



    Kryeministri theksoi se njė solidaritet i jashtėzakonshėm u dėshmua tek qytetarėt brenda dhe jashtė vendit, tė cilėt ofruan kontributin e tyre, nė dhurimin e gjakut si dhe kontribute tė tjera materiale pėr tu ardhur nė ndihmė tė prekurve nga fatkeqėsia. Gjithashtu, kryeministri shprehu mirėnjohjen pėr ndihmėn dhe mbėshtetjen e dhėnė nga vendet mike dhe fqinje. “Qytetarė nga tė gjitha zonat e vendit, nga Kosova e Maqedonia, zyrtarė e qytetarė, dėshmuan nė kėtė periudhė pėrkushtimin maksimal, sesi tė mund tė kontribuonin duke dhuruar gjak apo nė mėnyrė materiale dhe t'u shprehnin solidaritetin banorėve tė bashkisė sė Vorės dhe shqiptarėve nė tėrėsi. Solidaritet tė jashtėzakonshėm kanė dėshmuar edhe vendet mike, fqinj, tė cilave u jemi shumė mirėnjohės.” Tha kryeministri.



    Kryeministri informoi se njė punė intensive po kryhet nga ekspertėt shqiptarė nė bashkėpunim edhe me ata amerikanė pėr identifikimin e viktimave tė karbonizuara, nėpėrmjet analizave tė AND-sė.



    Ndėr tė tjera, Kryeministri vlerėsoi qėndrimin dinjitoz tė qytetarėve dhe qeveritarėve tė Vorės, tė cilėt dėshmuan fisnikėri , pėrkushtim dhe pėrgjegjėsi tė lartė qytetare nė pėrballimin e situatės sė krijuar. “Qytetarėt dhe qeveritarėt, me gjithė dramėn e thellė qė kanė pėrjetuar, kanė dėshmuar fisnikėri, pėrkushtim, pėrgjegjėsi tė lartė qytetare dhe kanė dhėnė njė kontribut tė madh nė zvogėlimin e kapėrcimin e pasojave tė kėsaj fatkeqėsie.”



    Duke e cilėsuar gjendjen e krijuar njė situatė lufte pėr institucionet shėndetėsore, Kryeministri vlerėsoi mobilizimin e punonjėsve tė shėndetėsisė nė spitalet e Tiranės, Durrėsit dhe Krujės, tė cilėt demonstruan pėrkushtim dhe gatishmėri tė plotė nė shėrbimin ndaj tė lėnduarve.





    19/03/2008

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Prokuroria e Tiranes i kėrkoi SHBA-ve bashkėpunim pėr tė kryer njė hetim tė plotė ndaj kompanisė amerikane Southern Ammunition Company, (SAC) e cila nėnshkroi vitin e kaluar me Ministrinė e Mbrojtjes, njė kontrastė prej 2 milion 200 mijė dollarė pėr ēmontimin dhe shkatėrrimin e municioneve tė vjetra , tė grumbulluara nė Gėrdec tė Vorės.


    ..thoshte nje lajm aty diku ne temat gerdec-ore..

    ..


    cpaskan qene te zote per tenderzime keta.. qeratallaret e saliut..
    skan turp..

    ka nja 20 vjet qe leh i ngrati besnik alibali a si e ka ai ushtaraku shkodran i cminimeve..
    pa lek fare ka punuar ai e shoket e tij per cminimin e vendeve me rreziqe..

    ki m.uti kollarexhiu i saliut medi matrapazi.. ben kontrata me miljona dallers..e qe kuptohet tani.. per ti futur gjismat neper xhepat e tyre..

    ju dha vota nga fukarenjte qe te ndryshojne .. keta pisa ca gjera.. pra ti bejne punet ndryshe nga hamshoret e ps-se.. mirpo ja cna del..

    hajdute te paskrupiullt po na dalin nga te kater anet..

    tallen me lekun e popullit si te qe zhavor lumi.. e leshterik deti..

    te gjithe zyrtaret qe nga 1990 e ketej duhen kaluar ne bir te gjylperes..pa perjashtim..

    deri per kollaret tu kerkohet hesap.. ku e bleve..ku e ke faturen.. sa e bleve..si te dolli rroga se..aq her je par ne sheraton..aq here ne llogara.. ku ke ngren ke pir aq e kaq shishe vere e aq e kaq sahana me berxolla e karkaleca te pjekur..
    ku e gjeti x familjar i yti mercedesin.. po shpin si e bere..po armanin ku e bleve..pa na sill faturen..
    vetem keshtu do tu a fuse ki popull k.oqet ne bige ketyre hijenave.. majtas e djathtas..

    e votuam saliun me mendimin se do te dije.. dhe 1 lekshin e popullit ta hedhe me pergjegjsi e dhimbsuri..
    jo keshtu jo keshtu..

    te ike saliu.. e mir ti behet.. se ska gje ne terezi..

    ne se eshte e vertete se ki shkelzeni i saliut eshte pare sheratonave sic thote kastro zisua me deliun jorgj e mediun matrapaz.. athere.. ben muuuuuuuuuuuuu.. qe .. berisha smund te pastroje shqiperine nga mafia se e paska mafien ne familje..

    ska me iluzione per keta pisa qe.. dezarmojne predhat me katundare..

    ky fakt flet shume..

    aq shum sa ska ku shkon me..

  8. #8
    Zevendės ministri i financave z. Sherefedin Shehu shpjegon masat per mbeshtetjen financiare te qeverise per ngjarjen e Gerdecit

    Zėvėndės ministri i Financave z. Sherefedin Shehu i shpjegoi sot medias masat pėr mbėshtetjen financiare qė po ndėrmerrr qeveria pėr ngjarjen e Gėrdecit. Sipas zv ministrit shpenzimet e pėrkohshme tė akomodimit tė familjeve tė prekura po pėrballohen nga fondet e emergjencės civile qė kanė qenė tė miratuara nė buxhetin e shtetit dhe administrohen nga Ministria e Brendshme.

    “Ndėrkohė ministria e Financave po pėrgatitet pėr tė gjetur burimet e nevojshme financiare qė do tė pėrdoren pėr kompensimin e tė prekurve nga tragjedia. Pėrvec fondit tė emergjecės do tė pėrdoret fondi rezervė i Kėshillit tė Ministrave dhe fondi i kontigjencės i cili nė buxhetin e shtetit ėshtė pėr tė pėrballuar risqe tė ndryshme nė procesin e zbatimit tė tij. Nė total ėshtė njė shumė prej 6 miliard lekėsh, qė nga vlerėsimet paraprake mendojmė se do tė mjaftojnė pėr tė pėrballuar situatėn” – ka thėnė z. Shehu.

    Megjithatė zėvendėsministri tha se kėsaj shume pritet t’i shtohen dhe donacione tė shteteve tė ndryshme dhe organizmave tė rėndėsishme financiare me tė cilat Shqipėria ka marrėdhėnie dhe u ka kėrkuar ndihmė. Qeveria ka bėrė sensibilizimin e tyre dhe ka marrė pėrgjigje pozitive – ka njoftuar zėvendėsministri.

    Njė tjetėr element i rėndėsishėm ėshtė ndihma qė do japin qytetarėt dhe biznese tė ndryshme nė numrat e llogarive tė qeverisė qė nga sot janė tė hapura nė tė gjitha bankat e nivelit tė dytė. “Kjo do tė thotė qė tė gjithė individėt kudo qė janė mund tė derdhin kontributin e tyre nė cdo rreth tė Shqipėrisė apo dhe jashtė vendit. Tė gjithė kontributet qė do tė derdhen nė kėto llogari do tė menaxhohen nga sistemi i thesarit nė njė llogari tė pėrqendruar nė Bankėn e Shqipėrisė. Pėrsa i pėrket pėrdorimit tė kontributeve, ndihmat do tė bashkohen me fondet e qeverisė shqiptare dhe pėrdorimi i tyre do tė bazohet nė procedura tė shkruara, do tė jetė transparent, i hapur dhe do tė pėrfshijė edhe pėrfaqėsues tė palės sė dėmtuar.”

    Ndėrkohė zv.ministri ka bėrė thirrje qė nė kėtė proces tė jenė tė bashkuar qeveria dhe grupet e biznesit qė kanė shprehur ndjeshmėrinė e tyre pėr kėtė ngjarje “Qeveria po hap numra llogarie nė tė gjitha bankat dhe ne do tė ftonim cdo biznes apo grup biznesesh qė t’i kanalizojė ndihmat nėpėrmejt qeverisė me qėllim qė tė pėrfshihen nė njė program unik, sepse qeveria pavarėsisht nga fajet dhe fajtorėt ka marrė pėrsipėr kompensimin 100 % tė dėmeve nė kėtė zonė”. Ndėrkohė zėvendėsministri ka ritheksuar se cdo informacion do tė jetė lehtėsisht i kontrollueshėm dhe tėrėsisht transparent dhe pjesmarrje tė pėrfaqėsuesve tė donatorėve dhe tė dėmtuarve nė procesin e vendimarrrjes pėr kompensimin.

    I pyetur nga media pėr kompensimin e biznesit, z. Shehu ka siguruar se “Bizneset do tė kenė prioriet pasi nė konceptin tonė, bizneset do tė ndihmojnė nė zbutjen e situatės sidomos tė punėsimit nė kėto zona. Por hapi i parė do tė jetė vlerėsimi i dėmeve, i cili do tė bėhet me pėrparėsi tek biznesi i dėmtuar.”

    Nga ana tjetėr zv ministri ka ftuar tė gjithė median elektronike dhe atė tė shkruar qė tė ndihmojė nė procesin e publikimit tė numrave tė llogarisė qė qeveria ka hapur si “"NDIHMA PER TE PREKURIT, NGJARJA NE GERDEC"”.



    Nurmat e llogarisė qė qeveria ka hapur nė bankat e nivelit tė dytė i gjeni tė publikuara nė faqen e internetit tė Ministrisė sė financave nė adresėn www.minfin.gov.al

  9. #9
    Kryeministri Berisha: Qeveria do tė kompensojė tė gjithė dėmin e shkaktuar nga fatkeqėsia nė Gėrdec




    Kryeministri Berisha zhvilloi sot pasdite njė takim me Shtabin e Emergjencės pranė Bashkisė sė Vorės. Kryeministri u interesua pėr ecurinė e operacionit tė kėrkim shpėtimit dhe tė pastrimit tė terrenit nga predhat, si dhe pėr sigurinė atje.



    Kryeministri kėrkoi shpejtimin e punės nga forcat e angazhuara pėr kėrkimin e viktimave tė mundshme, si dhe pėr pastrimin e zonės nga predhat, nė mėnyrė qė tė procedohet mė tej me sistemimin dhe rindėrtimin e banesave dhe tė gjithė infrastrukturės sė zonės. Kryeministri theksoi gjithashtu se ēdo hap i punės duhet tė ndėrmerret nė koordinim dhe mirėkuptim me banorėt e zonės.



    “Dua t’ju falėnderoj tė gjithėve ju, tė falėnderoj kryetarin e bashkisė sė Vorės, pėr punėn me pėrkushtim qė po bėn, sikundėr kam ardhur sėrish tė siguroj qytetarėt e bashkisė sė Vorės se qeveria do tė kompensojė njė pėr njė tė gjithė dėmin e shkaktuar nga kjo fatkeqėsi”, u shpreh kryeministri.



    Duke theksuar se problemet janė tė shumta, Kryeministri kėrkoi qė njė grup pune tė verifikojė fėmijėt tė cilėt nuk kanė kushte pėr tė jetuar nė familjet e tyre, tė bėhet njė listė e tyre, nė mėnyrė qė ata tė sistemojmė nė qendrat pėr kujdesin e fėmijėve. Kjo ėshtė e domosdoshme.



    Gjithashtu, Kryeministri shprehu angazhimin e plotė tė qeverisė nė gjetjen e trupave tė tjerė tė humbur. “Duhet tė bėjmė ēdo pėrpjekje qė na takon pėr t’u gjetur viktimat atyre qė ende nuk i kanė. Ata e kanė tė hapur varrin nė mes tė shtėpisė. Unė i mirėkuptoj rreziqet aty, por kam besim edhe tek profesionalizmi dhe pėrkushtimi i forcave tona. Duhet tė gjejmė mėnyrat mė efikase qė tė mund tė gjejmė viktimat, tė marrim vesh nėse nė ato gėrmadha ka apo jo tė tjerė njerėz, sepse ende na mungojnė 5 qytetarė”, tha Kryeministri.



    Njė tjetėr ēėshtje e rėndėsishme e theksuar nga kryeministri ishte vendimi marrė pėr dhėnien e njė pensioni tė veēantė pėr viktimat, duke i trajtuar ata si tė rėnė nė detyrė. “Zoti kryetar i Bashkisė, duhet tė informosh familjet e viktimave, se atyre do t’u lidhet pension i pėrshtatshėm. Ne nuk mund t’ua kthejmė dot familjarėt e tyre tė dashur, por nga ana materiale mundet qė ata t’i trajtojmė si tė rėnė nė detyrė, me pension tė veēantė, ashtu siē ata e meritojnė”, theksoi Kryeministri.



    Gjithashtu, Kryeministri kėrkoi qė tė vazhdohen konsultimet me banorėt e Gėrdecit, Vorės, Marqinetit, Marikaj, pėr mėnyrėn e kompensimit tė tyre. “Ne na duket mė i saktė shpėrblimi direkt i tyre nė para dhe krahas kėsaj, tė pėrpiqemi t’i ndihmojmė me ato mundėsi tė tjera qė kemi. Ne do tė kompensojmė shtėpitė dhe gjithēka qė ata kanė humbur”, vijoi Kryeministri, ndėrsa nėnvizoi se edhe infrastruktura e fshatit duhet tė rindėrtohet. Grupet e inxhinierėve duhet tė angazhohen e tė bėjnė projektet pėrkatėse.



    Kryeministri bėri tė ditur se ministri i Financave, sė bashku me njė grup ekspertėsh, po pėrcaktojnė skemat e ndihmės mė tė shpejtė pėr biznesin e dėmtuar, pasi edhe ato duhet tė ripėrtėrihen sa mė shpejtė, nė mėnyrė qė banorėt tė ripunėsohen.



    Kryeministri vlerėsoi punėn e bėrė deri tani nga shtabi i emergjencės. “Puna e pėrgjegjshme e grupeve tė punės nė kėtė terren ka njė rėndėsi tė jashtėzakonshme. Unė ju pėrgėzoj pėr punėn qė keni bėrė sot, ku keni realizuar 1300 vlerėsime. Me njė preventiv korrekt, mund tė pėrcaktohen mė pas ēmimet e ēdo hap tjetėr i nevojshėm, nė mėnyrė qė tė procedojmė me shpejtėsi”, tha Kryeministri.



    Pėr sa i pėrket ēėshtjes sė minave dhe municioneve, Kryeministri u interesua se kur do tė nisė eksplodimi i tyre. Ekspertėt theksuan se kėto municione janė lokalizuar dhe identifikuar, por pėr efekte psikologjike mė lehtėsuese, eksplodimi i tyre ėshtė mirė tė bėhet i grupuar dhe jo nė ēdo vend dhe ēdo ditė. Ky proces do tė bėhet menjėherė sapo tė pėrfundojė operacioni i kėrkimit tė njerėzve.



    Kryeministri theksoi se nėse ėshtė e domosdoshme pėr mbarėvajtjen e kėtij procesi, qeveria ėshtė e gatshme t’u kėrkojė ndihmė edhe vendeve mike, KFOR-it qė ka shprehur gatishmėrinė, etj, nė mėnyrė qė tė finalizohet ky proces sa mė shpejtė. Banorėt me tė drejtė kanė dėshirė tė qėndrojnė pranė shtėpive tė tyre, por edhe jetesa e tyre nė ēadra ėshtė e vėshtirė, theksoi ai.



    Kryeministri tha se ēdo hap i tillė duhet tė ndėrmerret nė bashkėpunim dhe mirėkuptim me banorėt. Ai sugjeroi qė nė ēadra tė sistemoheshin vetėm djem e burra, kryefamiljarė, ndėrsa gratė dhe fėmijėt te vazhdonin tė ndihmoheshin nė qendrat e konvaleshencės. Ai tha se kėto qendra po pėrshtaten si shtėpi banimi dhe qeveria po bėn ēdo pėrpjekje pėr tė krijuar kushte sa mė optimale pėr ta.



    Kryeministri Berisha falėnderoi mediat pėr rolin e tyre nė trajtimin e kėsaj ngjarjeje tė rėndė. “Mediat nė tėrėsi kanė luajtur njė rol shumė pozitiv. Ka prej tyre qė po gėzojnė dhe kjo ėshtė gjėja mė makabėr. Por diversiteti ėshtė pjesė e njė shoqėrie”, u shpreh Kryeministri.



    18/03/2008

  10. #10
    ALUIZNI angazhohet tė ndihmojė nė pėrllogaritjen e dėmeve


    ALUIZNI ka organizuar 40 grupe pune me 200 specialistė, tė cilėt qė nga dita e hėnė kanė nisur verifikimin nė terren tė tė gjitha ndėrtimeve dhe objekteve tė dėmtuara nė zonėn e Gėrdecit. Drejtori i Pėrgjithshėm i ALUIZNI-t, Shaban Memia, ka bėrė tė ditur se grupet e punės nė zonėn e Gėrdecit dhe nė fshatrat pėrreth po bėjnė vlerėsimet nė bazė tė programit 3-dimensional qė disponon agjencia pėr ēdo sipėrfaqe ndėrtimi nė ēdo banesė dhe objekt tjetėr. "Vetėm dje specialistėt tanė kanė kontrolluar 400 ndėrtesa dhe sot specialistėt e agjencisė do tė pėrfundojnė azhornimin nė 1500 objekte, si banesa, apo biznese, pėr tė parė nė vend dhe pėr tė llogaritur ēdo dėmtim tė shkaktuar nga shpėrthimi i municionit", - ka deklaruar kreu i ALUIZNI-t, Memia. Grupet e punės po pėrcaktojnė pas kontrolleve individuale nė ēdo ndėrtesė volumet financiare dhe ndėrtuese tė nevojshme pėr tė kryer pėrllogaritjet paraprake. “I rėndėsishėm ėshtė identifikimi i tė gjitha objekteve tė dėmtuara si dhe atyre tė padėmtuara (rreth 4500) nė Bashkinė e Vorės, pėrfshirė dhe ato tė bizneseve pėr tė realizuar sa mė saktė pėrllogaritjet e dėmtimeve", - tha Memia. Dje u ngrit edhe njė grup tjetėr pune i pėrbashkėt me pėrfaqėsues tė disa institucioneve pranė Entit Kombėtar tė Banesave, i cili pritet tė kryejė pėrpunimin individual dhe tėrėsor tė banesave tė dėmtuara. "Qėllimi i kėtij grupi ėshtė dalja e njė shifre konkrete e pėrllogaritur sa mė saktė pėr dėmin financiar tė shkaktuar nga shpėrthimi", - tha Memia. Gjithashtu, ai shtoi se, "njė pjesė e bizneseve tė siguruara nė shoqėritė private tė sigurimeve, kanė nisur tė kryejnė procedurat pėr tė bėrė vlerėsimin e dėmeve tė shkaktuara para pak ditėsh".

    19 Mars 2008

    Gazeta Albania

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •