Vatikani dhe sauditët bisedojnë për kisha
Vatikani po zhvillon bisedime me Arabinë Saudite rreth ndërtimit të kishës së parë në mbretëri, ku rreth 1,5 milionë të krishterë nuk lejohen të luten publikisht. Kryeipeshkvi Paul-Mounged el-Hachem, njëri nga përfaqësuesit më të lartë të Papa Benediktit XVI në Lindjen e Mesme, tha se bisedimet kanë filluar para disa javësh. Por kryeipeshkvi tha se Vatikani nuk mund ta parashikojë rezultatin e bisedimeve. Ideja për bisedime lindi gjatë takimit historik të Mbretit Abdullah me Papën në Vatikan,nëntorin e kaluar. Një forum katoliko- mysliman është themeluar gjithashtu nga Papa, para dy javësh, për të riparuar marrëdhëniet midis dy besimeve, pas krizave të shkaktuara nga një fjalim që Papa e kishte mbajtur në Gjermani, në vitin 2006, kur ai e kishte lidhur Islamin me dhunën.
GAZETA EXPRESS
Krijoni Kontakt