Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Kroacia, Hungaria, Bullgaria njohin pavarësinë e Kosovës

    Fqinjët pranojnë Kosovën



    Tre vende janë bërë shtetet e para fqinjë me Serbinë që kanë deklaruar se do të njohin pavarësinë e Kosovës.

    Kroacia, Bullgaria dhe Hungaria kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku thuhet se vendimi i tyre ishte marrë pas një shqyrtimi të imtësishëm dhe në përfundimet e BE-së.

    Beogradi argumenton se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës muajin e shkuar ishte e jashtëligjshme dhe se Kosova është ende provincë e saj.

    Të tre vendet e përshkruajnë rastin e Kosovës si unik dhe shprehin gadishmërinë e tyre për t'i zhvilluar më tej lidhjet me Serbinë.

    Paralajmërimi i Beogradit

    Deklarata e përbashkët e bën të qartë se Bullgaria, Kroacia dhe Hungaria do t'i mbështesin përpjekjet e BE-së dhe NATO-s për të ruajtur stabilitetin dhe për të ndërtuar demokracinë në Evropë.

    Është domethënëse që të tre vendet e bazojnë vendimin e tyre në gjykimet e udhëheqësve dhe ministrave të jashtëm të BE-së dhe shfaqin shpresë se Beogradi do ta ruajë "orientimin e tij evropian".

    Hungaria dhe Bullgaria janë anëtare të BE-së, kurse Kroacia është në procesin e negociimit të anëtarësimit.

    Të tre vendet pritet ta konfirmojnë së shpejti njohjen e Kosovës.

    Duke folur nga Athina, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç i paralajmëroi vendet që do ta njihnin Kosovën, se nuk duhet të prisnin marrëdhënie të mira me Beogradin.

    Një shumicë e vendeve anëtare të BE-së e kanë njohur tashmë Kosovën e pavarur.

    Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qipro kanë refuzuar që ta njohin.

    BBC

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje lajm shum i gezushem..

    nje grusht tjeter i fuqishem ndaj shovinizmit primitiv e barbar ruso-serb..

    thx dydrins per lajmin..

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nje lajm shum i gezushem..

    nje grusht tjeter i fuqishem ndaj shovinizmit primitiv e barbar ruso-serb..

    thx dydrins per lajmin..
    Serbia qe nga dita e sotme ka urdheruar te gjitha firmat serbe qe te prishin kontratat per furnizim me drithera, qe ato kane lidhur me firmat private shqiptare!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje lajm shum i gezushem..

    nje grusht tjeter i fuqishem ndaj shovinizmit primitiv e barbar ruso-serb..

    thx dydrins per lajmin..

    priten keto reagime.. e qeveritaret te cajne ne tregje tjera.. e tregetaret po ashtu..
    po dhe nje thes miell te kemi do e ndajme bashk..kosov e shqiperi..

    no pr..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 19-03-2008 më 17:51

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    qdo dit e ma teper kosova po pranohet nga shtetet tjera e kjo ka qen e ditur pasiqe shtetet kryesore e pranuan te parat e sa i perket marrveshjeve tregtare me serbi ato ma teper e demtojn serbin sepse treg per kosove gjindet.shqiperia e para e tani tjerat

Tema të Ngjashme

  1. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 10-04-2007, 09:40
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •