Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Pavarësia e Kosovës, një rrezik për kombëtaren?

    Shpallja e pavarësisë së Kosovës risjell në mendjen e të gjithëve edhe çështjen e ekipit kombëtar, që për momentin, ka në përbërje të tij 6 futbollistë kosovarë. Madje, bëhet fjalë për lojtarë kyçë, si Lorik Cana, Arjan Beqaj, Besart Berisha, Debatik Curri, Armend Dallku apo Blerim Rustemaj. Në rast se Ari Han do të marrë edhe Mavrajn, ky numër rritet akoma më shumë. Në bazë të rregullave të vendosura nga FIFA për shtetet e dala nga shpërbërja e Ish-Jugosllavisë, këta futbollistë kanë të drejtë të kthehen dhe të luajnë për vendin e tyre, pavarësisht se në të shkuarën kanë mbajtur veshur fanelën e një skuadre tjetër. Por, në të vërtetë, gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Dhe kjo, sepse këta futbollistë u bënë të njohur pikërisht në kombëtaren shqiptare dhe FSHF nuk do të jetë aq e gatshme t’i lëshojë, për më tepër kur i është dashur të bëjë jo pak sakrifica për të nxjerrë pasaportat. “Është shpejt për të folur për gjëra të tilla, pasi Kosovës i duhet shumë punë derisa të hyjë në FIFA e UEFA”. Është kjo përgjigja zyrtare në institucionin e futbollit shqiptar në lidhje me këtë temë, që shumë shpejt pritet të jetë e nxehtë. Në rast ndarje, kjo do të ndodhë vetëm për Europianin e vitit 2012, sepse për Botërorin e Afrikës së Jugut, FIFA dhe UEFA i kanë përcaktuar grupet dhe gjithë fazën eleminatore.

    Futbollistët

    Natyrisht që, hëpërhë, FSHF nuk duket shumë e shqetësuar për mundësinë e largimit të futbollistëve kosovarë. Dhe kjo për arsyen sepse shumë prej tyre, për momentin as që e mendojnë një gjë të tillë. “Kur të vijë koha, do ta jap përgjigjen”, është përgjigja e Lorik Canës për këtë çështje. Por, në fakt, njerëz pranë kapitenit shqiptar të Marsejës, thonë se ai nuk ka ndërmend të heqë dorë nga përfaqësimi i Shqipërisë, ndonëse presioni në Kosovë pritet të jetë shumë i madh. Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për dëshirë, por për një zgjedhje profesionale. “Sepse për mua, një komb, një kombëtare është zgjidhja”, thotë Cana. Dhe Shqipëria, të paktën në futboll, është dukshëm më e avancuar si në infrastrukturë dhe në nivel. Gjithsesi, të heshtur për këtë çështje qëndrojnë edhe futbollistët e tjerë, ndonëse dhe ata janë të vetëdijshëm se kur të vijë koha zgjedhja nuk do të jetë e lehtë. Para pak kohësh, Lorik Cana pranoi se vendimi për të veshur fanelën e Kosovës apo të Shqipërisë në të ardhmen, duhet të merret nga të gjithë futbollistët kosovarë së bashku. Gjë që duket e pranueshme edhe për të tjerët, të paktën për momentin.

    BALKANWEB
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Mund te ikin disa me Kosoven, normal. Secili sipas deshires.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    pun e madhe se iken.si i thion nji bije qindra ngrien.do vujm edhe nja 5 vjet dhe 18_20 vjecaret shqiptar qe po shkelqejn ne europ do ja u zen venin mir.secili ka te drejt te lozi per popullin e tij por me mir nje kombetare e fort se sa 2 kombetare te dobeta

  4. #4
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anëtarësuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    Eshte e drejta e tyre qe te ikin se fundja per shtetin e tyre do luajne por kjo do ndodh shum vone dhe pasojat do i vuaj kombetarja jone

  5. #5
    ajo fjala "rrezik" eshte e tepruar se nuk eshte fundit botes. Nuk do kemi ndonje renie te madhe edhe nese largohen gjithe shqiptaret e Kosoves. Nuk eshte se jemi ne vendet e para ne grup dhe tani do biem. Vend i 5 jemi dhe aty do mbetemi

  6. #6
    Ate e kane ne dore lojtaret. Po edhe sic eshte thene ne artikull deri ne 2012 ka kohe per kete vendim nga ana e lojtareve. Per mendimin tim ky vendim i takon vetem lojtareve.

  7. #7
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Të bashkohemi në një shtet, nuk ka nevojë për dilema të tilla.

  8. #8
    Duhet te ket enje politik ne kete aspekt qe te avansohet vetem njera ekip. Ne kete raste meqe Kombetarja eshte hisytorikisht me e vjeter dhe mbron ngjyrat e flamuri kombetar duhet te hec perpara ne kete politik. Dmth te shkembehen lojtare ne te dy ekipet, por ekipi me i mire t ejete ne Kombetaren Shqiptare. Ashtu do te kishim nje fudboll me cilesore.

  9. #9
    Ma®seli Maska e JaCk_DaniELs
    Anëtarësuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    As Vet Se Di
    Postime
    923
    Nuk mendoj qe futbollistet "Kosovar" do ikin nga ekipi kombetar Shqiptar.
    Federata e e Futbollir Kosovar i duhet shum pune & kohe per te formuar nje ekip te denje per te perfaqesuar Kosoven.
    Shpresoj dhe mendoj qe Futbollistet "Kosovare" nuk do te largohen nga ekipi yne Kombetar.
    E kam të vështirë të gjykoj të tjerët , por të tjerët e kan të vështirë për mos më gjykuar mua.....

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Bashkim brenda nje shteti brenda 5 vjetesh. 100 vjet nga shpallja e pavaresise: 2012 do jete NENTORI I TRETE.
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 10-04-2007, 09:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •